LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës homazhe pranë varrit: Ia kushtoi jetën pavarësisë së vendit (REAGIMET)

• Sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. • Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. • Ai njihet dhe përkujtohet për rolin e jashtëzakoshën në rrugën e krijimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe si presidenti i parër i saj. • Në këtë ditë, krerët e lartë institucionalë në Kosovë dhe Shqipëri e kanë kujtuar Rugovën duke bërë homazhe apo duke përcjellë mesazhe nga vepra që ai la pas. • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha për mediat, teksa mori pjesë në homazhet e zhilluara pranë varrit të Rugovës se ai kujtohet sot për rolin dhe dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. • Po nga i njëjti vend, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës. • Ndërkohë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ambasadori i SHBA-ve homazhe te varri i Rugovës: Trashëgimia e tij, frymëzim për Kosovën dhe mbarë botën

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
Hovenier në homazhe

KOSOVA- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në kuadër të përkujtimit të këtij të fundit në 18-vjetorin e vdekjes. Me anë të një postimi në platformën 'X', Hovenier shkruan se trashëgimia e presidentit Rugova, është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën. Ai tregon se në këto homazhe iu bashkua presidentes Osmani, kryeministrit Kurti dhe liderëve të tjerë të Kosovës.

“Sot iu bashkova presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe liderëve tjerë kosovarë për të nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia e Presidentit Rugova, ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan.

 

2 VITE ME PARE

Kurti viziton familjen e Rugovës: Bashkoi popullin kundër okupimit serb, do të restaurojmë rezidencën e tij

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
Kurti në familjen e Ibrahim Rugovës

KOSOVA- Teksa sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen e tij. Kurti ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale nga kjo vizitë, ku shkruan se Rugova e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë.

“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë. Në nderim të figurës së tij dhe kontributit të madh për kombin dhe shtetin tonë, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrin Çeku vizituam familjen Rugova: bashkëshorten Fanë, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën”, shkruan Kurti.

Në rezidencën ku Rugova e zhvillonte aktivitetin e tij, Kurti tregoi se ai dhe dy zëvendësat e tij, Donika Gërvalla dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku njoftuan familjarët se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin.

“Na pritën në Rezidencën e Presidentit Rugova, aty ku ai kishte pritur personalitete të mëdha botërore dhe ku janë marr vendime të rëndësishme e përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Në këtë shtëpi Dr. Rugova zhvilloi aktivitetin e tij nga viti 1993 e deri në ditën e fundit të jetës. Për shkak të vlerave që posedon, kjo ndërtesë është shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore më 2016. Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, shtoi Kurti.

2 VITE ME PARE

18 vite nga vdekja e Rugovës, Kurti: E kujtojmë për kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë marrë pjesë sot në homazhet e zhvilluara në nder të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Kurti tha para mediave se ish-presidenti Rugova kujtohet sot për rolin dhe dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Ai shtoi se si shkrimtar shqiptar, Rugova e kuptonte si rrallëkush ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta, sipas Kurtit.

“Bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës dhe kolegë të tjerë nga institucionet e shtetit vendosëm lule të freskëta tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, i cili është edhe presidenti i parë i Republikës së Kosovës, kur Republika ishte Republikë për rezistencë ndaj okupimit të Serbisë në Kosovë, por edhe president i parë i Kosovës së çliruar. Sot në 18 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezistencës civile. Si shkrimtar shqiptar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallëkush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të ’90-ta”, tha Kurti.

2 VITE ME PARE

Krerët e Kosovës bëjnë homazhe të varri i Rugovës, Osmani: Ia kushtoi çdo ditë të jetës lirisë dhe pavarësisë së vendit

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet e bëra në nder të ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Në një fjalë që mbajti para mediave, Osmani tha se Rugova në një kohë të vështirë arriti të ndërtonte aleanca, të cilat edhe sot i duhen Kosovës. Presidentja shtoi se do të ecin drejt realizimit të plotë të vizionit të Rugovës për Kosovë të pavarur, sovrane, te integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme më SHBA-të.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë, njeriun i cili ia kushtoi cdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të popullit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që do të na ndihmojnë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA’të. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, tha Osmani. 

2 VITE ME PARE

Përvjetori i vdekjes së Rugovës, Rama: 18 arsye për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
edi rama, ibrahim rugova

TIRANË- Në 18 vjetorin e vdekjes së tij, Ibrahim Rugova është përkujtuar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se janë 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara monumentit të kujtesës sonë kombëtare.

“LiriaKaEmër, *18 vite pa Ibrahim Rugovën mes nesh, po edhe 18 arsye më shumë për t’u përulur me nderim përpara këtij monumenti të kujtesës sonë kombëtare”, ka shkruar Rama.

Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Ai është zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe është rizgjedhur edhe më 2004.

2 VITE ME PARE

18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

18-vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Politikanët e Kosovës
ibrahim rugova

KOSOVË- Sot janë shënuar 18 vite që nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova është lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia kanë pushkatuar të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që kishin depërtuar në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e ka kryer në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e ka kryer në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 ka qëndruar në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ka ndjekur interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ai ka doktoruar në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 Ibrahim Rugova është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë ka punuar edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e ka zhvilluar në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ishte kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare është mar rëqë nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Ibrahim Rugova më 1988 është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që është bërë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila ka kundërshtuar sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i ka dhënë zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Ibrahim Rugova është zgjedhur, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që ka sfiduar drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës,është bërë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.

Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe LDK-ja kanë përmbyllur kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, kanë qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Ibrahim Rugova është zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Rugova është rizgjedhur President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, LDK-ja ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK ka fituar edhe zgjedhjet nacionale më 2004. Ibrahim Rugova është zgjedhur President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe është rizgjedhur edhe më 2004./Klankosova

 

 

ibrahim rugova kosova homazhe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet