Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama, ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchi dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kanë marrë pjesë në hapjen e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”. • Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias lindi si një fëmijë i Evropës së ribashkuar, ndërsa demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëpritur. • Kryeministri tha më tej se kontributi i parë është Kodi Zgjedhor, ndërsa kontributi i dytë është procesi i vettingut, që është dhe kyç në Reformën në Drejtësi. • Ndërkohë Buquicchio gjatë fjalës së tij kujtoi kontributin e institucionit në proceset zgjedhore në Shqipëri. • Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të. • Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. • Buquicchio theksoi se çdo ndryshim duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare. • Gjathashtu, Zaçaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias dhe sqaroi se ky bashkëpunim duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe pa cenuar autoritetin e gjykatës. • Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një deklaratë publike ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, por ka sqaruar se ky bashkëpunim duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe pa cenuar autoritetin e gjykatës.
Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.
“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane. Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë.
Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.
Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.
Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj./ Dosja.al
TIRANË- Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin e institucionit në proceset zgjedhore në Shqipëri. Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të.
Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Buquicchio theksoi se çdo ndryshim duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.
"Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj," tha Buquicchio./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni i Venencias në Shqipëri ka 2 kontribute kyçe. Gjatë fjalës në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama u shpreh se kontributi i parë është Kodi Zgjedhor. Ndërsa sipas Ramës, kontributi i dytë është procesi i vettingut, që është dhe kyç në Reformën në Drejtësi.
"Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet dy kontribute kyçe të zhvillimeve demokratike, kontributet për Kodin Zgjedhor që kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij kodi dhe kanë forcuar standardet demokratike dhe kontributin historik, për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi. Komisioni ka qenë udhërrëfyes i matur dhe një autoritet që na ka ndihmuar të orientohemi në drejtimin e duhur. Pa kontributin e Komisionit të Venecias do ishte e pamundur procesi i vettingut, proces kyç në reformën në drejtësi. Një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti në rrethet profesionale. Komisioni i Venecvias ka fituar edhe fuqinë për tu imponuar dhe respektuar në të gjitha instancat. Opinionet e Venecias respektohen plotësisht në cdo nivel ndërkombëtar lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë si shok materniteti. Në hapjen e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias lindi si një fëmijë i Evropës së ribashkuar, ndërsa demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëpritur.
"Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj. Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e saj edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998. Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar," tha Rama. /Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Në fjalën e tij, Rama tha se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.
Rama tha se Shqipëria e 2030-ës do të jetë shumë ndryshe nga sot, ndërsa shtoi se jeta e qytetarëve do të lehtësohet më shumë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë.
"Bashkimi Europian po ashtu për identitetin digjital, dhe objektivi i shpallur është që qytetarët e BE-së do të shpallen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një vit më parë, kjo për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë, është një përparësi e jashtëzakonshme, që unë e quaj bekim të kësaj kohe. Përmes teknologjisë digjitale vendet do të mund të imagjinojnë që të kapërcejnë epoka që do i kishin të pamundura me progresin linerar. Ne besojmë shumë te teknologjia e inovacionit, duke u bërë vendi lider në rajon për shërbimet publike duke u mbështetur tek inovacioni. Tani jemi të angazhuar në një punë për të krijuar acilator që do të mbështesë ministren tonë të jashtme, që do të na ndihmojë në çdo sektor për të kapërcyer sfidat.
Nga paraja cash tek ajo digjitale do të thotë më shume siguri, transparencë dhe më shumë të ardhura për konsumatorin. Besojmë që përmes teknologjisë dhe AI kemi premisa për të krijuar kushte më të mira dhe cilësore për trajtimin shëndetësor, pa dyshim për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar dhe sistemin tonë të transporteve. Dua të theksoj që po ecim me hapa të shpejtë lidhur me zbatimin e projektit të madh që do të na ndihmojë të digjitalizojmë përmes kamerave, monitorimin e trafikut, duke nisur nga Tirana. Do të kemi një pamje shumë më mbështetëse sa i takon mbledhjes së të dhënave, luftës kundër kriminalitetit. Ne do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky që jemi sot. Të lehtësojmë përditshmërinë e qytetarëve me më pak konsum kohe dhe energjie," tha Rama./Dosja.al