LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA blindojnë zonën, gjenden dy makina të djegura, autorët në kërkim

•Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë e Re në Shkodër. •Si pasojë e këtij atentati mbetën të plagosur 28-vjeçar, Gjergj Ndërshtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë dhe kunati i tij 30-vjeçar, Gjon Nika. • Mësohet se ndaj tyre janë qëlluar me breshëri 30 plumab, ndërsa vetëm dy kanë arritur t'i kapin, pasi në momentin që kanë degjuar të shtënat janë larguar nga automjeti i tyre. • Dy të rinjtë ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. • Deri më tani janë gjetur dy makina të djegura, njëra e autorëve dhe njëra e dy të rinjve të plagosur. • Të dy automjetet dyshohet se janë dejgur nga autorët e të shtënave. • E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, i cili ishte i pajisur me kamera sigurie dhe policia po bën këqyrjen e tyre me qëllim identifikimin e autorëve. • Në vendngjarje janë drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. • Mësohet se edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në drejtorinë e policisë së Shkodrës.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Ndaj tyre u qëlluan mbi 30 plumba, dy të plagosurit në Shkodër dolën menjëherë nga makina kur dëgjuan të shtënat (DETAJE)

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku të plagosur mbetën dy persona.

Mësohet se autorët kanë qëlluar mbi 30 plumba drejt automjetit ku ndodhenin Gjergj Ndërshtiqaj, i cili aktualisht ndjek Akademinë e Policisë për të marrë gradën e oficerit dhe kunati i tij, Gjon Nika.

Pavarësisht breshërisë së plumbave, të plagosurit kanë marrë nga dy plagë secili dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës. Sipas raportimeve në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë.

Deri më tani janë gjetur dy makina të djegura, njëra e autorëve dhe njëra e dy të rinjve të plagosur. Të dy automjetet dyshohet se janë dejgur nga autorët e të shtënave. 

2 VITE ME PARE

Del FOTOJA, kush është studenti i Akademisë së Sigurisë që u plagos sonte në Shkodër

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA
gjergj ndershtiqaj

SHKODËR- Është publikuar fotoja e njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme nga atentati në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 

I riu në foto është Gjergj Ndërshtiqaj 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. I plagosur mbeti edhe kunati i tij 30 vjeç, Gjon Nika. 

Në vendngjarje janë drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë si dhe disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s e specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

2 VITE ME PARE

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Pas makinës së djegur, gjenden dy pistoleta në vendngjarje

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Dy persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. I plagosur ka mbetur Gjergj Ndershtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij, Gjon Nika 30 vjeç. 

Ndërkohë policia pak më herët pranë vendngjarjes gjeti një makinë të djegur, ndërsa tani raportohet se janë gjetur edhe dy pistoleta. 

Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Dy të plagosur me armë në Shkodër, reagon policia: Është gjetur makina e djegur e autorëve

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA
pamje nga vendi ku u gjet makina e djegur

SHKODËR- Policia ka reaguar për të shtënat e raportuar mbrëmjen e sotme pranë një lokali në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 

Mësohet se shenjestra e të shtënave ishte 28-vjeçari Gergj Ndershtiqaj, student në Akademinë e Sigurisë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe kunati i tij, 30 vjeç, Gjon Nika. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Gjithashtu raportohet se të plagosurit janë vëllai dhe kunati i drejtorit të Transportit Rrugor në Shkodër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

2 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një efektiv policie (EMRI)

Atentat me dy të plagosur në Shkodër/ Policia dhe RENEA
foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në një fshat në Shkodër, ndërsa mësohet se është plagosur një efektiv policie. 

Efektivi i plagosur është Gjergj Ndërshtiqa. I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne shkoder

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen