LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori në Tufinë e shtatë të tjerë, 2 procedohen (SKEMA)

• Prokuroria dhe Krimi Ekonomik kanë organizuar një aksion në Tiranë në lidhje me abuzimet me tenderat në varreza. Për muaj me radhë zyrtarët janë hetuar e përgjuar • Në pranga ka rënë drejtori i varrezave në Tufinë, një drejtor në varësinë e Bashkisë Tiranë dhe dy persona të tjera. Arrestohen dhe katër të tjerë që nuk janë zyrtarë. • Për një vend në varreza kërkohej 500 mijë lekë të vjetra. Po ushtrohen dhe kontrolle në banesa.

12 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Kërkonte 500 mijë lekë për një varr në Tufinë, ky është drejtori që kërkonte para për 'banesën e fundit'

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Elidor Ndini

TIRANË- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Elidor Ndini, drejtori i varrezave të Tufinës i cili është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Drejtori Ndini pretendohet se ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, ndërsa çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Bashkë me Ndinin janë ndaluar edhe 8 zyrtarë të tjerë ndërkohë që operacioni u zhvillua në bazë të një procedimi të nisur nga seksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë. Sipas policisë, zyrtarët e bashkisë Tiranë mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të reja, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

4 VITE ME PARE

'Lekët, ose s'ka varr për t'u prehur'/ Veliaj: Kishim 3 vite që kërkonim zbulimin e grupit

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi organet ligjzbatuese për vënien para drejtësisë të disa punonjësve dhe drejtorit të varrezave të Tufinës, të cilët merrnin para për një vend për të ndjerët. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se fenomeni ishte i trashëguar. Ndërsa i kërkoi si Policisë së Shtetit, ashtu edhe Prokurorisë së Tiranës që të vendosnin para ligjit të gjithë shkelësit.

"Falënderoj Prokurorinë dhe Policinë e Tiranës për ndihmën. Te varrezat e Tufinës kemi pasur një shqetësim prej kohësh, ku një komunitet sekserësh, të trashëguar prej vitesh, prenotonin varre. Varrezat janë publike, nuk janë private. Ka një ligj që lejon varreza private dhe kush do që të bëjë varreza private duhet të ndjekë procedurat ligjore, të prenotojë toka, varre familjare dhe gjithçka tjetër, por jo në varrezat publike. Nuk e di nëse ata 6-7 të arrestuarit janë fajtorë, këtë duhet ta thotë policia, por shprehja “kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda” në këtë rast nuk është vetëm metaforë. Dua t’i kërkoj policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. I falenderoj edhe drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës, edhe drejtuesit e Policisë së Tiranës për ndihmën që na dhanë,"-tha Erion Veliaj.

Drejtori i Varrezave në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini është ‘djegur’ nga një episod ku është është kapur duke marë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë. Në përgjimin e bisedave të Ndinit, ka rezultuar e provuar se ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë, kundrejt pagesës 2 milion lekë të vjetra. Nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit “Covid 19” sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 300 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu Ndini ndërhynte dhe mundësonte nxjerrjen e kredisë së butë pranë bashkisë së Tiranë.

4 VITE ME PARE

HISTORIA/ Drejtori i varrezave mori 800 mijë lekë për ‘hallën e vdekur’ në Gjermani, kurthin e kuptoi kur iu vunë prangat

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Foto ilustruese

TIRANË- Drejtori i Varrezave në Bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini është ‘djegur’ nga një episod ku është është kapur duke marë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se në dosje flitet për një nga disa episodet e hetuara, ku Eljodor Ndini Ky episod është trajtuar duke futur një agjent policie, i cili është kamufluar si banor i Tiranës. Agjenti është shtirur duke krijuar një histori se halla e tij që jetonte në Gjermani kishte ndëruar jetë dhe në familjen e saj në Tiranë kishin nisur përgatitjet për të zhvilluar ceremoninë e varrimit. Agjenti është interesuar tek Agjensia e Shërbimit Funeral në Bashkinë Tiranë, duke zhvilluar një takim me drejtorin Eljodor Ndinin. Qëllimi i këtij takimi ka qënë pikërisht sigurimi i një vendi të mirë për varrimin e hallës që kishte ndëruar jetë në Gjermani.

Nga përgjimi ambjental, rezulton se Eljodor Ndini, e siguron se do i gjente një vend të mirë për hallën, por duhej të respektohej nga ana e farefisit pasi vendet ishin të limituara. Nga ana tjetër agjenti i premton gjatë bisedës drejtorit Ndini, se pjesën e respektit dhe pagesën mos ta kishte merak fare. Ata e kanë lënë të takohen edhe një herë tjetër në ambjentet e një kafe në Tiranë, ku agjenti që interesohej për një varr për hallën në Tufinë i ka dhënë shumën prej 800 mijë lekë të vjetra Eljodor Ndinit. Ky i fundit del në përgjime se tashmë puna është mbyllur, pasi vendi i varrimit është gjendur dhe kishte pamje të mirë. Gjithashtu sipas Ndinit për këtë rast ishin njoftuar dhe punëtorët e ndërmarjes së varrezës publike në Tufinë, që të mos e zinin atë vend dhe ta kishin në kujdes deri në ditët kur do kryhej ceremonia e varrimit. Gjithçka është dokumentuar nga ana policisë dhe prokurorisë, ndërsa sasia prej 800 mijë lekë të vjetra është siguruar nga fondi financiar i Policisë së Tiranës.

Në dosjen hetimore thuhet se ditët po kalonin dhe halla që kishte “vdekur” në Gjermani, nuk po dukej në varrezat e Tufinës. Eljodor Ndini interesohet dhe shfaq interes, duke marrë në telefon agjentin e infiltruar, të cilin e pyet se pse nuk po kryhej ceremonia e varrimit pasi kishte disa ditë që ishte siguruar dhe paguar vendi i varrimit. Nga ana tjetër agjenti i infiltruar i shprehet drejtorit të varrezave se ceremonia e varrimit mund të zgjasë disa ditë, pasi ende në Shqipëri nuk kishte mbërritur trupi i saj.

Agjenti i komunikon Ndinit se gjermanët kanë rregulla strikte dhe vonojnë procedurën, pasi duhet të kryhet autopsia dhe të bëhen të gjitha pagesat e shërbimit kufitar në këtë shtet. Në fakt halla e vdekur e agjentit të infiltruar nuk erdhi kurrë në Shqipëri. Rastin në fjalë se gjithçka ishte një truk policor, Eljodor Ndini, e ka mësuar vetëm kur është arrestuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar në disa raste se veç Eljodor Ndinit, në shitjen e varreve kanë qenë dhe punonjës të varrezës publike Tufinë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit në shuma monetare që variojnë nga 300 deri 500 mijë lekë të vjetra, bënin të mundur pronotimin e varreve për qytetarë të ndryshëm.

Në përgjimin e bisedave Eljodor Ndini, ka rezultuar e provuar se ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të ndryshëm të institucioneve shtetërore, duke mundësuar nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit nga tërmeti pranë Bashkisë Tiranë, kundrejt pagesës 2 milion lekë të vjetra. Nxjerrjen e çertifikatave të pronësisë pranë zyrës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, përfitimin e çertifikatave të vaksinimit “Covid 19” sikur personat përfitues ishin vaksinuar kundrejt pagesës në vlerën 300 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu Ndini ndërhynte dhe mundësonte nxjerrjen e kredisë së butë pranë bashkisë së Tiranë.

Të përfshirit në dosje:

Eljodor Ndini pergjegjes i varrezave tufine

Xhemal Mena punetor varrezat tufine

Latif Shehu punetor varrezat tufine

Gazment Daja punetor varreza tufine

Bujar Lica sekser

Alban Ajazi sekser

Endrin Milla sekser

Fatjoj Gjonaj pjese e grupit akuzuar per ndertim te paligjshem

Roza Ndoj ne akuze per shperdorim detyre

Juliaj Çuka ne akuze per shperdorim detyre

Shaqir Nika sekser shpallur ne kerkim

Fabjon Gjonaj shpallur ne kerkim. Ne akuze per ndertim pa leje.

4 VITE ME PARE

AKSIONI në Tiranë/ Njoftimi: Zyrtarët merrnin miliona lekë për vende varresh, kredi të buta e ceritfikata vaksinimi

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Policia

TIRANË- Është publikuar njoftimi zyrtar në lidhje me aksionin e zhvilluar nga Prokuroria e Tiranës dhe Krimit Ekonomik. Në njoftim bëhet me dije se në total janë vënë në pranga tetë zyrtarë, të janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga hetimet dyshohet se zyrtarët në fjalë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Gjithashtu, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj bënin të mundur nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Tufina". Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 8 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Tufina", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. N., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;

- Xh. M., 61 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

- L. Sh., 63 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës";

- G. D., 49 vjeç, me detyrë punonjës i Sektorit të Varrezave Tufinë, në Agjencinë e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike";

- B. L., 66 vjeç, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

- A. A., 28 vjeç, për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- E. M., 37 vjeç, për "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsion aktiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike";

- F. Gj., 24 vjeç, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit R. N., 44 vjeçe dhe J. Ç., 31 vjeç, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit Sh. N. dhe F. Gj.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Gjithashtu, nga këqyrja e aparateve celulare të këtyre shtetasve dyshohet se nëpërmjet ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të sektorëve të tjerë, mundësonin nxjerrjen e lejeve të ndërtimit dhe rindërtimit, nga institucionet përgjegjëse, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, kundrejt pagesës 200.000 lekë të rinj; nxjerrjen e certifikatave të pronësisë pranë ASHK-së; përfitimin e certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19, kundrejt pagesës 30.000 lekë të rinj, si dhe përfitimin e kredisë të butë pranë bashkisë Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të përfshirit në dosje:

Eljodor Ndini pergjegjes i varrezave tufine

Xhemal Mena punetor varrezat tufine

Latif Shehu punetor varrezat tufine

Gazment Daja punetor varreza tufine

Bujar Lica sekser

Alban Ajazi sekser

Endrin Milla sekser

Fatjoj Gjonaj pjese e grupit akuzuar per ndertim te paligjshem

Roza Ndoj ne akuze per shperdorim detyre

Juliaj Çuka ne akuze per shperdorim detyre

Shaqir Nika sekser shpallur ne kerkim

Fabjon Gjonaj shpallur ne kerkim. Ne akuze per ndertim pa leje.

4 VITE ME PARE

Punonjës e drejtorë! Zbardhen EMRAT/ Kush janë zyrtarët e arrestuar që kërkonin deri në 2 mln lekë për varr

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Prokuroriae Tiranës

TIRANË- Janë zbardhur emrat e zyrtarëve të përfshirë në abuzimin me varrezat në Tufinë e dhënies së dokumenteve në zyra të ndryshme. Bëhet fjalë për Eljdor Ndinin, përgjegjës të varrezave në Tufinë e vartësit e tij që akuzohen se kërkonin deri në 500 mijë lekë të vjetra për një vend në këto varreza. Zyrtarët e tjerë janë të përfshirë në skema korrupsioni me kreditë e buta dhe certifikata vaksinimi. 

Lista

Eljodor Ndini pergjegjes i varrezave tufine

Xhemal Mena punetor varrezat tufine

Latif Shehu punetor varrezat tufine

Gazment Daja punetor varreza tufine

Bujar Lica sekser

Alban Ajazi sekser

Endrin Milla sekser

Fatjoj Gjonaj pjese e grupit akuzuar per ndertim te paligjshem

Roza Ndoj ne akuze per shperdorim detyre

Juliaj Çuka ne akuze per shperdorim detyre

Shaqir Nika sekser shpallur ne kerkim

Fabjon Gjonaj shpallur ne kerkim. Ne akuze per ndertim pa leje.

4 VITE ME PARE

Aksioni në Tiranë, shkon në 10 numri i personave të arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Foto Ilusturuese

TIRANË- Ka shkuar në dhjetë numri i personave të vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Prokuroria dhe Krimi Ekonomik. Mësohet se përveç dhjetë të arrestuarve, dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Njëri prej të arrestuarve është Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini. 

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza. Operacioni po zhvillohet ende dhe ka nisur në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

4 VITE ME PARE

U arrestua sot, zbardhet EMRI i drejtorit që donte 500 mijë lekë për varr

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori

TIRANË- Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksionit të Krimit Ekonomik. Deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza. Operacioni po zhvillohet ende në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

4 VITE ME PARE

Aksioni në Tiranë! Efektivët mësyjnë në banesa, kontrolle e përgjime dhe në zyrat shtetërore

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Prokuroria

TIRANË- Aksioni i zhvilluar në Tiranë ka të bëjë me abuzime me tenderat tek varrezat publike. Mësohet se për të organizuar operacioni janë kryer përgjime e vëzhgime ambientale. Gjithashtu është ushtruar kontroll në zyra e banesa. Në total mësohet se janë arrestuar tetë persona, mes tyre dhe zyrtarë shtetërorë. Mes zyrtarëve mësohet se është drejtori i varrezave në Tufinë që akuzohet se merrte 500 mijë lekë për një vend varrezash.

4 VITE ME PARE

DETAJE nga AKSIONI/ 500 mijë lekë për një vend në varreza, arrestohet drejtori në Tufinë, dy në kërkim

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Varreza

TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga operacioni që po zhvillohet në Tiranë. Mësohet se operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

Sipas informacioneve, janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim e dy në gjendje të lirë. Zyrtarët mesohet se kërkonin nga 50 mijë lekë të reja (500 të vjetra) për një vend në varreza, por nuk dihen ende të tjera detaje. 

4 VITE ME PARE

Aksioni nga krimi ekonomik, mes të ndaluarve dhe drejtori në Bashkinë e Tiranës

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Bashkia Tiranë

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga operacioni i nisur në Tiranë nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria. Mësohet se mes të ndaluarve është edhe një drejtor në Bashkinë e Tiranës, me inicialet E. N.. Aksioni po zhvillohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa është duke vijuar edhe në këto momente. Gjithçka nisi mëngjesin e sotëm. Nuk dihet ende se sa kohë kanë qenën nën hetim zyrtarët nga autoritetet. 

4 VITE ME PARE

Arrestohen 2 persona në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Sllovakisë dhe Kosovës

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Momenti i arrestimit

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Operacioni policor i koduar 'Double' i zhvilluar nga Fast Albania ka vënë në pranga dy persona nga Sllovakia dhe Kosova, të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Personi me inicialet R. D., 46 vjeç, lindur në Sllovaki, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë. Ky shtetas u kap në Plug, Lushnjë. Ndërsa personi me inicialet, G. S., 32 vjeç, banues në Kosovë ishte në kërkim pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet, në bashkëpunim me homologët dhe me Interpol Tiranën, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier. Vihen në pranga me qëllim ekstradimin drejt Sllovakisë dhe Kosovës, 2 shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me homologët, Interpol Tiranën dhe DVP-të Tiranë dhe Fier, gjatë 12 orëve të fundit, është zhvilluar një tjetër operacion policor i koduar “Double”, në kuadër të të cilit u kapën shtetasit në kërkim ndërkombëtar: -R. D., 46 vjeç, lindur në Sllovaki, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Pezinok/Sllovaki, me vendimin e vitit 2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Sllovakisë. Ky shtetas u kap në Plug, Lushnjë; G. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi autoritetet kosovare kanë lëshuar urdhër arresti në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës. Ky shtetas u kap në rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë. Fast Albania është duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët e saj ne Europë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

4 VITE ME PARE

Prokuroria dhe Krimi Ekonomik aksion në Tiranë, ekzekutohen 8 masa arresti, mes tyre dhe zyrtarë

Mln lekë për tu varrosur, kredi e vaksina! varri! Arrestohet drejtori
Prokuroria e Tiranës dhe foto ilustruese

TIRANË- Zyra e Krimit Ekonomik dhe Prokuroria kanë nisur një operacion në Tiranë. Mësohet se në total janë ekzekutar tetë masa arresti. Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë që akuzohen për shpërdorim detyre. Ende nuk dihet se në cilin institucion janë kryer arrestimet apo identitetet e tyre.

*Operacioni është në vijim

aksion ne tirane varre me pagese ne sharre

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës