LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji i ri i migracionit në Gjermani, eksperti: Vende të lira pune në mjekësi, ndërtim e gastronomi, ja si të aplikoni

14 Shkurt 2020, 09:52 Nga DOSJA
Ligji i ri i migracionit në Gjermani, eksperti: Vende të lira pune

GJERMANI- Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta – shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune.

Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?

Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?

Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermeriesë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet. Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë  të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që migrantët hasin gjatë emigrimit?

Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë. Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues.  Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.

Ka shumë ankesa për pritjet e gjata në ambasadat pëkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, a merren parasysh pritjet e gjata në procesin e vizës në ligjin e ri?

Koha e pritjes duhet shkurtuar patjetër dhe ka projekte të qeverisë gjermane që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të shtohen në mënyrë të jashtëzakoshme edhe kapacitet e ambasadave atje për të garantuar që gjithë këto lehtësi ligjore në Gjermani vërtetë të vihen në zbatim dhe apilkuesit të mos hasin në pritje të gjata për vizën përkatëse.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?

Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njetjën kohë dërgohen edhe dokumentat në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRW), është Këlni, qyteti ku do të shqyrtohet procedimi i këtyre rasteve. Pas dërgimit të dokumenteve pritet përgjigjja, që mund të zgjasi deri në katër muaj. Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë. Ka dy mënyra ose personi e ka të gjetur punëdhënësin dhe vjen këtu me informacionin që do të shkojë tek një kompani e caktuar ose një person që është i kualifikuar vjen për të kërkuar punë në Gjermani. Në të dy rastet njohja e diplomës në sektorët ku profesioni është i mbrojtur me ligj është një kusht parësor i ligjit të ri të migracionit. Pra nëse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse të pamundur që të marrë vizë.

A do të mundësojë ligji i ri gjetjen e punës brenda gjashtë muajsh këtu në Gjermani?

Është një hapje e madhe në aspektin e ligjit të qëndrimit, gjë që ka qenë përpara pothuajse e pamundur. Këtu bëhet fjalë për persona që janë të kualifkuar, që nuk kanë një ofertë apo kontratë pune. Si kusht është njohja e gjermanishtes në nivelin B1, shkallë mesatare e gjuhës dhe sigurimi i jetesës nga vetë personi. Pra me ligjin e ri një person që është i kualifikuar, ka nivelin B1 të gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë. Në rast se ai gjen punë mund të merret menjëherë e drejta e punës këtu në Gjermani dhe nuk është e nevojshme që personi të rikthehet në venddlindje përsëri për të ardhur këtu me vizë pune.

Si do të organizohet puna e institucionale në Këln për dhënien e së drejtës për punë pas njohjes së diplomës atyre që do të aplikojnë për këtë?

Në landin e NRW është caktuar zyra e migracionit në Këln si pikë e centralizuar për të marrë përsipër shqyrtimin e të gjitha kërkesave për vizë. Në rastin kur duhet të vendoset fillimi i punës, çështjen e trajton agjencia e punës, e cila vendos nëse i jepet apo jo e drejta aplikuesit për të filluar punën. Këlni është përgjegjës edhe për njohjen e diplomave. Këtu bëhet fjalë për një strukturë që mund të ketë deri në 200 – 250 të punonjës, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe që do ketë nga marsi e më tej.

Çfarë shqetësimesh apo kërkesash ngrenë kryesisht migrantët gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit tek qendra, që ju përfaqësoni?

Atë që ne perceptojmë është një pakënaqësi jo e vogël tek personat që emigrojnë në Gjermani për arsye pune. Nisur nga fakti që shumë persona, sidomos në sektorin e ndërtimit, lidhen me ndërmarrje shqipfolse ku në disa raste ka edhe shfrytëzim të krahut të punës. Aty ka shumë pakënaqësi dhe ne mundohemi që të respektohet kodi i punës, i cili është një sektor shumë i madh dhe kërkon shumë impenjim, që t’i informojmë këta persona për të drejtat që kanë. Në rastin kur një person vjen këtu me një kontratë të caktuar pune për një punëdhënës të caktuar, ai megjithatë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në zyrën  e migracionit dhe të fillojë një procedurë të re për një punë tjetër. Nuk është kusht që personi të qëndroj në një punë, nëse është i pakënaqur me të.

Pra nuk ka kushtëzim të punosh për një ndërmarrje të caktuar për të mundësuar ardhjen në Gjermani?

Është e rëndësishme që në vizën që i jepet personit të shkruhet  edhe emri i punëdhënësit, por me aplikimin për një punë të re, nëse plotësohen kushtet, atëherë mund të ndryshohet punëdhënësi (kjo shënohet në lejen e qendrimit) dhe mund të fillohet puna e re. Ky është hap shumë pozitiv për persona, që përballen ndonjëherë me kushte thuajse si skllavëri punësimi. Ky proces i ndryshimit të titullit të vendit të punës dhe sipërmarrësit mund të zgjasë deri në 1 apo 2 muaj. 

Pse pritet konkretisht në landin e NRW një rritje e madhe e kërkesave për leje pune nga vendet e Ballkanit?

Rritja pritet, sepse në këtë land të Gjermanisë, vetëm qytetarë nga Kosova, nënshtetas me pasaporta të Kosovës, janë rreth 90.000, por shumë të tjerë që kanë pasaporta gjermane nuk figurojnë në këto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 nënshtetas shqiptarë dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra për këtë arsye pritet që edhe në bazë të lidhjeve familjare dhe numrit të migrantëve që duan të vijnë në këtë land të jetë masive kërkesa për viza.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerian kushta emigrimi ne gjermani ligji i migracionit blerian kushta emigrimi ne gjermani ligji i migracionit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet