Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• 10 orë seancë maratonë. • Kur kanë kaluar mbi 5 javë që prej shpërthimit të debatit për çështjen McGonigal, ndryshe nga sa pritej që Kuvendi të zhvillonte një seancë maratonë me Kryeministrin Edi Rama, ky i fundit zgjodhi një tjetër strategji. • Rama mori pjesë sot në seancën ku ishte bashkuar kërkesa e opozitës për mocion debati dhe interpelancë dhe iu përgjigj pyetjeve për vetëm 45 minuta. • Seanca që pritej të ishte një përballje më shumë ishte një fjalim i përgatitur i kryeministrit. • Edhe pse opozita rreshtoi pyetjet për lidhjet dhe njohjen e tij me Charles McGonigal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën, kryeministri u përgjigj vetëm në një pyetje, atë të përmendjes së emrit të tij 14 herë në akt-akuzën e FBI. • Rama i mori me radhë të gjitha herët kur emri i tij përmendet dhe tha se asnjë nga episodet nuk e kompromenton apo ka "krim". Kryeministri nuk dha përgjigje për pyetjet e tjera, por tha se informacionin për lobimin e PD me para ruse nuk e ka dhënë ai. • Për herë të parë, Rama foli për një shtetas rus që ka pranuar pranë hetuesve amerikanë se ka financuar PD. • Kryeministri deklaroi se DASH ka gati një tjetër emër për ta shpallur non-grata. • Seanca ka vazhduar pa kryeministrin Rama, ndërkohë që akuzat nga radhët e deputetëve të opozitës nuk janë ndalur. • Deputetët demokratë kanë akuzuar kolegët e tyre socialistë për heqjen e vëmendjes nga çështja 'McGonigal', duke risjellë 21 janarin. • Përveç çështjes, 'McGonigal', një vëmendje ka marrë edhe vrasja e 3 grave ditën e djeshme nga Dan Hutra, ku shumë deputetë kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
52 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka treguar një dokument gjatë seancës së sotme plenare dhe ka kërkuar informacion në lidhje me kompaninë e huaj “Ernst & Young”. Kjo pasi sipas Tabakut, qeveria ka një marrëveshje sekrete më të.
Pyetja e Tabakut ka ardhur, pasi kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend tha se në një nga darkat në SHBA ishte së bashku me një përfaqësues të lartë të kësaj kompanie. Pas kësaj, Tabaku ka deklaruar se çfarë donte Rama me këtë funksionar të lartë të kësaj kompanie. Kjo pyetje e Tabakut është bërë pasi disa muaj më parë ajo kishte kërkuar informacione që të zbulohej marrëveshja me këtë kompani.
TIRANË- Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka deklaruar se nuk ka shkuar asnjëherë në Vjenë me mision të posaçëm, siç akuzohet nga opozita për çështjen McGonigal. Duke folur nga foltorja e parlamentit, Gjoni është shprehur se në Austri ka shkruar me ftesë të autoriteteve austriake në kohën kur ka qenë Ministre e Drejtësisë.
“Me përgjegjësinë time politike dhe institucionale, deklaroj se unë kurrë nuk kam qenë në një mision të posaçëm në Vjenë, përveçse vizitave zyrtare me ftesë të autoriteteve austriake. Ndihem e keqardhur që raporte të tilla midis dy shteteve, të vendosura tashmë në një nivel shumë të lartë bashkëpunimi, të bëhen pis për interesa të tilla të ulëta politike”, tha Gjonaj.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar disa ditë më parë detaje për lidhjet me Charles McGonigal. Në fjalën e tij në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama angazhoi ish-agjentin e FBI-së për hetimin që sipas tij donte të kryente qeveria për atentatin ndaj Tom Doshit në 2017-ën. Berisha u shpreh se Rama dërgoi ish-ministren e atërhershme të Drejtësisë Etilda Gjonaj të shkonte në Vjenë për hetimin.
TIRANË- Deputeti i opozitës Petrit Vasili ka krahasuar drejtësinë amerikane dhe shqiptare në lidhje me çështjen 'McGonigal'. Vasili nga Kuvendi ka deklaruar se SHBA është ngritur në këmbë për një ish-zyrtar, ndërsa këtu përmendet kryeministri dhe nuk ngrihet as gishti.
“A kemi drejtësi të reformuar? Në letra e kemi. Sot drejtësia është pa gojë, pa sy, vesh dhe pa dorë që të shkruajë. Është shkundur Amerika për një drejtor, këtu kemi në thes kryeministrin dhe nuk ngrihet gishti. Kryeministri është shumë i qetë. Këtu nuk lëviz asgjë. Lëviz për arkën e sardeleve, por jo për këtë. Paçi stomak e mbroheni. Organet e sigurisë ku janë? U shqetësuan ndopak? Për çfarë paguhen për sigurinë? Për të dalë në foto”, tha Vasili.
Në Shqipëri kryeministri Edi Rama përsëriti sot se aktakuza e ngritur ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal nuk e implikon as atë dhe as qeverinë shqiptare. Rama foli sot në parlament në një seancë të parlamentit e cila bashkoi tre kërkesat e opozitës për interpelancë, mocion me debat dhe pyetje përgjigje me kryeministrin. Por ky i fundit, megjithatë, u largua nga salla në përfundim të fjalës së tij, ku ai u përqendrua vetëm në momentet në të cilat, aktakuza përmend emrin e tij, duke mos dhënë shpjegime për angazhimin e ish këshilltarit të tij Dorian Duçka dhe shqiptaro amerikanit Agron Neza, në ofrimin e informacioneve për lobimin në SHBA të Partisë Demokratike.
Me radhë, përfaqësuesë të opozitës paraqitën kërkesat e tyre lidhur me çështjen McGonigal dhe marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama. Për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili kishte kërkuar interpelancë ‘personat e përfshirë kishin tre qëllime. Kryeministri Edi Rama kishte për qëllim fillimin e një çështje penale për lobistin amerikan të angazhuar nga PD, e cila më pas do shërbente për fillimin e një hetimi penal nga autoritetet shqiptare. Për Agron Nezën dhe Dorian Duçkën qëllimi ishte i thjeshtë: përfitimi i licencave koncensionare në sektorin e naftës. Për agjentin McGonigal, përfitimi i më së paku 225 mijë dollarë e të tjera përfitime nga bizneset në Shqipëri. E të gjitha këto qëllime, për secilin, janë realizuar përmes mjeteve të paligjshme’.
Alibeaj, shtroi 30 pyetje për kryeministrin.
Pas tij deputeti Luciano Boci, mes firmëtarëve për mocionin me debat, akuzoi kryeministrin se duhej të përgjigjej ‘për korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së’, me qëllim që, sipas tij, ‘të godiste dhe eleminonte opozitën dhe sistemin politik në Shqipëri’.
Pyetje ndaj Rama pati dhe ish kryeministri Sali Berisha: ‘Janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos’
Por në fakt Rama nuk ju përgjigj pyetjeve të opozitës, duke zgjedhur të analizojë të gjitha momentet ku në aktakuzë përmendet emri i tij.
‘Në të 14 këto herë kaq të famshme të përsëritjes së emrin tim ditë-natë ka dy muaj, aktakuza nuk thotë asgjë, zero, as për mua, as për qeverinë shqiptare apo për këdo tjetër që ka takuar personi në fjalë as për shtetin shqiptar’, u shpreh ai.
Një nga momentet e aktakuzës ndaj McGonigal, që ka ngritur dhe më shumë diskutime, është ai që lidhet me informacionet të cilat mori në Shqipëri për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, e që çuan, me nxitjen e tij, në hapjen e një hetimi nga ana e FBI-së, ndaj kompanisë së lobistit Nick Muzin.
Momenti i parë është në 25 nëntor të vitit 2017, kur ish zyrtari i FBI-së, informon Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast. Kryeministri Rama e lexoi këtë paragraf, por anashkaloi fjalinë e fundit, ku thuhet se ‘një ditë më parë ai (McGonigal) kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan nga personi B’, i identifikuar si Dorian Duçka, për të cilin kryeministri ka pranuar se ka punuar si këshilltar i tij i jashtëm pa pagesë.
Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.
Momenti tjetër është ai i muajit Janar 2018, kur ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, për të cilin kryeministri Rama është shprehur më herët se e ka njohur përmes McGonigal, i cili ja ka prezantuar si mikun e tij.
Sipas aktakuzës, Neza e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Rama nuk e mohoi një fakt të tillë, por saktësoi se ‘koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?’
Kryeministri përsëriti se ‘po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare’.
Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në muajin mars, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane ‘Mother Jones’.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk dha shpjegime se përse Neza dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejtë në këtë çështje, i pari duke u bërë burimi konfidencial i FBI-së për këtë çështje, dhe i dyti, këshilltari i Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Europa për takimet e tyre me FBI-në.
Përpara se të largohej kryeministri Rama theksoi se 500 mijë dollarët e paguara nga PD, nuk ishin shpikur prej tij, duke deklaruar se disa muaj më parë këtë e konfirmoi dhe raporti i CIA-s për financimet ruse në Europë.
Opozita e konsideroi të papranueshëm largimin e kryeministrit nga salla ndërkohë që sipas tyre ai ishte i detyruar t’i përgjigjej pyetjeve. Ndonëse Rama nuk u kthye, pasi e kishte bërë të qartë se nuk do t’i përgjigjet më kërkesave të opozitës, seanca vijoi për orë të tëra me diskutime në një sallë thuajse të boshatisur./VOA
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se në përpjekje për të shmangur përgjegjësitë e Ramës nga çështja 'McGonigal, deputetët socialistë janë të gatshëm që të flasin çdo gjë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji gjithashtu u shpreh se vetë Rama nuk pati guxim që të jepte përgjigje për aktakuzën zyrtare të McGonigal.
"Në tentativë për të shmangur përgjegjësinë e kryeministrit, deputetët e PS-së flasin për gjithçka, flasin për 3 gra fatkeqe të vrara dje për faj të sistemit të ngritur nga Edi Rama. Për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, sistemit të burgjeve. Asnjë prej ministrave këtu, asnjë prej deputetëve nuk thërritet nga gjyqësori shqiptar pavarësisht akuzave për korrupsion. S’ka guxim që t’i thërrasë as për ti pyetur. Dështimi i ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit, ku një kriminel qarkullonte i lirë në kryeqytet, kreu 3 krime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës. Roli i papagallit bëhet kur e përcakton fjalinë siç jua thonë. Ministri i brendshëm dhe policia e shtetit, prej orësh dje nuk patën fuqi që ta neutralizonin.
Institucionet e drejtësisë duhet t'ju thërrasin ju kur publikohen të dhëna se si shfrytëzoni pushtetin tuaj për qindra mijëra euro që merrni me tendera. Kur ndërhyni me biznese private. S’ka guxim kush që t’i heqë të drejtën opozitës për të folur. Kryeministri tha sot disa të pavërteta. Po lexoj se çfarë thotë aktakuza, sipas të cilës kryeministri është kapur, i përmendur 14 herë. Nga ana tjetër, duhet ta dijë secilido qytetar shqiptar, pse nuk përmendet vetëm një herë në aktakuzë por 14 herë. Pse nuk pati guximin Rama për t’u përgjigjur për aktakuzën zyrtare. Këtu po ju lexoj VOA-n. Po e citoj të plotë, jo si u shmang Rama. Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i SHISH. Ky person ka paguar për shpenzimet e udhëtimit. Person ii dytë ishte një shtetas shqiptar i punësuar nga një kongolmerat kinez energjie. Pse nuk iu përgjigj kryeministri, cili është kontrata e kryeministrit me një këshilltar privat. Pse ky këshilltar privat ka akses në emailin e kryeministrisë? Të dy personat Rama i njeh mirë," tha Salianji.
TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama nëse do të kishte minimumin e nderit, do të ishte subjekt i drejtësisë për çështjen “McGonigal”. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Açka tha se kreu i qeverisë sillet si mafioz me bizneset dhe qytetarët.
"Një gjë e mrekullueshme për 1 minutë zi për tre gratë e vrara dje. Por harruat të thoni se e vrau shteti pasi shumë rezoluta nuk janë miratuar vetëm se i ka sjellë opozita. Shumë shpejt do vijë një rezolutë në mbrojtje të grave, shpresoj ta votoni. Ajo që u u pa sot ishte sjellja e njëjtë e Ramës, kamerat nuk e korën se ju i kontrolloni, por kryeministri i fyu ministret që mungonin në nisje. Balluku, Manastiliu e të tjera. Si është e mundur, ç’shembull është ky gjuhë për kriminelët jashtë Kuvendit. Rama është sjellë si kafsha Alpha, njëlloj beri edhe sot. Gjithmonë është sjellë si ujk i tërbuar, por ulet ndonjëherë bëhet edhe qingj. Ka gjë më kriminale se gjuha e përdorur në këtë Parlament. Jemi duke bërtitur që mbreti është lakuriq, por çfarë bëni ju deputetë të mazhorancës? I përkuleni. Ai ka lënë kësulës këtu e ka ikur dhe ju i përkuleni. Rama e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Të isha në vendin e tij do të kisha ikur me nder.
Qeverisja para se të jetë një ngrehinë politike, është ngrehinë morale. Pozita e kryeministrit përpara se të jetë pozitë politike, është pozitë morale. Siç e patë dhe sot, kjo nuk ndodhi. Jemi dhe ne bashkëfajtorë në këtë situatë. Jo vetëm që s’ka ndonjë shenjë prej qytetarti, por as prej shtetari normal që respekton Kushtetutën. Kryeministri mbath atlete aty ku shkohet me këpucë, mbath Yamamoto aty ku njerëzit vdesin me arma. Në seancën e fundit parlamentare në dhjetor, ai më është përgjigjur mua. Kush është kriminel, kush është hajdut është subjekt i drejtësisë. Çështja McGonigal, është një çështje që i përmbledh të gjitha këto dhe ndaj duhet t’i përgjigjet drejtësisë. Nuk munda t’i kthejë përgjigje sot, por në sytë e mi është kriminel, pasi ka rrëzuar teatrin, ka vjedhur Butrintin, e ka mbushur Shqipërinë me patronazhistë dhe aktivistë. Sillet si mafiozë me shoqërinë civile. Nuk është mafioz kryeministri jonë, por sillet si mafiozë me sindikatat. Sillet si mafiozë me bizneset, kemi një nga kolegët që është pre e sulmeve. Sillet me fatet e shqiptarëve në mënyrë mafioze. Ty të dehu arma jote. Arma është rruspi dhe të mori përpara. Të ka mbetur vetëm një gjë, të pushtosh Shkodrën me të njëjtën ethe si sultan Mehmeti konstandinopojën. Mund ta fitoni Shkodrën vetëm nëse shitet dhe blihet. Do lini gjurmë kudo," tha Açka.
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka akuzuar gjyqtarin që ka liruar vrasësin e tre grave ditën e djeshme Dan Hutrën. Gjatë fjaës së tij në Kuvend, Braçe ka deklaruar se gjyqtari që e ka liruar ka dhënë argumenta absurde, duke theksuar se më i rëndë është fakti që ai ka kaluar dhe Vettingun.
“Shqipëria e ka përjetuar kaosin, kjo thirrja këtu që nga mëngjesi që nesër mbledhur atje, ka lidhje me qytetarët, s’ka lidhje me sallën, ajo që ndodhi dje me 6 gra është një miniaturë e kaosit që ndodhi në 96 që kishte përgjegjës politikanët. Nuk do i përmendja për nekorfili, dhe më vjen keq për atë që është thënë në seancë, gjykatësi ka thënë një tmerr, se ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën që që të mos i njoh rregullat dhe ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej, ky është problem, është problem shumë i madh”, tha Braçe.
Po ashtu, Braçe ka folur dhe për çështjen McGonigal, ku ngriti pyetjen nëse Lulzim Basha e njeh atë apo ndonjë person që ai ka përreth.
"Qeveritë më të mira i kemi nga ai. Pronat private i kemi nga ai. Më në fund arritëm që të mësonim se paratë nga ai rriteshin. Thjesht dhe vetëm ishte një ekonomi firmale, ku na mësoi se paraja bëhet duke vrarë. Po çrëndësi ka, ky burrë na futi në NATO, na solli liri. Ky burrë që ju e quani lider historik, u shpall nongrata. Ky burrë quhet Tritan Shehu, por gabimisht e mori një tjetër. Kjo është bota surreale. Unë një pyetje të dytë kam për ju, ku është Lulzim Basha, pse nuk vjen të flasë këtu Lulzim Basha. A e njeh Lulzim Basha Charles McGonigal, po ata që ka përreth McGonigal ai njeh Lulzim Basha," tha Braçe.
Në përgjigje të akuzës sw deputetit Braçe se gjyqtari Hoxha ka kaluar Vettingun me ndërhyrje, kolegia demokrate Tabaku i ka kërkuar që të flasë me emra.
“Kush ka kaq shumë influencë nga të dyja kahët që të influencojë që një gjyqtarë që të kalojë vettingun, fol me emra. Kush ka influencuar, i kam lexuar dje vendimet e gjykatës edhe faktin që ndodhej në qeli me një të dënuar me krime të rënda, kush ndikon sot në procesin e vettingut, se pastaj ta lëmë këtë punë që miratuam një reformë, ne presim që drejtësia e re të na flasë, ndërsa drejtësia e re liron atë që nuk ka mbrojtje politike”, thaTabaku.
TIRANË- Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë rikthyer sërish debatet për etikën dhe fjalët e përdorura në Kuvend ditën e sotme. Berisha gjatë fjalës së sotme në Kuvend deklaroi se ai vetëm sa ka denoncuar afera dhe se nuk ka shpikur asnjë prej tyre
"Deklarata e të gjithë këtyre zonjave që na duhej diku për ta paraqitur kundër këtij Berishës, që të gjitha gratë e dënojnë se shpif vetëm se unë kisha denoncuar me të drejtë aferat dhe do të vazhdoj t’i denoncoj pa asnjë hezitimi kur ato janë kundër interesit të vendit dhe shoqërisë time,” tha Berisha.
Balluku nga ana tjetër, akuzoi demokratët se në shkelje të çdo kodi moral dhe etik fyejnë jo vetëm deputetet gra, por tejkalojnë çdo cak duke u marrë edhe me familjarë të tyre.
“Janë ata që i përmendin Edi Ramës edhe gruan Lindën, apo të bijën e saj. Por i duhet kujtuar opozitarëve këtu se Linda ndryshe nga familjarët e tyre nuk është ngatërruar asnjëherë as me shtetin dhe as me pushtetin. Mjafton t’u kujtoj këtu Gërdecin dhe e dini mirë ju si i keni lidhjet me familjarë ngushtësisht të lidhur me afera që kanë pasur viktima“, u shpreh Balluku.
TIRANË- Deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj ka replikuar me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Metaliaj ka deklaruar se Manja dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, besëlidhjen e Lezhës do ta shikojnë më 14 maj.
"Dua t’i them ministrit të drejtësisë pa drejtësi, që të mos ma tregojë mua vendin ku e kam. Unë jam deputete e qarkut Lezhë dhe përfaqësoj votuesit e qarkut Lezhë me shumë dinjitet madje, ndaj vendin gjendeni ju zoti ministër se ku e keni, sepse na keni ardhur paketë në Lezhë, dy për një, të dy vëllezërit siamezë, aktorë të dosjes 184 dhe besëlidhjen e Lezhës do ta shikoni më 14 maj, ju edhe kryetari i bashkisë i emëruar, 6% i Ramës. Besëlidhja e Lezhës do të ju largojë njëherë e mirë të dyve bashkë, dhe Lezha do të ju kthehet banorëve të Lezhës, sepse do ti kthejmë nderin dhe dinjitetin Lezhës dhe lezhanjëve," tha Metaliaj.
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nga çështja McGonigal do të ketë vetëm dy mundësi. Gjatë fjalës në Kuvend, Sula u shpreh se Rama ose do të fundoset nga kjo çështje ose do të lartësohet akoma më shumë. Po ashtu ai i drejtoi Ramës të njëjtën pyetje që kryeministri i bëri Berishës, a do e kaloi ai oqeanin pas disa muajsh apo vitesh.
“McGonigal iu rrujti lekët shqiptarëve. Pse nuk përmend aktakuza kryeministrat e tjerë, po na përmend ne, vetëm juve ju qëllojnë këto gangsterat, deputet e kryetar bashkisë trafikant, ju i gjeni dhe Brenda dhe jashtë shtetit, pse s’kapët ndonjë burrë të mirë të FBI, nuk është pa faj as opozita, që ndërtoi këtë makineri të së keqes, pikërisht nga ndryshimet e 2008 i vutë Kamzën demokracisë, ka një rrugë të vetme që ky vend të shpëtoj, për të hequr morrat, i duhen duart e tjetrit, që do të thotë ishin ndërkombëtarët që ndërtuan reformën në drejtësi, tani ka ardhur ora që drejtësia të pastroj morrat e politikës në Shqipëri, unë besoj që drejtësia është më e mirë se dje, po nuk është meritë e kësaj politike. Të gjithë janë në hall, qoftë me SPAK këtu dhe me drejtësinë amerikane, kartoni kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj dhe kryeministrit. Do flasë drejtësia amerikane dhe sigurisht që drejtësia amerikane nuk e ka me ngut, por jam i bindur që kartoni i kuq iu ka dalë dhe qeverisë suaj edhe kryeministrit. Nga kjo histori, kryeministri ynë, ose do fundoset ose do lartësohet. Unë kam bindjen që i ka ardhur radha edhe kryeministrit. Pyetja ime, siç ia bëri Sali Berishës, Edi Rama. A e kalon dot oqeain kryeministri jonë tashmë, nesër, mbas disa muajsh apo vitesh?”, theksoi ai.
TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka debatuar me deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, pasi ka kujtuar përgjimet për 21 janarin. Kumbaro ka deklaruar se këta deputetë duhet që të kenë turp për këtë ngjarje dhe të kërkojnë falje. Ndërkohë që Tabaku u shpreh se qeveria sa herë që ka nevojë i nxjerr ata nga varri e i përdorë.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Sot sa herë ka nevojë i nxjerrin nga varri, turp më të madh nuk ka.
Mirela Kumbaro: Turp të keni ju që sot e kësaj dite me duart me gjak keni frikë sa herë hapen tema të tilla, po do jenë të hapura derisa drejtësia të vendos. Ju të keni turp, po do presin me durim derisa drejtësia të vendos. Kemi votuar reformën në drejtësi, po juve t’ju vijë turp.
Bardhi: Ik moj.
Felaj: Nuk duhet të përdorni fjalën 'ik moj'. Po ju tërheq vëmendjen.
Kumbaro: Ju duhet t'iu vij turp. Duhet t'i kërkoni falje shqiptarëve për këto vrasje.

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa duke folur për çështjen McGonigal ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka frikë mediat. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Zhupa u shpreh se Rama po u vendos mediave gjoba vetëm sepse nuk po blihen nga ai.
“Keni frikë nga mediat. Mediat amerikane i quan kazanë, ndërsa mediat shqiptare që duan të nxjerrin të vërtetën u vendos gjobat. Gjoba për Neës24, Balkanëeb, Panorame dhe Ora Neës, pasi i ka shembur dhe u bën 1001 të zeza që ato të jenë ERTV1, ERTV2 …”, tha Zhupa.
TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se shqiptarët duan të vërtetën për çështjen McGonigal. Teksa foli në Kuvend, Tabaku u shpreh se të gjithë ortakët e McGonigal kanë fituar të gjithë tituj koncensionarësh dhe investitorësh strategjikë.
“Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku rus Oleg Deripaska. Akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike. Aktpadia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë sqaron se ish drejtuesi i FBI ka ardhur në Shqipëri jo në një vizitë zyrtare, që nuk ka deklaruar se gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar dhe që ka dështuar të deklarojë që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë. Nëse një agjent FBI, vjen në Shqipëri ai në rastin më të pakët do të duhet të lajmëronte le të themi institucionet e SHBA në vendin tonë dhe nuk ka asnjë arsye të përdorte një mik të tijin që rastësisht i ka kërkuar dhe 225 mijë dollarë apo jo?
Si ka mundësi që një drejtues i lartë, një nga pesë më të lartët e FBI, vjen në Shqipëri dhe kryeministrit të vendit ia prezanton dhe ia sjell në selinë e kryeministrisë një person që në Shqipëri dhe në SHBA nuk ka asnjë funksion zyrtar? Aktpadia zbardh ne fakt se takimi i Rames me McGonigal perben katër veprime në kundërshti me rregulloren e FBI. Mes shtatorit 2017 dhe marsit 2018 ku në aktpadi janë faktuar katër takimet e kryeministrit Rama me McGonigal, vihet re një fakt shumë interesant; sa herë që kryeministri i vendit ka takuar McGonigal në zyrën e kryeministrisë, për darkë në ëashington apo në New York po aq herë ka pasur një nismë të Charles McGonigal kundër Partisë Demokratike. A mund të jetë rastësore e gjitha kjo? Pra, a mund të konsiderojmë rastësore që McGonigal në nëntorin 2017 lajmëron një agjent të Departamentit të Drejtësisë për një rast potencial kundër lobuesit të PD në SHBA?
Që takohen në 4 mars dhe në 8 mars del një shkrim në Mother Jones? A mendoni që Drejtuesi i Kundërzbulimit të FBI në Neë York, të angazhojë FBI-në në një hetim ku burimi i informacionit të jetë zyra e kryeministrisë dhe zyrtarët e kryeministrisë angazhohen në tejçime mesazhesh, e-mailesh, provash në mënyrë rastësore? Si ka mundësi që drejtuesi i lartë i FBI, nuk kryen asnjë takim me prokurorë, OPGJ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave por investohet të nisë një hetim me burim zyrën e kryeministrit Rama? Fakti, që organi kryesor i hetimit në SHBA nuk mori asnjë informacion nga organi i akuzës në vend por gjeti burimin e të dhënave për hetimin e ngritur në zyrat e kryeministrisë. Fakti që drejtuesi i këtij hetimi, Charles McGonigal, nuk i raportoi shefave të tij dhe FBI-së njohjet e mëhershme me kryeministrin, tregon qartazi se si një miqësi në formatin quid pro quo u materializua në sajimin e komplotit të rublave ruse.
Aq e fortë qe kjo miqësi saqë personat që e prezantuan McGonigal në zyrën e kryeministrit, personat që e sajdisën atë nga Tropoja në Tiranë dhe më larg, nuk mbetën pa gjë. Të dhënat zyrtare nga Regjistri i Bizneseve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), dëshmojnë se Charles McGonigal, pas largimit nga FBI, është regjistruar aksioner në një kompani private në Shqipëri, “Laë Office and Investigation”. Mund të duket si komplet e rastësishme por krijuesi i kësaj kompanie private është njëkohësisht dhe pronari i një kompanie shqiptare që mundi të fitojë në qershor 2018 një koncesion të dyshimtë për shfrytëzimin e fushave naftë-mbajtëse. E fitoi këtë koncesion ndonëse kompania në fjalë është e lidhur me Gazpromin rus. E fitoi këtë koncesion ndonëse kundërshtitë dhe apelimet ishin të shumta nga rivalët. Kjo histori ka po aq rastësi sa ka çdo skandal tjetër i kësaj qeverie:
A është është rastësi edhe dhënia e koncesionit apo titullit investitor strategjik Oleg Deripaskës? A janë rastësi koncesionet e debatueshme të naftës në qershor 2018. Mund të besojmë se nuk ka asnjë lidhje mes hetimit të nisur të McGonigal kundër Partisë Demokratike që vinin fill pas takimeve të kryeministrit Rama me të. Kjo çështje nuk mbyllet dot me retorikë politike, as me akuza boshe në ajër, kjo çështje mbyllet vetëm me një hetim të plotë! Kjo çështje mbyllet vetëm përpara drejtësisë. Se nuk ka më turp për Shqipërinë sesa t’i nxihet faqja në të gjitha mediat ndërkombëtare e kudo, se është korrptuar një drejtues i lartë i FBI. Nuk është paguar dhe as bindur nga qeveria për të luftuar krimin, as kartelet e drogës, as për të ndëshkuar të korruptuarit, as për të luftuar korrupsionin; por është korruptuar dhe sajdisur për të ngritur një kauzë kundër opozitës. Ajo çfarë ne mund të mësojmë nga gjithë kjo histori është guximi për të hetuar të paprekshmit; për të hetuar ata që stisën një histori me rubla ruse dhe përfunduan duke i dhënë vetë rublave ruse koncesione.
Gjithsesi, sot do të ishim injorantë nëse FBI nuk do të kishte nisur një hetim kundrejt ish drejtorit të saj. Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit. Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi. Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike”. Nuk është rastësi që kryeministri i vendit sa herë që takohet me McGonigal, ky i fundit nis një veprim kundër Partisë Demokratike. Nuk është rastësi që ortakët e McGonigal dhe klientët e tij kanë fituar tituj koncesionarësh dhe investitorësh strategjikë”, tha Tabaku.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkoi sot në Kuvend për të mbajtur për vetëm 45 minuta interpelancën e kërkuar nga opozita lidhur me çështjen e ish-agjentit të SHBA-ve, Charles McGonigal.
Sapo mbaroi fjalën e tij, nuk priti për përgjigjet dhe vendosi që të largohej nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, por duke dhënë sinjale.
Me dorë fillimisht bëri shenjë 'salut' duke afruar dorën pranë kokës, ndërsa më pas shtoi dhe një "ok". Por nuk dihet se me kë e kishte, kujt ia dha mesazhin dhe përse.
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u shpreh se përdorimi i zyrës së kryeministrit si një zyrë private, mund t’i sjellë për momentin kënaqësi Ramës, por një gjë e tillë do ta bëjë të vuajë shumë. Gjatë seancës së sotme, ajo u shpreh se edhe pse hetimi i çështjes nuk mund të bëhet nga deputetët, SHBA do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.
“Çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se parafolësit mundohen ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori, dua t’jau kujtoj se e kam bërë prezent në media që vitin e kaluar. Por meqë keni një strukturë të admirueshme për blerjen e mediave dhe e sfumuat. Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet. Sa më afër fundit të jetë një qeveri aq më pakuptimta janë ligjet që miratohet. Thuhet duhet ndryshuar ligji për të krijuar komision hetimor.
Ka një problem shumë të madh në çështje MvcGonigal. Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet. Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales. Mjafton të shohim emailet që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës?
Çështjen McGonigal nuk e hetojmë dot, mund të mbajmë fjalime e të ngremë komision hetimor, por SHBA do i shkojë deri në fund. A i ka dhënë të drejtë për shpime për naftë ruse McGonigal ? Rama nuk është institucion por sa më shumë zhytet aq më i rrezikshëm bëhet për brezat që do vijnë. Ai e ka të vështirë të dali nga zullumi ku ka hyri sepse ka thyer të gjitha normat e kornizat që duhet të mbante një njeri në këtë post. Përdorimi si zyrë private të zyrës së kryeministrit, por vuajtjen do ta ketë shumë të madhe”, ka deklaruar ajo.
TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se opozita ka të drejtë q ka kërkuar transparencë për Uështjen 'McGonigal'. Gjatë fjalës së sotme në Kuvend, Xhafaj tha se dalja e së vërtetës i shërben vetëm maxhorancës. Xhafaj u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë edhe për çështje si konflikti interesit dhe lobimi i partive politike.
Fjala e Xhafajt:
Në SHBA dhe jo vetëm, çështja McGonigall është një temë me interes të gjerë publik. Debati atje është jo aq për akuzën dhe personin përkatës se sa e lidhur me institucionin në vetvehte. Është marrë i pandehur një ish drejtues i nivelit të lartë të FBI, organizata simbol që për dekada ka qënë dhe mbetet modeli i vlerave të përkushtimit dhe besnikërisë në zbatimin e ligjit çka e ka bërë atë të jetë krenaria e atij vendi. Ne jemi vendi i dytë pas SHBA ku kjo ka ngacmuar gjerësisht politikën dhe ka marrë deri diku interes publik të spikatur. Kjo edhe sepse në dokumente te ndryshëm të bërë publike, personat e përmendur kryesisht janë shqiptarë dhe midis tyre edhe emri i Kryeministrit. Përkundër asaj çfarë shkruhet në aktakuzën për McGonigall dhe vet debatit në SHBA këtu tek ne debati është krejt tjetër, shumë larg të vërtetës zyrtare, i fokusuar te personat dhe si përherë një tallava politike, konspiracion i nivelit të lartë, fantazi e shfrenuar dhe vetëm baltë, baltë e vetëm baltë.
Në këtë rrëmujë politiko-mediatike të trajtimit të kësaj çështje, të mbajtur gjallë me çdo formë nga opozita, pa qënë ajo realisht e interesuar për të vërtetën, është e vështirë për këdo tjetër që të sjellë në vëmendje të publikut fakte dhe dhe vetëm fakte dhe jo spekullime politike në lidhje me këtë cështje. Opozita dhe jo vetëm, me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë. Unë pavarësisht se çfarë mendoj për të dhe sidomos për një pjesë të lidershipit të saj gjykoj se ata janë në të drejtën e tyre me këtë kërkesë. Ne si maxhorancë kemi përgjegjësinë të përballemi publikisht me këtë temë pasi e vërteta është në interes të publikut, por gjykoj edhe në interesin tonë politik. Natyrisht edhe të reflektojmë se si të përmirësojmë disa gjëra në etikën dhe komunikimin zyrtar, konfliktin e interesit, financimin dhe lobimin nga partitë politike etj të tilla. Duke thënë këtë sigurisht që nuk bie fare dakort me një pjesë të opozitës me qëllimet e ndjekura prej tyre në këtë debat publik dhe ca më keq me gjuhën e përdorur prej tyre, gjuhë që ka kohë që është shpallur nongrata nga publiku me mosbështetjen e hapur ndaj saj. Të dyja opozitat tona si ajo e zyrave dhe ajo e vulës kanë të njëjtin qëllim, sulmin ndaj Kryeministrit. Ajo e foltores, në traditën e vetë, kalon çdo cak të spekullimit politik.
Ka një përpjekje deri në ekstazë politike e mediatike për të treguar përmes kësaj ngjarje dështimin e FBI-së si organizatë, dështimin e vlerave të demokracisë së SHBA-së. Shihni faqet e portaleve, zëdhënëse zyrtare të opozitës dhe do ta kuptoni lehtë këtë gjë. Mbasi hodhëm baltë dhe shpifje pafund brenda nesh për të arritur më në fund në pikën që të gjithë të perceptohen njëlloj në këtë vend, çka ka bërë që besimi ndaj klasës politike dhe institucioneve është në pikën kritike, tashmë furia e baltës është kthyer nga modelet e demokracive për të thënë se edhe atje si këtu janë, të gjithë njësoj janë ndaj pse çuditeni me çuditë tona. Personalisht bëj pjesë në ata që besojnë se veçanërisht kjo frymë antiamerikane është e qëllimshme dhe e sponsorizuar. Që në SHBA dhe kudo në demokracitë europiane mund të korruptohet një zyrtar edhe i nivelit të lartë kjo nuk është ndonjë çudi. Ka plot shembuj të tillë. Po ajo që funksionon aty janë vlerat, besimi te institucionet, zbatimi i ligjit i njëjtë për të gjithë. Rasti më i freskët ishin shembujt në SHBA me kontrollet e shtëpive dhe zyrave të ishPresidentit dhe Presidentit në detyrë dhe më së fundmi edhe vet çështja McGonicall. Apo shembulli tjetër në Parlamentin Europian ku disa europarlamentar u vendosën nën arrest me akuzën për korrupsion.
Shembuj të tillë sipas disave këtu duhen zbehur, duhen treguar ato keq përmes tallavasë sonë politike. Gjithë ky sulm bëhet pikërisht për ta çmontuar këtë besim, për ta rrëzuar këtë model frymëzues. Opozita pretendon se Kryeministri Rama ka lobuar kundër saj për ta dëmtuar atë dhe McGonigall është një prej personave të korruptuar me këtë qëllim. Unë nuk di çfarë të vërtete ka në këto pretendime, por ama dy gjëra i di mirë. E para se kjo historia e lobimit kundër njeri tjetrit në kancelaritë europiane dhe amerikane kundër kundërshtarit politik që në thelb është kundër vendit, imazhit dhe reputacionit të tij, është një histori e njohur me Berishën për vite të tëra dhe më pas me trashëgimtarin e tij politik Bashën aqsa mund të shkruhen volume të tëra faqesh të zeza. E dyta se Kryeministri Rama nuk kishte për çfarë të lobonte për të shkatërruar PD se shkatërrimin e saj nuk ua solli Rama, por e gjeti midis jush. Fillimisht Sali Berisha dhe Lulëzim Basha më pas me vendimet që morën kur e larguan PD nga parlamenti, kur bojkotuan zgjedhjet vendore, kur u larguan dhe u pozicionuan hapur kundër reformës në drejtësi, kur e shndërruan PD në parti çimkash e shpifjesh, kur u shitën dhe u loboua me fonde ruse, kur e futën PD në një luftë të hapur me SHBA dhe institucionet europiane përfshi dhe partitë e tyre simotra.
E tashmë të revoltuar, por pa reflektuar parasëgjithash mbi të kqiat që i keni bërë vehtes dhe vendit ju mendoni se me çështje të tilla si kjo do ta mundni Edi Ramën dhe ca më keq akoma vet PS! Një arsyetim tërësish naiv. Jeni në rrugë të gabuar. Problemi për demokratët e ndershëm nuk është Edi Rama dhe as Partia Socialiste, por ju vet, lidershipi juaj i lodhur, që nuk frymëzon sot zgjedhësit dhe në vend të shpresës mbjell pesimizëm e disfatizëm elektoral. Tashti po i kthehem një përpjekje mediatike me sponsorizim të dukshëm politik për të më lidhur mua personalisht me këtë histori duke bërë publike një shkëmbim emailesh urimi për festat e fundvitit me z.McGonigall që për hir të së vërtetës ishte thjesht përgjigje e një përshëndetje dhe ftese për takim prej tij. E vërteta në fakt është se unë nuk e kam takuar në asnjë rast as si Ministër në detyrë dhe as pas largimit prej saj z.McGonigall. Kam pasur rast të shkoj për disa vizita zyrtare në SHBA dhe të takoj ish eprorë të tij disa drejtues në detyrë e ish drejtues nga më të lartët në FBI si edhe në Departamentin e Drejtësisë dhe DEA, me një pjesë të të cilëve ruaj ende komunimin, por me z.McGonigall në asnjë rast nuk kam pasur asnjë takim apo komunikim, as me zë dhe as me figurë.
TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvendin e Shqipërisë u shfaq kryeministri Edi Rama. Fjalimi i tij në Kuvend u pa nga opozita si i manipuluar. Deputeti Ervin Salianji i kërkoi kreut të qeverisë që ta lexoje të plotë akt akuzën dhe jo të cunguar.
BISEDA:
Edi Rama: Pavarësisht se pas një hetimi të gjatë për të cilin kam marrë vesh vetëm kur jam pyetur nga një gazetar amerikan i Insider, në të gjithë rreshtat e akt akuzës nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë të dhënë tjetër përveç raportimit korrekt të takimeve të mia me zyrtarin e lartë amerikan, apo faktin e vërtetë se ai ka folur me mua për rrezikun rus.
Ervin Salianji: Po e manipulon dhe këtu sy me sy, lexoje të plotë akt-akuzen. Krimi është që kanë pas interesa financiare. Krimi është qe ke përdorur pushtetin si Kryeministër për t’i dhënë licensa dhe koncensione.
Edi Rama: Dihen, njihen dhe shquhen botërisht për nisma të kësaj natyre ata që më akuzojnë mua në këtë sallë. Janë po ata që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat dhe jo vetëm s’ka nevojë për shumë shpjegime rreth tyre, por unë skam ardhur sot dhe s’do të vijë më për ta. Këtu do vijë sa herë të jetë nevoja për respekt të zgjedhësve që përfaqësoj dhe në respekt të deputetëve të shumicës që s’mund t’i lija vetëm.
Ervin Salianji: E ke hartim të dobët.
Edi Rama: Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë-natë kryeministri përsëritet 14 herë në akt-akuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit. Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo kompromentimi ku është?
Ervin Salianji: Nuk po lexon aktakuzën e plotë!
Edi Rama: Po ti kishim informacionet për financimin rus të PD si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.
Edi Paloka: Je frikacak!
Sali Berisha: Përgjigju pyetjeve.
TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar debati për çështjen McGonigal ka qenë një kohe si dhe energji e shkruar dëm. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka theksoi deklarata e e Berishës ditën e djeshme se ajo ka komunikuar me një ambasador se çështja për vulën e PD-së është vendosur.
“Sa kohë e sa energji është harxhuar në këtë institucion me diskutime të tilla absurde për çështje që do të kishin qenë tema diskutimi normale për ndonjë grup ekscentrik në Facebook apo ndonjë forum të errët online ku diskutohen teoritë e komploteve, në vend që të diskutohet për politika, për çështje konkrete që prekin qytetarët. E them këtë sepse fatkeqësisht i ashtuquajturi rast McGonigal nuk është një rast i izoluar. Ndër vite opozita ka ngritur sa e sa çështje të tjera po si kjo, në vend që të merret me çështje që realisht ju interesojnë qytetarëve dhe që realisht prekin qytetarët. Ka ardhur një pikë që me t’u mbyllur njëra shpikje, fillojmë e vrasim mendjen cila do të jetë shpikja e radhës. Dëgjova dje, që gjatë një interviste, autori i versionit shqip të McGonigal, ish-Kryeministri non-grata kishte thënë që kanë dalë mesazhe se Olta Xhaçka i ka shkruar një ambasadori se “është vendosur me gjykatësin për këtë çështje.” E kishte fjalën për gjyqin për vulën që i ka humbur PD. Se ç’punë ka ministri i jashtëm të vendosë për vulën e PD këtë e di ai. Unë për vete di diçka tjetër. Di që s’kam folur kurrë me ndonjë diplomat për vulën e PD, ama kam folur me diplomatë të huaj për këtë zakonin e PD për t’u marrë me teori komploti. Është diçka që i habit sepse vërtet në botë ka forca politike që merren me teori komploti e çudira të tjera. Por nuk ka asnjë forcë serioze që të merret me teori komploti kaq haluçinante sa këto që merret PD”, tha Xhçka.
Më pas ajo foli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA të cilat i cilësoi të shkëlqyera.
“Marrëdhëniet me SHBA janë sot në pikën më të lartë që kanë qenë ndonjëherë. Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e dini shumë mirë të gjithë, jo sepse e them unë, por sepse flasin faktet e flasin edhe vetë përfaqësuesit e SHBA Jo më larg se të martën foli edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, z. Escobar, i cili e theksoi me zë dhe figurë që kjo çështje nuk i ka cenuar aspak marrëdhëniet dhe nënvizoi edhe nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe SHBA. Vetëm 4 muaj më parë ne zhvilluam dialogun strategjik me SHBA, ku hodhëm piketat e intensifikimit e zgjerimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes nesh në çdo fushë, nga mbrojtja e siguria, ku roli i Shqipërisë vlerësohet maksimalisht, tek politikat rajonale, ku Shqipëria shihet si partneri më i ngushtë e i besuar i SHBA në rajon, tek drejtësia e qeverisja, ku do të vazhdojë mbështetja jetike e SHBA, tek energjia ku Shqipëria shihet si një vend me një potencial të jashtëzakonshëm, tek biznesi e bashkëpunimi ekonomik ku po diskutohet për një komitet të përbashkët ekonomik, tek diplomacia ku kemi sot një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit ku praktikisht bashkëpunimi po ecën aq mirë sa për disa dosje po punojmë si një ekip i vetëm, e deri tek fusha të reja siç është mbrojtja kibernetike. Kjo është e vërteta e marrëdhënieve me SHBA nën drejtimin e Edi Ramës. Ndërkohë që e vërteta e marrëdhënieve të Sali Berishës me SHBA, është që e kanë shpallur non-grata. Përfundimet për teorinë e komplotit McGonigal tani mund t’i nxirrni vetë”, përfundoi ministrja.
TIRANË- Masakra e Paskuqanit u përmend më shumë se një herë në seancën e sotme plenare. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se opozita përdor çdo ngjarje të rëndë për politikë, sepse nuk u intereson jeta e shqiptarëve. Teksa ironizoi sesi e kishte përshkruar Sali Berisha vrasësin serial, Dan Hurtën (patronazhist), Manja tha se në fakt Dan Hurta paska qenë komisioner i Berishës për 16 vite në burgje.
“Unë bashkohem me dhimbjen e viktimave të djeshme të atij krimi makabër. Po ju edhe aot i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme se s’u interesojnë jetët e shqiptarëve. Madje Saliu këtu, edhe autorin e atij krimi e quajti pa pikë turpi patronazhist. Kur gjithë e dinë që për 16 vite në burgje ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto po ju s’keni nga t’i dini.”- thotë Manja.
Manja, deklaroi se në ditët në vijim do të zbulohen lidhjet e opozitës me Agron Nezën. Nga salla e Kuvendit, Manja tha se çështja e 'McGonigal' nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe as me Ramën.
“Debat shterpë, s’ka lidhje me Shqipërinë. Na ka mallkuar Haxhi Qamili, këtë se di po.. Humbje më të madhe kohe se ky debati që po bëjmë sot nuk ka. E para njëherë ajo ngjarje s’ka lidhje me Shqipërinë, as me Ramën, me asgjë. McGonigal ka një akuzë, që lidhet me sjelljen e një agjenti në raport me ligjin amerikan. Se nëse do ishte ashtu siç thoni ju do ishte në burg jo nën hetim në gjendje të lirë. Duroni se do t’i dalin pak më vonë kur të mbarojë procesi në Amerikë, lidhjet tuaja me personin A. Shpejt do të dalin, lidhjet e Revolucionit. Kjo çështje është e Amerikës jo e Shqipërisë. Pse s’keni përmendur Rusinë me Nik Muzinin? Por duroni, se kam dëgjuar ta përmendni këtë por sulmoni SHBA dhe ambasadoren... As ju s’i besoni këto që thoni por ua do puna. Ne jemi mandatuar të jemi në pushtet deri në 2030, të ndeshemi në 14 maj.”- thotë Manja.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e Kuvendit foli për çështjen e logos së PD. Gjatë seancës së sotme, Vokshi akuzoi qeverinë se po mundohet të kontrollojë vendimet e gjykatës. Vokshi është shprehur se qeverisja e gjatë e Edi Ramës, fillimisht në Bashkinë Tiranë e tani në qeveri, është histori abuzimi, përfitimi, shpërdorimi, përfitimi politik, financiar personal
“Larg duart nga PD. Po mundoheni të kontrolloni vendimet e Gjykatës për opozitën. Larg duart nga PD, vula dhe ngjyra. Lakmia ka thënë ‘Le Mont’ ishte dhe fundi i McGonigal që do të jetë dhe i Ramës. Ai sot është në burg, edhe Ramën ky fund e pret. E nisim me ngritjen e sistemit të 20% që e ka çuar në 80-90%. Marrëdhënia e Ramës me McGonigal e Ramën është korruptive. Arritja kryesore e qeverisë për 9 vite është shpopullimi. 4000% është rritur numri I shqiptarëve që kanë emigruar me varka. Pse ikin? Se s’ka qeveri. Ikin sepse zgjedhjet blihen, kërcënohen nga patronazhistët dhe tani për perfeksionuar nga Aktiv1sti. Ikin sepse nuk ka siguri në Shqipëri. Dje u vranë 3 gra dhe u plagosën tret të tjera. Masakra mund të ishte shmangur. Shteti ka rënë dhe siguria ndaj grave ka rënë. E ca bënte kryeministri dje? Nxirrte foto nga Italia, në vend që të jepte një mesazh ngushëllimi”, tha Vokshi.
TIRANË-Ministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme se opozita shpif pasi ka halle të brendshme. Teksa ishte duke folur në seancë, Balluku tha se shqiptarët e kanë të qartë kush është kufoma politike e kush është varri.
'Është përpjekje e non gratave për të tërhequr vëmendjen në një cështje tjetër. Si keni arritur të ridikulizoni PD, që protestat i ka patur si instrument për të mbledhur ata njerëz që humbnin, diku. Tashmë edhe atë e keni humbur totalisht. Narativën sot e keni ngritur për të mbuluar historinë e një partie që e kishit e bëtë fije fije, e shkatërruat dhe sot nuk dini ku keni as kokën e as këmbët. Shqiptarët e kanë të qartë kush është kufoma politike, Kush u ngrit nga varri për të na folur si konstadini. Tani ju flet Frojdi apo cfarë keni. Kush u thërrit nga varri këtë e dini shumë mirë. Nuk bëhet fjalë këtu as për Ramën as për PS, kalorësin e vdekur e keni në radhët tuaja. E dini shumë kush është varri.
Ju keni një hall të madh, keni hallin për nesër, po ne nuk ua zgjidhim dot. Kujtoni se bëjmë ne gjëra që keni bërë ju. Ne kemi shumë punë, kjo është një qeveri në krye të vendit, kemi kaluar nga një zgjedhje në tjetrën me ballin lart. Ju e kishit 8 vite. Dhe ende sot po lajmë baltën tuaj. Nuk kemi asnjë interes se kush do mbajë vulën e flamurin, apo kalin blu. Stresin tuaj të brenshëm duhet ta mbajnë shqiptarët në kurriz? Ju vini këtu dhe bëni shpikje me filma të Netflix se si kryeministri mbaka në dorë FBI. Ka një gjë që dua të sqaroj, mbi Duçkën. Ka marrë pasaportë dipliomatike në 2015 si zv/Ministër i Energjisë. Pse nuk i është tërhequr? Sepse nuk i është tërhequr askujt. Pasaportën nuk ia ka dhënë Rama as për të sjellë Nezën e as McGonigal’ u shpreh Balluku.
TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi opozitën se mori 500 mijë dollarë për të hedhur baltë mbi Shqipërinë në SHBA. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla tha se ka "prova" që këto para janë ruse. “Ka prova që janë paguar dhe kur doli zotëria që tha këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, rezultoi se këto para janë rusë. Ju me ato para u munduat të bënit pis Shqipërinë”, tha ndër të tjera Taulant Balla, duke shtuar: “Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë. Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë. Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t’ju them unë, qëlloni në trup. Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me priotestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. ”
Edhe kryeministri Edi Rama foli për dëshminë e një shtetasi rus që ka pranuar se ka financuar Partinë Demokratike./Dosja.al
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka 'përshëndetur' kryedemokratin Sali Berisha kur ky i fundit është larguar nga Kuvendi. Teksa fliste në Foltore, Spiropali i tha Berishës të kishte kujdes nga rublat ruse. Më pas shtoi se Berisha mund t'i çonte dhe 'të fala' ish-kreut të PD-së Lulzim Basha.
"Të fala Lulit Sali, kujdes rublat,"- tha Spiropali ndër të tjera.
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali tha se Opozita ka një imagjinatë të shfrenuar që çdo gjë të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal i lidh me maxhorancën. Nga Foltorja e Kuvendit, ajo tha se madje lidhin edhe luleshtrydhet e Lushnjes e stilolapsat me ngjyra me Rusinë. Spiropali shtoi se kjo është një marrëzi, por që në selinë blu, marrëzia është bërë një nder.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Vetëm një fantazi e shfrenuar lidh oligarkët rus me luleshtrydhet e Lushnjes, stilolapsat me rusët, ambasadoren me citatet e Hoxhës dhe komunistët e djeshëm, flamurin me betejat për shpëtuar Amerikën nga Edi Rama. Vetëm dëshpërimi i tyre sjell në jetë fantazinë se ata do të bëhen të dobishëm aty ku e kanë mbyllur derën, si të korruptuar, siç po bëjnë lundërthyesit e pa dalë në breg të detit. Është marrëzi, por tashmë marrëzia është bërë anëtare nderi në selinë e humbur në anë të Lanës. Vetëm lutja e tyre, bëje Zot ëndrrën të vërtetë, është shumë pak për ta bërë këtë të vërtetë. Këto dosje janë çështje të Amerikës dhe s'kanë mbetur t'ua qani ju hallin ëtu. Nuk është vnedi këtu që tu përgjigjeni çështjeve të tilla, ka takime formale e informale. Ky zjarr që ndizet është litari që ngrihet në shtëpinë e të varurit.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama u kujdes që të jepte disa mesazhe përtej sallës së Kuvendit. Në fjalën e tij sot, Rama përmendi disa iniciale, të disa personave që sipas tij janë të lidhur me Partinë Demokratike dhe paguajnë mbështetësit e PD. Rama shkoi edhe më tej, kur akuzës se pse oligarku rus Oleg Derispaska ka biznese në Shqipëri tha se "Deripaska ka korruptuar Lalin përmes një personi ZH".
Çfarë tha Rama për personat Y, Z, ML dhe E.V?
"Zoti i ndihmoftë rrugë humburit që vijnë pas jush me kuaj flokë kaltër dhe me autobuzë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit ML dhe e disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europol”.
“Dolët ju nga Lana që zbuluat se një farë Amerikë e blinte Edvin Kristaq Rama nga Surreli, një Goni Goni nga Tropoja, dhe e dyllos një Dori Duçka, poliagjent që banon te kthesa e TEG. Pika kush e ka qeverisur Shqipërinë”.
“E kam lexuar shumë herë akt akuzën për Deripaskan nuk thotë asgjë asgjëkund. Te Lana po, aty Deripaska është duke korruptuar Lalin për të kapur ujrat e zeza, përmes një personi ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën për të shkuar te Lali që është personi E.V”.
“Këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër, ju në rrugën e revolucionit. Ju presim në 14 maj, suksese në jetë dhe deri atëherë kujdes se byrektorja vazhdon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po shtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në punën e rindezur”./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar deputetin Pandeli Majko që të ketë kujdes nga kryeministri Edi Rama. Pasi kreu i qeverisë shkoi dhe u ul pranë Majkos, i hodhi krahun në qafë e qeshi me të, Berisha i tha Majkos që të ketë kujdes. Ai shtoi ndër të tjera se Rama është nga ata njerëz që miqve u ngul thikën, duke nënkuptuar 'tradhëtinë'.
"Le të vijë sa herë të dojë ai tek ty Pandeli. Nuk e mbron kjo gjë. Ai vjen aty dhe i fut mikut thikën,"- tha Berisha.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se të gjithë socialistët janë nën hetim nga drejtësia dhe se u janë përgjuar të gjitha e-mailet e bisedat që kanë kryer. Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se të gjithë ministrave u janë përgjuar bisedat duke nisur që nga shtatori i vitit 2021, pas vënies nën hetim të ish-agjentit Charles McGonigal. Berisha u shpreh i bindur se ministrat kanë bashkëpunuar me Ramën në çdo veprimtari të kryer prej tij.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Shqiptarët e panë se këtu, pak kohë më parë, personi që i lëshoi karrigen McGonigalit, foli si kufomë e pakallur.
Foli kështu dhe iku si hije sepse ka kryer krime shumë të rënda. sepse, siç thotë e respektuara ‘Ëashington Post’, që ai në një dalje televizive e quajti gazetën më serioze, McGonigal dhe Edi Rama ishin të zhytur gjer në grykë në veprimtari sekrete. Në veprimtari të paligjshme. Unë nuk kam fakte të zbërthej të gjithë veprimtarinë e tyre, kam besim se kjo gazetë ndër më autoritarët, ka informacion për llumin e McGonigal dhe Edvin McGonigalit. Doli këtu se mendoi se duke lexuar, sipas tij, aktakuzën, do mund të mashtronte shqiptarët. Unë dua të informoj shqiptarët se ka dy dokumente zyrtare të drejtësisë së SHBA. Njëri daton në shtatorin e vitit që kaloi. Ai është një vendim gjykate, për të hetuar çdo gjë rreth Edi Ramës. Për të hetuar çdo telefonatë, çdo SMS, çdo email, çdo lloj komunikimi që ai ka pasur me cilindo në botë.
Por, ky urdhër u përfshinë të gjithëve ju: të hetohen të gjithë ministrat e qeverisë dhe çdo njeri tjetër. Pra, jeni të gjithë të hetuar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe çdo person i lidhur me të, përfshirë dhe jo kufizuar, kryeministrin e Shqipërisë. Pra, secili prej jush jeni nën hetim, ndaj më mirë mendoni se nuk do shpëtoni. E pamundur që ju në të gjithë ato komunikime, të mos keni kryer vepra të përbashkëta me Edi Ramën.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka kërkuar që seanca e sotme plenare të ndërpritet. Nga Foltorja e Kuvendit, Boçi tha se pa prezencën e kryemnistrit Edi Rama, i cili u largua, nuk ka kuptim që të vazhdohet të flitet për një çështje ku kreu i qeverisë është i përfshirë. Boçit iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, por me publikimin e audios së 21 janarit.
Pjesë nga bisedat mes tyre:
Luçiano Boçi; Këtu ishim mbledhur për të mbajtur debat me kryeministrin Edi Rama, Këtu nuk erdhëm për të dëgjuar hartimin e shkollës së mesme. Dhe pa kryeministrin Rama nuk ka debat. Ju lutem, thërrisni kryeministrin. Ndërprisni seancën dhe thërrisni kryeministrin. S'ka as bashki mtë këtyre tre pikave
Ju them, për përgjigje, më datë 26 ky Kuvend ka votuar për bashkim
Taulant Balla: Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë (hap uadion). Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë. Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t'i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t'ju them unë, qëlloni në trup. Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me priotestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e ka konsideruar të pandehur për dosjen e ish-agjentit të FBI-së kryeministrin Edi Rama. Nga Foltorja në Kuvend, Bardhi tha se fjalimi i mbajtur nga Rama në Kuvend, tregonte se kreu i qeverisë kishte vendosur të heshtte. Bardhi tha gjithashtu se Rama është një nga personat që ka vendosur t'i hapë rrugën influencës ruse dhe ka dëmtuar imazhin e SHBA-ve.
Pjesë nga deklarata e Bardhit:
Nuk na tha se ç'ishte gjithë kjo dashuri e madhe e shefit të FBI-së me kryeministrin e Shqipërisë. Pse nu kkishte të njëjtëm marrëdhënie ky njeri me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kosovës apo Malit të Zi. Çfarë e lidhte këtë marrëdhënie speciale. Dy janë njerëzit që janë përmendur më shumë në këtë raport, rusi Oleg Deripaska dhe kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s, Edi Rama. Rama u soll sot si një i pandehur, vendosi të heshtte për të gjitha akuzat. Ka brenda pasoja të shumëfishta, trafikun e influencave, abuzimin me pushtetin, cënimin e marrëdhënieve tona me SHBA-të, turpërimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ka dëmtuar rëndë imazhin e aleatit tonë strategjik, të SHBA-ve. Për çfarë e bën këtë, që ta përdorë hetimin e organizuar për të goditur Opozitën. Vetëm në një rast të tillë ndodh që një Agron Neza paguan 225 miëj dollarë dhe këshilltari i tij paguan qëndrimet e akomodimin e McGonigal dhe gjen dëshmitarë. Për çfarë e bën Neza këtë? Për të goditur PD-në, përfiton gjë? Jo. I vetmi që përfiton është Rama. Por s'e ka llogaritur që SHBA-të nuk janë oborri i tij në Surrel. Korruptimi me të paktën 225 mijë dollarë është një nga ato akte që nuk harrohet e nuk falet., Në qershor të vitit 2021, Biden tha se lufta kundër korrupsionit në Ballkan, kryesisht në Shqipëri është prioritet dhe ja më 24 janar doli se kryeministri ka korruptuar një zyrtar të FBI-së. Mjafton rreziku i një kryeministri të korruptuar për të bërë që influenca ruse të futet në Ballkan.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri "Non-grata". Rama tha se ajo që opozita e mendon si "byrektore", referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt.
"Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë"-,tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi, ku dha shpjegime për vetëm 45 minuta në interpelancën e kërkuar nga opozita./Dosja.al
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar asnjë nga akuzat dhe pyetjet e bëra nga opozita në lidhje me përfshirjen e tij në çështjen "McGonigal". Rama tha se është për të qeshur kur shikon se opozita akuzon se do të mund të arrinte ai si kryeministër që të korruptonte SHBA. Rama i përmendi të gjithë personat e përmendur në akt-akuzë dhe tha se "pika pika kush e ka qeverisur këtë vend".
“Cila është tradhtia që ta marrim seriozisht. Jo unë, kryeministri i një vendi milingonë në hartën e botës. Nuk ka kryeministër në këtë planet përvec të zotit të Shtëpisë së Bardhë që të ketë këtë fuqi. Ku kam tradhtuar dhe si kam tradhtuar kur ju jeni ata që keni marrë paratë ruse? Fati i hetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma kurse në Shqipëri i shpëtuat përgjegjësisë falë prokurorisë e cila Gërdecin e mbylli si shpërthim të gabuar dhe 21 janarin si histori vrasjesh pa autor ndërkohë që mbrëmë u dëgjuam shumë qartë zërat e autorëve jo të një vrasje pa autor por të një vrasje në bashkëpunim. Nuk jam unë prokuror lavdi zotit për ju dhe demokracinë. Ka disa raste historia në vende jo demokratike që janë kthyer në demokratike. Në një rast ka vonuar mbi 20 vjet, në një tjetër mbi 30 vjet por duke u tërhequr zvarrë me pizhama, autorët kanë përfunduar ku e kanë vendin, prandaj mos u nxitoni para kohe. E bukura në këtë histeri është se flasin e akuzojnë ata që kur ishin në qeveri paguan miliona nga taksat e shqiptarëve për lobim në SHBA për të na goditur ne duke eksportuar me kamionë lobistësh gjyle të panumërta. Sikur ‘non grata’ të nxirreshin me lekë si byrek nga sporteli i DASH, vetëm Pandeli Majko do kishte shpëtuar, imagjinoni ku do ishin Fatmiri me Gramoz Rucin bashkë me mua po e po. Jo non grata por s’do dilnim dot nga shtëpia. Ka 100 vjet që thotë se Amerika blen e dyllos kë të dojë, por bota s’kish parë gjë akoma por ja që dolët ju nga Lana që thoni se Amerikën e paloska Edvin Kristaq Rama me banim në Surrel dhe një Goni Goni nga Tropoja me banim në Bronz dhe në fund e dylloska një Dori Duçka nga Shqipëria. Pika pika kush e ka qeveris Shqipërinë”, tha Rama.
Më tej, kryeministri hodhi një tjetër akuzë. "Aktakuza, aktakuza.... Personi Z ka gjetur rrugën të vejë te personi Y,. të venë te lali, që është personi E.V? Ju lutem mbyllni qenefin kur vini këtu. Në tetor, po e kam takuar. Ku është krimi? Mund ta kem takuar më shumë se 4 herë. ça problemi ka? Në janar 2019, ka një shpjegim të gjatë, ku thuhet se më ka takuar. Në të 14 herët, që të gjitha kanë ndodhur që asgjë e hatashme, asgjë e qortueshme as ka ndodhur e as thuhet në akt-akuzë. Në të 14-a herët që përsëritet emri im, aktakuza nuk thotë asgjë, as për mua e as për qeverinë shqiptare. Kjo nuk thotë asgjë. Deri te bishti i kaltërt i bishtit të Lirisë. Ju presim më 14 maj, për t'ju mundur më keq nga ç'na keni mundur. Kujdes se byrektorja po bën punën, gjiza ka ardhur. Personin në fjalë do e shihni vetë."-tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat se ka ndërhyrë dhe për të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, biznesmenë e politikanë shqiptarë. Nga fjala që mbajti në foltoren e Kuvendit, Rama tha se nëse shpallja non-grata do të blihej me para, do të ishin të gjithë pjesë e 'listës së zezë'. Por, shtoi se i vetmi që do të kishte shpëtuar, do të ishte Pandeli Majko.
"Sikur non-gratat të dilnin si byrekë me lekë, kushedi si do kishin dalë. Vetëm Pandeli Majko do të kishte shpëtuar. Se imagjinoni ç’do ishte bërë me Gramoz Russin, Fatmir Xhafajn se me mua po e po. Ka 100 vjet që thuhet se Amerika palos dhe Amerika dyllos,"- tha Rama.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama pranoi se agjenti i FBI, Charles McGonigal ka darkuar me të në SHBA. Rama iu referua darkës për të cilën, e dashura e McGonigal, Alison Guerriero thotë se ka kushtuar 10 mijë euro. POr Rama nuk tha sa kushtoi darka. Ai thjesht sqaroi se "më ftoi ai mua", duke lënë të kuptohet se ka qenë McGonigal që ka paguar darkën.
"Po e vërtetë është hëngri darkë me mua dhe me ftoi ai mua. Në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Ku është këtu krimi apo komprometimi që kam ngrenë darkë me shefin e kundër inteligjencës. Herë e 10-të! Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se i akuzuari i ka raportuar takimet dhe udhëtimet, pra këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre detyrën e tij. Po ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im?! Se i raportoi apo nuk i raportoi ai i qendrës nëse më takoi apo jo mua."-tha ai në Kuvend./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe përgjimet e 21 janarit që u publikuan edhe një natë më parë nga gazetari Artan Hoxha. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama tha se audioja tregonte se 21 janari ishte një vrasje në bashkëpunim dhe jo një ngjarje pa autor. Ai shtoi se si Gërdeci dhe 21 janari janë mbyllur nga drejtësia, por që duhen rihetuar me daljen e provave të reja.
"Fati i jetimit për këtë andej matanë nuk dihet akoma, kurse ju këtu në Shqipëri i shpëtuat përgjegjësisë sepse Prokuroria e mbylli Gërdecin si një shpërthim teknikisht të gabuar, ndërsa 21 janarin si një vraje pa autor. Mbrëmë u dëgjuan mjaft mirë zërat dhe demonstrohej se nuk bëhej fjalë për një vrasje pa autor por në bashkëpunim. Kësaj pyetjeje nuk i jeni përgjigjur ndonjëherë,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën në Kuvend dhe tha se kanë ndërtuar një histori qesharake, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqet si byrektore. Rama tha se nëse opozita do të ndiqte të gjitha takimet e tij, atëherë një Komision Hetimor do të duhet të ngrihej çdo javë.
"Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh. Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni dy muaj që më kërkoni, ku je dhe ku je…Faqja e tretë, McGonigal hëngri darkë me mua. Por e vërtetë është, hëngri darkë me mua, më ka ftuar ai mua, në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Hera e 10. Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se I akuzuari i ka raportuar takimet apo udhëtimet. Pra, i akuzuari nuk ka bërë detyrën e tij sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre. Ku hyn këtu krimi im, se i raportoi ai apo s’i raportoi qendrës takimet me mua? Krimi që e takoj në ristorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante do bëni Komision Hetimor çdo javë. Bëjeni dhe një për Mark Rutten se aty e kam takuar."-tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se ka qenë një rus që ka dëshmuar dhe ka pranuar vetë se ka ndihmuar Partinë Demokratike. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Rama tha se rusin në fjalë nuk e ka shpikur ai, por që dëshmia e tij ekziston në raportin e CIA-s. Kreu i qeverisë shtoi se Opozita kërkon që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar 'përrallat' e thëna prej tyre.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Nuk ka asgjë të re. për të mbrojtur tutorin e Lulin. Lëreni ç’thotë tutori që s’di gjë. Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni më shumë se ato që dalin më media, do t’ia kisha përcjellë kujto që të mundja pa asnjë diskutim. FBI-së të parës fare. Problem për vendin do të ishte e kundërta. Që unë të kisha informacion për paratë ruse që financonin birrat e himnin poshtë zyrës time, dhe të mos e tregoja, kjo do të ishte problem. Sinqerisht nuk e di ku bazoheni, dhe ku doni të dilni me këtë gjë. Se pashë që u zgjua dhe artisti Lulëzim nga gjumi i dimrit dhe tha se doli e vërteta. Cila e vërtetë? Që CIA publikoi raportin që partia në Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi financohen nga Rusia? Kjo është e vërteta që doli sipas jush apo edhe rusin që e ka emrin të shënuar dhe mbiemrin të shënuar në regjistrat e thesarit amerikan, si i paguar, e ka deklaruar vetë, “Kam paguar për të ndihmuar PD-në”. E shpika unë atë te studio e qeramikave të shtunën kur ju ishit në revolucion me 100 mijë veta dhe unë isha fshehur aty e unë po bëja një matrioshkë ruse me dinamit brenda dhe e nisa në ëashington që me telekomandën time ta hedhë në erë? Ju doni shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë mitologjike të fuqisë time penetruese në të gjitha institucionet e sistemit të sigurisë amerikane që i kam bërë të kërcejnë unë, si të ishin ata barkderrat me flokë të lyera dhe me varëse që hedhin valle në dasma me kartëmonedha në ballin e dirsur dhe me ato kostumet “Versaqe”. Ju qofshi seriozisht, qofshi ju. Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë
TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka nisur përgjigjen e tij për opozitën në Kuvend, duke sqaruar pse përmendet 14 herë në aktakuzën e FBI. Rama tha se 14 herët kur është përmendur janë të sakta, por në këto episode nuk ka asnjë krim apo kompromentim. Rama tha se informacioni i dhënë në akt-akuzë është i saktë, por ajo që thotë opozita nuk është e saktë.
PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT:
Tani po rikthehem tek personi A.B.C. Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por çfarë thuhej.
Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë. E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë.
Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt.
Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse.
Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?
Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhe vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime
Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë. Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet. Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi? Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar. Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë. Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi? Hera e 8, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë. Ku është krimi dhe kompromentimi? Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e bëra nga Opozita. I pranishëm në Kuvend, Rama tha me ironi se revolucioni i Partisë Demokratike e ka bërë të fshihet në malin e Dajtit. Kreu i qeverisë komentoi dhe zgjedhjet lokale e tha se edhe ato i ka të fituara PD-ja.
"Jam kthyer në një pjesë të pandarë të kësaj pa e dëshiruar. Keni hyrë në vitin e dhjetë të rrrugës që më keni rrëzuar çdo herë, më keni detyruar të arratisem njëherë po e njëherë jo. Me keni detyruar të fshihem në Malin e Dajtit 60 herë dhe 60 herë të tjera më keni bërë që të mos di ku të fshihem. Jam i bindur që dhe ky vit do të jetë një vit i suksesshëm elektoral për ju. Sepse përveç Tiranës, Durrësit e Elbasanit, keni në xhep dhe Vlorën e Uashingtonit. Unë dua tu kërkoj ndjesë juve për faktin që nuk kam bërë asgjë për këtë pisllëkun politik, sepse me këra që rrinë filxhan më filhan, është molepsur shoqëria. Kjo s'është politika, po versioni i saj më i degraduar dhe më i turpshëm. Politika është për të bërë bashkë atë që nuk mundemi të bëjmë vetëm. Mbase unë nuk do të di të kap drutë në përballjet elektorale me ju,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka shpërthyer një "kanal ujërash të zeza" në lidhje me çështjen e agjentit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal. Në nisje të fjalës së tij për interpelancën me opozitën, Rama tha se ndaj tij nuk ka asnjë fakt, akuzë apo përfshirje përtej asaj që lexohet në materialin e publikuar tashmë nga FBI. Kryeministri tha se nuk do të përballet më me opozitën në një luftë që sipas tij është e kotë.
Edi Rama: Ka shpërthyer prej javësh një kanal ujërash të zeza në një çështje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me oligarkun Oleg Deripaska. Prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh për udhëtimet e tij, ku aktakuza shënon që ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua. Aktakuza shënon se ka ardhur në rajon dhe nuk ka deklaruar. Procesi nuk ka asnjë të pandehur. Pavarësisht një hetimi të gjatë, edhe kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i "Insider" në të gjitha rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë apo informacion tjetër. Fakti i vërtetë është se ai ka folur me mua për rrezikun rus, por fronti këtu po zhvillon me hov në pazar një tjetër proces gjyqësor, përmbarimor në Shqipëri. Kush janë dhe pse e bëjnë, kjo dihet. Nuk i ngatërron dot me dikë tjetër se as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata, që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë. Unë nuk kam ardhur dhe nuk do të vij më për ta. Do të vij për respekt të ndjekësve që përfaqësoj dhe për respekt të deputetëve në këtë mocion absurd për debat. Ky është mocioni më absurd i debatit në këtë Kuvend. Edhe prodhuesit e filmave në Hollyëood do e refuzonin këtë si shfryrje. Nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përplasjes pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj lufte politike, të një opozite që përsërit vetveten.
Edi Paloka: Jep ore përgjigje
Edi Rama: Jam përfshirë pa dashje në këtë luftë, në këtë mase të errët duke bërë që njerëzit të mendojnë se jemi një jashtëqitje e madhe e kombit e ndarë në gjysmë./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur tonet në Kuvend dhe ka kërkuar që socialistët të mos manipulojnë më marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa fliste në Foltore, Berisha tha se bashkë me ambasadoren Yuri Kim, bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane, me qëllimin e vetëm që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri. Berisha tha se edhe shqiptari i fundit do të kuptojë se më kë kanë të bëjnë, duke e cilësuar 'mafie të rrezikshme'.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Këtu në parlament keni qarkulluar mashtrimin se janë 152 të blacklistuar. Çfarë bënit ju me këtë? Krijonit vetëm begraundin e gjobave që ekipi Rama-McGonigal vendoste nëpërmjet Nezës, Duçkës. Çfarë ishte ajo klimë që krijoi? Ndaj u them: stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ta dijnë shqiptarët se këta, së bashku me Yuri Kim, bënë njoftimin për largimin e ambasadores amerikane, me qëllimin e vetëm që të zgjatej qëndrimi i saj në Shqipëri. Me SHBA na lidhin miqësi dhe vlera të jashtëzakonshme, por ata që manipulojnë me këto marrëdhënie, janë armiqtë më të mëdhenj të këtyre marrëdhënieve. Do vijë dita, të mësojë edhe shqiptari i fundit se çfarë malli jeni ju, se çfarë mafie e rrezikshme, se nuk keni interes tjetër përveç pasurimit tuaj. Në traditën atërore tuajën, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Dhe monizmi është regjimi më i mirë. Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaj, për të sulmuar antikorrupsionin në Shqipëri, ata që ditë e natë denoncojnë krimin. McGonigal shkoi aty ku e meriton si tradhtar i kombit të tij. E sigurt që edhe ti do shkosh aty ku e meriton edhe si tradhtar i demokracisë. Ndaj kërkoj me çdo kusht krijimin e komisionit me të drejtën kushtetuese.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar në Kuvend dhe masakrën e Paskuqanit. Autorin e vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, ka qenë pjesë e listës së patronazhistëve. Berisha tha gjithashtu se Dani Hutra ka punuar edhe si informator në burgun e Rrogozhinës.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Ngritët parlamentin për të mbajtur zi për tre nëna e gra, por theksoj se ai vrasës serial ishte një patronazhist i juaji, ishte turpi juaj, ishte pra. Ishte njeriu që e liruat dhe keni përgjegjësi të madhe për këtë.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetin socialist Damian Gjiknuri se ishte caktuar nga kryeministri Edi Rama për ti organizuar takimet agjentit të FBI, Charles McGonigal. Berisha tha se deputeti i tjetër i PS, Taulant Balla, i organizonte takimet me biznesmenët.
Sali Berisha-Gjiknurit: Ke kryer krim në SHBA. Ata që paguajnë punonjës tanë për interesa të qeverisë së tyre është e rëndë. Ti ke vazhduar me McGonigal dhe sistemin e gjobave që ushtroje me pasion të çmendur. Damian ti fole, apo taulanti. Ju jeni Duçka dhe Neza, mos flisni kur flas unë. Më lini të flas. A nuk je ti që the mi ka ngarkuar Rama ai detyrat? Tani paske ndërruar fjalë. Ti do t’i varje dekorata dhe t’i tjetri do t’i çoje biznesmenë. Një sistem shushunjash. Kërkoni vetëm t’i nënshtroni, keni përhapur mashtrimin se janë 152 të black listuar. Ju krijonit vetëm backraundin e gjobave që ekipi Rama-Gonigal vendoste nëpërmjet Nezës dhe Duçkës. Ju them stop manipulimit me marrëdhëniet shqiptare-amerikane. Këta së bashku me Yuri Kim bënë njoftimin për largimin. Vazhdoni me kurthet tuaja, por do ua zbërthej. Do vijë dita që shqiptarët do e kuptojnë se ça malli jeni ju. Në traditën atërore, kundërshtarët janë për t’u zhdukur. Përdorët McGonigal për të certifikuar, për të mbyllur vjedhjet tuaja, për të sulmuar ata që denoncojnë krimin. McGonigal shkoi atje ku e meriton. Pyetjet janë 13, mund të ishin 130, ndaj dhe kërkoj me çdo kush krijimin e komisionit hetimor, me të drejtë kushtetuese. Ngrite parlamentin për masakrën dje në Tiranë, por autori ishte patronazhisti juaj, keni përgjegjësi të madhe për këtë. Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të bëjë çmos që t'i heqin imunitetin diplomatik në mënyrë që të vendoset nën hetim. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se më pas do të mund të zbuloht nga drejtësia amerikane, e gjitha lidhja që ka pasur Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij, të gjithë shtetin, për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës. Ke kryer krim në SHBA. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA tha se kush paguan punonjësit tanë për interesat e tyre, cenon sigurinë tonë kombëtare. Ndaj, hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim. Sa do të mbajë imuniteti diplomatik, por do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministrin Edi Rama nuk e zë vendi në Kuvendi për shkak të lidhjeve të tij me dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I pranishëm në Kuvend, Berisha tha se Rama i ka 'hyrë lepuri në bark' nga frika dhe se nuk di çfarë të bëjë ndaj lëviz nëpër sallë, referuar 'xhiros' që bëri kreu i qeverisë drejt vendit ku ulet deputeti Pandeli Majko.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Që në fillim më duhet të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, aty qëndron sot Charles McGonigal. Ai që duhej të ishte aty, është iluziv, sepse i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë nuk e zë vendi vend, se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai sot, mirë është të sillni një barrelë këtu, sepse i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty, se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me krimin e shëmtuar transatlantik që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 13, por duhet të jenë 130, të cilave duhet t’u përgjigjet komisioni hetimor parlamentar. Pa marrë përgjigje këto pyetje, Shqipëria do ketë kaos dhe vetëm kaos. Përgjegjësia do bjeri mbi atë, që ka ulur sot në vendin e vet, tradhtarin e SHBA, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal. Është e pashembullt në histori, që një vend partner të rekrutojë kryezbuluesin e një vendi që udhëheq botën e lirë, që udhëheq NATO-n dhe është udhëheqësi kryesor i paqes dhe sigurisë mbi tokë.
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi kryeministri Edi Rama është sot "alarmi i kuq" për sigurinë e SHBA, me lidhjet e tij me agjentin e FBI, Charles McGonigal. Boçi tha se kryeministri është në hetim dhe çdo deklaratë e tij do të merret si provë nga drejtësia amerikane.
"Kur të flasë McGonigal të gjithë do të dëgjojnë. DO të dëgjojnë të gjithë, shqiptarët edhe bota. Falë drejtësisë amerikane u bë e qartë që qeveria shqiptare ka korruptuar për të sulmuar opozitën. Ky krim do të duhet ti shërbente për të zhvatur i qetë çifligun e tj. Kjo është e dënueshme penalisht e bërë nga një kryeministër në detyrë. Kur McGonigal u tërhoq nga detyra, ai mori aksionet e tij e TransOil group. Me shërbimet e tij për Loiu Bladel, ku iu dhanë 350 mijë një tjetër agjenti. Drejtësia amerikane e ka shpallur në hetim, kryeministrin shqiptar. Për të provuar si provë çdo regjistrim, provë apo material, përfshirë tekstet që Rama duhet ti dorëzojë në Grand Jury, mesazhet zanore, shënimet, letrat, janë të gjitha në dispozicion. Këto janë në dokumentat e Grand Jury. Opozita është e vendosur për të hedhur dritë në këtë çështje. Se çfarë përfaqëson sot Rama e ka thënë shkoqur, prokurori i SHBA, sipas të cilit nëse përfaqësuesi i një shteti të huaj kërkon të paguajë për ta mbështetur atë, ky do të ishte një alarm për sigurinë e SHBA. Pse e fshihni? Rama është alarmi i kuq i SHBA. A jeni i vetëdijshëm z. kryeministër për dëmin që i ke bërë Shqipërisë dhe imazhit të saj? Për krimin ndaj një numri subjektesh? Dorëheqja është imperative, hetimi është i pashmangshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar."-tha Boçi./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur të 'shëtisë' në Kuvend, ndërkohë që deputetët e Opozitës i kanë kërkuar llogari për takimet e tij me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ai ka lëvizur dy herë nga vendi ku qëndron i ulur gjithmonë. Herën e parë, u shpëtoi kamerave, ndërsa kur lëvizi për herë të dytë, u pa që shkoi dhe u ul krah deputetit Pandeli Majko. Rama i hodhi krahun në qafë Majkos, foli me të dhe të dy nisën të qeshnin.
TIRANE- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë parashtrimin e pyetjeve për kryeministrin Edi Rama në interpelancën për McGonigal. Alibeaj numëroi pyetjet dhe tha se kjo seancë duhet të bëhej 2 muaj më parë. Në listën e pyetjeve të Alibeajt, përfshihen takimet Rama-McGonigal dhe rolin e këshilltarit Dorian Duçka.
"Seanca duhet të bëhej 2 muaj më parë. Po nis parashtrimin e interpelancës. Rama prej 2 muajsh i fshihet parlamentit. Në Shqipëri, mediat kanë publikuar informacion për kompanitë e Nezës.
1- Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi?
2- Kush ka qene i pranishem ne takimin e 17 shtatorit 2017, pervec teje, Dorian Duckes dhe McGonigal?
3- Takimi zhvillohej si takim privat apo si takim zyrtar? A u prezantua si zyrtar i larte i FBI, ne ate takim?
4- Perse eshte diskutuar ceshtja e dhenies se licencave te fushave te shfrytezimit te naftes ne Shqiperi mes jush?
5- A keni qene ne dijeni se personi Agron Nezaj dhe Dorian Ducka kishin interesa financiare ne fushen e shfrytezimit te naftes ?
6- A keni marre masa juve qe licenca e shfrytezimit te naftes te mos u jepej personit A dhe B, ne shkelje te ligjit?
7- Cfare masash keni marre pasi gjykata vendosi se leja e shfrytezimit te tre parcelave naftembajtese, qe iu dha nje shoqerie, ishte me shkelje ligjore?
8- A keni bere ju deklarim me ILDKPK per situate konflikti interesi rreth kesaj ceshtjeje? Po ndonje nga ministrat tuaj te kohes qe drejtonte kete sektor?
9- Sa here keni kontaktuar ne telefon, me sms, me email apo mjete te tjera komunikimi apo takime fizike me mikun tuaj McGonigal prej shtatorit 2017?
10- Kush ka qene i pranishem ne takimin qe ke patur me te ne 20 nentor 2017? Cfare keni diskutuar mes jush?
11- Takimi ka qene i natyres private apo zyrtare? A i keni dhene ju informacion McGonigal rreth lobimit ne Usa te nje partie tjeter, te ndryshme nga partia juaj?
12- Cili zyrtar nga zyra juaj (zyra e kryeministrit) i ka dhene informacione Dorian Duckes lidhur me lobimin?
13- Si e shpjegoni ju qe 4 dite me pas, ne dt 24 nentor, McGonigal ka marre nga keshilltari juaj Dorian Ducka informacion per te stisur procedimin penal ndaj lobistit te partise tjeter kundershtare tuajen?
14- Ne dhjetor 2017 keni darkuar me Mcgonigal dhe personin A ne New York. A eshte diskutuar mes jush dhenia e informacioneve tek Agron Nezaj (pervec cfare i ishte dhene Dorian Duckes) lidhur me lobimin e PD?
15- Si e shpjegoni ju qe kete radhe Agron Neza kishte gjetur informacione mbi lobistin e partise tjeter kundershtare me ju dhe ia ka kaluar McGonigal ne dt 4 janar?
16- Keni kerkuar ju ne kete takim, qe McGonigal te nderhynte per te stisur nje ceshtje penale ne USA?
17- Si e shpjegoni qe Agron Neza eshte furnizuar me informacion perseri, kete radhe ne dt 22 janar lidhur me lobistin e partise tjeter, ne funksion te stisjes se ceshtjes penale kunder tij?
18- Cili nga zyrtaret e zyres se Kryeministrit te Shqiperise ia ka dhene kete informacion Agron Nezajt?
19- McGonigal ka qene ne Shqiperi ne shkurt 2018? A e keni takuar? Nese jo, a ju ka informuar keshilltari juaj per takimin qe ai ka patur me te ne Tirane?
20- Ju ka informuar keshilltari juaj se ai po mbeshteste hetimin dhe pyetjen e deshmitareve ne funksion te hetimit te stisur ndaj lobistit te partise tjeter?
21- Ne mars 2018 keni darkuar se bashku me McGonigal dhe Agron Nezaj ne New York. A eshte diskutuar fakti se Agron Nezaj kishte marre informacion nga zyra juaj dhe ia kishte percjelle McGonigal? Po per faktin se Agron Nezaj po mbeshteste hetimin e stisur duke u paraqitur si deshmitar vete ne kete hetim?
22- Cili ishte ish agjenti tjeter i cili ishte duke darkuar me ju?
23- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225.000 dollarë nga Agron Nezaj
24- Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të Partisë Demokratike?
25- A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e Partisë Demokratike, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar?
26- Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një cështje penale ndaj lobistit amerikan të Partisë Demokratike, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?
27- Cfarë natyre kanë pasur marrëdhëniet e Kryeministrit me Z. Dorian Ducka?
28- Cila është arsyeja që ky shtetas është pajisur me pasaportë diplomatike dhe me një email qeveritar, në një kohë që ishte i angazhuar në një aktivitet privat?
29- Pse qeveria shqiptare ka shkelur ligjin për t’i dhënë koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse një kompanie të lidhur me Z. Neza dhe Z. McGonigal?
30- Pse qeveria shqiptare i ka dhënë koncesione dhe statusin e investitorit strategjik oligarkut rus, Oleg Deripaska, pas vendosjes nën sanksione amerikane?"-tha Alibeaj./Dosja.al
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjibëvënie ndaj biznesmenëve në Tiranë e Durrës përmes ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Nga vendi i tij në Kuvend, Berisha tha se Kuvendi i Shqipërisë po shkel rregulloren e Kuvendit që e detyron të ngrejë Komision Hetimor. Por, Kryetarja e Kuvendi i ndërpreu fjalën. Nikolla tha se Berisha nuk po fliste për procedurë, por po mbante fjalim.
Pjesë nga prononcimi:
Sali Berisha: Po lexoj një nen të rregullores dhe po e shkelni me këmbë një nen të Kushtetutës të Shqipërisë, që detyron parlamentin të ngrejë komisionet hetimore pasi firmosin një e katërta e deputetëve. Deputetët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për një nga aferat më tronditëse të kohës, implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin, korruptimin e kryeagjentit të FBI si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare Veprimtaria Rama-McGonigal, antiligjore në të dy vendet, ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë. Janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje nga komisioni hetimor parlamentar.
Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm të krijuar nga një njeri që nuk ka asnjë ligj, normë apo Kushtetutë përveç interesave të tij personale. Kemi të bëjmë me një nga aktet më antikushtetuese, ku përdoren të gjitha mjetet për shkatërrimin e opozitës. Kemi të bëjmë me një grup mafioz që përdori pushtetin e FBI dhe të qeverisë për të gjobitur biznesmenë në rrugët e Tiranës dhe Durrësit.
Kjo nuk është procedurë, ky është fjalim, po ju heq fjalën
Sali Berisha: Jo, më lejoni
Mbaroi pjesa për procedurë, ju heq fjalën. Ky është fjalim.
TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaroi në Kuvend se rregullorja është shkelur nga maxhoranca në lidhje me zhvillimin e interpelancës. Boçi kërkoi sërish ndryshimin e rendit të ditës.
Luçiano Boçi: Shkelët rregulloren, bashkuat interpelancën me mocionin për debat. Kjo nuk ishte bashkë. Ju e bashkuat. Nuk duhet ta bashkonit. Zbatoni kërkesën tonë, ndryshoni rendin e ditës. Lejoni ngritjen e Komisionit Hetimor.
Kam kërkuar seancë pyetjesh, interpelancë dhe nuk ka rregullore që i bashkon të treja në një. Kur kanë të njëjtën temë pse harruat që të thonit se kemi harruar të bënim dhe komisionin hetimor. Dhe Komisioni Hetimor dhe seanca e pyetjeve, është ndryshe. Ai zotëria aty lart ka frikë nga pyetjet.
Lindita Nikolla: Kemi nisur rendin e ditës, bëmë prezantimin, u bë bashkimi se nuk ka patur kundërshti. Bashkimi i çështjeve pasi tema është e njëjta./Dosja.al
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë e nisi sot seancën maratonë me 1 minutë heshtje për 3 gratë që u vranë dje në Tiranë nga 40-vjeçari Dan Hutra. Heshtja u respektua nga deputetët për 3 viktimat, Etleva Kurti, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku.
“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agresori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit. për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./Dosja.al
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, teksa pritet që nga çastë në çast të nisë seanca plenare në të cilën do të shqyrtohet çështja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Përmes një shkrese të dorëzuar në Kuvend, PD kërkon që demokratët të flasin në fillim të seancës dhe jo në fund. Gjithashtu në kërkesën e firmosur nga 6 deputetët e PD-së kërkohet që seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat të mos bashkohet në kohën e debatit.
Kuvendi do të mblidhet sot për një seancë plenare 24 orarëshe. Sot do të zhvillohet përballja e Opozitës me kryeministrin Edi Rama për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Por, Opozita nuk do të jetë e plotë. Kjo pasi në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve të forta në seancën e 16 shkurtit. Prezent do të jetë vetë kryedemokrati Sali Berisha, por ai dhe deputetët që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së do të kenë vetëm 10 minuta kohë secili për të folur.