Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
‘Nuk i nënshtohem diktaturës’, mjeku Allkja reagon pas shkarkimit nga detyra
31 Dhjetor 2020, 09:23Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka reaguar me një status në Facebook pas shkarkimit të tij nga detyra dhe paralajmërit për një protestë nga ana e kolegëve të tij ditën e sotme në mbështetje të misionit të shenjtë të mjekut.
Allkja shprehet se ndjehet i indinjuar për pushimin e tij nga puna me arsyetimin se po përhap panik dhe po dezinformon publikun, ai i quan xhelat ata të ciëlt morën këtë vendim dhe shprehet se nuk do pranojë kurrë ti nënshtrohet një diktature dhe do ushtrojë profesionin e tij si mjek duke shpëtuar jetë njerëzit dhe atë si individ i lirë duke shprehur mendimet e tij në lidhje me institucionet publike.
Postimi i plotë:
Në moshën 5-vjecare fiksova fjalët e para në gjuhën franceze me ndihmën e xhaxhait tim, dhe ditë pas dite prej mësuesve të mij.
Nocioni i lirisë që po më zbulonte gjuha franceze, filloi të më shtonte kërshërinë për vendin e barrikadave, komunës së Parisit, atdheun e të drejtave të njeriut, kinemasë, trenave…
Unë në korrik të 90-ës nuk u futa nëpër ambasada, por ndenja në Tiranë,me shpresën se Shqipëria do të bëhej e lirë.
Unë isha në çdo protestë, i pangrënë por me shpresë në atë dhjetor.
Unë besova se Shqipëria do ndryshojë, do të bëhet vend për të jetuar.
Rreth 30 vite më vonë në Mars të vitit 2020 unë linçohem publikisht nga kryeministri i vendit, vetëm e vetëm sepse kërkova veshje mbrojtëse, kërkova me shumë siguri për jetën e shëndetin tim dhe të kolegëve.
Në dhjetor të 2020-ës unë pushohen nga puna sepse jam shprehur publikisht se QSUT ka një administratë të paaftë që nuk po mbron shëndetin e pacientëve, sepse kam deklaruar që ministria e shëndetësisë ka menaxhuar keq krizën e pandemisë SARS-COV2.
Në vendimin e pushimit tim nga puna, këto deklarata i kanë klasifikuar si “përhapje paniku dhe dizinformim”.
Unë kam deklaruar se drejtori i QSUT nuk ka një CV të pubkike, nuk ka një edukim adekuat, dhe se nuk është i denjë për të qenë drejtues i atij institucioni.
Në vendimin e pushimit linçuesit e mij këtë deklaratë e kanë klasifikuar sulm ndaj drejtuesve të institucionit.
Më akuzojnë se jam shprehur publikisht për probleme të institucionit, por harrojnë se QSUT është institucion publik, që financohet nga taksat e shqiptarëve, duhet t’ju shërbejë atyre, dhe çdo inxhinier, arsimtar, gazetar është i lirë të kërkojë përmirësime, ndryshime e madje të kritikojë!
Një punonjës i atij institucioni , siç isha unë, doemos që mundet dhe duhet të kritikojë!
Ju atavikë të diktaturës duhet t’a mësoni se në sistemet demokratike është themelore që intelektuali të kërkojë ndryshime, përmirësime në sistem, madje t’a kritikojë atë.
Vëtëm në diktaturë ndalohet të thuash opinione që bien ndesh me qeverinë, institucionin, drejtorinë . Unë jam i lirë zotërinj xhelatë , ndërsa ju jeni të robëruar nga idetë tuaja kundër lirisë e njerzve të lirë!
Une sa të kem frymë do të përpiqem që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duhet t’ju kthehet mjekëve, profesorëve, akademikëve, dhe më kryesorja në shërbim të pacientëve!
Mjaft më, boll më zotërinj xhelatë të lirisë !
Ju nuk mund t’a shkretoni deri në fund tokën e shqipeve !
La France n’est pas loin et je vivrai mon liberté.
Ilir Allkja, mjek .
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Përgjaket dita e fundit e 2020-ës. Dy motra janë vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre në zonën e Astirit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije ...
TIRANË– Sindikata e punonjësve të shëndetësisë kanë dalë sot në protestë pas shkarkimit të kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Ilir A...
TIRANË– Avokati i njohur Altin Goxhaj pretendon se është shëruar nga pandemia e koronavirusit, edhe pse u infektua vetëm pak ditë më parë. Në një lid...
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, një tjetër emër i përzgjedhur nga “Opinion” si personazh i vitit 2020, tregon për disa prej momenteve m...
Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka deklaruar në studion e ABC me gazetaren Jonida Shehu se duhet që 70% e qytetarëve në Tiranë të bien në kontakt me virusin ...
DURRËS– Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar, i cili prej mbrëmjes së djeshme gjendet ...
Miliona njerëz në të gjithë botën janë duke u përgatitur për Vit të Ri si asnjëherë më parë- me bllokime, kufizime dhe orë policore për shkak të pandemisë së ko...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar lidhur me ndjesitë që ka përjetuar gjatë rasteve të para të koronavirusit në Shqipëri. Në një intervistë për ...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, në vendin tonë...