LIVE UPDATES
Bota

Lituani: Ushtria digjitale kundёr krimit kibernetik

11 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA

LITUANI- Kryesisht vendet e vogla fqinjë të Rusisë rregullshit bien viktimë e fushatave ruse të desinformimit në internet. Kundër „trolleve” në Peterburg apo në Moskës lituanezët janë grumbulluar vullnetarisht në grupimin “fildish” duke u angazhuar në kohën e lirë për demaskimin e lajmeve të rreme dhe propagandës si edhe për saktësimin e lajmit të deformuar. Mbi 1000 “fildishë” anonimë veprojnë ndërkohë në Lituani.

Njëri prej tyre që pranoi të flasë për DW e quan veten në internet „skifter”. Emrin e vërtetë ai preferon të mos e thotë. Sepse lituanezi ka kundërshtarë të fuqishëm në botën digjitale. Ai lufton në kohën e tij të lirë kundër të ashtuquajturve trolle rusë. Tipari i tyre dallues është desinformimi i qëllimshëm dhe fake news.

“Skifteri” nuk është vetëm. Aktivistët online e quajnë veten „fildish”. Kur ata zbulojnë gënjeshtra në rrjet, ata shkruajnë kundër propagandës ruse në rrjet. Skifteri na thotë: „Kur Rusia ndërhyri në Ukrainë, ne menduam, se ka ardhur koha të bëjmë diçka në praktikë e të mos shohim vetëm televizor. Fillimi ishte i lehtë: për çdo artikull pozitiv ndaj BE-së dhe NATO-s apo Lituanisë vinin menjëherë qindra komente negative. Vendimi ynë ishte fare i thjeshtë, të kundërviheshim me komente pozitive.”

Shtetet balltike përballen me desinformim

Pikërisht shtetet e vogla baltike – u përballën me fushata desinformimi – të drejtuara me gjasa nga Kremlini. “Skifteri” na tregon një shembull: në një portal lajmesh në gjuhën lituaneze përhapet një lajm, sikur pjesëtarët gjermanë të NATO-s  kanë shkatërruar një varrezë hebrejsh në Lituani.„Kjo është punuar me fotoshop. Një automjet i blinduar gjerman mbi këtë varrezë hebreje në Kaunas. Një provokim tërësisht çmenduri. Por kështu punojnë ata.”

Që prej 30 vjetësh Lituania është e pavarur. Moska nuk e sheh me sy të mirë, që ish-republikat sovjetike sot janë anëtare në NATO dhe në BE. Lituanezët që nga ajo kohë jetojnë me shqetësimin prej fqinjit super të fuqishëm:

Disa prej tyre të pyetur shprehen kritikë:: „Mjafton të shfletosh librat e historisë për të kuptuar qenien e Rusisë dje dhe sot”, thotë një qytetar. Kurse një tjetër: „Unë do të thoja, që Rusia paraqet rrezik për ne. Por nuk mund ta them saktë se çfarë rreziku.”

Lituanezët dhe minoriteti rus

Një memorial në periferi të Vilnës kujton deportimin e lituanezëve në Siberi. Maxim Zacharov i përket minoritetit rus në vend, Ai mendon, se është e drejtë që të kujtohen krimet gjatë pushtimit sovjetik. Ai tërheq vëmendjen, që propaganda e drejtuar nga Moska mund ta prishë klimën mes lituanezëve dhe minoritetit rus në vend. Por për këtë ai mendon, se bashkëpërgjegjëse është edhe qeveria lituaneze. „Dikur ne kishim një televizion rus në vend. Përmes tij mund të informoheshim në rusisht lidhur me zhvillimet në Lituani. Por erdhi një ditë që asnjë lituanez nuk donte t’i jepte intervistë këtij televizioni, sepse logoja e tij ngjante me atë të një televizioni në Moskë. Ne na duket paksa diskriminuese, që qysh atëhere në Lituani nuk ka më ofertë informative në rusisht.”

Në qendrën digjitale të mbrojtjes kryesisht si rrezik konsiderohen fushatat ruse në internet. Nëse ato nuk luftohen në kohën e duhur, mund të rritet rreziku i luftës, besojnë këtu.

Ata vlerësojnë, se është e rëndësishme, që të jenë në kontakt me qytetarët në Rusi për të komunikuar bashkarisht për saktësimin e informacionit. Po të jetë e mundur bashkë me shokët e idealit në Rusi për të luftuar për të vërtetën – këtë dëshiron skifteri. Ai flet mirë rusisht, ka shërbyer në ushtrinë e dikurshme sovjetike. Sot ai pas punës demaskon me mijëra fildishë të tjerë nga e gjithë Europa propagandën e trolleve. „Ne e konsdierojmë veten si një fabrikë e lirisë. Ne luftojmë për vlerat e demokracisë liberale. Rreziqet e fabrikave të trolleve duhet të vlerësohen më me seriozitet në Perëndim.”

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota interneti krimi kibernetik lituanezёt rusi troll interneti krimi kibernetik lituanezёt rusi troll


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet