LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Arben Bilali, e veja e tij:Dy prokurorë i kam kallëzuar në SPAK

19 Janar 2022, 22:30 Nga DOSJA
Vrasja e ish-policit Arben Bilali, e veja e tij:Dy prokurorë i kam

TIRANË – Por edhe pse analiza laboratorike zbuloi ADN-në e Gjergj Cukalit në gjurmët biologjike të lëna në shishen plastike në makinën e krimit dhe pavarësisht ndalimit të tij, 16 muaj nga vrasja, Prokuroria e Tiranës vendosi që të pushojë çështjen në ngarkim të të dyshuarit kryesor për krimin.

Kjo pasi më shtator 2020, Gjykata e Apelit i rrëzoi organit hetues, provën kryesore mbi të cilën mbështetej, atë të ADN-së së gjetur në shishen plastike.

I arrestuari me bujë për vrasjen e Arben Bilalit u lirua vetëm katër muaj pas ndalimit, me procedurë nga Gjykata e Apelit.

Kjo për shkak se Apeli vlerësoi si të paligjshme mënyrën se si ishte kryer analiza e ADN-së për identifikimin e Gjergj Cukalit si vrasës i ish-policit Arben Bilali.

Një treshe gjykuese e kryesuar nga Genti Shala pranoi kërkesën e palës mbrojtëse dhe nxori të paligjshme procedurën e kryerjes së analizës së ADN-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, pasi sipas tyre ishte krahasuar me mostra të vjetra pështyme që i janë marrë këtij personi, kur ai ishte ndaluar për një tjetër vepër penale, një vit përpara se të ndodhte vrasja.

“Policia gjyqësore më datë 12.04.2018 i ka marrë personit nën hetim Gjergj Cukali kampionin e pështymës për qëllim të përcaktimit të profilit të ADN, pa pëlqimin me shkrim të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, pa praninë e prokurorit si dhe pa praninë e avokatit”.

Për këtë shkak, gjykata arsyeton se “policia gjyqësore duhet të kishte zbatuar me përpikmëri të gjitha hapat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, duke i marrë pëlqim me shkrim personit nën hetim si dhe duke i garantuar në mënyrë të detyrueshme praninë e avokatit”.

Në këtë vazhdë, Apeli vlerësoi se “rezultati i marrjes së kampionit biologjik të pështymës të personit nën hetim Gjergj Cukali është i papërdorshëm dhe për të njëjtin shkak ligjor, është i papërdorshëm edhe akti i ekspertimit krahasues të ADN  i datës 30 maj 2019 të Institutit të Policisë Shkencore”.

Por, si për çudi edhe prokuroria ishte dakord me kërkesën e avokatit, me arsyetimin se kishte mundësinë të siguronte një provë të pakundërshtueshme për shkak se pretendonte se “kemi të bëjmë me një veprim të përsëritshëm në çdo kohë”.

Në këtë vendim, Apeli thekson se “akti objekt kërkimi është një veprim procedural, që mund të kryhet në çdo kohë”.

Pra thënë ndryshe, prokuroria mund të merrte në çdo moment kampionin e pështymës së Cukalit, çka edhe sot mund dhe duhet ta bëjë.

Institucioni i akuzës nuk bëri përpjekje për të siguruar provën e fortë që do ta mbante Cukalin prapa hekurave.

Ndërkohë që një treshe gjykuese e kryesuar nga Alaudin Malaj firmosi për lirimin nga burgu të të dyshuarit kryesor.

Në vendimin e firmosur nga Malaj u nxor ‘nul’ edhe fakti se këqyrja e automjetit tip ‘Benz’ që u përdor nga autorët për vrasje, nuk ishte bërë në vendin ku u gjet, por automjeti sipas gjykatës ishte transportuar me karrotrec në një garazh të policisë, aty ku është bërë dhe këqyrja e mëtejshme e mjetit.

Më thoni mbi çfarë provash dhe indiciesh e ndaloi prokuroria Gjergj Cukalin, të dyshuarin për vrasjen e Arben Bilalit?

Në dijeninë time, por edhe me sa kam lexuar dhe analizuar në fashikujt e procedimit në mjetin e gjetur i cili përkon, e theksoj është i njëjti dhe përkon me atë të parë në kamerat e familjes, tek ky mjet përveç të tjerash është gjetur dhe një shishe ujë ku janë gjetur mostra ADN-je, janë marrë sipas procedurës standarde të Policisë së Shtetit.

Me kë rezultoi i përputhshëm ky profil ADN-je?

Ky profil ADN-je ka rezultuar identik me profilin e ADN-së së shtetasi Gjergj Cukali i cili më pas është ndaluar nga policia.

Çfarë ndodhi më pas me të dyshuarin?

Menjëherë pasi është ndaluar janë bërë në vazhdimësi gjashtë seanca gjyqësore për të cilat nuk kam qenë asnjëherë në dijeni nga momenti i parë deri në momentin kur më është dhënë njoftimi për vendimin për pushimin e hetimit për Gjergj Cukalin.

Me çfarë argumenti e liroi Apeli?

Segmente të caktuara të organit të procedurës si në Gjykatën e Shkallës së Parë si në Gjykatën e Apelit kanë konstatuar një pavlefshmëri së provës së gjetur me ADN-në e personit nën hetim Gjergj Cukali.

I ishte marrë një ADN 8 muaj më parë para ndodhjes së ngjarjes dhe nuk i është marrë në formën e kërkuar nga ana e ligjit, pa pjesëmarrjen e avokatit. Përkatësisht më 12 prill 2018.

Në momentin që u pushua hetimi, a insistuat ju pranë prokurorisë që të rimerrej ADN- ja të dyshuarit Gjergj Cukali?

Nga momenti i ngjarjes deri në marrjen e njoftimit që i takon data 10 qershor 2020, unë nuk kam marrë asnjë njoftim lidhur me seancat gjyqësore që janë bërë. Gjatë kësaj kohe kam marr dijeni vetëm nga televizioni dhe media në momentin që të dyshuarit i është ndryshuar masa e sigurisë. Kam bërë pafund kërkesa, i jam drejtuar të gjithë institucioneve zyrtare duke përshirë dhe ambasadën amerikane, kryeministrinë dhe prokurorin e përgjithshëm. U kam kërkuar dhe kam këmbëngulur të merret ADN-ja e të dyshuarit Gjergj Cukali.

Matilda Bilali, ka dyshimet e veta lidhur mbi drejtësinë.

Madje siç ajo thotë, segmente brenda saj kanë qenë të interesuara, për t’i dhënë një devijacion tjetër ngjarjes.

Znj. Bilali, pak më herët thatë segmente të caktuara Brenda organeve të drejtësisë. Çfarë nënkupton me këtë?

Specifikisht flas për prokurorin e çështjes së bashkëshortit tim, Bajram Breçani i cili është prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë. Gjithashtu dhe prokurori i Gjykatës së Apelit Dritan Peka i cili ka marrë pjesë dy herë nga tre seanca dhe nuk ka bërë dhe rekurs. Ky prokuror, ish-prokuror i larguar nga vetting tashmë përveç se nuk ka bërë rekurs, unë gjykoj se nuk duhet të ishte futur në seancën e fundit.

Matilda Bilali ngre dyshime të forta për korrupsion në radhët e drejtësisë, sepse përndryshe thotë ajo autorët e krimit do të ishin sot prapa hekurave.

E veja e ish-policit tregon se i është drejtuar SPAK me kallëzime penale për prokurorin e çështjes, prokurorin e Apelit dhe oficerin e policisë gjyqësore, por sipas saj ky institucion mbylli sytë.

“Edhe pse s’kisha asnjë dokument që e vërtetonte të gjitha rrugët të çonin në akte korruptive”.

Bashkëshortja e Arben Bilalit ndalet në bisedë edhe te një element tjetër që i përforcon dyshimet për një drejtësi të kompromentuar.

Përse Gjergj Cukalit nuk iu mor mostra e pështymës gjatë kohës së ndalimit?

A e kanë rimarrë ADN-në e Gjergj Cukalit dhe nëse jo çfarë përgjigjeje ju kanë dhënë?

Jo, të drejtë për të marrë kampion ADN-je të një personi ka vetëm prokurori i çështjes. Nga momenti i ndalimit më 30.05.2019 deri në datën 04.09.2019 nuk i është marrë ADN-ja.

Çfarë shpjegimi iu ka dhënë prokurori?

Prokurori pas shumë kërkesave më ka kthyer përgjigje dhe më ka thënë se kampioni i ADN-së nuk merret pasi personi nuk jep pëlqimin për marrjen e ADN-së.

Por ashtu si në rastet e ngjashme edhe e veja në kërkim të drejtësisë, ka marrë kërcënimet e saj.

Më 30 qershor 2019, Matilda Bilali denoncoi në atë kohë se kishte marrë një letër kërcënuese, që sipas saj kishte lidhje me vrasjet e kunetërve dhe të bashkëshortit.

Por siç thotë edhe në këtë rrëfim për emisionin ‘Në shënjestër’, ajo ka vendosur të mos tërhiqet deri në zbardhjen e plotë dhe të vërtetë të vrasjes së bashkëshortit të saj

A do ta kërkoni ju drejtësinë edhe në institucione të tjera?

Përgjigje: Përderisa jam e kërcënuar si familje, përderisa kam dalë në publik, unë mendoj që deri tani nuk është bërë asgjë. A mund të bëhet ndonjë gjë? Po, provat janë, provat mund të merren. Të jeni të sigurt se sa të kem frymë do ta kërkoj të vihet drejtësia deri në fund. Jo vetëm zbardhjen e ngjarjes, por edhe vënien para drejtësisë të atyre që kanë penguar të ecë para zbardhja e së vërtetës.

Nëse gjykohet me vërtetësi, nuk provat nuk manipulohen siç janë manipuluar, nëse një gjyqtar bazohet mbi provat dhe marrjen e provave. Nëse do shikohet rruga ligjore nëse do kërkohet e vërteta normalisht që po.

Arben Bilali tashmë është një tjetër dosje që i bën thirrje të ashtëquaturës ‘Drejtësi e Re’ të kryejë pa hezitim zbardhjen e saj.

Por edhe një tjetër provë që bën thirrje në emër të kësaj drejtësie, që të mos heshtë.

Pa dashur t’i paraprijmë, por për të parandaluar, një nga serialet më të gjata të vrasjeve që trazojnë Tiranën përgjatë 30 viteve të fundit dhe ku ende edhe sot nuk kemi në duar byzylykët e drejtësisë për ata që qëllojnë dhe largohen në terrin e plumbave që lënë pas.

(PJESA E TRETË E EMISIONIT ‘NË SHËNJESTËR’)

Marrë nga “Balkanweb”

LEXO DHE KËTO:

Lidhja e Cukalit me fisin Xhabaftin,dëshmi e hasmit të Bilalit: E kam takuar njëherë

“Lajmin ma ka dhënë vajza”, publikohen dëshmitë e gruas dhe miqve të Arben Bilalit

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e arben bilalit vrasja e arben bilalit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale