Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore kanë shpalosur nga Pallati i Kongreseve programin. • Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi mbajti i pari fjalën gjatë shpalosjes së programit të Aleancë për Shqipërinë Madhështore. • Këlliçi tha se janë të vendosur ta heqin qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë dhe që sipas tij është kryeministri Edi Rama. • Ai shtoi se saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. • Sipas tij, shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift. • Këlliçi tha se paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij. • Demokrati tha se 29 ditë që u kanë mbetur, duhet të trokasin në çdo portë të shqiptarëve, të shtrëngojnë çdo dorë e t’i shohin shqiptarët në sy, pasi një ditë e re, sipas tij, do të lindë më 12 maj. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e saj. Noka është shprehur se këto ditë ka qenë një start i madhështor drejt suksesit të shumëpritur. • Sipas tij, këto ditë tregojnë se me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet i Partisë Demokratike. • Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e saj. • LaCivita tha se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është një mik të vërtetë për familjet shqiptare.• Ai shtoi se Berisha ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump. • Sipas tij, ky është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se kryeministri Edi Rama po sot pranoi se nuk ka projekt. • Ai e akuzoi Ramën për kopje duke e krahasuar me rastin e kompanive të mëdha Nokia dhe Apple. • Sipaa tij, edhe Nokia tentoi ta kopjojë Apple, por dështoi. • Berisha tha se me politikën e tyre kanë realizuar të pamundurën.• Ai tha se këtë projekt e nisën me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. • Berisha shtoi se për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.• Ai tha se PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja siç gjendet sot, sipas tij, Shqipëria pas 12 vitesh "narkodiktaturë". • Ai shtoi se arsimi është rrënuar siç tregon testi i PISA-s ndërsa shëndetësia është shkatërruar siç tregon skandali i Spitalit Onkologjik. Berisha tha se projekti i Shqipërisë Madhështore, do të rehabilitojë dhe do ngrejë Shqipërinë nga pasojat që solli rilindja në 12 vite. • Ai tha se do të krijohet ministria e Familjes. • Sipas tij, fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23-vjeç. • Kryedemokrati tha se me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare dhe qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ato kanë.• Berisha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, korrupsionin do ta shpallë vepër të rëndë penale.• Berisha tha se se politika do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. • Ai ka theksuar se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, është program i ëndrrës së rinisë shqiptare. • Berisha tha se në 100 ditët e para, në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se ky nuk është projekt për karrige, por është projekt për çdo qytetar. Ai shtoi se do të pastrojnë "shtëpinë" nga krimi dhe korrupsioni. Gjithashtu Berisha tha se do të ketë tansparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë.
"Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit. Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, Shqipëria Madhështore ka një kolonë tjetër, pastrimin e shtëpisë, kushti i të gjitha kushteve. Zero tolerancë ndaj korrupsionit. Është korrupsioni ai që po varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët dhe zhyt në luks të papërmbajtur qeveritarët. Është korrupsioni ai që lë të sëmurët pa ilaçe në mëshirë të fatit. Është korrupsioni ai që detyron të rinjtë shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Zero tolerancë. Transparencë maksimale në çdo akt, në çdo qindarkë. Dhe u garantoj se korrupsioni do shpallet vepër penale e rëndë. Bajrët, Çelët, Ponjat dhe kjo racë kriminelësh, së bashku me ministrat e vet, kudo që të ndodhen, në Shqipëri, në Dubai, në çdo vend të botës, do vendosen para ligjit.
Nuk do mund të guxojë kush të kërcënojë shqiptarin për votë. Do nxirren nga parlamenti Çyrbet e tyre. Politika do ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do jetë kryefjala jonë. Mediat e lira. Liri politikë. Janë standarde jetike për integrimin e Shqipërisë në BE. Miq, Shqipëria Madhështore do të mund të jetë vetëm atëherë kur ne ta shndërrojmë këtë vend në epiqendër të teknologjisë më të lartë. A nuk ishim ne që e sollëm Shqipërinë në epokën e internetit? Estonia do jetë shembulli dhe frymëzimi i Shqipërisë.
Ndaj i garantoj këta të rinj se ëndrrat e tyre dixhitale, se ëndrrat e tyre të Shqipërisë së teknologjisë së lartë, do jenë realitet. Do jenë këta që do i prijnë të ardhmes, do i prijnë ekonomisë, do i prijnë zhvillimit të Shqipërisë. Ky pra është projekti. Kemi 29 ditë në dispozicion. Sot kërkohet nga secili prej nesh me këtë projekt në dorë, por jo si politikanë, por me këtë projekt në dorë si misionarë, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër tek çdo qytetar. Të ulemi, t’i shpjegojmë, ta bindim se nuk është projekt për pushtetin e Sali Berishës. Nuk është projekt për karrige.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të përgjysmojnë barrën e rëndë të taksave mbi shqiptarët. Ai shtoi se subvencion për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Berisha premtoi mbrojtje sezonale për prodhimet e fermerëve shqiptarë, kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët, mbrojtje dhe subvencionim për të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë natyrore.
Ai tha se një fermë e fuqishme është një fermë prodhuese dhe se vetëm në këtë mënyrë do ndërtojnë Shqipërinë Madhështore. Gjithashtu Berisha tregoi një rast duke thënë se nuk do sillen kurrë me biznesin, siç u soll Rama me kandidaten e tyre.
"Sot, një vajzë e nderuar, një nënë e nderuar e dy fëmijëve, pedagoge e shkëlqyer në universitet, e kthyer nga jashtë për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri, është kandidate për deputete dhe kjo është Fatmira Kola, më njofton se mister urrejtja, Edi Rama, mizogjeni, i ka mbyllur biznesin, portalin e saj me 72 mijë abonentë pa asnjë paralajmërim. I ka dërguar furgonat e policisë tek bënte fushatë i tmerruar. I them këtij burreci 2 metra të gjatë, po përpëlitesh kot se i ke javët e fundit dhe do japësh hesap për çdo akt të tillë. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, a është vetëm kjo Shqipëria Madhështore? Jo. Shqipëria Madhështore ka një tjetër kolonë të dytë, të fuqishme, që është ekonomia, ekonomia, ekonomia. Made in Albania, ky vend nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, do të prodhojë të mira për qytetarët e vet. Ky vend do të prodhojë sepse ne zotohemi sot para jush, para çdo qytetari shqiptar se ne kemi besim të plotë tek iniciativa e tij e lirë. Ne kemi besim se me iniciativën e tij të lirë, me mundin, djersin, ai do të mund të begatojë veten dhe familjen e tij. Të ndërtojë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe ne do të përgjysmojmë barrën e rëndë të taksave mbi të. Dhe më shumë se përgjysmim.
Isha ditë më parë në një treg, gjeta aty njerëz që sakrifikonin shumë. Kalonin tete orë, dhjetë orë në kushte shumë të vështira me një barrë fiskale absurde, arbitrare. U merrnin 1500 lekë për një metër pllaka në trotuar. Uji me çmime stratosferike. Energjia 18 lekë. Mbi 140 mijë euro të ardhura, u vendosin taksa të rënda. Pyeta kasapin si të ecën? Doktor, më tha, vetëm në ditë festash kemi të ardhurat që kishim në çdo ditë para këtyre. Një zonjë u përgjigj, sa e paguan energjinë, 18 lekë, tha. 6 lekë do e kesh, i thashë. Buzëqeshi, kaq e kemi pasur gjatë qeverisë tuaj. Dhe këto nuk janë favore ndaj demokratëve. Këto janë vendime për çdo shqiptar, të majtë, të djathtë, pa parti, cilido.
Nuk do bëhet kurrë gjah shtrigash ndaj biznesmenëve. Jo dhe jo. Sot, një vajzë e nderuar, një nënë e nderuar e dy fëmijëve, pedagoge e shkëlqyer në universitet, e kthyer nga jashtë për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri, është kandidate për deputete dhe kjo është Fatmira Kola, më njofton se mister urrejtja, Edi Rama, mizogjeni, i ka mbyllur biznesin, portalin e saj me 72 mijë abonentë pa asnjë paralajmërim. I ka dërguar furgonat e policisë tek bënte fushatë i tmerruar. I them këtij burreci 2 metra të gjatë, po përpëlitesh kot se i ke javët e fundit dhe do japësh hesap për çdo akt të tillë. U them socialistëve se ne kurrë nuk do sillemi ndaj bizneseve të tyre. Jo dhe jo.
Garantoj administratën që e braktisi sot se PD, koalicioni, e vlerëson shumë aktin tuaj dhe u konsideron ju pasuri kombëtare, secilin prej jush që zbaton ligjin, u shërben qytetarëve, refuzoni patronazhistin, aktivistin, këta terroristë elektorale të cilët vjedhin së bashku me zyrtarët e lartë. Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë kurrë pa një fermë madhështore. Fermerët shqiptarë u vendosën në kushtet më të pabarabarta sepse argati i Vuçiçit firmosi Ballkanin e Hapur dhe hapi dyert për prodhimet me të cilat kalbin në fushë prodhimet e shqiptarëve. Merr fund! subvencion për çdo fidan, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Mbrojtje sezonale për prodhimet e fermerëve shqiptarë. Kredi duke paguar qeveria interesin për fermerët. Mbrojtje dhe subvencionim për të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë natyrore. Një fermë e fuqishme është një fermë prodhuese. Vetëm në këtë mënyrë do ndërtojmë Shqipërinë Madhështore.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot nga Pallati i Kongreseve programin e forcës së tij politike dhe koalicionit. Berisha tha se do të dyfishojnë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Ai theksoi se mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojnë në mësues për fëmijët dhe rrogat e tyre do të jenë më të lartat në rajon.
Gjithashtu Berisha tha se shëndetësia moderne, kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi i tyre.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, Shqipëri Madhështore nuk mund të ketë me shëndetësi të rrënuar. Qytetarët shqiptarë meritojnë të gjithë kujdesin shëndetësor, të gjitha mjetet më të mira, meritojnë të trajtohen si qytetarë europianë. Edi Rama tund pasaportën e çjerrë të Europës, por po të ndalemi tek krimet kundër njerëzimit dhe baterdinë që ndodh në Spitalin Onkologjik. Miq, sa kohë ka që situata dramatike në spital është bërë publike? Të paktën mbi një vit. Kurse qeveritarët nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin paratë e ilaçeve, kurse të sëmurët mbeten në kthetrat e sëmundjes pa mjekime, pa ilaçe, në mëshirë të fatit. Treguesit e shëndetit, treguesit e sistemit janë në rënie të lirë.
Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak për frymë se në vendet e BE. Sot infermierët dhe mjekët vetëm largohen nga Shqipëria. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u zotuar para shqiptarëve, se shëndetësia moderne, se kujdesi shëndetësor i nivelit më të mirë, se dyfishimi i rrogave për mjekët dhe infermierët, se pajisja me aparaturat më moderne, është zotimi ynë. Pa shëndetësi nuk ka Shqipëri Madhështore. Natyrisht Shqipëria Madhështore nuk mund të ndërtohet me një shkollim, në të cilin dijet bien në pikiatë. Pësuan sipas testit të fundit të PISA-s, rënien më të madhe në botë. Ne ringritjen e arsimit do e kemi përparësi të të gjitha përparësive.
Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Mësuesin nga mësues për partinë, do e shndërrojmë në mësues për fëmijët tanë. Rrogat e mësuesve do jenë më të lartat në rajon. Nuk do ketë rrogë nën 1500 euro. Teknologjia e informacionit do jetë në çdo shkollë kudo që ndodhet. Nxënësit dhe studentët shqiptarë do bëhen konkurrues me moshatarët e tyre kudo në botë. Ne dhamë një provë, e gjetëm në fund, por bëmë ngjitje vertikale. Dhe prapë do bëjmë ngjitje vertikale. Asgjë nuk na pengon ne të ndërtojmë në Shqipëri një arsim cilësor. Miq, po të hedhësh sytë në Shqipëri sot, mund ta krahasosh në disa aspekte me një spital pasi janë qindra mijëra pensionistë, të cilat kanë shkrirë jetën e tyre për ndërtimin e këtij vendi dhe tani trajtohen në mënyrë çnjerëzore, me pensione që nuk u mjaftojnë për kafshatën e gojës. Pa le ilaçet.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, korrupsionin do ta shpallë vepër të rëndë penale. Berisha tha se se politika do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi.
"Ju garantoj se korrupsioni do të shpallet vepër e rëndë penale. Politika do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi. Pluralizmi do të ketë fjala jonë. Mediat e lira, liritë politike janë standard jetike për integrimin e Shqipërisë në Europë", tha Berisha.
Ai ka theksuar se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore, është program i ëndrrës së rinisë shqiptare. Berisha tha se në 100 ditët e para, në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme.
"Edi Rama sillet ndaj tyre me pashpirtësinë më të madhe. 8 miliardë euro buxheti, 16 milionë la për 760 mijë vetë. Ne kështu nuk ecim, ne jemi vërtet konservatorë, por jemi konservatorë me zemër të dhimbsur. Ndaj dhe kemi vendosur 100 ditët e para në Shqipëri përjashtohet varfëria ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të jetë më në varfëri ekstreme. Asnjë shqiptar nuk mund të firmosë më pak se 200 euro në muaj, Këta janë qindra mijëra. 57 përqind e pensionistëve janë me pension jo të plotë. Studentët, të papunët, njerëz me ndihmë ekonomike, jetimët. Të gjithë këta do kenë 200 euro në muaj. Të gjithë këta do kenë kartën e konsumatorit.
Të gjithë këta do marrin energjinë me 7 lekë. Të gjithë këta do kenë listën e Italisë të rimbursuar 100 përqind si ilaçe. Pra, a nuk bëhemi kështu më të njerëzishëm? A nuk bëhemi ne më të drejtë? Po se çfarë bëjmë ne në fund të fundit? Ne kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Nuk i merr Lubi Balluku për të larë makinën 10 mijë euro në muaj. Nuk i merr Edi Rama me Erion Veliajn 130 milionë euro për djegësin e Tiranës. Nuk shpenzohen 21 milionë euro për avion taksi. Nuk ndërtohen më rrugë me çmim 10 herë më të madh se në vendet përreth. Po ato para vijnë tek ju. Vijnë rroga, pensione, kujdes shëndetësor, cilësi arsimi. Nuk bëjmë asgjë tjetër, por këto që duken të veçanta, janë detyrime morale, ligjore për çdo qeveri konservatore", tha Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha "falenderoi" sot nga Pallati i Kongreseve gratë socialiste pasi, sipas tij, dje ato ia shndërruan në disfatë show-n kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama është e keqja më e madhe e vendit pasi detyron të rinjt të largohen.
Ai shtoi se në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria dhe në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet. Sipas tij, Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, dhe për biznesin e tyre.
"Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, unë kam një falënderim të madh sot për gratë socialiste. Dje ato gra fisnike ia shndërruan në disfatë show-n njeriut më mizogjen në Europë, Edi Ramës. Dhe u detyrua të thoshte se na ka parë syri i keq. Po ti je e keqja vetë. Ku ka sy të keq që të sheh ty, ti je e keqja më e madhe. A të keqe më të madhe se atë që i largon nënës, djalin dhe vajzën nga shtëpia për rrugët e botës? Po a ka të keqe më të madhe për një zonjë, për një grua, për një motër, se t’u largosh burrin nga shtëpia për të siguruar kafshatën? A ka të keqe më të madhe se ti që me bullizmin tënd ke nxitur dhunën kundër grave? E ka me borxh të përrallisë për çdo gjë, po se flet një fjalë kurrë një grua dhunohet, se flet një fjalë kur një grua vritet barbarisht.
Kurrë ndonjëherë nuk keni për ta dëgjuar. Po pse? Sepse në thellësinë e tij ai ka një arkaizëm, ai është një mizogjen i pakorrigjueshëm. Dhe u garantoj se gratë dhe vajzat shqiptare do jenë ato të cilat me 11 maj do i presin biletën, do e nisin aty ku e meriton. Miqtë e mi, programi ynë i Shqipërisë Madhështore, po të kishte një emër të dytë, do ishte programi i rinisë shqiptare. Në 12 vite, 600 mijë të rinj kanë ikur nga Shqipëria. Në 12 vite, Shqipëria po humbet ëndrrën e vet.
Vilson Blloshmi, një poet i pavdekshëm, Shqipërinë në diktaturë e krahason me Saharanë, dhe thotë Saharaja ëndrra nuk ka, Saharaja nuk ëndërron.
E vërteta është se në narkodiktaturë, ëndrra po i ikën Shqipërisë. Ëndrrat po i ikin çdo ditë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri. Do bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, çatinë e tyre, për biznesin e tyre. Do bëjmë gjithçka që jo vetëm këta që janë këtu, por dhe ata që kanë ikur, të rikthehen në dheun e tyre dhe të ndërtojnë ëndrrën në Shqipëri. Të kthehen dhe t’i japin Shqipërisë të ardhmen që meriton. Ndaj dhe programi ynë ka në themel mbështetjen e fuqishme për rininë shqiptare.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa prezantoi programin se gratë shtëpiake do të shpërblehen për punën që to bëjnë. Ai tha se do të krijohet ministria e Familjes. Sipas tij, fëmijës së tretë do t’i garantohet çdo gjë deri në 23-vjeç.
Kryedemokrati tha se me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare dhe qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ato kanë.
"Qeveria e ardhshme do të ketë ministrinë e Familjes që do të zbatojë politikat më të avancuara për familjet shqiptare. Do mbështetet me bonuese për fëmijën e parë dhe të dytë, nga linda deri në 23 vjeç për çdo gjë për fëmijën e tretë.
Me qindra dhe mijëra familje janë me nëna kryefamiljare. Qeveria e ardhshme do të bëjë gjithçka për të lehtësua dhe zgjidhur çdo mungesë dhe problem që ata kanë. Fëmijët e tyre do të kenë 200 euro minimumin jetik. Qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e bizneseve të tyre.
Zotohemi këtu para jush se me vendosmërinë më të madhe do të rrëzojmë murin e patriarkisë. Këtë mur që mban gjallë diferencat mes nënës dhe babait, vëllait dhe motrës, burrit dhe gruas. Garantoj gratë he vajzat se do të bëhet gjithcka për suksesin e tyre. Ato që quhen shtëpiake do të shpërbehen për punën e tyre", tha Berisha.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit për të cilin tha se janë dashur 3 vite për ta hartuar. Ai tha se PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja siç gjendet sot, sipas tij, Shqipëria pas 12 vitesh "narkodiktaturë".
Ai shtoi se arsimi është rrënuar siç tregon testi i PISA-s ndërsa shëndetësia është shkatërruar siç tregon skandali i Spitalit Onkologjik. Berisha tha se projekti i Shqipërisë Madhështore, do të rehabilitojë dhe do ngrejë Shqipërinë nga pasojat që solli rilindja në 12 vite.
Sipas tij, çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë ndërtimin e jetës të pamundur për të rinjtë. Berisha po ashtu tha se 45 përqind e shqiptarëve kanë ikur dhe 84 përqind e tyre që kanë mbetur, duan të ikin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot unë jam këtu për t’i kërkuar çdo qytetari demokrat, socialist, të paparti, të gjithë shqiptarëve që po na ndjekin brenda dhe jashtë vendi, në televizion, në radio apo në internet, veçanërisht u kërkoj shqiptarëve që akoma mbajnë të fshehur në vete ëndrrën e largimit nga Shqipëria, të më japin 40 minuta kohë nga vëmendja e tyre për të dëgjuar këtë alternativë që sjell sot PD dhe koalicioni, më të rëndësishmen në 34 vite. Kjo alternativë nuk është një program, por është një projekt aq i madh, aq transformues, por mbi të gjitha aq i realizueshëm sa t’i bëjë shqiptarët të thonë, ne do i japim edhe një shans të ri Shqipërisë. Ky projekt që realizojmë ne, nuk ka dalë nga hiçi, as nuk e kopjuam gjëkundi siç bëri Edi Rama pak kohë më parë, as nuk u hartua në tre muaj sa për fushatë elektorale. Jo dhe jo.
Janë dashur tre vite të plota për të hartuar projektin e Shqopërisë Madhështore. Ditën që iu përgjigja thirrjes për t’u rikthyer në mbrojtje të demokracisë, atë ditë unë mora një vendim. Unë nuk rikthehesha për pushtet, nuk rikthehesha për pasuri, as për luks, nuk kam qenë i interesuar për to as në rininë time, kur unë i jam rikthyer betejës për dinjitetin tim. Aq më pak mund të jem unë në vjeshtën e bukur të jetës sime dhe pas një karriere të përmbushur, nëse do rikthehesha, vendosa të bëj çdo gjë për një trashëgimi të re të PD, të opozitës shqiptare, të konservatorëve shqiptarë. Dhe me arritjen e mëparshme, pluralizmin politik gjatë Berishës së parë, NATO-n gjatë Berishës së dytë, kërkoja diçka që Berisha i tretë të tejkalonte tërësisht të parin dhe të dytin disa herë.
Dhe kjo diçka duhet t’u jepte përgjigje halleve dërrmuese të shqiptarëve. Ndaj dhe ne bëmë këtë projekt, duke ditur situatën e rrezikshme ku gjendet Shqipëria. Shqipëria sot po vuan pasojat e një pushtimi nga vjedhja që iu është bërë shqiptarëve këto 12 vjet. Ne jemi në kushtet e një pabarazie të madhe ekonomike. Arsimi është rrënuar siç tregon testi i PISA-s. Shëndetësia është shkatërruar siç tregon skandali i Spitalit Onkologjik. Çmimet e larta dhe korrupsioni e kanë bërë ndërtimin e jetës të pamundur për të rinjtë. 45 përqind e shqiptarëve kanë ikur dhe 84 përqind e tyre që kanë mbetur, duan të ikin. Prandaj PD gërmoi në histori për të gjetur se çfarë programesh kanë përdorur vendet që janë gjetur në rrënoja siç gjendet sot Shqipëria pas 12 vitesh narkodiktaturë. Të frymëzuar nga këto projekte, ne hartuam projektin e Shqipërisë Madhështore, si projektin që do të rehabilitojë dhe do ngrejë Shqipërinë nga pasojat që solli rilindja në 12 vite.
Por këtu, modestish unë nuk do bie dakord me ata që thonë se politika është arti i të mundshmes. Jo, për mua dhe për ju që realizuam pluralizmin, që realizuam anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ne me politikën tonë kemi realizuar të pamundurën. Ndaj dhe ne, këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë të përdorur në arritjet e mëparshme. E nisëm me një ëndërr dhe kjo ëndërr quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj ne pyetëm veten: si do e bëjmë këtë ëndërr realitet? Dhe për të nxjerrë programin e realizimit patëm një staf të jashtëzakonshëm, ekspertë të shkëlqyer të të gjitha fushave në Shqipëri, por edhe ekspertë ndërkombëtarë,veçanërisht dy fondacionet më të mëdha konservatore në botë, Konrad Adenauer dhe Heritage Foundation dhanë kontributin e tyre, ekspertizën e tyre në këtë program. Me ndihmën e tyre ne kthyem projektin e Shqipërisë Madhështore në një plan konkret, plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Tani unë do të njoh shqiptarët me projektin e Shqipërisë Madhështore, që për 29 ditë, do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se me politikën e tyre kanë realizuar të pamundurën. Ai tha se këtë projekt e nisën me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Berisha shtoi se për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne me politikën tone kemi realizuar të pamundurën. Ndaj edhe ne këtë projekt e nisëm me të njëjtën formulë, me një ëndërr e cila quhet Shqipëria Madhështore. Prandaj pyetëm veten si do ta bëjmë realitet? Duke nxjerrë programin e realizimit patëm një staf dhe fondacionet konservatore dhanë kontributin dhe ekspertizën e tyre për këtë program.Me ndihëm e tyre ne kthyem projektin plotësisht të realizueshëm në 4 vite. Për 29 ditë ky projekt do të jetë ëndërr e bërë realitet me fitoren e forcave opozitare.
Kam një thirrje për Edi Ramën, Edi Rama mos përdor emrin e zotit. Mos përdor emrin e Skënderbeut, Ismail Qemalit, flamurin dhe himnin kombëtar për të mbuluar vjedhjet e shpifura të Belinda Balluku, Edi Ramës, Erion Veliajt, Gjinkurit, Kokës, të hajnave. Me asgjë nuk i mbulon dot vjedhjet e tyre. Populli të ka braktisur. Shqipëria e pa sheshin bosh, i pa ministret e tua me lukse e super luks, me aksesore dhjetëra mijëra euro, teksa po gëzonin luksin e tyre dhe ti nuk the një fjalë të vetme për qytetarët.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Pallatin e Kongreseve teksa nisi prezantimin e programit se kryeministri Edi Rama po sot pranoi se nuk ka projekt. Ai e akuzoi Ramën për kopje duke e krahasuar me rastin e kompanive të mëdha Nokia dhe Apple. Sipaa tij, edhe Nokia tentoi ta kopjojë Apple, por dështoi.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, dy ditë Shqipëria përjeton një festë të vërtetë. Përjeton festën e shpresës, festën e optimizmit, festën e dinjitetit, festën e cila është e gjithë energjia e fitores së 11 majit. Sot ne jemi mbledhur këtu për të prezantuar një projekt që në 34 vite, Shqipëria nuk e ka pasur kurrë ndonjëherë. Një projekt aq i mirë, sa edhe PS, e cila qeverisi 12 vite me mashtrime me vjedhje, u kthye ta vlerësojë, të vjedhë dhe ta kopjojë.
Ndonëse kundërshtarët politikë, Edi Rama e pranoi se nuk ka projekt, apo më mirë të themi, projekti i tij është vetëm dora për të vjedhur. Por miqtë e mi, kopja mbetet kopje e shëmtuar. Asnjë nuk gënjehet. E mbani mend, Nokia tre dekada më parë ishte në zenitin e teknologjisë, por Apple nxori iPhonen e parë, shumë herë më lart se Nokia. Nokia tentoi të kopjojë iPhonen, dështoi. Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë iPhonen e saj. Sepse kopja mbetet kopje, nuk rritet, nuk shitet, nuk pranohet.
TIRANA- Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e saj. LaCivita tha se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është një mik të vërtetë për familjet shqiptare.
Ai shtoi se Berisha ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump. Sipas tij, ky është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.
"Të gjithë e dimë se 12 vitet e fundit nën drejtimin e Edi Ramës kanë qenë një dështim i plotë dhe i madh. Një dështim në drejtimin e qëndrueshëm dhe një dështim për familjet shqiptare. Ndërkohë kemi Dr. Berishën, një mik të vërtetë për familjet shqiptare.
Ai ka një program të vërtetë për të ulur koston e jetesës për familjet shqiptare dhe një plan të mirëfilltë konservator, ashtu si Presidentët Ronald Reagan dhe Donald Trump. Është një plan real për të ulur taksat, një plan real për rininë shqiptare, për punësim dhe mundësi.
Kjo fushatë ka të bëjë pikërisht me këtë: udhëheqjen konservatore dhe të qëndrueshme të Dr. Berishës përballë një socialisti të paqëndrueshëm që fshihet pas hijes së vet. Një fitore për Dr. Berishën është një fitore për familjet shqiptare. Faleminderit! Fitore! Fitore", tha LaCivita.
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur fjalën në Pallatin e Kongreseve ku Alenaca për Shqipërinë Madhështore po prezanton programin e saj. Noka është shprehur se këto ditë ka qenë një start i madhështor drejt suksesit të shumëpritur. Sipas tij, këto ditë tregojnë se me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet i Partisë Demokratike.
"Këto dy ditë, dje dhe sot, për ne, për demokratët, janë një start madhështor drejt suksesit të shumëpritur. Këto dy ditë, me pjesëmarrjen, entuziazmin madhështor, janë preludi i rikthimit të shpresës, besimit te fitorja dhe rikthimit në pushtet të Sali Berishës dhe PD. Këto ditë tregojnë se një forcë politike si kjo e jona dhe si lideri Sali Berisha kanë ngadhënjyer mbi çdo sfidë dhe janë treguar të pathyeshëm.
Sot, vijmë jo vetëm si forcë e bashkuar, por me një program që sjell zgjidhje për qytetarët. Një program që ka në qedër hallet e shqiptarëve dhe zgjidhjen e tyre. Katër vite më parë askush nuk e mendonte se do vinte një ditë si kjo e sotmja, me një program për të shpëtuar vendin nga qeverisja e inkriminuar, do vinte këtu nga Sali Berisha dhe PD", tha Noka.
TIRANA- Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi mbajti i pari fjalën gjatë shpalosjes së programit të Aleancë për Shqipërinë Madhështore. Këlliçi tha se janë të vendosur ta heqin qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë dhe që sipas tij është kryeministri Edi Rama.
Ai shtoi se saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Sipas tij, shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift. Këlliçi tha se paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij.
"Çmimi i energjisë 7 lekë/Kw/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme. Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor: Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare. Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët", tha Këlliçi teksa foli për programin.
Demokrati tha se 29 ditë që u kanë mbetur, duhet të trokasin në çdo portë të shqiptarëve, të shtrëngojnë çdo dorë e t’i shohin shqiptarët në sy, pasi një ditë e re, sipas tij, do të lindë më 12 maj.
Fjala e Këlliçit:
Të nderuar delegatë të Kuvendit Kombëtar të PDSH,
Të nderuar të rinj e të reja, zonja e zotërinj,
I dashur Chris, që e ke luajtur mendsh Edi Ramën,
I nderuar lideri historik dhe Kryetari i PDSH, Prof. Dr. Berisha,
Fillimisht më lejoni t’i shpreh mirënjohjen time të pakufi qytetarëve të Tiranës, të cilët mbrëmë e mbushën Sheshin “Nënë Tereza” në festën e demokratëve dhe sot vendosën të përçmojnë tallavanë e shërbëtorëve të krimit të organizuar. Po përse shqiptarët e neveritën tallavanë sot?
Sepse, në këto 12 vite Edi Rama u premtoi shqiptarëve rend dhe siguri, e në fakt iu dha Saimir Tahirin, i cili e ktheu Shqipërinë në një parcelë të madhe kanabisi, iu dha Fatmir Xhafën, vëllanë e trafikantit më të madh të kokainës në vendet e BE, iu dha Taulant Enchro chat-in, i cili u dha “pasaportën e artë’’ të gjithë kriminelëve, për ta shndërruar Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Evropës, e në fund u rikthye te babai i tij ideologjik, duke emëruar nipin e Enver Hoxhës si Ministër të Brendshëm, garant të bandave kriminale. Përse u braktis tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas, e në këmbim iu dha atyre Ilir Beqën, i cili me dy koncesionet famëkeqe të Sterilizimit dhe të Check Up-it, e la shëndetësinë rrugëve pa krye dhe, për t’i vënë kapak, rrëpoi edhe fondet e BE. Stafetën e shëndetësisë rrugëve e mori më pas Ogerta Manastirliu, e cila i vrau shqiptarët përfundimisht, duke lënë fëmijët me leucemi pa mjekime, nënat tona të cilat nuk diagnostikohen dhe kurohen dot nga sëmundjet tumorale, e të gjithë shqiptarët të lëngojnë me ilaçe të skaduara.
Pra, shëndetësia falas u shndërrua në genocid dhe spitalet në kampe përqendrimi. Përse u refuzua tallavaja e sotme? Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve legalizimet falas brenda vitit 2014, e në këmbim iu dha atyre Blendi Klosin, i cili me Task Forcën famëkeqe të pronave, grabiti të gjithë bregdetin shqiptar nga jugu në veri, për t’i bërë investitorë strategjikë Olta Xhaçkën dhe të gjitha grupet më të rrezikshme kriminale në vend, duke e kthyer turizmin në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave.
Iu dha Uluzi 184, i cili zgjedhjet i shndërroi në panairin ku demonstronin aftësitë për mbledhje votash krimi i organizuar. Përse u përbuz tallavaja e sotme? Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve investime në infrastrukturë dhe energji, e në këmbim u dha Termet Gjiknurin, shërbëtorin e verbër të McGonigalit dhe Mirel Mërtirit si dhe Lubi Ballukun, e cila pasi gëlltiti 24 milionë euro për 1 km rrugë, i turret e babëzitur tokave të fermerëve për të gostitur të pangopurit e 5B me parqe fotovoltaike. Ndërsa për dëfrim, mban Tigrin 1 dhe Tigrin 3 në kafazin lundrues 100 milionë euro. Përse u tall tallavaja e sotme?
Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve ujë të pijshëm 24 orë, e në këmbim iu dha atyre Erion Qeliajn, Biftek Nusret Maznikun dhe Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, të cilët jo vetëm mbushën rubinetat me ujë toksik, por betonizuan çdo cep të Tiranës, shëmben Teatrin Kombëtar, e për t’i vënë vulën, helmuan Tiranën me plehra, për të vjedhur qindra milionë euro me Inceneratorin fantazmë dhe kompaninë e 5 Drejtorëve.
Të dashur miq,
E kuptoni tani përse u mbush sheshi “Nënë Tereza” mbrëmë?! Sepse Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë opozitare, denoncuese dhe qëndrestare. Partia Demokratike është alternativa qeverisëse e besueshme dhe konkrete për shqiptarët, alternativa që ka dëshmuar në historinë e saj se mund ta çojë vendin në zenitin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit politiko-shoqëror. Për cilindo që shfaq skepticizëm mbi programin tonë, ne ju themi se paratë janë tashmë këtu, energjitë janë këtu, pasuritë dhe burimet natyrore janë këtu, njerëzit e mrekullueshëm punëtorë dhe kreativë janë po ashtu në këtë vend. Ajo që mungon është vullneti për ta ngritur këtë vend në piedestalin që meriton. Dëshira për të qeverisur në mënyrë demokratike dhe jo për të sunduar me despotizëm dhe plaçkitje.
Pa asnjë dyshim që ndërhyrja e parë, emergjente dhe e drejtpërdrejtë është Paketa e Emergjencës. Nuk mund të flasim për rritje ekonomike dhe turizëm ndërkohë që pensionistët, familjet e reja, të rinjtë jetojnë në kufirin e varfërisë dhe pabarazia sociale është e skajshme. Masa e parë është miratimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, i cili garanton se çdo pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike respekton dinjitetin njerëzor. Paga minimale 500 euro, siguron çdo të ri apo punëtor në punët më të vështira se mund dhe duhet të ketë një shpërblim të denjë për djersën e vet.
Paga mesatare 1200 euro, i jep profesionistit në sektorin publik apo atë privat statusin që meriton dhe shanset reale për të mundësuar banim dhe mirëqenie për familjen e tij. Çmimi i energjisë 7 lekë/Kw/h u mundëson qytetarëve të vendit me burime të mëdha hidrike që të paguajnë një çmim të drejtë, përkundër zhvatjes qeveritare të deritanishme. Partia Demokratike angazhohet të rimëkëmbë sistemin shëndetësor: Dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë, sepse asnjë sistem shëndetësor serioz nuk mund të ngrihet mbi keqfinancim dhe mungesë të bazës materiale elementare. Krijimi i një modeli të ri sigurimesh shëndetësore, që ofron më shumë mundësi dhe konkurrencë për pacientët.
Zgjerimi i listës së barnave të rimbursuara dhe garantimi i cilësisë së tyre, duke i dhënë fund ferrit të ilaçeve skadente dhe çmimeve të papërballueshme nga shtresat më të brishta ekonomikisht. Programi për rininë, synon t’i japë fund dramës familjare dhe shoqërore të shpopullimit. Çdo prind meriton t’i ketë afër bijtë dhe bijat e veta. Çdo i ri meriton të ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet, aty ku ka kujtimet, lidhjen emocionale dhe origjinën e pashkëputur kulturore.
Dyfishim i buxhetit për arsimin. Çdo teori zhvillimi apo ngritje sociale e vendos theksin te arsimi si faktor kyç. E nuk mund të ketë arsim modern pa një model serioz të financimit në nivelin e pagave, në shpërblim të kërkimit shkencor dhe në investime në pajisje dhe infrastrukturë arsimore. Zërimi i taksave për 3 vite për bizneset e të rinjve. Të rinjtë shqiptarë e kanë dëshmuar në të gjithë botën se kanë shkëlqyer në rezultate studimi, pune dhe sipërmarrje. Është koha që këtë energji ta shfrytëzojmë në shtëpinë tonë.
1 çati për çdo çift. Saga e familjeve të reja për strehim duhet të marrë fund. Shteti duhet të marrë përgjegjësinë të financojë 20% të kredive dhe 30 mijë euro kredi pa interes për çdo çift. Sigurisht që këto masa janë vetëm fillimi. Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në administratë, infrastrukturë dhe mirëmenaxhim të buxhetit.
Të dashur miq,
Ne tashmë jemi të vendosur ta heqim qafe të keqen e madhe që i ka rënë Shqipërisë, që quhet Edi Rama. Një fjalë e kam për të gjithë ju miq në këtë sallë dhe ata që po na ndjekin përmes ekranit. Askush nuk më besoi dy vite më parë kur nisa rrugëtimin për çmontimin e Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, të drejtuar nga Erion Veliaj. Shumëkush qeshi. Shumëkush tha tërhiqu. Shumëkush ishin cinikë e mosbesues. Të tjerë madje kërcënuan. Por ja ku jam përpara jush, pas dy vitesh, me një zotim të mbajtur.
Sot ju premtoj se, ashtu siç çmontuam kështjellën e rërës në Bashkinë Tiranë, e cila zuri nën vete tigrin prej letre Erion Veliaj, nën drejtimin e Sali Berishës, me këtë program qeverisës të shkëlqyer, me votën tuaj, me besimin në Zot e në familje, ne do të shembim përfundimisht instalacionin pa leje në Kryeministri, që quhet Edi Rama. Ndaj, le ta bëjmë natën ditë në këto 29 ditë që na kanë mbetur, të trokasim në çdo portë të shqiptarëve, të shtrëngojmë çdo dorë e t’i shohim shqiptarët në sy, pasi një ditë e re do të lindë më 12 maj, ditë e cila do të shënojë një kapitull të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë.
TIRANA- Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka nisur në Pallatin e Kongreseve shpalosjen e programit për "Shqipërinë Madhështor". Të pranishëm janë kreu i PD-së Sali Berisha dhe drejtuesi i fushatës Chris LaCivita.
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës.

TIRANË- Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të shpalosin ditën e sotme programin elektoral 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tek Pallati i Kongreseve në Tiranë, një ditë pas hapjes së fushatës. Përmes një njoftimi, PD bën të ditur se i pranishëm në shpalosjen e programit për Shqipërinë Madhështore do të jetë edhe kryedemokrati Sali Berisha.
Njoftimi i PD-së:
Në ora 17:00, me prezencën e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, Partia Demokratike dhe ASHM shpalosin programin për Shqipërinë Madhështore 2025-2029 në Kuvendin Kombëtar tek Pallati i Kongreseve, Tiranë.