LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje qëllon me armë gjahu të bijën e divorcuar dhe më pas vret veten. 40-vjeçarja në gjendje kritike për jetën (EMRAT)

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Lushnje. • Një 82-vjeçar i identifikuar si Behar Musaku ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij, Rudina Musaku dhe më pas ka vrarë veten. • •Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 Tetori" në shtëpinë e 82-vjeçarit, ku fillimisht babë e bijë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas i moshuari ka qëlluar me armën e gjahut vajzën dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. • 40-vjeçarja është dërguar fillimisht në Spitalin e Lushnjes, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësëore. • Raportohet se plumbi i ka prekur barkun dhe gjendja e saj është kritike. •Rudina është nënë e dy fëmijëve dhe mësohet se ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj. •Ajo jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere, ndërsa dy fëmijët jetonin me babin e tyre në Berat. • Ka qënë pikërisht divorci i Rudinës shkak i debatit mes 82-vjeçarit dhe të bijës që ka çuar më pas në tragjedi. • Ndërkohë fqinjët i tregojnë si një familje të qetë që nuk kishin shfaqur asnjëherë probleme.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U qëllua me armë gjahu nga babai, rëndohet gjendja e Rudina Musakut, niset drejt Spitalit të Traumës

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi

LUSHNJE - 40-vjeçarja Rudina Musaku, e cila u qëllua me armë gjahu pasditen e kësaj të diele nga babai i saj Behar Musaku 82-vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ajo është nisur nga spitali i Lushnjes drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e saj është tepër e rënduar, pasi plumbi i ka prekur barkun.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori" në Lushnje. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. Mësohet se 40-vjeçarja është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre. Vetë ajo jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere, sipas dëshmisë së fqinjëve të familjes Musaku. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares nga bashkëshorti i saj, çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të babait të saj të moshuar.

2 VITE ME PARE

"Je pa burrë, mos bridh lart e poshtë”/ Divorci i Rudinës shkak për krimin në Lushnje? Zbardhet biseda e fundit babë e bijë

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Foto ilustruese

LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje, ku Behar Musaku plagosi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares. Kjo e fundit raportohet se ishte ndarë me burrin e saj me të cilin kishte dy fëmijë dhe jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere. Rudina kishte vetëm një javë që kishte shkuar në shtëpinë e babit të saj dhe ditën e sotme babë e bijë janë përfshirë në një debat çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të 82-vjeçarit. 

Mësohet se Behar Musaku, para se ta qëllonte me armë gjahu të bijën, i ishte drejtuar me fjalët: “Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” dhe më pas e ka qëlluar me armë dhe ka vrarë veten

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten. 40-vjeçarja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Ajo është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre. 

2 VITE ME PARE

"Punonte kamariere në Tiranë"/ Krimi i rëndë në Lushnje, flasin fqinjët: Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë...

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Fqinjët

LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi me armë vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten. Fqinjët e familjes Musaku tregojnë për mediat se nuk dinin gjë për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin si familje problematike. NJë nga fqinjët tregon se Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë dhe punonte kamariere në Tiranë.

“Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë',- shprehet një fqinj.

Një tjetër fqinj tregon se 82-vjeçari kishte edhe dy djem por ata ishin të martuar dhe jetonin të ndarë. Sipas tij familja nuk kishte shfaqur probleme kohët e fundit.

"Nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Nuk na kishte dhënë as përshtypjen më të vogël. Jetonte me të shoqen. Djemtë (2) i ka të ndarë, por me njërin jeton në një hyrje. Vajza vinte. Në Tiranë më duket se punon kameriere, por se dimë mirë”- shprehet fqinji.

Ndërkohë një tjetër i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem.

“Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen "18 Tetori". Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. 40-vjeçarka është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën.  Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat. 

 

2 VITE ME PARE

U qëllua me plumb në bark nga babai, DETAJE nga krimi në Lushnje, 40-vjeçarja në gjendje kritike për jetën

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Foto ilustruese

LUSHNJE - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Lushnjes pasditen e kësaj të diele, ku 82-vjeçari Behar Musaku qëlloi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku 40-vjeç dhe më pas vrau veten.

Burime bëjnë me dije se 40-vjeçarja ishte në prag divorci nga bashkëshorti i saj, dhe kishte vetëm një javë që kishte shkuar të jetonte te shtëpia e babait të saj në Lushnje. Ndërkohë nga martesa gruaja kishte edhe dy fëmijë të cilët jetonin me babanë e tyre në Berat.

Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa nga raportimet paraprake bëhet me dije se mes të moshuarit dhe vajzës së tij ka patur një konflikt të çastit. 40-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, ku raportohet se plumbi i ka prekur barkun dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

2 VITE ME PARE

Krimi në Lushnje, kjo është vajza e cila u qëllua me armë gjahu nga babai i saj (EMRI)

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Foto ilustruese

LUSHNJE - Rudina Musaku është 40-vjeçarja e cila u plagos me armë gjahu pasditen e sotme në Lushnje nga babai i saj, Behar Musaku 82-vjeç. Ngjarja u regjistrua në lagjen "18 Tetori" ku për arsye ende të paqarta i moshuari ka qëlluar me armë gjahu të bijën duke e lënë të plagosur dhe më pas ka vrarë veten.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 82-vjeçarin drejt aktit ekstrem ndërsa paraprakisht dyshohet se ka patur një konflikt mes tyre. Vajza është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën, sakaq rasti është nën hetim nga policia, dhe priten detaje të reja në vazhdim.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

2 VITE ME PARE

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje qëllon me armë gjahu të bijën e divorcuar dhe më pas vret veten. 40-vjeçarja në gjendje kritike për jetën (EMRAT)

 

2 VITE ME PARE

EMRI/ Qëlloi vajzën dhe më pas vrau veten, kush është 82-vjeçari në Lushnje

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Policia

LUSHNJE- Identiteti i 82-vjeçarit që ka plagosur vajzën me armë gjahu dhe më pas ka vrarë veten është zbardhur. Mësohet se i moshuari quhet Behar Musaku, i cili ka humbur jetën në vend. 

Ndërkohë që vajza rreth të 40-ave ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjes. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i çastit, por detaje të tjera ende nuk dihen. 

2 VITE ME PARE

E rëndë në Lushnje, 82-vjeçari plagos vajzën me armë gjahu dhe më pas vret veten

"Pse bredh kur je pa burrë...?"/ I moshuari në Lushnje
Policia

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Një 82-vjeçar pas një konflikti të çastit ka plagosur vajzën e tij me armë gjahu. Pasi ka qëlluar vajzën rreth të 40-ve, ka vrarë vetën e tij po me armën e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që vajza ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

lushnje krim policia krim ne familje rudina musaku behar musaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet