LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç: S'ka marrëveshje, Borrell: Kurti s'pranoi. NATO: Jemi vigjilent

• Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sapo kanë përfunduar takimin e sotëm në Bruksel. Takimi po bëhet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën në veriun e Kosovës.  • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur nga Brukseli pas disa orësh negociatash me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak. • Ashtu siç pohoi dhe Vuçiç menjëherë pas takimi, Borrell njoftoi se edhe pas shumë orë bisedimesh palët nuk u pajtuan për një marrëveshje. • Para takimit të përbashkët, Borrell është takuar ndarazi me Kurtin dhe Vuçiç, por nuk është bërë asnjë koment mbi këtë takim. • Mediat serbe kanë deklaruar se deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, pasi Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE-s, ndërsa Kurti nuk ka pranuar që të heqë dorë nga dënimet për mosimplementimin e targave të Kosovës. • Takimi ndodh në ditën kur ishte parashikuar të fillojë faza e dytë e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që duhet të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm. Nga sot, sipas vendimit pritej të fillojë gjobitja e atyre që nuk i kanë konvertuar targat e makinave. • Para takimit, Vuçiç tha se nuk pret ndonjë zhvillim pozitiv, por që do të shkojnë në Bruksel për të mos dhënë shkas që Serbia të akuzohet për mospjesëmarrje, ndërsa ritheksoi kërkesat e Beogradit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe anulimin e vendimit për targat e makinave. Qeveria e Kosovës konfirmoi se kryeministri Kurti është nisur për në Bruksel por nuk tha se cilat janë pritjet e saj nga takimi i së hënës. • Aktualisht rreth 130 oficerë nga Polonia dhe Italia janë vendosur në veri për të mbështetur dhe këshilluar policinë e Kosovës në rrethanat e një boshllëku në zonë të krijuar me largimin e policëve lokal serbë. • Tensionet në zonë që pasuan vendimin e qeverisë për targat i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, u shtuan në një periudhë diskutimesh për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e një propozimi evropian, i njohur si nisma franko-gjermane.

25 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën: Kujdes, mund të përkeqësohet situata

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Foto ilustruese

PRISHTINË-  Pas takimit të sotëm në Bruksel, gjeneralmajor Angelo Michele, komandat i KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka shkuar menjëherë për t'u takuar me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Në një njoftim zyrtar lidhur me takimin thuhet se gjenerali ka bërë thirrjeve palëve që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përkeqësim të situatës, si dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe të marrin pjesë aktive në ruajtjen e sigurisë.

“Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, duke përfshirë Komandantin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë dhe të Organizatave të Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë. të Mbrojtjes. Qëllimi i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO është paqja dhe siguria në Kosovë. KFOR-i luan një rol jetik në ofrimin e sigurisë që bën të mundur dialogun. Komandanti i KFOR-it u bën thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet apo retorika të njëanshme dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm të tensionit,"-bëhet me dije nga takimi. 

3 VITE ME PARE

Targat me Serbinë/ Hoti pesimist: Qasja e Qeverisë nuk na shpie askund

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Avdullah Hoti

PRISHTINË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të ndiqte këshillën e Shteteve të Bashkuara për çështjen e targave ilegale serbe, pasi sipas tij, qasja aktuale e saj “nuk shpie askund”. Hoti, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, i ka bërë këto deklarata, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave, në një takim urgjent të thirrur nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova që të shtyjë zbatimin e vendimit për targat ilegale serbe për 10 muaj.

Mirëpo Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit më 1 nëntor.

Kryeministri Kurti ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian "kanë hequr dorë" nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm "nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve".

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell e ka hedhur përgjegjësinë sidomos te pala kosovare për mosarritje të marrëveshjes.

"Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot", ka thënë Borrell, duke shtuar se një gjë e tillë lë "vakum shumë të rrezikshëm sigurie në një situatë tashmë të brishtë".

"Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", ka thënë Borrell për gazetarët.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh për shoferë që vozisin makina me targa të paligjshme, parashihet të nisë më 22 nëntor. Nga 1 nëntori deri mesnatën e 21 nëntorit është në fuqi faza e qortimit të shoferëve.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS. Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

3 VITE ME PARE

Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiqu nga vendimi për targat, mblidh URGJENT Kuvendin

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Ramush Haradinaj

PRISHTINË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradniaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Po ashtu, me atë një postimi në rrjetin e social në Facebook, Ramush Haradinaj kërkoi një mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës.

"I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar. Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar. I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!,"-shkruan Haradinaj.

Sot, nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

'Qetësi para stuhisë'/ 'Në mesnatë hyn në fuqi vendimi për targat, ç'po ndodh tani në veri të Kosovës

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:

KOSOVË- Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet që kanë targa serbe. Të gjithë i kanë sytë në veri të Mitrovicës, pas dështimit të negociatave Kosovë-Serbi. Gazetarët raportojnë nga ura e Ibrit se për momentin situata duket e qetë.

Ajo që bie në sy është një lëvizje e paktë e qytetarëve në rrugë. Në komunat në veri nuk ka patrullim të shtuar të Policisë së Kosovës. Në terren shihen makina të policisë që po këqyrin situatën. 

Situata është e qetë, por kemi parë patrulla të Policisë së Kosovës duke vëzhguar. Por patrullim të shtuar të Policë së Kosovës nuk kemi parë nëpër komunat veriore. ”- tha gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, policia e Kosovës u shpreh se nesër nis zbatimi i gjobave për targat e paligjshme.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit. Pas kësaj date, nga 22 nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave, takim ky i mbajtur sot në Bruksel. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

E PLOTË- 'Sonte Policia e Kosovës është dërguar në 4 lokacione'/ Vuçiç i shqetësuar: Nuk do mbyllim sy sonte, priten konflikte, edhe mund të vdesim!

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- "Jam krenar për faktin që delegacioni ynë erdhi në Bruksel me synimin për të negociuar dhe ruajtur paqen dhe jetët e njerëzve, si dhe stabilitetin. Nuk më vjen turp për këtë. Ne vepruam në mënyrë racionale, sepse besojmë se nuk ka një nënë që do të donte që fëmija i saj të kthehej në arkivol tek ajo. Menduam se është e rëndësishme të bëjmë më të mirën, të pranojmë një kompromis,"- tha sonte presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën emergjente para popullit të tij pas takimit disa orësh në Brukel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pala shqiptare nuk donte kompromis”

“Tashmë pas një ore u thashë se nuk ka asgjë për këtë, se pala shqiptare nuk do të dëshirojë kompromis,”- theksoi Vuçiç.

Ai thotë se në Bruksel ka konfirmuar se Serbia nuk ka problem me “targat KS” dhe se është e gatshme t’i pranojë, por duhet ta zbatojmë atë që tashmë është nënshkruar.

"Ata nuk e pranojnë që Asosacioni është produkt i Marrëveshjes së Brukselit dhe se ajo që është nënshkruar nga dy palë, bashkë me nënshkrimin e BE-së... Si mund t'u besojmë atyre për ndonjë gjë në të ardhmen nëse nuk kanë respektuar atë që është nënshkruar në të kaluarën? Kur u duk e mundur që të  kishte një kompromis, rreth orës 3 të pasdites ishim afër, pranuam propozimin e Borellit që është që Kosova të pezullojë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me riregjistrimin. E bëmë sepse mendojmë dhe e kam theksuar vazhdimisht se është më mirë të flasim 100 vjet sesa të përplasemi një ditë. Për ne nuk ka pasur asgjë problematike në atë propozim, por është e qartë se dikush tjetër dëshiron konflikte dhe nuk është rastësi që sonte Policia e Kosovës është dërguar në katër lokacione në Veri të vendit,"- shpjegoi presidenti.

"Situata në prag konflikti"

Vuçiç ka theksuar se nuk ka arsye për panik, por ka diçka për t'u shqetësuar.

“Situata është shumë e vështirë, në prag konflikti, dhe unë e di që serbët në Kosovë do të më thonë se nuk mund të durojnë më, por jeta e secilit prej tyre është më e rëndësishme për ne se çdo gjë tjetër. Edhe një herë i kërkoj Perëndimit që të përpiqet të përdorë ndikimin e tyre tek Kurti për të na ndihmuar të ruajmë paqen,”- tha ai.

Vuçiç theksoi se u është mirënjohës përfaqësuesve të BE-së për durimin e tyre gjatë bisedimeve të sotme dhe se nuk ka për çfarë të ankohet.

"Ne do të vazhdojmë gjithçka që mundemi, do të jemi gjithmonë të gatshëm për të vazhduar bisedën. Serbia do t'i përkushtohet paqes dhe ne do të bëjmë çmos për ta mbajtur popullin tonë të sigurt, por nëse dikush mendon se mund të dëbojë dhe vrasë njerëzit tanë, unë do të përsëris atë që kam thënë tashmë, që ne nuk do i lëmë njerëzit tanë."

“Serbët nga Kosova po vijnë sonte në Beograd”

Duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e mundshëm të radhës me përfaqësuesit e Prishtinës, ai tha se ende nuk ka një datë.

"Unë jam gjithmonë i gatshëm të shkoj të flas, por ndonjëherë nuk mund të flasësh, si sot përshembull. Më vonë sonte do të kem një takim të shkurtër me Daçiçin, Mojsiloviçin dhe Vuçeviçin. Mesazhi im kryesor për serbët do të jetë që të përpiqen të ruajnë paqen,"- tha presidenti.

Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes se a mendon se Serbia fitoi sot në Bruksel, sepse BE-ja për herë të parë tha se fajtor ishte Albin Kurti dhe se Serbia bëri gjithçka që ishte e mundur, tha se nuk ndjen se Serbia doli e fituar. 

"Për çfarë fitoreje po flasim kur nuk dua të fle gjithë natën, se e di që askush në veri të Kosovës nuk do të mbyllë sytë gjithë natën nga frika. Nuk dridhemi nga frika për jetën tonë, por për gjithçka që mund të na ndodhë,"-shtoi ai. 

Sot në Bruksel, nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Takimi i 'dështuar' Kosovë-Serbi/ Stoltenberg telefonon Borrellin: Të shmangen përshkallëzimet, KFOR-i është vigjilent

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Jens Stoltenberg, sekretar i NATO’s, ka reaguar pasi nuk u arrit marrëveshja në Bruksel për targat në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “përshkallëzimi duhet të shmanget”. Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shumë i zhgënyer që nuk është arritur zgjidhje.

“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.NATO_KFOF mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter.

Nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave, i mbajtur sot në Bruksel. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

Borrell tha se Kurti ishte fajtor që s'pati marrëveshje me Kurtin, Vjosa Osmani akuza të forta: Njëanshmëri, po mbron Serbinë

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Vjosa Osmani

PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një deklaratë të fortë pas dështimit të takimit Kurti – Vuçiç në Bruksel që zgjati 8 orë gjatë ditës së sotme. Në një shkrim të gjatë në Facebook, Vjosa Osmani akuzon kreun e diplomacisë europiane Josep Borrell si të njëanshëm dhe mbështetës së Serbisë. Madje drejtpërdrejt pa e nënkuptuar pretendimin e saj për asnjë moment. 

“Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën,” – shkruan Vjosa Osmani që rendit më pas një sërë akuzash për Serbinë.

POSTIMI I PLOTË:

Rregulli i parë i secilit proces ndërmjetësues është paanshmëria. Ajo që pamë sot nga z. Borrell ishte njëanshmëri e shpërfaqur haptazi, akomodim i agresorit dhe prezantim i një realiteti tërësisht të shtrembëruar. Sikur Borrell t’i respektonte parimet bazike të neutralitetit, do t’ia përmendte Serbisë, së paku disa nga këto marrëveshje të shkelura të Brukselit, në vend se ta akuzonte Kosovën: 1. Shkelja e obligimit për shpërbërjen e strukturave paralele ilegale kriminale, ashtu siç kërkohet në Marrëveshjen e vitit 2013. Përkundrazi, këto struktura sot përkrahen, financohen e armatosen nga Vuçiq, me qëllim të sulmit ndaj Kosovës sipas stilit e planit të Putinit; 2. Moszbatimi i Planit të Zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2013, ku kërkohet që të dyja palët të miratojnë ligje për amnisti. Deri tani, vetëm Kosova e ka miratuar; 3. Shkelja e obligimeve nga Marrëveshja e vitit 2013, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve, ku Serbia vazhdimisht ka nxitur sulme ndaj partive serbe që nuk konsideroheshin besnike ndaj qeverisë së Serbisë. Kjo është konfirmuar disa herë nga raportet e ekipeve të vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve; 4. Shkelja e vazhdueshme e pikës 14 të Marrëveshjes, ku kërkohet që Serbia të mos e bllokojë rrugën evropiane të Kosovës; 5. Shkelja e pikave 9, 10 dhe 11 të Marrëveshjes së vitit 2013 ku është paraparë integrimi i serbëve në polici, gjyqësi, etj. Për më tepër, ditët e fundit kemi parë shkelje flagrante të kësaj marrëveshjeje me nënshkrimin e kontratave me institucionet ilegale të Serbisë dhe asnjë reagim të BE-së; 6. Bllokimi i zbatimit të marrëveshjes për energji për gati 10 vite; 7. Moszbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, nëpërmjet ndalesave, të cilat Serbia ua bënë shumë zyrtarëve e qytetarëve të Kosovës të të gjitha profileve që të hyjnë në Serbi, mospranimin e dokumenteve të lëshuara nga Kosova, etj; 8. Moszbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, nëpërmjet vendosjes së vulave në dokumentet origjinale të gjykatave dhe organeve të tjera të Kosovës me mbishkrimin “Republika e Serbisë –Kosova dhe Metohija –nën administrimin e OKB-së dhe Rezoluta 1244.”; 9. Moszbatimi i Marrëveshjes për Zyrat Ndërlidhëse duke mos lejuar zgjerimin e stafit të zyrave ndërlidhëse ashtu siç ishin marrë vesh palët; 10. Shkelja e marrëveshjes për dogana, ku Serbia ende përdorë vulat paralele doganore etj; 11. Shkelja e marrëveshjes për kadastra, ku nuk ka asnjë përparim në obligimet që i ka Serbia për t’i dorëzuar dokumentet origjinale të kadastrave; 12. Shkelja e marrëveshjes për diploma, në të cilën poashtu nuk ka asnjë përparim nga ana e Serbisë; 13. Shkelja e marrëveshjes për urën e Ibrit, duke nxitur strukturat ilegale të vazhdojnë me aktivitete të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve; 14. Shkelja e marrëveshjes për përfaqësim rajonal, duke tentuar të bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës e duke keqinterpretuar marrëveshjen për fusnotën në thuaja secilin organizim rajonal apo të Bashkimit Evropian, qofshin ato takime të nivelit qeveritar, parlamentar apo të tjera; 15. Shkelja e obligimeve për funksionalizimin e pikave kufitare; Lista është më e gjatë se kaq. Paqja dhe stabiliteti nuk mund të arrihen duke akomoduar ata që kanë ambicie hegjemoniste. Por, Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga qëllimi i qartë për paqe e stabilitet afatgjatë si dhe rend e ligj në tërë territorin e saj.

Nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave, i mbajtur sot në Bruksel. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

3 VITE ME PARE

"Të gjithë mund të vdesin", Vuçiç iu flet serbëve: Jemi në prag të konfliktit me Kosovën

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp në Beograd sapo është kthyer nga Brukseli ku zhvilloi një takim prej 8 orësh me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti. Sipas mediave vendase, Vuçiç rikonfirmoi se nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve dhe sipas tij arsyet janë ende të paqarta për të. Vuçiç paralajmëroi se situata mes dy vendeve mund të tensionohet sa mund të shkojë deri në konflikt.

"Jam krenar për faktin se delegacioni i Serbisë erdhi në Bruksel me qëllimin e qartë për të biseduar dhe pajtuar, për të rënë dakord për kompromise, për të mos kërkuar qime në vezë dhe për të ruajtur paqen, jetën e njerëzve dhe stabilitetin e vendit, gjithë rajonin me çdo kusht dhe nuk me vjen turp per kete dhe pashe qe sot shume veta flisnin per intriga e poshterim dhe ne u sollem me pergjegjesi sepse nuk ka nje nene te tille qe do donte qe femija i saj te kthehej tek ajo ne arkivol."- shpjegoi ai në një deklaratë për gazetarët.

Presidenti serb tha se është më mirë të flasësh për 100 vjet sesa të luftosh një ditë duke theksuar dhe njëherë se ai shkoi i përgatitur për të arritur një kompromis. Ai shton më tej se e di që serbët janë të ngopur dhe të gjithë janë të gatshëm të vdesin për vendin e tyre, por sipas tij, jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, raporton Alo.rs.

"Kemi marrë informacionet më të fundit pak më parë. Situata është e vështirë, në prag të konfliktit, fjalë për fjalë, dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e të gjithëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër për ne dhe ata duhet ta kuptojnë këtë." thotë Vuçiç.

Ai bëri të ditur se do të presë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borelli se cila do të jetë këshilla e tij dhe se më pas do t'u drejtohet qytetarëve.

3 VITE ME PARE

Raportet Kosovë-Serbi, Torres në Prishtinë: SHBA rol “qendror” në këtë proces, bisedimet kanë ngecur

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Ritchie Torres

Ligjvënësi amerikan, Ritchie Torres, tha të hënën në Prishtinë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rol më të madh në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente në një bisedë me Zërin e Amerikës gjatë vizitës së tij disa ditëshe në Kosovë ku po takohet me udhëheqës të institucioneve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

“Shpresoj që mund t’i afrohemi më shumë normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. E mbështes idenë që Shtetet e Bashkuara të luajnë një rol më qendror në bisedimet ndërmjet të dyja palëve sepse mendoj që pa një rol të tillë të Shteteve të Bashkuara bisedimet kanë ngecur, kështu që është koha për Shtetet e Bashkuara të marrin një rol më të madh në këtë proces”, tha ai.

Zoti Torres tha se tensionet që pasuan mospajtimet për çështjen e targave të makinave, janë dëshmi e nevojës për përmbyllje të këtij procesi.

“Nuk më takon mua të them se si dhe kur Kosova duhet të zbatojë ligjet e veta sa u përket targave të makinave. Por, tensionet që e kanë përcjellë këtë çështje janë dëshmi e nevojës për të përmbyllur normalizimin e marrëdhënieve, për të përmbyllur procesin e paqes, në mënyrë që të mund ta integrojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ai.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të nisur zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia, i cili u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje dhjetë muajshe, ka ngritur shqetësime në Kosovë për dëmtim të marrëdhënieve me aletatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara.

Por, zoti Torres tha se lidhja ndërmjet dy vendeve është tepër e fortë për t’u dëmtuar nga mospajtimet për një çështje të tillë.

“Ky është udhëtimi im i parë në Kosovë, por padyshim jo i fundit. Jam këtu për të dëshmuar miqësinë e thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, është një nga marrëdhëniet më të veçanta në botë. Është vështirë të gjesh një vend që e do më shumë SHBA-në dhe unë thjeshtë dua të dërgoj një mesazh të fuqishëm se përkushtimi i Amerikës ndaj Kosovës, pavarësisë së saj, sovranitetit dhe tërësisë së saj tokësore është i palëkundur”, tha ai.

Zoti Torres tha se rruga e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është element shumë i rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet kurrë dhe që Kosova të jetë e mbrojtur nga agresioni. Nuk ka siguri më të fortë kundër agresionit sesa anëtarësimi në NATO. Është një ombrellë sigurie që vetëm NATO-ja mund ta ofrojë. Kosova ka kohë që e ka merituar këtë”, tha ai.

Zoti Torres një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, në pranverën e këtij viti u shkroi presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke theksuar se pas situatës së krijuar me agresionin rus në Ukrainë, Uashingtoni duhet t’i ndihmojë Kosovës që të anëtarësohet në NATO./VOA

3 VITE ME PARE

"Do të njoftoj vendet anëtare të BE", Borrell i zhgënjyer dhe i ashpër ndaj Kosovës

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Borrell

BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell u shpreh i zhgënjyer dhe ju drejtua ashpër palëve, sidomos Kosovës, për shkak se uk e pranoi propozimin e BE.

Pas takimit që zgjati disa orë në Bruksel, Borrell tha Bashkimi Evropian e ka bërë një propozim për të dalë nga kriza dhe atë e ka pranuar Vuçiç, por e ka refuzuar Kurti.

Për hir të transparencës, më duhet të them se ne e dhamë një propozim që do të mund të evitonte këtë situatë të rrezikshme, që Presidenti Vuciq e pranoi sot, por Kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.

Borrell theksoi se do të nxjerrën konkluzione mbi mënyrën se si po shkon dialogu dhe se do të informojë shtetet anëtare të BE-së për “sjelljen e palëve” dhe për mungesën e respektit ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht Kosovës.

“Ne do t’i informojmë shtetet anëtare, do të t’i informojmë kolegët e mi, ministrat për Punë të Jashtme dhe partnerët tanë për sjelljen e palëve të ndryshme dhe për mungesën e respektit ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, vecanërisht për Kosovën”, tha Borrell.

Kryediplomati evropian kësaj radhe nuk ka zgjedhur gjuhë shumë diplomatike për të shprehur zhgënjimin e tij, duke thënë se “e di që kjo çon sinjal shumë negative politike”.

Në praktikë marrëveshja i kërkonte Vuçiçit që të ndalojë lëshimin e targave “KM”, ndërsa Kurtit i ka kërkuar që të pezullojë zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa. 

3 VITE ME PARE

Diçka po paralajmërohet/ Vuçiç jep lajmin, do mbajë fjalim të jashtëzakonshëm pas negociatave me Kurtin

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sonte në ora 19:00 do t'i drejtohet publikut me një njoftim urgjent pas takimit që pati sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin nuk u arrit marrëveshje. Edhe pas disa orësh bisedimesh mes Vuçiqit dhe Kurtit në praninë e përfaqësuesve të BE-së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të dyja palët nuk arritën marrëveshje, pasi Kurti nuk pranoi kërkesën e zyrtarëve evropianë për të ndaluar të gjitha veprimet në lidhje me çështjen e targave. 

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Borrell, nuk e ka fshehur zhgënjimin nga takimi i sotëm, ndaj në fjalimin e tij për mediat pas takimit tha se po kalojmë nga kriza në krizë dhe se kjo është më serioze që nga ky vit. Sot ishte dita e fundit për arritjen e marrëveshjes për targa, pasi serbët në veri po paralajmërojnë rezistencë nëse pala kosovare gjobitet me 150 evara për ata me targa serbe.

Vuçiq dhe Kurti ishin të ftuar në Bruksel, ku në orën tetë të mëngjesit nisën takimet e zyrtarëve evropianë me Kurtin e më pas me Vuçiqin. Në pritje të radhës në takim, Vuçiç ka luajtur edhe shah dhe është mburrur me këtë në rrjetet sociale. Pas lojës, pasoi një takim trepalësh që zgjati disa orë por nuk solli një marrëveshje.

3 VITE ME PARE

Takimi përfundoi pa rezultat, Borrell: Vuçiç e pranoi propozimin ndërsa Kurti jo

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Borrell

BRUKSEL- Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell ka folur pas takimit që zgjati disa orë mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ashtu siç pohoi dhe Vuçiç menjëherë pas takimi, Borrell njoftoi se edhe pas shumë orë bisedimesh palët nuk u pajtuan për një marrëveshje.

“Për hir të transparencës më duhet të them se vumë para një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi."-u shpreh Borrell.

Borrell theksoi se ata dhanë një propozim për të evituar tensionet por theksoi se nuk mund të shërbejë “sundimi i ligjit” si pretekst për eskalim të situatës.

Unë presë nga Kosova që menjëherë të pezullojë gjobat në lidhje me riregjistrimin e targave dhe Serbinë që të pezullojë menjëherë lëshimin e targave KM. Ky ishte propozimi, i cili nuk u pranua”.-shtoi Borrell.

Borrell tha se takimi ndodhi tre muaj pas takimit të krizës dhe po kalohet nga kriza në krizë. Ai theksoi se kësaj here është më keq se në gusht.  Borrell tha se u ka bërë me dije palëve “se nuk mund të vazhdojnë kështu”.

3 VITE ME PARE

Pak para takimit me Kurtin, Vuçiç shfaqet i përhumbur dhe i menduar teksa luan shah

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Vucic

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në profilin e tij në Instagram publikoi një foto gjatë orëve që priste përfundimin e takimit të Kurtit mer Borrellin dhe Lajoak.

“Derisa presim përfundimin e dypalëshit Prishtinë-Bruksel”, ka shkruar Vuçiç në përshkrimin e fotografisë në të cilën shihet duke luajtur shah.

Takimi i sotëm u thirr nga Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak në prag të hyrjes në fuqi të fazës së dytë të vendimit të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave e cila parashikon një gjobë prej 150 euro për këto që nuk konverton targat.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Pritjet janë që ato të përfundojnë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Por, pavarësisht disa marrëveshjeve të arritura, qëndrimet e dy palëve mbeten larg. 

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Më 2015, palët kanë nënshkruar Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni. Po atë vit, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi maratonë në Bruksel, Vuçiç: Asnjë marrëveshje me Kurtin

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Vucic

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur nga Brukseli pas disa orësh negociatash me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

"Ne do të presim deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell. Për arsye që nuk janë të qarta, nuk arritëm të arrijmë absolutisht asnjë marrëveshje. Pala serbe ishte konstruktive. Ne pranuam tekstet e ndryshuara dhjetë herë por pala shqiptare jo. Dua të mbledh të gjitha përshtypjet”.-tha ai.

Sipas mediave serbe, Vuçiç shtoi se i presin netë pa gjumë dhe shumë ditë të vështira, kështu që do të shohin se çfarë do të ndodhë dhe theksoi se do të dëgjojnë këshillën dhe kërkesën e përfaqësuesit të lartë.

"Përfaqësuesit e BE-së i propozuan Kurtit heqjen e gjobave, kurse neve jo, lëshojnë targa më të gjata me shenjën KM. Ne do ta respektojmë atë, do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër. Sot është e qartë për të gjithë në BE dhe në mbarë botën se kush ishte konstruktiv dhe kush përpiqet për paqe dhe stabilitet. Ne kemi këmbëngulur vetëm që kur flasim për të ardhmen, duhet të respektohen marrëveshjet e nënshkruara. Është një pengesë. Nuk mendoj se kemi ndonjë lloj tragjedie, por nuk do të jetë e lehtë”, tha Vuçiç.

“Unë mund t'i them popullit të Kosovës se shteti do të jetë gjithmonë me ta”, ka përfunduar presidenti Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Borrell mbërrin me vonesë në takim, bën batuta: Kam dy ora po asnjë nuk punon

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Pamje nga takimi

BRUKSEL- Në Bruksel sot është duke u zhvilluar takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.  Pak minuta para fillimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell u kujdes që të arsyetonte vonesën e tij disa minutëshe duke i thënë Kurtit se mban dy ora.

Asnjëra nuk po punon janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell- Kurtit.

Kurti ia kthen me fjalët se “nuk janë të njëjta,  janë në zona të ndryshme kohore”.

Një gjë e tillë bëri që Kurti dhe Lajçak të shpërthejnë në të qeshura, ndësa Borrell po nxirrte nga xhepi orët për të cilat po fliste.

3 VITE ME PARE

Mediat serbe: Vuçiç refuzoi propozimin e BE-së, Kurti nuk heq dorë nga dënimi

 

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Pamje nga takimi

 

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar sot në Bruksel. Nova.rs shkruan se takimi në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë nuk dha fryt dhe pritet që të shpallen hapat e radhës.

Për momentin nuk ka marrëveshje për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës. Të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi siç theksojnë, Serbia e ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës nga përfaqësues të BE-së. Në anën tjetër, as Kosova nuk është treguar konstruktive, duke pasur parasysh se ka mbetur në këndvështrimin që të gjithë qytetarët duhet të pranojnë riregjistrimin e targave dhe se ata që refuzojnë do të sanksionohen.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamje nga takimi i Kurtit me Vuçiç, të ulur përballë njëri-tjetrit, në krye Borrel e Lajçak

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Pamje nga takimi i Vuçiç me Kurtin

BRUKSEL- Takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është duke vazhduar në Bruksel. Në pamjet e publikuara nga BE-ja, shihen momentet e takimeve të ndara që zhvilloi shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Gjithashtu BE-ja ka publikuar dhe pamjet para fillimit të takimit trepalësh. Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

3 VITE ME PARE

Përfundojnë takimet ndaras, nis mbledhja e përbashkët Kurti e Vuçiç në Bruksel

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Kurti, Lajçak, Borrell dhe Vuçiç

BRUKSEL- Takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka nisur në Bruksel. Takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç. Ndërkohë që pjesë e takimit është edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak. 

3 VITE ME PARE

Përfundon me Kurtin, Josep Borrell nis takimin me Aleksander Vuçiç

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Aleksander Vuçiç dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, ka pritur presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Takimet e ndara po zhvillohen në Bruksel, dhe pas tij pritet të ndodhë ai trelateral ku do ketë takim të përbashkët mes dy liderve dhe kret të diplomacisë evropiane Borrel.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, nis takimi mes Kurtit dhe Borrell

Dështon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç:
Albin Kurti dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellit në Bruksel. Fillimisht, Borrell do të takohet me Kurtin më pas dhe Presidentin Aleksandër Vuçiç. 

Pas takimeve ndarasi, të tre më pas do të zhvillojnë një takim të përbashkët, ku do të diskutohet çështja e targave si dhe dorëheqjet që kanë ndodhur nga serbët në veri të Kosovës. 

albin kurti aleksander vucic takimi kurti-vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë