LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/ 'Ligjet' kalojnë propozimin e PS, hapen dosjet për zyrtarët ish-sigurimsa

• Debate dhe përplasje të forta tek Komisioni i Ligjeve, por edhe këtë herë socialistët kanë marrë atë që deshën. • Me 14 vota pro, socialistët rrëzuan kërkesën e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit duke shfuqizuar komisionet “Bezhani” e “Mezini”, e duke i dhënë automatikisht të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. • PS, duke u mbështetur në votat e saj në Komision, kaloi propozimin fillestar, atë të hapjeve të dosjeve vetëm për zyrtarët. • Në mbledhjen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar edhe njëherë hapjen e plotë të dosjeve të Komunizimit. • Në fjalën e tij, Alibeaj tha se duhej vendosur që dosjet të ishin të akesueshme për të gjithë. • Sipas tij, çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për informimin. • Por pikërisht kjo pikë ka nisur debatet me socialistët. ‘Neni 29’ i projektligjit të Partisë Demokratike u kundërshtua nga Pandeli Majko, i cili u shpreh se mund të kishte persona të tjerë që mund të prekeshin nga hapja e dosjeve, duke marrë shembull ata që ishin detyruar nga regjimi që të bëheshin spiunë, por përmendi dhe raste të tjera. • Për të duhet një hapje e pjesshme për vetëm ata që kanë interes public, ndërsa shtoi se demokrati e kishte të pamenduar propozimin e tij. • Këtu edhe nisi përplasja, ku Alibeaj nuk i kurseu edhe fyerjet, duke e konsideruar ish-kryeministrin si ‘komunist’. • Pas pushimit, amendamenti Alibeaj u hodh për votim dhe më pas u rrëzua me votat e anëtarëve të mazhorancës. • Kryetarja e komisionit tha se propozimi i tij është përfshirë në nenin 44 të draftit të propozuar nga PS-ja dhe se nuk ishte e nevojshme që ajo të kishte dhe një tjetër nen me vete, atë 27 të propozuar nga Alibeaj. • Por ky i fundit e kundërshtoi. • Më pas, me kalimin e propozimit të PS-së, për hapjen e dosjeve, ndërhyri edhe Gazment Bardhi, i cili e konsideroi procesin e votimit të pavlefshëm. • Pas këtij debati të fundit opozita u largua, ndërsa maxhoranca vazhdoi mbledhjen për të kaluar pikat e propozuara prej tyre.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Opozita u largua nga mbledhja/ PS miraton ndryshimet në ligjin e Dosjeve, Felaj: Nuk mund të biem dakort me Alibeajn

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Ermonela Felaj

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 14 votat e socialistëve ndryshimet e kërkuara nga Partia Socialiste sa i përket ndryshimeve në ligjin për të drejtën e Informimit për dokumentat e ish-Sihgurimit të Shtetit. Opozita u largua nga mbledhja pas debatave të shumta mes deputetit, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit socialist Pamndeli Majko.

Në arsyetimin e bërë deputetja socialiste, Ermonela Felaj sqaroi dhe qëndrimin e Grupit Parlamentar të PS se pse nuk bien dakort me Alibeajn sa i përket të drejtës për informimin në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit. PD propozon që këtë të drejtë ta ketë çdo qytetar dhe se hapja e dosjeve duhet bërë e plotë por kjo kundërshtohet fort nga pala tjetër.

Felaj tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën. Viktimat tha Felaj kanë të drejtë të informohen dhe kanë aksesin që të kontrollojnë dosjet të cilat ndodhën në Autoritetin e Dosjeve.

Ermonela Felaj: Pse nuk jemi dakort ne me fjalinë çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë hapjes e dosjeve të ish-sigurimit të Shtetit, sepse kjo bie në kundërshtim me ligjin. Ligji duhet lexuar drejt dhe qëllimi i ligjvënësit në vitin 2015 ishte që të garantonte një njohje me të shkuarën dhe kjo njohje garantohet nga fakti se i gjithë dokumentacioni që mbahej në institucione të ndryshme tashmë ndodhet në Autoritetin e Dosjeve. Viktimat, të prekurit, palët e treta dhe të favorizuarit kanë të drejtë t'i drejtohet Autoritetit. Ky model është i testuar dhe e ka kaluar barrierën kushtetuese. Është një ligj që i qëndron dispozitave kushtetuese. Në gjykimin tim kjo bëhet për të zbehur propozimin e bërë nga deputetët e Partisë Socialiste. 

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kështu deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj propozoi ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit sa i përket dojeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Një nga pikat e propozuara nga Alibeaj ishte që të drejtën e informimit për dosjet e komunizmit ta ketë çdo qytetar dhe se hapja e dosjeve duhet të bëhet e plotë dhe jo vetëm për zyrtarët. Kjo u kundërshtua fort nga të majtët ku nuk munguan as fyerjet personale mes tij dhe ish-kryeministrit socialit, Pandeli Majko. Në rinisje të mbledhjes këtë herë me mungesën e opozitën mazhoranca miratoi me shumicë të thjeshtë ndryshimet në këtë ligj ku të drejtën e informimit për dosjet e ish-Sigurimit do e kenë vetëm të prekurit, palët e treta apo të favoriuzuarit ndërkohë hapja e dosjeve do të bëhet vetëm për zyrtarët. Kjo sipas socialistëve bëhet sepse varianti i propozuar nga të djathtët bie në kundërshtim me ligjin. Kështu me 14 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratuan dhe ndryshimet e propozuara nga PS.

3 VITE ME PARE

Sërish sherr tek Ligjet, Bardhi: Ne nuk votuam, s'kishit kuorum për votimin e 'dekomunistizimit'

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar anulimin e votimit nga ana e Komisionit të Ligjeve për projektligjin e dekriminalizimit. Kjo sepse sipas tij në votim morën pjesë vetëm 11 deputetë që nuk plotësojnë as kuorumin e mjaftueshëm për të nisur votimin.  

DEBATI NË KOMISION:

Bardhi: Deklaruar që opozita nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që opozita ishte në sallë. Këtë amendament e votuan 11 kolegë të maxhorancës. Sipas rregullores nuk përbën shumicën dhe si pasojë konsiderohet i rrëzuar. 11 nuk keni as kuorumin për ta hedhur në votim.

Bushka: Nuk është kështu si thoni ju. Jeni prezent në sallë, nuk merrni pjesë në votim. Kanë votuar pro shumica e të pranishmëve. Doni, s'doni të votoni nuk e mbani peng komisionin e ligjeve.

Felaj: Me shpjegimin e votës kundër dhe me ndërhyrjen për procedurë provuat që jeni në mbledhje dhe kuorumi ekziston. Drejtohuni tek Këshilli i Rregulloreve dhe Mandateve që t'ua interpretojë këtë moment.

Bushka: Ju nuk po kërkoni të diskutoni, ju doni të imponohemie.

Bardhi: Vazhdoni Teatrin

3 VITE ME PARE

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Pamje nga komisioni

TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshmërinë e votimit, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë demokratët e tjerë. 

3 VITE ME PARE

'Maxhoranca e sotme është pjellë e Partisë së Punës'/ Bushka e Felaj i sulen Alibeajt: Mos u hiq si viktimë kot...

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Vazhdon debati tek Komisioni i Ligjeve. Në fjalën e tij, teksa mbronte propozimet e tij për projektligjin e lustracionit, Alibeaj e konsideroi Partinë Socialiste si një 'pjellë' të ish-Partisë së Punës, gjë që i nxehu gjakrat tek socialistët e pranishëm. Për ta kundërshtuar ndërhynë Klotilda Bushka dhe Ermonela Feliaj. 

PJESË NGA BISEDA: 

Alibeaj: Dosjet gërryejnë plagë të vjetra. Maxhoranca e sotme është pjellë e Partisë së Punës, jeni punëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Ju jeni duke menduar...

Bushka: Jo, ne po përpiqemi të jemi të kujdesshëm. Unë përfaqësoj për aq sa mundem atë që është në interes publik. Ju bëj thirrje për etikë.

Alibeaj: Jam nga ata që jam shumë i kujdeshëm. PS nuk është gjë tjetër veçse trashëgimtare e Partisë së Punës.

Bushka: Ndërpritet fjala

Alibeaj: A ka mundësi ta them deri në fund? Jeni si Sigurimi i Shtetit, të hiqni dhe fjalën.

Felaj: Mos u bë si viktimë pa qenë viktimë.

Alibeaj: Ta vazhdoj deri në fund tani.

Bushka: Ju po manipuloni, ju lutem të jeni objektiv në diskutim. Nuk ta hodhi njeri poshtë nismën.

Alibeaj: Sapo votuar kundër amendamentit. Argumenti ishte ky: të mos hapen dosjet e sigurimit. Jam përfaqësues modest i asaj pjesë, edhe ua thashë edhe më parë që nuk dua të kthej politike. Do ishte në nderin e të gjithëve hapja e dosjeve. Që edhe viktimat do të sqarohen. Ç'kanë vuajtur, kanë vuajtur. Tani vuajnë shantazhin politik. Fisnikëria e kësaj shtrese nuk ka qenë kurrë hakmarrëse. Duke i mbajtur me dosje i shantazhini. Shantazhoni edhe ata në administratë. 

Bushka: Mos u bëni heronj se në fund do e kuptoni se ajo që po iu propozojmë është më e drejta për dekomunistizimin. 

3 VITE ME PARE

SHERR TE LIGJET/ Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për Facebook

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Foto nga Komisioni

TIRANE- Ka nisur me debate mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku është duke u diskutuar propozimi i Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko propozoi që hapja të jetë e rezervuar ndërsa Enkelejd Alibeaj tha se dosjet duhet të jenë të hapura. Në replikë e sipër, Alibeaj e quajti Majkon "kokrra e komunistit", ndërsa ai e quajti budalla. 

Debati në Komision:

Enkelejd Alibeaj: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë bibliografinë e dokumenteve të shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991 të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për informimin. Unë gjykoj që këtu e ka vendin. Nëse e miratojmë për teknikë legjislative mund ta çojmë ku të doni ju.

Pandeli Majko: Ajo që ne ndahemi këtu është se ne jemi për hapjen e dosjeve sipas të gjitha propozimeve. Ne themi duhet të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjes si marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes së tij. Ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ajo që po kërkon edhe relatorja dhe ato që tha kryetarja e komisionit të ligjeve është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti tani do që të na vësh ne në pozitë ë vështirë që të thuash maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë. Nëpër dosje ka edhe detaje, të cilat ndoshta edhe i përndjekuri nuk do që t’i dijë sepse ka të përndjekur që janë detyruar të bëjnë spiunin. 

Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist. E kanë mbajtur ca të tjerë. Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Ka pasur sigurim shteti në 29 nëntor? E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh këto janë budallëqe. Të na thoni ne se ju nuk doni të hapni këto, nuk ka kuptim më. Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe me mirëkuptimin e tyre. Ka në dosje detaje që edhe vetë viktima nuk është i interesuar. Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë duhet ta thoni ju. Na vjen këtu diskuton si adoleshent.

Enkelejd Alibeaj: Ti je kokrra e komunistit dhe s’mund të na mbash leksion këtu.

Pandeli Majko: Ik ore budalla..!/Dosja.al

3 VITE ME PARE

Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Të 'shkallmohet' dera që mban të mbyllura dojet e sigurimit

Rrëzohet kërkesa e PD, përplasje Majko-Alibeaj/
Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar. Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve t ëish-sigurimit të shtetit.

'Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dorë e vetme'- tha Alibeaj.

komisioni i ligjeve enkelejd alibeaj pandeli majko dekomunistizimi i politikes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet