LIVE UPDATES
Aktualitet

Lidhja e Cukalit me fisin Xhabaftin,dëshmi e hasmit të Bilalit: E kam takuar njëherë

19 Janar 2022, 21:27 Nga DOSJA
Lidhja e Cukalit me fisin Xhabaftin,dëshmi e hasmit të Bilalit: E kam

TIRANË – Nga Peza e Vogël familja Bilali u zhvendos pas viteve ‘90 në Selitë, ku si fqinj kishin familjen Imeraj. Këto të fundit, ishin në përplasje të fortë me fisin Xhabafti. Hasmëria mes këtyre dy fiseve kishte shkaktuar shumë viktima.

Xhabaftët e shihnin oficerin e policisë Arben Bilali, si pjesë të fisit Imeraj dhe mbështetës të tyre. Ndaj për këtë shkak, familja e tij u vu në shënjestër.

Në maj të 1997 ekzekutohet Bujar Bilali, vëllai i ish-agjentit të krimeve. Ai po ecte në këmbë pranë shtëpisë së tij kur u qëllua për vdekje.

Dyshimet ranë mbi Xhabaftët, por ndonëse kanë kaluar vite, dosja mbetet pa autor.

Arben Bilali kishte vendosur ndërkohë të largohej me dorëheqje nga policia dhe të merrte masa për jetën e tij e të familjes, por kjo s’do ta bënte imun, me gjithë përpjekjet titanike. Më 1 maj të 2010, ish-policit iu bë atentat, teksa pinte kafe pranë stadiumit ‘Dinamo’.

Revanshi i hakmarrjes ndaj familjes nga Peza e Vogël nuk do të përfundonte këtu.

Më 10 gusht 2010 vritet Leonard Bilali. Ish-mundës i ekipit të Dinamos, atë kohë u qëllua me pistoletë në kokë dhe në trup, pranë stacionit të fundit të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën ‘Irfan Tomini’. Sërish të dyshuar ishin Xhabaftët.

Pas kësaj ngjarjeje tronditëse, Arben Bilali ishte i sigurt, se radha ishte e tij, sikurse në fakt ndodhi. Për shkak të këtyre ngjarjeve, pas vrasjes së ish-policit, prokuroria ngriti si pistë kryesore atë të hakmarrjes.

“Një nga pistat e hetimit është, që shtetasi Arben Bilali të jetë vrarë nga persona të fisit Xhabafti në Tiranë, për gjakmarrje, pasi që në vitin 1992 ka pasur disa vrasje mes fiseve Imeri dhe Xhabafti. Mendohet që fisi Bilali ka mbështetur fisin Imeri kundër fisit Xhabafti në zhvillimin e këtyre ngjarjeve”, thuhet në hetimet e Prokurorisë.

Por ndonëse prokuroria ka hetuar kryesisht këtë pistë, e veja e viktimës preferon të mos tregojë shumë, mesa duket nga frika e një hakmarrje të radhës, çka ka detyruar djalin e fundit të familjes Bilali të largohet nga Shqipëria.

Pyetje: Me kë ishte në konflikt familja Bilali?
Përgjigje: “Këtë e di prokuroria, e dinë organet përkatëse, është folur, por në mënyrë ligjore nuk mund të jap asnjë përcaktim. Është folur për vrasjen e parë, vrasjen e dytë, është folur për plagosjen e Arbenit, dhe së fundmi është folur dhe shkruar nga media dhe në fashikullin e procedimit janë dyshimet.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, policia u vu në ndjekje të pjesëtarëve të familjes Xhabafti dhe lidhjeve të tyre shoqërore.

Albert Xhabafti, që mban edhe mbiemrin e ndryshuar Kovaçi, të cilin policia e konsideron si hasëm të Bilalit, do të ishte i pari person që u shoqërua dhe mor në pyetje.

“Rreth orës 10:00 jam zgjuar dhe kam hipur në makinën ‘Toyota’ tip ‘Land Cryiser’, ngjyrë kafe e hapur, me targa AA 045 JG dhe kam shkuar te Bashkia Vorë, për t’u paraqitur në shërbimin e provës, pasi jam i dënuar me punë në interes publik në Ndërmarrjen e Gjelbërimit pranë Bashkisë.

Pasi kam mbaruar procedurën në Bashki, kam dalë dhe jam ulur në një bar kafe ngjitur me godinën e Bashkisë. Aty kam pirë kafe me disa miq, përfshirë dhe një oficer policie. Më pas ka ardhur djali i hallës, me një shok të vetin dhe kam ndenjur afërsisht dy orë. Më tej kemi shkuar për të ngrënë drekë së bashku me shokët e mi në një restorant në qendër të Vorës.

Tek restoranti unë nuk kam shkuar me makinën që përdor, por me automjetin që erdhi djali i hallës time. Mesa kujtoj duhet të jetë tip BMW X5, ngjyrë e hapur.

Aty kam ndenjur deri në momentin që ka ardhur policia rreth orës 15:30 ku na kanë bërë kontroll dhe më pas kanë kërkuar të dinë ku kisha makinën.

Ua kam treguar dhe ata kanë bërë kontrollin. Më kanë çuar më pas në banesë, ku kanë ushtruar kontroll”, ka deklaruar Albert Xhabafti (Kovaçi).

I pyetur nëse kishte ndonjë konflikt në familje, Albert Xhabafti tregoi për grupin hetues, vrasjen e vëllait të tij, Baki Xhabafti ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2014.

Një ngjarje tronditëse, pasi viktima u hodh në erë nga shpërthimi i një sasie të madhe tritoli.

Albert Xhabafti, ndërkohë dha njohje me viktimën Arben Bilali.

“Mua në vitin 2014 më kanë vrarë vëllain tim Baki Xhabafti dhe deri më tani ne nuk kemi asnjë njoftim se kush na e ka bërë. Pra, ky është problemi jonë si familje.

Arben Bilalin e kam parë vetëm njëherë në jetën time në vitin 1992 ose 1993 pasi këtë person e kemi pasur banor të lagjes kur kemi banuar në Selitë.

Pas kësaj kohe unë nuk e kam parë këtë person, pasi në 1996 kemi lëvizur me banim në Vorë. Nga ajo kohë deri më sot unë kam qenë pothuajse gjatë gjithë kohës jashtë Shqipërisë. Nuk më kujtohet viti i saktë, ndoshta 2011, Arben Bilalit i kanë vrarë vëllain. Për këtë janë thirrur në polici babai im dhe dy vëllezërit e mi dhe një shok i imi, Altin Meshau. Këtë fakt e kam mësuar nga familjarët, të cilët më kanë thënë se ishin pyetur për këtë problem, pasi unë vetë isha në Angli.

Në këto kushte, unë dhe familja ime, duke qenë të sigurt që nuk kishin lidhje me këtë ngjarje, i kemi çuar haber me një të njohur të familjes sonë.

Konkretisht Gëzim Çomi dhe i kemi thënë që ne si familje s’kemi gjë dhe nëse ata do të kishin ndonjë gjë të vinin e të sqaroheshin”, ka deklaruar Albert Xhabafti (Kovaçi).

Si një nga të dyshuarit kryesorë, prokuroria urdhëroi që Albert Xhabafti të mbahej nën vëzhgim, por përgjimi dhe ndjekja nga skuadra operacionale nuk dha rezultat. madje, rezulton se policia ishte dekonspiruar.

“Në automjetin Toyota, Land Cryiser me targë AA045JG në pronësi të Artan Aliaj, por që përdorej nga vëllai i tij, Arben Xhabafti, u vendos GPS nga policia, me qëllim për të realizuar përgjime ambientale dhe lokalizim, për një periudhë prej 15 ditësh.

Drejtoria e Forcës së Lëvizshme Operacionale ka vëzhguar dhe fotografuar Albert Xhabaftin, i cili cilësohet në dosje si hasmi i Arben Bilalit.

Në një nga bisedat e zbardhura njëri nga dy personat që ndodhej në makinë e ka kuptuar që po ndiqet dhe shprehet: ‘I kemi Shqiponjat mbrapa, do na çojnë deri në shtëpi’.

Në një tjetër bisedë njëri thotë: ata (nënkupton policinë) i dinin të gjitha lëvizjet tona, ku kemi qenë e çfarë kemi bërë”.

Pas dështimit për të siguruar prova nga përgjimi, pasi Xhabaftët thuajse nuk flisnin fare, ose kur bisedonin ndaleshin tek politika, shpresat e hetuesve u varën tek profilet e ADN.

Me urdhër të prokurorisë, ADN-ja e përftuar nga sendet e gjetura në makinën e krimit u krahasuan me ADN-në e Albert Xhabaftit, por rezultati ishte zhgënjyes.

“Më datë 28 shkurt 2019, është administruar akti nr.2233 (ekspertim biologjik krahasues) ADN nga ku ka rezultuar profili gjenetik i Albert Xhabaftit është i ndryshëm nga profilet gjenetike të përftuara nga provat e gjetura në makinën e krimit”.

Artan Aliaj Xhabafti, vëllai tjetër i viktimës Baki Xhabafti, ishte i dyshuari i radhës. Por ai pretendoi se ditën e ngjarjes ndodhej i ndaluar në një rajon policie në Bazel të Zvicrës dhe dyshimet për të u fashitën më pas.

Por hetimi për vrasjen e Arben Bilalit përfshin edhe personazhe të tjerë të botës së krimit. Për herë të parë zbulohet se një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në ekzekutimin e ish-policit, ishte edhe Valter Bami. Ky i fundit, është vëllai i të fortit të Niklës, Durim Bamit. Valter Bamit i ishte marrë ADN gjatë arrestimit në 2018 dhe u vendos të bëhej krahasimi me ADN-të që mund ta lidhnin atë me vrasjen e Arben Bilalit. Por nuk ndodhi kështu. ADN-të nuk rezultuan të përputhshme, por dyshimet mbi Valter Bamin mbeten.

Alban Baftjari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen, është një tjetër emër, që sipas hetuesve, mund të ishte përfshirë në vrasjen e Bilalit.

Prokuroria vendosi të marrë kampionë të pështymës së prindërve të Alban Baftjarit.

Por kërkimet mbi ADN-në e autorit të gjetura në shishen plastike në makinën e braktisur të krimit, nuk do të rezultonin të padobishme. Kjo, pasi mostra e pështymës e gjetur në shishe, do të rezultonte të ishte e përputhshme me ADN-në e një prej autorëve të dyshuar mbi ngjarjen.

Ai ishte Gjergj Cukali, një personazh me rekorde të forta kriminale në fushën e gjobëvënies e drogës.

I njohur ndryshe në Tiranë si ‘i forti’ i ‘Myslym Shyrit’.

“Me datë 31 maj 2019 u administrua pranë institutit të Policisë Shkencore, akti me numër 5539 datë 30 janar 2019, me konkluzion:

Nga mostra biologjike ekzaminuar në analizën e ADN-së përgatitur nga kampioni i pështymës marrë Gjergj Cukalit, u përftua nga profil gjenetik i seksit mashkull.

Nga krahasimi i profileve gjenetike arrijmë në përfundimin se profili gjenetik i shtetasit Gjergj Cukali është identik me profilin gjenetik të përftuar nga shishja me mbishkrimin Spring Nepravishta marrë gjatë këqyrjes së mjetit me targa AA757RU, që u përdor në krim”, thuhet në dosjen hetimore.

Pasi siguroi këtë provë, prokuroria urdhëroi arrestimin e Gjergj Cukalit.

Por motivi i vrasjes, duhej zbuluar. Kështu, policia nisi punën për të verifikuar lidhjet e të arrestuarit Gjergj Cukali me fisin Xhabafti.

Kjo, pasi kishte të dhëna se Cukali mbante lidhje shoqërore me pjesëtarë të këtij fisi në hasmëri me Bilalët.

Pikërisht për këtë fakt u dha porosi e veçantë të hetohej nëse vrasja e Arben Bilalit ishte kryer nga i arrestuari Gjergj Cukali për llogari të fisit Xhabafti apo për prishje pazaresh në tregtimin e lëndëve narkotike apo motive të tjera.

Prokuroria i la detyrë policisë të hetonte nëse i dyshuari Gjergj Cukali kishte ose jo njohje me Arben Bilalin dhe nëse këta dy persona ishin të përfshirë në aktivitetin dhe shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Nëse kishte të bëhej me prishje pazaresh në këtë aktivitet kriminal dhe nëse ata kishin qenë të shoqëruar, ndaluar apo arrestuar pikërisht për këtë fakt.

“Bashkëshorti im e njihte si një person me rrezikshmëri të lartë, si një person që kryente vepra penale, por nuk ka pasur asnjë kontakt me këtë person. Veprimtarinë e tij kriminale e njihte, ashtu siç e njohim të gjithë”, tha Matilda Bilali.

Matilda Bilali thotë me siguri se Cukali është një prej autorëve të vrasjes se bashkëshortit të saj.

“Unë mendoj se personi nën hetim Gjergj Cukali ka qenë në makinën nga është qëlluar për të vrarë bashkëshortin tim. Mendoj se aty kanë qenë më shumë se një person”, u shpreh ajo.

Pavarësisht, arrestimit të Cukalit, grupi hetimor, nuk e ndali punën vetëm këtu, por kërkoi edhe bashkëpunimin e partnerëve homologë në vende të ndryshme të Evropës, me qëllim identifikimin e autorëve të tjerë të atentatit të mirëorganizuar.

Nga ku, katër profilet e ADN-së së përftuara në sendet e gjetura në mjetin e përdorur në krim, iu dërguan Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, me qëllim për t’i identifikuar dhe krahasuar me shtetet që aderojnë në INTERPOL, por edhe homologëve në Kolumbi dhe Kanada, nga ku rezultoi se 26 shtete kthyen përgjigje negative.

Por krahas këtij zbulimi, grupi hetimor kërkoi edhe vlerësimin daktilostopik për dy personazhe të tjerë, gjurmët e cilëve dyshoheshin se ishin gjetur në makinën e krimit.

Edhe këta personazhe me rekorde të shumta kriminale brenda dhe jashtë vendit.

“Policia vendosi të kryejë një ekspertim daktiloskopik vlerësues, ku ekspertëve të Institutit të Policisë Shkencore iu kërkua t’ju përgjigjeshin pyetjet nëse:

Gjurmët papilare të përftuara na ngjarjen e datës 30 janar 2019, si dhe ato të përftuara nga këqyrja e automjetit AA757RU datë 2 shkurt 2019, a janë formuar nga gjurmët e duarve të shtetasit TESI (Tesilvan) Basho si i dyshuar?”.

Tesi Basho dyshohej për lidhje me Cukalin dhe bashkëpunim me të në vrasjen e ish-policit.

Basho ishte një prej njerëzve me të kërkuar në Itali, pasi në 2016 ishte dënuar nga gjykata e Torinos, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dy prostitutave. Për Bashon, aktekspertiza nuk dha rezultat.

(PJESA E DYTË E EMISIONIT ‘NË SHËNJESTËR)

Marrë nga “Balkanweb

LEXO DHE KËTO:

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, e veja e tij:Dy prokurorë i kam kallëzuar në SPAK

“Lajmin ma ka dhënë vajza”, publikohen dëshmitë e gruas dhe miqve të Arben Bilalit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i arben bilalit gjergj cukali ekzekutimi i arben bilalit gjergj cukali

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet