LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në Komision, Bushati: E kam mision. Alizoti: PS-ja po bëhet parti-shtet

• Kandidatët për ambasadorë, prezantojnë platformat në Komisionin për politikën e Jashtme. • E para që ka nisur prezantimin e saj, është zv.ministrja Meri Kumbe, e cila është kandidate për ambasadore në Izrael. • Kumbe gjatë fjalës së saj është shprehur se prioritet e saj nëse merr pozicionin do jenë shtimi i investimeve izraelite në Shqipëri si dhe thellimi i marrëdhënieve dy palëshe. • Por opozita në Komision është shprehur se Kumben e shohin në një pozicion tjetër por jo ambasadore në Izrael. Pas saj ka vazhduar prezantimi i kandidates për ambasadore në Malin e Zi Zhaklina Peto. • Peto ka theksuar se synimi i saj në këtë vend është vazhdimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar nga dy vendet si dhe thellimi i marrëdhënieve dy palëshe. • I treti në radhë është prezantuar Ervin Bushati, kandidat për ambasador në SHBA. • Bushati e ka quajtur këtë si një detyre jetë për të dhe se e sheh më shumë se si një mision të tijin. • Por kundërshtime ka marrë edhe Bushati nga opozita. • Ka qenë deputeti demokrat Tomor Alizoti, i cili ka deklaruar se nuk duhet që një drejtues i PS-së të jetë ambasador në një vend si SHBA. • E fundit për sot që është prezantuar ka qenë Vasilika Hysi, kandidate për ambasadore në Gjenevë. • Hysi ka theksuar se Shqipëria në Gjenevë është pjesë në shumë konventa dhe se ekipi diplomatik është shumë profesionist. • Ndërkohë që Alizoti e ka ironizuar atë duke i kërkuar që të qëndrojë në Shqipëri, pasi vendi ka nevojë për dikë që të mbrojë të drejtat njerëzore. • Sipas tij PS-ja po bëhet parti-shtet dhe se Hysi do të shërbente më mirë këtu.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kandidatja për ambasadore në Gjenevë: Shqipëria ka shumë angazhime atje, ironizon Alizoti: Shërbe më mirë këtu se PS-ja po bëhet parti-shtet

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Vasilika Hysi

TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Gjenevë Vasilika Hysi ka deklaruar se misioni në Gjenevë ka shumë angazhime dhe konventa. Gjatë mbledhjes së komisionit të Jashtëm, Hysi u shpreh se Gjeneva ka një staf të vogël por shumë profesonal.

"Përvoja e të qenurit anëtar ka ndikuar në mënyrën sesi misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Gjenevë ka funksionuar. Misioni ynë në Gjenevë është shumë aktiv. Misioni në Gjenevë ka shumë angazhime të tjera, pasi ka shumë konventa ku Shqipëria është palë. Në fushën e shëndetësisë të organizatës botërore të Shëndetësisë, të pronësisë intelektuale ka rritje shumë të mëdha. Dimensioni i tretë është paqja dhe siguria në rajon. Në Gjenevë është staf i vogël, por profesional," tha Hysi.

Ndërkohë që deputeti demokrat Tomor Alizoti i ka kërkuar me ironi Hysit që të qëndrojë në Shqipëri, pasi ka mungesë të theksuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas tij Hysi mund të shërbej më mirë këtu, pasi PS-ja po bëhet parti-shtet.

"Nga ana morale do të ishte më mirë që ju mos të shkoni ambasadore në OKB, pasi Shqipëria ka një mungesë të theksuar të lirimit e respektimit të drejtave të njeriut. Kjo shoqëri ka nevojë shumë për teorinë kritike për anti-konformizëm, për të drejtat e njeriut për shanse të barabarta. Me sa e shikoj situatën politike në Shqipëri ku PS po bënte një parti shtet do të ishte mirë që njerëzit me vlerë që kanë kontribuar për të drejtat e njeriut do të ishte mirë të rrinin këtu në Shqipëri. Në kohë krize virtyte e larta e kanë poste honorifike. Ju do të ishit me mirë në Shqipëri," u shpreh Hysi.

3 VITE ME PARE

Bushati ambasador në SHBA, Alizoti kundër: Nuk do doja një drejtues të PS-së në këtë post

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se nuk e sheh Ervin Bushatin të përshtatshëm për ambasadorë në SHBA. Në komisionin e Jashtëm, Alizoti ka theksuar se nuk do të donte një drejtues të PS-së në këtë post, por për një post tjetë do ishte dakord për Bushatin. 

"Nuk do të doja që një drejtues i PS-së të ishte ambasador në SHBA. I kërkoj ndjesë Bushatit por duhet të kishte përfaqësues më serioz dhe më të lartë, anti-konfomistë. Në këtë post të lartë për Bushatin do isha dakord diku tjetër por jo në Amerikë. Politikisht jam kundër," tha Alizoti.

3 VITE ME PARE

A do jesh ambasador i paanshëm? Bushati i përgjigjet Gjekmarkajt: Ky është mision, e kam kapacitetin që ta kem mbi supe

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Ervin Bushati

TIRANË- Deputeti Agron Gjekmarkaj ka pyetur kandidatin për ambasador në SHBA Ervin Bushati në lidhje nëse do të jetë një ambasador i paanshëm. Gjatë komisionit të Jashtëm, Bushati u shpreh se ky është një mision për të më shumë sesa një detyrë. Po ashtu u shpreh se e ka kapacitetin që ta mbaj mbi supe këtë mision.    

Gjekmarkaj: Unë e uroj Bushatin për punën dhe pozicionin e ri që merre! E kam parë shumë aktiv në debate televiziv në krah të qeverisë. Atje do të jeni ambasador i Shqipërisë a do të jeni në detyrë që të shndërroheni një ambasadorë i paanshëm atje.

Bushati: Faleminderit për vlerësimin. Është një mision më shumë se një detyrë dhe besoj se arsimimi shkollimi patjetër që kërkon përkushtim. Por detyrat që kam mbajtur dhe kam mësuar nga ai si ish-ministër i jashtëm që çështjet patriotike kryesore të Shqipërisë jashtë dyve të këtij vendi na bëjnë gjithmonë bashkë. Ne kemi qenë gjithmonë në këtë pikë në një emërues të përbashkët. Mendoj se kam kapacitetin se ajo që kam mbi supe sot është një detyrë patriotike që e tejkalon atë eksperiencë politike, pasi është një detyrë sublime.

3 VITE ME PARE

Kandidat për ambasador në SHBA, Bushati: Marrëdhënien me Amerikën e kemi të shenjtë, ndihet pesha e misionit

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në

TIRANË- Kandidati për ambasador në SHBA Ervin Bushati ka deklaruar se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA-në është e shenjtë. Gjatë komisionit të Jashtëm, Bushati u shpreh se ky post për të është si detyra e jetës dhe se një mision i shenjtë. Po ashtu Bushati ka theksuar se do të kujdeset që marrëdhëniet me SHBA-në të jetë sa më të mira. 

"Shpresoj që ajo që është ndërtuar deri më sot të kultivohet dhe të rritet më tej, SHBA patjetër që janë partnerët tanë strategjik dhe janë themel i politikës sonë të jashtme. Gurin e parë të këtij themeli e ka vendosur shqiptari, kemi në mënyrë të singronizuar kudo të gjithë aprovimin për SHBA, janë kapitali kryesor për politiken e jashtme, e ndjej peshën e këtij misioni dhe do përpiqem me gjithë forcat e mia për këtë detyrë, e ndjej si detyrën e jetës. Kam pasur nderin që të studioj, jetoj dhe e ndjej si detyrim për të bërë më të mirë, në këtë marrëdhënie të shenjtë që kemi ne me SHBA. Që në antikitet mund të ishim, dhe jemi sot porta hapëse për Ballkanin, ndaj dhe investimi i SHBA për ta rritur mrekullinë e lirisë, të kujdesemi që të jemi gjithmonë partner i besuar i SHBA. Mendoj që me luftën brutale në portat e Europës, Ukrainë patjetër që e ringre rolin e Shqipërisë në NATO si faktor stabiliteti në Ballkan, jemi si gur themel për të deshifruar Ballkanin përmes shqiptarëve, faktor lidhës dhe për bashkues përmes këtij kapitali”, tha ai.

3 VITE ME PARE

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Marrëdhëniet mes dy vendeve është objektivi parësor, përqendrimi do jetë te marrëveshjet e nënshkruara

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Zhaklina Petro

TIRANË- Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi Zhaklina Petro ka deklaruar se objektivi i saj kryesor do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Jashtëm, petro u shpreh se një përqendrim shumë të madh do të marrin edhe marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve. Po ashtu ajo theksoi se Open Balkan është një ogur i mirë dhe se shpreon që Mali i Zi t'i bashkohet nismës.

"Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor. Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve.

Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë. Dy vendet tona kanë interes, po thuajse në të njëjtën linjë si anëtare të NATO, sigurisë, pikëpamja mbi Rusinë, kinën dhe emigracionin e ligjshëm. Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm," tha Peto.

3 VITE ME PARE

Gjekmarkaj për kandidaten për ambasadore në Izrael: Jeni për UNESCO 

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se kandidatja për ambasadoren në Izarael Meri Kumbe se CV e saj është për tu vlerësuar. Gjatë komisionit për çështjet e Jashtme, Gjekmarkaj ka thënë se CV-ja e saj është më e përshtatshme në UNESCO dhe jo në Izrael.

"CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë, ju shoh më afër një pune në UNESCO sesa në Izrael. Ky është një gjykim i çastit, ndoshta koha më përgënjeshtron. Ne kur s’bëjmë diplomaci, bëjmë folklore. Kjo ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë. Vërtet na bënë nder mbrojtje e hebrenjve, smund të rrimë gjithë jetën me atë kambanë. Marrëdhëniet me fjalë i kemi të mira me Izraelin, por janë të sabotuara. Skemi marrëdhënie të mira as në nivel politikë, as në nivel ekonomik. Uroj të mos jeni atje për të mbajtur kandilin e diplomacisë ndezur me Izraelin. Marrëdhënien me konferenca Islamike na kushtëzojnë disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo konferenca islamike mbi Izraelin?" tha Gjekmarkaj.

3 VITE ME PARE

Kandidatja për ambasadore në Izrael: Në fokus është rritja e investimeve izraelite, objektivi im është thellimi i marrëdhënieve dy palëshe

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Meri Kumbe

TIRANË- Kandidatja e Shqipërisë për ambasadore në Izrael Meri Kumbe ka deklaruar se nëse merr mandatin e saj në fokus do të ketë rritjen e investimeve izraelite në vend. Gjatë komisionit të jashtëm, Kumbe u shpreh se një nga objektivat e sa është thellimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe se promivimi i Shqipërisë në historinë izraelite.  

"Marrëdhëniet mes dy shteteve janë sat ë forta aq edhe të konsoliduar. Ka nisur me shembullin që vendi ynë i dha mbarë botës. I vetmi vend në botë që mbrojti jetën e hebrenjve. Në vendin tonë nuk u dorëzuar asnjë hebre. 16-prill 1949 e njohu Shqipëria shtetin e izraelit. U konsoliduan me hapjen e ambasadave respektive. Marrëveshje në fushën e sigurisë kibernetike, mediatike, me agjencinë homologe në Izrael, arsim e kulturë. Arritjet e deri më tanishme janë fryt i një pune të shkëlqyer të dy qeverive. Në rast se do kem nderin të jem përfaqësuesja e Shqipërisë në Izrael, objektiv zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit, fokus të veçantë rritja e investimeve izraelite në Shqipëri. Po ashtu promovimi i Shqipërisë dhe historitë në të dyja vendet. Shqipëria i ka kërkuar Izraelit të fusë në kurrikulat shkollore dhe faktin se Shqipëria ka mbrojtur jetën izraelitëve në luftën e II botërore," tha Kumbe.

3 VITE ME PARE

'Mos u bëj protagonist'/ Shehu debat me Kodhelin, socialistja e thumbon: Keni nga 10 vite që keni mbetur në klasë

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Tritan Shehu dhe Komisioni

TIRANË- Debate në Komisionin për Politikën e Jashtme. Shkak ishte pyetja që ish-kryediplomati Tritan Shehu, i cili u përfshi në një debat me kryetaren e komisionit Mimi Kodhelin. Pas përgjigjeve që kandidatja për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, Meri Kumbe, Shehu e pyeti nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, por kandidatja nuk e ka dha një përgjigje të prerë. Shehu e përsëriti pyetjen, gjë që solli edhe ndërhyrjen e Kodhelit.

DEBATI NË SALLË:

Tritan Shehu: Me çfarë synimi shkoni atje, si e shikoni transferimin e ambasadës në Jerusalem?

Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje, ju e merrni vetë vendimin tuaj

Tritan Shehu: Jo, po shkelni rregulloren! Jemi komision politikë, dua përgjigjen time! Po ngelni në klasë, me nota pakaluese.

Kodheli:  Po, herën tjetër mos më vër notë kaluese. Edhe ke të drejtë prandaj ne po qeverisim për dhjetë vite, ju keni kaq kohë që ngelni, prandaj duhet të mbani shënime! Pastaj unë nuk thashë mos iu përgjigj, por e ftova se nuk kemi edhe kohë, na vjen kandidati tjetër. Patjetër, do ta dëgjojmë, vetëm protagonistin mos e bëni, keni mundësi ta bëni gjatë gjithë jetës suaj

Meri Kumbe: Në fakt z. Ministër u dha përgjigja nga diskutimet këtu. Ju vlerësoj për eksperiencën. Ambasadori është një personalitet me integritet që përfaqëson zërin e kombit shqiptarë në qëndrimet politike. Ambasadori nuk shkon atje me qëndrim personal.

3 VITE ME PARE

"Politika e jashtme të ketë dhe njerëz që s’e duan Ramën," Alizoti kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk jeni për këtë post

Ambasadorët e rinj/ Kandidatët prezantojnë platformat në
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se në diplomacinë e jashtme duhet që të ketë edhe njërëz që nuk janë nga radhët e PS-së. Në Komisionin e Jashtëm, Alizoti u shpreh se kandidatja shqiptare për ambasadore në Izrael Meri Kumbe, nuk ëhstë për këtë post. Sipas tij, diplomacia e jashtme nuk duhet që të jetë vend qokash

“Do të zgjedhim njohësin më të mirë të atij vendi. Fatkeqësisht politika e jashtme në Shqipëri është kthyer vend qokash. Izraeli është kthyer në vend me rëndësi. Doja të shikoja në Izrael një diplomat që kishte shumë njohje. Cv-ja juaj është shumë e pasur, por mendoj se jeni në postin e gabuar. Duhet të ishit shumë mirë në Unesco. Ambasadori është një figurë e madhe, serioze e një shteti. Ndaj mendoj se nuk duhet të jetë vend qokash. Ka dhe një trupë diplomatike, që kanë vite. Diplomacia ngjan me ushtrinë dhe ka radhë. Politika e jashtme është diçka kombëtare, nuk i përket një partie, por të gjithë shqiptarëve. Duhet të ketë në politikën e jashtme edhe njerëz që nuk e duan kryeministrin, por që mendojnë edhe ndryshe nga ai. Njerëzit shumë të ditur janë dhe rebelë. Respekt për ju, po të ishte për një post tjetër po, por për Izraelin, nuk jam për ju,” tha Alizoti.

ambasadoret e rinj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet