LIVE UPDATES
Aktualitet

Lindita Nikolla takon Sassolin në Bruksel: BE pa Shqipërinë, boshllëk i madh!

1 Dhjetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
Lindita Nikolla takon Sassolin në Bruksel: BE pa Shqipërinë,

BRUKSEL – Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua sot në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Maria Sassoli. Vizita e znj. Nikolla u realizua në kuadrin e përpjekjeve për të lobuar për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidentin Sassoli për mbështetjen e tij të fuqishme, personale dhe institucionale, për avancimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

“Nisma juaj për të vendosur një dialog ndërmjet Parlamentit Evropian dhe kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e lëvizjes së vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Pavarësisht sfidave dhe ndikimit të pandemisë COVID-19, Shqipëria ka avancuar në reformat e rrugëtimit drejt BE-së dhe ka përmbushur të gjitha prioritetet e vendosura nga Këshilli Evropian. Ne kemi besim se Parlamenti Evropian do të ndikojë për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021. Shqipëria ka pranuar qasjen e bazuar në merita për bisedimet e anëtarësimit dhe tani është radha e BE-së për të mbajtur premtimet dhe për të na sjellë më pranë Bashkimit Evropian. Ne mendojmë se është e padrejtë që mbajtja e Tryezës për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut të pengohet nga faktorë që nuk kanë lidhje me plotësimin nga vendet tona të standarteve integruese.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla informoi Presidentin Sassoli për ecurinë e zhvillimeve dhe të reformave në vend dhe përpjekjet për të ndërtuar një klimë pozitive dhe dialog konstruktiv me opozitën. Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi ka dhënë rezultate të mira dhe po avancon pozitivisht.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë tashmë funksionale, ndërsa vetting-u po ecën në mënyrë të qëndrueshme dhe po jep rezultate të prekshme.

Shqipëria ka bërë përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së dhe Europolin. Struktura e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), janë funksionale.

Shqipëria vazhdon të ruajë një normë 100 përqind të përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe ka vazhduar të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog me vendet fqinje, për të adresuar çështjet dypalëshe dhe për të garantuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kuvendi i Shqipërisë po lehtëson gjithashtu avancimin në rrugën e integrimit në BE, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Delegacionin e Parlamentit Evropian në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri si edhe përmes diplomacisë parlamentare e bashkëpunimit për iniciativa rajonale ose evropiane.

Presidenti i Parlamentit Evropian, z. David Maria Sassoli, e falenderoi Kryetaren e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, për informimin mbi arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e reformave integruese si edhe për kontributin e Kuvendit në mbështetje të legjitimitetit të këtij procesi dhe nënvizoi se marrëdhwniet e Parlamentit Europian me Shqipërinë dhe Kuvendin janë të shkëlqyera dhe Parlamenti Evropian ka pasur një impenjim konstant për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Parlamenti Europian do të vazhdojë të insistojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbahet sa më shpejt. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat që i rekomandoi Këshilli Evropian në vitin 2020. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria ka stabilitet politik. Parlamenti Evropian do të jetë zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Europian pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor ka një boshllëk të madh dhe të dukshëm. Ne nuk duhet që me vonesat tona në procesin e zgjerimit të zhgënjejmë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe të lejojmë hapësira për influenca joperëndimore në rajon. Parlamenti Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do t`ju ndihmojmë edhe gjatë procesit të negociatave.” (E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet be bruksel lindita nikolla sassoli shqiperia be bruksel lindita nikolla sassoli shqiperia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale