Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Pas largimit të maxhorancës nga mbledhja, Kuvendit fiku sinjalin edhe pse kreu i Komisionit kërcënoi stafin se do t’i kallëzonte penalisht. Megjithatë demokratët nuk lëvizën nga ambientet e Byrosë duke u futur “Live” nga Facebook i Partisë Demokratike.
Gjithçka nisi pas debatit që agravoi mes palëve nisi me kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste që në rendin e ditës të futet shqyrtimi i rregullores dhe rendi të kalohet në votim. Kjo kërkesë u pranua nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, por nuk gjeti dakordësinë, duke u votuar me 6 vota pro dhe 8 kundër nga palët. Ndërkohë që socialistët kërkuan që të zgjidhet edhe Sekretari i Komisionit, duke propozuar emrin e Klevis Xhoxhit.
Pas kësaj socialistët kërkuan 5 minuta pushim, kërkesë e cila u pranua nga Alibeaj, ndërsa raportimin brenda në sallë e vazhdoi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Me të parë që diskutimi vijonte, socialistët nisin që të replikonin duke lënë mbledhjen për herë të dytë dhe përfundimisht. Edhe pse maxhoranca u largua, Alibeaj dha urdhër që mbledhja të vijonte edhe pa PS, por administrata e Kuvendit ndërpreu sinjalin e mbledhjes për transmetim për mediat. Kjo shkaktoi debate të ashpra dhe kërcënime nga ana e deputetit demokrat.
Mbledhja e sotme vjen pas dështimit të mbledhjes së 5 ditëve më parë, e cila u mbyll pa një vendimmarrje. Në këtë Komision që ka afat deri në janar, pritet që të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe gazetarë e drejtues të institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend. Në fund, pritet që të dilet në një përfundim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike, për manipulim të vullnetit të votuesëve më 25 prill, ndërsa pretendojnë se ka ndodhur e ashtuquajtura “masakra zgjedhore”.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Mazhoranca bojkoti komisionin, Alibeaj: Nuk duan që të thirret si dëshmitar
Bojkotuan komisionin, Gjylameti : Kryetari po shkel ligjin, abuzoi me procedurën
Përfundon Komisioni! Alibeaj: Ky duhet të ishte momenti final, do vijojmë kallëzimin
Kuvendi i ndërpreu sinjalin nga Komisioni! PD gjen mënyrën, futen LIVE nga Facebook
VD-PLAS KEQ! Alibeaj sherr me punonjësen e Kuvendit: Garda, nxirre jashtë!
VD-Kthimi nga pushimi! Maxhoranca ikën nga Komisioni, Bardhi: Uluni se mbarova…
VD-‘5 minuta pushim’/ Maxhoranca ikën nga Komisioni, Alibeaj: Kanë shkuar në banjo
Komisioni/ Naço premtim opozitës: Votën time do t’ua jap sa herë doni (Kunja LSI-së)
Komisioni s’ka sekretar…/ Kollçaku zihet me Bardhin: Po flas unë (Gjylameti qesh!)
‘Mos të ndodhë më!’/ Ankesa pafund në Komision, Gogu-Alibeajt: Mblidhni veten!
vijon…
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SARANDË – Edmond Abazi është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës pasi ushtroi dhunë ndaj një prej efektivëve të burgut.33-vjeçari k...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka miratuar projekt-ligjin për marrjen e Eurobondit deri në 700 mln euro në nëntor. Në një njoftim zyrtar, presidenti Me...
KRUJË– Uji në qytetin e Krujës ka pasur ngarkesë bakteriale të Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Ky ishte rezultati i analizave mikrobiologjik...
TIRANË– Dy bakteret e rrezikshme, Esheria Koli dhe Streptokoku u gjendën në ujin që konsumonin qytetarët në Krujë. Kjo u bë e ditur pas daljes së për...
TIRANË– Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave u zhvillua një debat me kryetarin Eduart Shalsi dhe kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, në lidhje me agj...
Hetimet për të zbuluar shkakun e helmimit të qindra banorëve të Krujës, kanë treguar se për shkak të reshjeve të shiut ditën e shtunë dhe të dielë, është kontam...
KOSOVË– Regjisorja nga Kosova, Burbuqe Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ajo ka qënë në vendin e saj të punës, pranë Ministrisë së Kulturës...
TIRANË– Përgjigjet e analizave paraprake që iu janë bërë ujit në Krujë janë bërë të ditura. Nga analizat që i janë bërë ujit në ISHP janë zbuluar në ...
LEZHË– Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë dy afganë, të cilët qëndronin në Shëngjin. Gjatë verifikimeve policia zbuloi se ata përdornin dokum...
TIRANË– Komisioni i Ekonomisë dhe Financave u mblodh ditën e sotme, aty ku u diskutua mes debatesh projektligji për ‘Bashkëqeverisjen’. K...