LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/ Basha nxehet me gazetarët në konferencë, nuk jep përgjigje për denoncimet ndaj qeverisë dhe për takimet me ambasadorët

• Deputeti Lulzim Basha ka folur sot në një konferencë për mediat. • Basha e ka nisur fjalën e tij duke njoftuar një nismë bashkë me grupin e tij të deputetëve për të alokuar nga buxheti i 2024, 50 milionë dollarë për armatimin e Kosovës, për shkak të një rreziku sipas tij në rajon. • Më pas Basha ka folur për Reformën Zgjedhore, edhe ka theksuar kërkesat për Komisionin. Basha tha se duan listat e hapura, votimin elekronik, votën e disasporës dhe Shiqipërinë si zonë elektorale. • Basha sulmoi sërish Nokën dhe Bardhin, duke thënë se janë duke bërë gjeste, sipas tij për të hequr vëmendjen nga propozimet, sipas tij konkrete. • Nga ana tjetër Basha është përplasur me gazetarët, kur e pyetën nëse ka takuar ambasdorë të vendeve të huaja në Tiranë dhe se a ka deklaruar gruaja e tij që ka prona në një kompleks të quajtur Lion Park. • Basha e quajti mos vajtjen e Alibeaj në Komision e Posacëm Zgjedhor ditën e sotme, si pjesë e lojës.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore?"/ Përgjigjet Basha: Nuk jemi pjesë e lojës

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Foto ilustruese

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur sot në një konferencë për mediat. Basha i është përgjigjur gazetarëve për mos prezencën e Enkelejd Alibeajt në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nga ana tjetër Basha tha se i takon Ramës me Nikollën të garantojnë funksionalitetin. 

Basha: Është detyrë e qeverisë të garantojë funksionalitetin e komisionit, Nikolla dhe Rama kishin plan të krijonin një përplasje si ajo që ndodhi para dy ditësh dhe pastaj të fërkonin duart. E kanë me shkrim kërkesën e Alibeajt të garantojnë funksionalitetin e komisionit, ne s’jemi as polici e gardë, është përgjegjësi e Kuvendit që të garantojë funksionalitetin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e dua Reformën, po duan të thonë nuk e bëjmë për shkak të opozitës, por ne nuk bëhemi pjesë e kësaj loje. 

2 VITE ME PARE

"Si ka mundësi që nuk ju takon asnjë ambasador?"/ Basha nervozohet me gazetarin: Ku e dini ju

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike ka folur sot për mediat. Gjatë konferencës Basha ka debatuar me gazetarët pas pyetjes, se nëse ka takuar ndonjë ambasador në Tiranë.

Basha nuk dha asnjë emër publik, kur u pyet nga gazetarët për një emër ambasadori që ka takuar së fundmi. 

Pjesë nga debati:

Gazetari: Si e gjykoni faktin që asnjë ambasador nuk ju ka takuar në cilësinë e kryetarit të partisë? 

Basha: Ku e dini ju?

Gazetari: Po ma bëj publik një takim me një ambasador

Basha: Dje

Gazetari: Kush?

2 VITE ME PARE

"A ka deklaruar gruaja juaj në ILDKP se ka prona në Lion Park?"/ Basha nxehet me gazetarin: Nuk më thua dot ti mua si ta jap përgjigjen

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Lulzim Basha

TIRANË- Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme në një konferencë me gazetarët. Basha është pyetur nga gazetarët se a ka deklaruar gruaja e tij pasuritë në ILDKP-i, duke iu referuar disa pronave në kompleksin Lion Park.

Basha ka mohuar një lajm të tillë dhe i ka bërë thirrje gazetarit mos të futet sipas tij në teatrin politik. Basha nga ana tjetër është nervozuar gjatë bisedës, duke qenë se gazetari ka insistuar për përgjigjen, ku Basha më pas i nxehur i ka thënë " Nuk më thua dot ti mua si ta jap përgjigjen". 

2 VITE ME PARE

"Thoni që keni bërë tre denoncime, cilat janë çështjet?"/ Basha nuk i përgjigjet pyetjes së gazetarit

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Lulzim Basha

TIRANË-Lulzim Basha, deputeti i PD-sëështë pyetur nga gazetarët përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama. Lulzim Basha i shmanget përgjgjes duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.

Basha: Përpjekje për ta na hequr nga këto çështje, dikur me tym e shfaqje. Shfaqja e sotme ishte shfaqje e mirëkoordinuar. Sikurse edhe shfaqja e para dy ditëve që buburrecëve që sulmuan zonjat deputetë, për të hequr vëmendjen e këtyre çështjeve nga qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës, Shqipëria një zonë elektorale, i jepet fundi se ku do votojë diaspora. Me votë preferenciale që na çon të votimi dhe numërimi elektronik.

Shfaqje si e sotmja i shërbejnë vetëm atyre që nuk e duan reformën zgjedhore. Siç e tha dhe Alibeaj, ky është një kurth në të cilin nuk do arrijnë ta fusin kollaj PD.

2 VITE ME PARE

"Shqipëria një zonë elektorale"/ Basha sulmon sërish Bardhin: Burrecët bëjnë skena për të hequr vëmendjen, se nuk duan listat e hapura

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Foto ilustruese

TIRANË-Lulzim Basha, depueti i Partisë Demokratike është shprehur sot se në lidhje me Reformën Zgjedhore ka një komplot sipas tij, duke nisur nga Edi Rama.

Basha tha se socialistët dhe më pas të tjerët shahen ditën ndërsa natën bëjnë pazare për të mos lejuar listat e hapura dhe propozimin që Shqipëria të jetë një zonë elektorale. 

Teatri i reformës zgjedhore që me ndihmën e regjisorit Edi Rama ka marrë drejtim qesharak. Debati është zhvendosur përdhunshëm në lloj lloj temash, por jo në thelbin e intersit të shqiptarëve. Ka një komplot, duke nisur nga Rama dhe PS dhe nga të tjerët që bëjnë sikur shahen ditën por natën bëjnë pazare, që të mos kemi lista të hapura”, tha Basha.

2 VITE ME PARE

"Rajoni në rrezik" Basha njofton nismën, i kërkon Ramës alokim në buxhet: 50 milionë euro për armatimin e Kosovës

"A e ke takuar Ramën në një vilë në jug?"/
Foto ilustruese

Basha: Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike tha se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Nga ana tjetër Basha tha se rajoni është në rrezik dhe kjo ka cënuar stabilitetin. 

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.

Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare. Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike. Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë.

Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit t që u kalua për 4 minuta. dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027