Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI- Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të mbajnë bisedime përmes video-lidhjes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Bisedimet do të zhvillohen të dielën, më 8 maj, bëri të ditur një zëdhënëse e Qeverisë gjermane, shtet që aktualisht kryeson G7-n.
“Kancelari gjerman [Olaf Scholz] do të zhvillojë video-konferencën e tretë prej fillimit të këtij viti me partnerët e G7-s”, tha zëdhënësja Christiane Hoffmann. Ajo shtoi se 8 maji, kur do të mbahen këto bisedime, është “datë historike për të shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë”.
“Në bisedime do të trajtohen çështjet aktuale, veçmas situata në Ukrainë. Presidenti ukrainas Zelensky do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën në shtetin e tij”, tha ajo.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha më herët gjatë kësaj jave se ishte “i hapur” për vendosjen e sanksioneve të mëtejme ndaj Rusisë dhe se në takimin e G7-s do të diskutohet për masat ndaj Moskës.
“Ne gjithmonë jemi të hapur për sanksione të reja”, tha Biden, pasi më 4 maj Bashkimi Evropian prezantoi planet për pakon e gjashtë të sanksione.
Në këtë propozim të bllokut evropian përfshihet edhe embargoja ndaj importeve të naftës ruse, por edhe masa të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Kanadaja, Britania dhe Japonia.
Marrë nga REL.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
RUSI-Karen Saknazarov, regjisori rus dhe mbështetës i flaktë i presidentit Vladimir Putin ka shokuar publikun me deklaratat e tij në lidhje me luftën në Ukrainë...
KINË- Transporti global sapo ka filluar të ringrihej nga kaosi që shkaktoi pandemia. Tani mbipopullimi dhe vonesat në port janë kthyer dhe mund të zgjasin ...
SHBA-Karin Jean-Pierre është gruaja e parë me ngjyrë dhe homoseksual, që do të bëhët zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë më 13 maj duke zëvendësuar Jen Psaki. Jean-P...
IZRAEL– Tre persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në atë që policia thotë se është një sulm i dyshuar terrorist në qytetin qendror izraelit Elad.M...
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mendon se shanset për heqjen e vetos bullgare janë më pak se 50% dhe kjo për arsye si&c...
KOSOVË– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka nisur vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Zyra e kreministr...
DURRËS- Një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet A. G., është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte policinë kufitare në Portin e Durrësit...
SHBA-Mark Esper, ish-sekretari i dytë i Mbrojtjes në administratën e Donald Trump ka sjellë një libër për lexuesit amerikanë, ku edhe ka “hedhur” pë...
BJELLORUSI– Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar një studente ruse me gjashtë vjet burg, një vit pasi ajo dhe partneri i saj gazetar disident u hoqën nga a...
MAQEDONIA E VERIUT- Të burgosurit e grupit të Kumanovës prej dje kanë hyrë në grevë urie në burgun e Idrizovës në Shkup. Arsyet e grevës janë sepse atyre nuk po...