LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa ligjore ndaj AIDSSH

• Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se akzuat e ngritura ndaj tij për sigurims të shtetit janë kryer nga Qeveria dhe nga  Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga. • Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Meta paralajmëroi se do të marrë masa ligjore ndaj Autoritetit të Dosjeve për akuzat e ngritura ndaj tij. • Meta tha se është verifikuar një herë për çështjen nëse ka qenë apo jo i përfshirë në Sigurimin e Shtetit, në kohën e Berishës.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-Koncerti në shesh/ Meta: Isha i ftuar nga Presidenti në një darkë, dërgjova një fjalim të një halldupi, durova

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në një darkë nga Presidenti Bajram Begaj, aty ku ishte e pranishme dhe ambasadorja Yiuri Kim. Ai u shpreh se duroi deri në fund të mbrëmjes, si dhe tha se dëgjoi disa fjalime të një halldupi. 

'Unë kam qenë i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darkë ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve. Në ftesat që kam patur nga Presidenti dhe ambasadat. Kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi aty, por për shkak të marrëdhënieve me SHBA, kam qëndruar me durim. Nuk mendoj që është momenti në këto situate varfërie për të harxhuar miliona euro për festa dhe gjëra të tilla. Është e drejtë e tyre. Përkushtimi më serioz në marrëdhëniet me SHBA, është lufta kundër korrupsionit. Në këto vite, Shqipëria ka rënë 27 vende për korrupsionin. Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë është revolucioni antikorrupsion.'-tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Denoncon Meta: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin e Tepelenës

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një denoncim ditën e sotme. Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Meta ka deklaruar se një situatë e rëndë ka ndodhur në Tepelenë për sa i përket korrupsionit. Ai ka thënë se sipas qytetarëve që kanë bërë denoncimin 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH nmë Tepelenë ka kushtuar 23 mld euro.

"Sa i takon korrupsionit, baza e triumfit të lirisë, dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë të rëndë në Tepelenë ku 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH ka kushtuar 23 mld euro. Hajdutllëk i tmerrshëm thotë një qytetar. Nuk është e mora vetëm për bazë atë denoncim, pasi bëra verifikim se vlera e kontratës është 2 mln e 389 mln lekë pa TVSH, 24 mln lekë. Ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, 11 mln euro. Shkon 28 mln euro për 1.5 km. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim këto plaçkitje në mënyrë profesionale. Në këtë forcë politike do të promovohen ata që kanë prova me fakte”, tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Meta "zbërthen" skemën: Si doli lajmi për dosjen e I.M, ua çon Fuga, e marrin mediat kaq... 

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tregoi ditën e sotme se emri i tij doli si sigurims i shtetit falë një loje që është kryer nga qeveria. Gjatë konferencës me gazetarët, Meta u shpreh se Lindita Nikolla nuk disponon asnjë dosje e se kjo është kryer nga Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga. 

'Nikolla nuk ka asnjë dosje. Të jeni të sigurtë për këtë çështje, ajo merr letrat që ia fabrikon Endri Fuga, bëjnë lojëra në media.'-tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-I gatshëm të dëshmojë? Meta: S'ka SPAK që e shpëton Autoritetin, unë jam 10 hapa para të gjithëve

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se nuk ka SPAK e Prokurori që të shpëtojë Autoritetin e Dosjeve nga hetimi. Gjatë konferencës për mediat, Meta u shpreh se është 10 hapa para të gjithëve e se e di shumë mirë se kush ua ka dërguar e-mail që pretendonte se ai është sigurims.

'Unë kam të qartë çdo gjë, jam 10 hapa para të gjithëve. Përpjekja e tyre karagjozëve për shkak se kanë karaktere të përshtira, Unë kam punë të tjera, sot na erdhi denoncimi për bypassin. Ne do të jemi duke dokumentuar vjedhjet e tyre. Nuk ka prokurori e SPAK që ta shpëtojë Autoritetin nga kjo.'- tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Padi ndaj AIDSSH? Meta: Është ngritur grupi i punës, unë jam 1 milionë % i pastër

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri të ditur se është ngritur një grup pune i cili do të merret në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tij nga Autoriteti i Dosjeve. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore. 

'Do mbajnë përgjegjësi ligjore, për këtë rast është një grup pune. Unë jam 1 milionë përqind i pastër. Unë e di shumë mirë burimin e kësaj intrige dhe interesin për të manipuluar opinionin publik. Tani  nuk ka më opozitë që e shet ndeshjen 5 vjet para, tani ka opozitë të vërtetë, ky regjim i kalbur do ta rrëzojë përdhe shumë shpejt, se ata përdhe janë, po i kishte zënë përsipër gjumi e nuk kishte kush ti dilte si alternativë. Tani alternativa është e qartë.'- tha Meta.

 

3 VITE ME PARE

VD-"Nuk kam qenë kurrë në konvikt", Meta flet sërish për dosjen: Autoriteti të përballet me ligjin për shkeljet

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se Autoriteti i Dosjeve do të përballet me ligjin për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Gjatë konferencës për mediat, Meta tha se nuk ka qënë asnjëherë në konvikt, siç thuhet në dosje në akuzat që janë ngritur ndaj tij, se është sigurims i shtetit.

' Jam i sigurtë që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër. Absolutisht Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që nuk bëhet, por bëhet me metoda banale, sigurimsash për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet që iu bëhen popullit dhe për të mbajtur në shantazh politikanë, gazetarët etj. 

Eshtë një përgjegjësi e madhe, e Autoritetit që po përmenden emra në publik. Emra të cilët dikur kanë qënë 19 vjec e sot i kanë fëmijët 20 vjec. Se Autoriteti i Dosjeve është institucion që duhet të kujdeset në mënyrën më të përgjegjshme që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe. Autoriteti e di se Ilir Rexhep Metaj nuk ka qënë bashkëpuntor i shtetit, se ka qënë i konfirmuar që në kohën e të madhërishmit Berisha. Ato e dinë shumë mirë se kush ka qënë bashkëpuntori se ajo ndodhet në dy dosjet. Ashtu sikurse  e dinë se Meta nuk ka jetuar në konvikt e nuk ka pasur mundësi që të spiunojë, unë që 1 vjec kam ardhur në Tiranë, kam bërë çerdhen te Pazari i Ri. Nuk kam jetuar në asnjë kohë në konvikt. Personi ne fjalë, këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë, se Meta nuk kishte në plan të arratisej në atë kohë se kishte në plan të dilte me të gjitha 10-ta e të dilte pedagog. Do të përmbajnë dhe përgjegjësi individuale.  '- u shpreh Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Meta thirrje administratës: Mos u bëni bedelë për këtë bandë

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu drejtua administratës me një thirrje. Gjatë konferencës për mediat, Meta kërkoi nga punonjësit që të mos bashkëpunojnë me qeverinë të cilën e quajti bandë.

'Siç e theksova, me këtë forcë politike do të promovohen ato që luftojnë korruopsionin me prova, do promovohen më shumë kur partia bashkë me opozitën të jenë në krye të vendit. Na duhen njerëz të tillë që nesër të promovojnë luftën kundër korrupsionit. Mos të bëhen bedelë, e dini fatin e ish minitrave e të tjerëve të cilën u bene kurban.'- tha Meta.

3 VITE ME PARE

VD-Emigrimi i minorenëve shqiptarë pa prindërit, Meta: Problem madhor! Shqipëria po zbrazet

Akuzat për Sigurims, Meta: Jam 1 mln% i pastër, do ndërmarr hapa
Ilir Meta

TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se emigrimi i të rinjve është kthyer në një problem të rëndë për vendin. Në konferencën për mediat, Meta tha se Shqipëria po zbrazet nga emigrimi masiv i të rinjve. 

'Problem shumë madhor për shoqërinë tonë. Tregon një krizë të madhe të shoqërisë sonë, të vendit tonë. Tema ka të bëjë me emigrimin e minorenëve shqiptarë pa prindër. Shqipëria nuk po zbraz vetëm nga truri por dhe nga fëmijët, nga ata pa prindër. Raporti mujor, i ministrisë së çështjes sociale të Italisë, tregon se numri i fëmijëve zë vendin e tretë të atyre pas Ukraina dhe Egjipti. Duke lënë pas shumë vende që janë në konfliktit. '- tha Meta.

ilir meta meta 29 korrik 2022

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë