All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut të Kukësit, vajza i kërkon para për qentë e rrugëve. SPAK mbledh pamjet e kamerave të sigurisë

• Pamje të reja të skandalit të Safet Gjicit kanë parë dritën e publikimit. • Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë pamje dhe foto të tjera që tregojnë sesi për 13 minuta, Alma Keçi kërkoi një projekt për qentë në qytetin e Kukësit. • E reja kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkisë për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenve të rrugës. • Madje në video, dëgjohet se ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë. • Pra nga taksat e qytetarëve. • Më pas, pasi ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit e dëgjon vajzën, i pranon projektin dhe i ofron mbështetjen e tij dhe të stafit. • Gjici më pas thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, Granit Gjana dhe e urdhëron të ndihmojë vajzën duke ndjekur procedurën për dokumentacionin e projektit. • Por para të gjithë këtyre diskutimeve, mes tyre ishte zhvilluar akti seksual, për të cilin Gjici u shpreh ditën e skandalit se ishte futur në kurth. • Po sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbledhur pamjet e kamerave të Bashkisë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka ngritur akuza ndaj Gjicit. • Deri më tani është bërë me dije se është nën hetim. • Edhe pse skandali seksual tronditi vendin disa ditë më parë, e nxjerr në pah një tjetër anë të përfitimit të tenderave publikë në këmbim të favoreve seksuale, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të heshtë dhe të mos e komentojë ngjarjen. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Telefonata me Almën/ SKANDALI 'Gjici', Artan Hoxha: U kërcënua, nuk e lanë as të largojë fëmijën nga Shqipëria

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Artan Hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se vajza në videon e Safet Gjicit, ka kërkuar mbrojtje për veten e saj dhe për fëmijët, mirëpo nuk iu është siguruar. 

“Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo ështs kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje.  Ka tentuar të çojë fëmijën e vet te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar. Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky proces është i dështuar. Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit. Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot.", deklaroi Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Më tej ai shtoi se ngjarja ka ndodhur 3 ditë para betimit të Gjicit si kryebashkiak i Kukësit. 

Pjesë nga biseda: 

Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 13 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar për një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur nënkryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

Ylli Rakipi: Kush e ka përhapur videon?

Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit. 

Ylli Rakipi: Kjo kërkonte sterilizimin e qenve?

Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami i qenit u nxirrkan para. E di sa territor ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë?  Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është këqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra se kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës. Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

SKANDALI brenda zyrës, Alma mori tenderin nga Gjici, tregon shkeljen tjetër: E kam bërë dhe me Bashkinë e Librazhdit

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Safet Gjici dhe Alma

TIRANË- Pas aktit seksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, vajza e prezantuar si Alma K. i ka prezantuar kryetarit të Bashkisë së Kukësit projektin e saj për qentë.

Gjatë bisedës, ajo zbulon se ka pasur një marrëveshje të tillë edhe me Bashkinë e Librazhdit ndërsa tregon edhe kostot që shkojnë 60 mijë lekë në vit për një qen.

Pasi bën një telefonatë, Gjici udhëzon një punonjës të bashkisë të merret me idenë e saj. Të dy dalin nga zyra, ndërkohë që kamera vazhdon të regjistrojë, pasi qëndron e montuar në çantën e vajzës.

'Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.'- thotë Alma.

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar./Dosja.al

/Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO E PLOTË- Pas aktit me Almën, Gjici interesohet për tenderin e qenve të rrugës, vajza 'delegohet' tek nënkryetari i Bashkisë

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Safet Gjici

TIRANË- Video e plotë e skandalit të Safet Gjicit.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon e plotë, ku tregohet se si Alma K., për 13 minuta kryen aktin seksual me Gjicin dhe në fund siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Pasi i dha 'ok' për tenderin, Gjici kërkon nënkryetarin e Bashkisë, që të përfundojë procedurat.

Pjesë nga biseda

Safet Gjici: Kjo merret me këto qentë e rrugës., Shikoja projektin dhe pastaj flasim si do e kalojmë si projekt në këshill për vendimmarrje. Kostot për një qenë. Ne mbledhim qentë i grumbullojmë këta i marrin i çojnë atje.

Punonjësi: Si veprojmë ne

Alma K.: Lidhim një kontratë dhe bëjmë një preventiv sa qen mund të jenë për 6 muaj ose një vit. E supozojmë 50 ose 100. Kostoja për një qen në muaj shkon te 60 mijë lekë të vjetra. Flas me ushqim, veteriner të gjitha. Këtu kemi dhe niptin. Kontratën e qirasë së ambientit. Po përpiqem ta zgjerojmë sepse është vendi shumë i vogël dhe nuk e lejon.

Punonjësi: Sa është kosto se duhet me e kalu në këshill ne e ke parasysh…

Alma K.: Varet sa keni ju? Sa qen keni ju varet

Punonjësi: Do më japësh një numër kontakti mua

Alma K.: Se i kam në makinë telefonat

Punonjësi: Do më sjellësh një draft marrëveshje

Alma K.: Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.

Punonjësi: Do shikojmë edhe mundësitë.

Alma K.: Ok se bashki e vogël është.

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Për 13 minuta mbaron tenderi i qenve në Bashkinë e Kukësit!

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Safet Gjici ne zyre

TIRANË- Bashkia Kukës i mbyll procedurat për tender në kohë rekord, në vetëm 13 minuta. Kështu ka rezultuar në rastin e Alma Kaçit, gruas që kërkoi tender te zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit. Në pamjet e reja të bëra publike nga gazetari Artan Hoxha, pasqyrohet qartë kronologjinë e skandalit ‘Safet Gjici’, në 13 minuta.

Duke e ilustruar me foto e jo me video, Hoxha tregon se si Alma Keçi për 13 minuta 'mbaron punë' me Safet Gjicin dhe siguron edhe projektin për kastrimin e qenve të Kukësit. Në një tjetër video të publikuar ditën e sotme, pas aktit, Alma dhe Gjici bashkëbisedojnë për procedurat e tenderit. Më pas Gjici ia delegon dokumentet nënkryetarit të Bashkisë, e në fund gruaja largohet nga zyra.

Pra, tenderi u fitua!

Më 16 Qershor u publikua video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Për 13 minuta “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet”/ Pamjet brenda zyrës së Gjicit, Artan Hoxha: Administrata në Kukës, flakë fare

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Zyra

TIRANË- Pamje të reja nga zyra e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit. Gazetari Artan Hoxha ka ndarë me foto momente të ndryshme nga takimi i Almës me Gjicin. Hoxha shkruan se i gjithë takimi zgjati vetëm 13 minuta. 

'Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit, “perdhunon” kryetarin ne zyren e vet'- shkruan ndër të tjera gazetari. 

Nga Artan Hoxha

Kisha degjuar kryeministrin, te fliste per efekshmerine, shpejtesine dhe rendimentin e larte te administrates se tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thene Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Kur thote Berisha(qe mbetet gjithnje i njejti) imagjino ne, vdekataret e thjeshte…
Tashme jam i bindur me ze dhe figure, se “Padishau” yne, ka te drejte.

Administrata ne Kukes, duket flake fare,
“shpejtesi sketerre,
efikasitet maksimal,
rendiment apsolut”…
Shikojeni ne fotot e meposhteme kronologjine e plote, se si nje qytetare krejt e paverifikuar, kush eshte dhe çfare perfaqeson, brenda 13 minutash, hyn ne bashkine e Kuksit,
“perdhunon” kryetarin ne zyren e vet, rregullon aferen per projektin e kastrimit dhe sterilizimit te qeneve te rruges, ploteson dokumentacionin ne zyren e nenkryetarit, dhe iken ne hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30
fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 2)- 16:03:44
Mbaron me sukses “procedura”.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 3)- 16:04:28,
Nis biseda per projektin e qenve..

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 4)- 16:06:47,
Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 5)-16:11:08,
Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 6)-16:11:18,
Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 7)-16:11:42,
Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 8)-16:13:04,
Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të

Foto 9)- Dielli do te lind serish, jeta vazhdon.
Degjohemi ne skandalin e radhes…

 

3 VITE ME PARE

Kundërshtari i Gjicit: Gjatë fushatës më është ofruar një video kompromentuese e tij, asnjëherë nuk e kam parë

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Admir Sinamati

TIRANË- Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, ka zbuluar se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, por që ai e kishte refuzuar. Në një intervistë për emisionin 'Kontrast' në Report Tv,  ai zbuloi se në javën e parë të fushatës, një qytetar i ka ofruar një video kompromentuese, por që përgjigjja e tij ishte se nuk merrej me përndjekje. Ndër të tjera theksoi se me kundërshtarin, ka një betejë politike.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem me përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka, drejtoju organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë, nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon, ishte person i panjohur për mua”, tha ai.

I pyetur në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Sinemati tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon Prokurorisë. "Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur, pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatuese, s'kam dëshirë të komentoj", deklaroi Sinemati.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

3 VITE ME PARE

'Na sajo ndonjë punë'/ VIDEO E DYTË e skandalit të Gjicit, Alma i kërkoi tenderin e sterilizimit: Kam 2 shkolla

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Safet Gjici

TIRANË- Video skandali i Safet Gjicit ka dhe pjesë të tjera. 'Xhungel' e gazetarit Artan Hoxha ka publikuar sot një pjesë të bisedës mes ish-kryebashkiakut të Kukesit, Safet Gjici, me vajzën e prezantuar si Alma Tafa, përfaqësuese e një kompanie për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rruges. Kjo bisedë është kryer pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Vajza kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

BISEDA MES SAFET GJICIT DHE VAJZËS:

A.K: Do me ndihmosh te bej nje rrethim per qente apo jo?!

Eeee na sajo ndonje pune ketu re, te vi te marre nje shpi me qira ketu. Kam dy shkolla. Shteti do me paguaj, s’do me paguash ti…

Safet Gjici: Per qente?!

A.K.:He?

Safet Gjici: Tani. Do shkosh, do ta therrasim kete qe merret me keto punet e qenve. Do t’ia lesh ato…

A.K.:Letrat, po.

Safet Gjici: Se si i ke, se duhet kalu me vendim keshilli kjo e para.

A.K.: Se kam gjetur gjithe ate toke. 400 mije leke te vjetra shkonte thurja me te perdorura.

Safet Gjici: Po mire se nuk eshte problemi aty, problemi eshte qe, ne si do ta kryejme proçeduren, qe gjithe qente e rruges qe marrim ketu t’i sjellim atje dhe si shkon, sa shkon situacioni, preventivi, njeren tjetren…

A.K.: I kam me projekt te tera.

Safet Gjici: Me projekt??!! Tani ta therras une kete edhe shko ti aty te…

A.K.: Eshte ketu te bashkia??

 
3 VITE ME PARE

VIDEO SKANDALI i Gjicit/ SPAK në Bashkinë Kukës, sekuestrohet serveri i kamerave, ndalohet dalja jashtë vendit e vajzës

13 minuta...për një tender! VIDEO e re e ish-kryebashkiakut  të
Safet Gjici

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka ushtruar kontroll ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme, në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit qëndruan për 30 minuta në Bashki dhe pasi morën kontakt me punonjësin e IT-së, bënë sekuestrimin e serverit. SPAK do të mund të përcaktojë kohën e realizimit të videos, ndonëse materiali filmik shënon data 6 qershor ora 16.00. 

Bëhet e ditur se SPAK e ka identifikuar gruan, e cila banon bashkë me fëmijën ne moshë të mitur në Durrës, dhe ka urdhëruar që ajo nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë, për sa kohë që rrëfimi i saj është kyç për hetimin.

Më 16 Qershor u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët. Ai fajësoi vajzën në video, për të cilën tha se e kishte të dashur prej kohësh. Përveçse pretendoi se i kanë bërë kurth, ai tha se kishte tradhëtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë. Me shkarkimin e tij nga posti i kryebashkiakut, pritet që edhe në Kukës të zhvillohen zgjedhje të reja. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ende s'ka reaguar për skandalin në fjalë./Dosja.al

safet gjici videoja e safet gjicit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet