Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksionave ka rinumëruar të gjitha kutitë (114) në qarkun e Beratit. Rinumërimi ka nisur që ditën e djeshme, në orën 14:00, duke u ndërprerë në darkë, për të rinisur sot në orën 09:00 të mëngjesit. Në përfundim të rinumërimit të votave, rreth orës 16:00, publiku dhe subjektet zgjedhore janë njohur dhe me rezultatin përfundimtar.
LSI rezulton të ketë rikuperuar 15 vota, ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë dalë me minus. Në krahasim me votat e marra në procesverbal, PS ka humbur 20 vota, ndërsa PD-AN ka humbur 9 vota. Me një diferencë prej 58 votash, LSI-ja sërish nuk ka arritur që ta merrte mandatin në Berat. PS konfirmohet sërish me 5 mandate kurse PD me 2 mandate.
Por, përfundimi i rinumërimit të votave dhe dalja e këtij rezultati ka sjellë dhe debate të forta në seancë. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve, Marash Logu ka denoncuar se gjatë seancës së ditës së sotme dhe dje, vëzhguesja e Partisë Socialiste Joana Melëngu ka kërcënuar vëzhguesin e Partisë Demokratike, pa thënë emrin e këtij të fundit.
Menjëherë sapo u mbyll përfundimi i numërimit të 114 kutive për qarkun e Beratit, Logu shpërtheu në seancë teksa denoncoi me emër Melëngun. Ai tha se Melëngu ka kërcënuar me jetë një nga vëzhguesit e PD-së në sy të të gjithëve, duke krijuar një skenë krimi. “Do të të pres gjuhën, do ta shohësh kur të dalësh jashtë,” janë fjalët që Logu pretendon se Melëngu i ka thënë vëzhguesit të PD-së në sy të të gjithëve në seancë, por që askush nuk ka reaguar.
Anëtari i KAS, Elvis Cefa e konsideroi të rëndë akuzën e Logut, ndërsa shtoi se ky i fundit bashkë me prokurorinë do të kenë në duar pamjet filmike të seancave të KAS, për të parë nëse qëndron denoncimi i fortë që bëri Logu.
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, dhe të Lëvizjes Socialiste u shprehën se për ta procesi ka qenë i padrejtë dhe i njëanshëm. Për përfaqësuesin e Partisë Socialiste, Eridian Salianji, procesi ishte i rregullt dhe sipas tij, PS mbështeti kërkesën e bërë nga LSI për hapjen e kutive, por rezultati është i qartë dhe në qarkun e Beratit nuk ka pasur vjedhje të votave. Gjatë mbledhjes është bërë e ditur se ditën e hënë në orën 10:00 do të nisë gjykimi për Durrësin.
Në cilën fazë ndodhet procesi?
Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare 2021, opozita ka ankimuar rezultatin në KAS. PD kërkon rivotim në 9 qarqe pasi pretendon se votat janë blerë, ndërsa LSI kërkoi rivlerësim dhe rinumërim të kutive për 5 qarqe. KAS ka rrëzuar kërkesën e PD në tri qarqe, Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI. Nga hapja e kutive siç kërkoi LSI u provua një nga pretendimet se regjistri elektronik mungon dhe se në shumë kuti, janë më shumë fletë votimi sesa numërues. Probleme të të njëjtës natyrë janë hasur edhe në Gjirokastër. LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha, dhe kështu u bë duke sjellë rezultatin e sotëm.
(a.b;kle.mu)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankimimeve dhe të Sanksioneve ka denoncuar gjatë seancës së ditës së sotme se vëzhguesja ...
TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Marash Logu ka ripërsëritur akuzat e tij të rënda për vëzhguesen e Partisë Socialiste, Joana Melëngu, për të cil...
TIRANË– Në korrik do të hapen regjistrimet për Akademinë e Re të Lidershipit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin s...
TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka filluar numërimin e kutive të mbetura të qarkut Berat, pas kërkesës së LSI-së. Deri më tani raporto...
TIRANË– Grupi ‘Për PD’ dorëzoi ditën e sotme zyrtarisht emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD. Pas daljes nga selia e PD-së, ishte Edith Harx...
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar se ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, personi të cilit, amerikanët i kanë vendosur “non-grat...
TIRANË– Grupi ‘Për PD’ ka dorëzuar zyrtarisht dy kandidaturat për postin e kreut të Partisë Demokratike, atë të Edith Harxhit dhe Ibsen Elezit. Edhe pse dj...
FUSHË KRUJË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të inspektojë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin e Bubqit për të parë nga afër procesin e ...
TIRANË– Komisioni i Posaçëm Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta u mbyll me batuta. Ishte kryetari, Alket Hyseni ai i cili tha n...
TIRANË– Komisioni Hetimor, i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish për të diskutuar ditën e sotme, por lajmi duket se nuk e ...