LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi hotel 'Blue Sky' në Sarandë, i dënuar për drogë. 'Zhduket' autori

• Edmond Papa (Hoxha), 49 vjeç, me origjinë nga Fier, banues në Sarandë është ekzekutuar me armë zjarri këtë pasdite në Tiranë. • Biznesmeni Papa, i cili rezulton të ketë në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në Portin e Sarandës, ka rënë pre e atentatit, rreth orës 16:30, teksa ishte ulur në lokalin në pronësi të V.Sh., në rrugën “Fadil Bodinaku”, në zonën e njohur si Selita në Tiranë. • Papa mësohet se jetë qëlluar me të paktën nëntë plumba. Ai është transportuar nga banorë të zonës, ku jetonte dhe vetë, për në spitalin e Traumës. Aty, 49-vjeçari ndërroi jetë pa u futur ende në sallën e operacionit. • Zona është e rrethuar, por deri më tani nuk dihet asgjë për autorin. Dëshmitarët flasin për një person të maskuar, por asgjë nuk është e sigurtë. • Vetë biznesmeni Papa ishte një person që kishte probleme me drejtësinë. • Ai rezulton i dënuar për trafik droge në Greqi si dhe ka jetuar në Londër. Problemet në trafikun e drogës në kryeqytetin britanik dyshohet të jenë bërë shkak për eliminimin e Papës.

16 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sot do vizitonte nënën në spital! Vrasja e biznesmenit në Tiranë, autori po e priste në këmbë para pallatit

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha), 49-vjeç, i cili u vra ditën e djeshme në zonën e Selitës, kishte ardhur bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë. Por 'detyra' e tij nuk u çua deri në fund. Ai gjeti vdekjen, brenda lokalit që ndodhet në lagjen e vëllait të tij, në banesën e së cilit la mamanë pak minuta para se të ndodhte krimi i rëndë.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit. Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit. Pak minuta pasi ai ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.

Edmond Papa kishte prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur "Blue Sky" në qytetin bregdetar. Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

3 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë, kjo është makina luksoze "G Class" e Edmond Papas

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
"Mercedes-Benz G-Class" i Edmond Papas

TIRANË- Ky është mjeti luksoz, i tipit "Mercedes-Benz G-Class" në pronësi të 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në atentatin në Tiranë. 

Makina luksoze shihet e parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua 49-vjeçari. Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën "Fadil Bodinaku", në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të personit me inicialet V. Sh..

Autori, ende i paidentifikuar kishte vënë një kapuç për të mos u parë nga personat që ishin në lokal. Në momentin që Papa hyri në lokal dhe porositi kafenë, autori u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.

Policia tashmë ka kryer sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të kryer zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Edmond Papa ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur "Blue Sky" në qytetin bregdetar. Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

3 VITE ME PARE

ITINERARI/ Si u vra biznesmeni Edmond Papa në Tiranë, erdhi nga Saranda për të parë të vëllanë, 9 plumba i morën jetën

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha) ishte nisur të takonte të vëllanë këtë të premte nga Saranda për në Tiranë, por nëntë plumba që u derdhën mbi të i morën jetën. Ai shko në zonën e Selitës, ku dhe banon vëllai i tij e parkoi makinën G-Class. Por, atentatori që e kishte ndjekur gjatë gjithë ditës, e pikasi. Në momentin që Papa hyri në lokal dhe posoiti kafenë, i maskuari me kapuç u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

Por, edhe biznesmeni nuk është se nuk u përpoq të mbrohej, kur e pa t’i afrohej, ai e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, pork jo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte. Ndërroi jetë sapo u fut në sallën e operacionit.

Autori, nga ana tjetër u largua në rrugicat e lagjes dhe ‘humbi’. Për të nuk ka asnjë të dhënë, por ajo që po bëhet është hetimi i pamjeve filmike në kamerat e sigurisë së zonës. E shkuara e Papës është gjithashtu në duart e hetuesve. Biznesmeni, i cili kishte në pronësi dhe hotelin “Blue Sky” në Sarandë, ishte i dënuar në Greqi. Ai kishte jetuar dhe në Londër. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për trafikun e drogës, por nuk dihen ende gjëra konkrete.

3 VITE ME PARE

Atentati në zemër të Tiranës! Berisha: Policia dhe shteti janë inekzistente

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar inekzistente policinë dhe shtetin, pas vrasjes së biznesmenit 49-vjeçar, Edmond Papa, i cili u qëllua me 9 plumba këtë pasdite. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurt për qytetarët.

“Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit! Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë. Me platformën e Edi Ramës kokën t’i hanë njeri tjetrit rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre. Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra” – shkruan Berisha.

49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.

3 VITE ME PARE

E ekzekutua sapo erdhi në Tiranë, biznesmeni Papa u qëllua me 9 plumba pistolete, u tentua të mbrohej me...tavllë duhani

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa

TIRANË- Një person ka qëlluar për vdekje me një Glock biznesmenin Edmond Papa. Autori ka hyrë i vetëm në lokalin në zonën e Selitës në Tiranë, ku viktima po pinte kafen e pasdites, e në momentin që shënjestra e ka pikasur, ka vendosur ta qëllojë me çfarë të mundte.

Mes sendeve që i dolën para, para se të rrëzohej në tokë nga plumbat ishte dhe një tavllë duhani. Në këtë moment, autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

3 VITE ME PARE

E qëlloi 9 herë dhe u zhduk! Misteri i autorit të atentatit të Edmond Papës, e la duke vdekur shënjestrën, Policia e kërkon në çdo cep

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Edmond Papa u ekzekutua me armë zjarri brenda një lokali në zonën e njohur si Selitë, në Tiranë, pasi u qëllua nga një person i maskuar me kapuç. Deri më tani, Dosja.al ka bërë me dije se Papa, i njohur edhe me mbiemrin Hoxha, është ekzekutuar me nëntë plumba pranë një lokali, sapo doli nga automjeti i tij tip G-Class, teksa Policia ende nuk ka gjurmë të autorit. Ndërsa gjithashtu është mësohet se viktima jetonte pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, në një vilë 3-katëshe.

Të njëjtat burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur pas vrasjes, brenda lokalit, ndërsa lidhur me lëvizjet e autorit nuk ka asnjë detaj. Nuk dihet se nga ku ka ikur dhe si është "zhdukur", ndërsa viktima është dërguar nga të pranishmit e tjerë në lokal tek spitali i Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë një person me kapuç, i cili është larguar me shpejtësi, duke u larguar nëpër rrugicat e lagjes së selitës dhe si rrjedhojë ka humbur edhe gjurmët.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi kishte disa prona dhe hotele në jug të vendit. Lidhur me këtë fakt Policia e Shtetit po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi, por një tjetër pistë që po hetohet është ajo e aktivitetit kriminal në Angli, pasi dyshohet se ka pazare të prishura në rrjetet e trafikut të drogës në vendin ishullor. Por ky duket se nuk është problemi i parë me të për drejtësinë, pasi edhe më herët ka qenë dënuar në Greqi për trafik droge.

3 VITE ME PARE

DOKUMENTET/ Biznesmeni me dy mbiemra kishte hotelin “Blue Sky” në Sarandë, aktivitetet e mbyllura në Selenicë e Livadhë

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa (Hoxha)

TIRANË- Fusha e veprimtarisë së biznesmenit Edmond Papa (Hoxha) që u ekzekutua sot ishte e përqëndruar në zonat bregdetare. Dosja.al ju sjell dokumentet që vërtetojnë se ai ishte pronari i vetëm i hotelit “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Gjithashtu, në të dhënat e regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet me dije se Papa ka pasur dhe një biznes që tregonte kafe në zonën e plazhit të Livadhës. Ky biznes rezulton i çregjistruar.

“Neli 98”, një kompani që vepronte në Selenicë të Vlorës ka qenë gjithashtu e administruar nga Papa, por tani është pezulluar si aktivitet.

49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 49-vjeçarit në Selitë/ Shefi i komisariatit nr. 2: Viktima banues në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Pjetri

TIRANË- Shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Edmond Pjetri në një prononcim për media është shprehur se Policia është duke hetuar rrethanat e atetatit ndaj biznesmenit, Edmond Hoxha (Papa). Sipas numrit një të Komisariatit, Edmond Papa u qëllua me breshëri plumbash në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë.

"Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar. Kemi marrë të gjitha masat me një grup të specializuar. Për informacionet e mëtejshme do iu informojmë më vonë. Jemi duke hetuar edhe rrethanat e ngjarjes. Policia po heton,"- u shpreh para kamerave Edmond Pjetri. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është biznesmeni Edmond Papa që u ekzekutua sot në Tiranë, kishte dy mbiemra

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është biznesmeni Edmond Papa, 49-vjeçari që u ekzekutua këtë pasdite në Tiranë. Mësohet se viktima kishte dy mbiemra dhe se njihej gjithashtu si Edmond Hoxha. 49-vjeçari është me origjinë nga Fieri por banonte prej vitesh në Sarandë ku dhe kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit.

Edmond Papa ka në pronësi hotelin “Blue Sky”, me vendndodhje në portin e Sarandës. Ai ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit. 

3 VITE ME PARE

Ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë, Edmond Papa kishte e tjetër mbiemër- 2 PISTAT ku po heton Policia

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Edmond Papa

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa është ekzekutuar me armë zjarri brenda një lokali në Selitë, pasditen e sotme, nga një person që ende nuk është identifikuar. Por Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me pistat e hetimit që po ndjekin efektivët lidhur me zbardhjen e ngjarjes. 

Viktima është identifikuar si Edmond Papa, me origjinë nga Fieri, por jetonte në Sarandë. Por përdor edhe një mbiemër tjetër dhe njihet edhe si Edmond Hoxha, megjithatë nuk dihet përse e ka ndryshuar mbiemrin e tij. Ndaj Papës është qëlluar nëntë herë me plumba në rrugën “Fadil Bodinaku”, pranë një lokali. E deri më tani Policia po heton dy pista kryesore, atë të konflikteve të fundit të viktimës dhe përplasjeve të mundshme për shkak të aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogës. Deri më tani dyshohet se viktima ka lidhje me personazhe të botës së krimit në Britaninë e Madhe, megjithatë do të mbetet për t'u zbuluar nga hetimet se cila ka qenë arsyeja e eliminimit të tij.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Pamje nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa, zona totalisht e 'blinduar'

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Vendi ku u vra Edmond Papa

TIRANË- Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Selitës aty ku u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa këtë pasdite. Në video shihet se zona është e rrethuar nga efektivë të shumë policie dhe me shiritin e verdhë 'skenë krimi'. Papa ndodhej në një lokal në këtë zonë në momentin që u qëllua me armë zjarri nga autorë, ende të paidentifikuar.

49-vjeçari, pronari i hotelit "Blue Sky" në Sarandë, u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Nuk dihet ende shkaku i këtij ekzekutimi apo detaje nga e shkuara e biznesmenit. 

3 VITE ME PARE

Pronar i një hoteli në Sarandë- Kush është Edmond Papa, u qëllua sot brenda lokalit në Selitë. S'ia doli dot e vdiq në spital

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm në Tiranë, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari Edmond Papa. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si Edmond Papa, 49 vjeç me origjinë nga Fieri por banues në Sarandë. Po ashtu, mësohet se Edmond Papaj është pronari i “Blu Sky” në Sarandë. Por nuk dihet se përse kishte ardhur në Tiranë dhe kush ishte personi që qëlloi mbi të. Deri më tani dihen vetëm inicialet e atentatorit, V.SH. por mister gjithashtu ka mbetur edhe shkaku i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në Selitë të Tiranës. 

PAMJE NGA HOTELI:

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi

Viktima ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë. Lidhur me këtë fakt Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi, ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit (Angli), për trafik droge.

3 VITE ME PARE

Atentati në Tiranë, reagon Policia: Mori disa plumba

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Tiranë. Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Por ende nuk dihet se si dhe përse ka ndodhur atentati dhe motivi i tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë –  Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

3 VITE ME PARE

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ndërron jetë në spital Edmond Papaj

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital personi që u dërgua me plagë të rënda tek “Trauma”. Viktima është Edmond Papa, i cili u qëllua brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit”.

Policia ka nisur kërkimet për autorin e kësaj vrasje, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

3 VITE ME PARE

Zbulohet identiteti i të plagosur në Tiranë

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Zbulohet identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Tiranë. I plagosuri është Edmond Papaj, i cili u qëllua brenda një lokali. 

3 VITE ME PARE

Plagosje me armë zjarri tek Komuna e Parisit, futet dhe qëllon brenda lokalit, i lënduar me urgjencë tek Trauma

Ekzekutohet me 9 plumba biznesmeni Edmond Papa, kishte në pronësi
Foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme, pasi një person ka qëlluar një tjetër brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 4.30 të pasdites. I plagosuri, i identifikuar si Edmond Papaj është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në Tiranë, ku edhe po merr mjekimin e bluzave të bardha, por nuk dijeni lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. dhe as se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e sotme. 

edmond papa ekzekutohet edmond papa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet