Aktualitet

LIBRAZHD/ Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin miliona lekë. Policia fsheh ngjajren

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia
Featured image of article: LIBRAZHD/ Grabitet shtëpia e kunatit të Bashkim Finos, autorët marrin miliona lekë. Policia fsheh ngjajren Grabitje (Ilustrim)

LIBRAZHD- Një grabitje ka ndodhur në Librazhd, ku mësohet se  pre e hajdutëve ka rënë banesa e kunatit të Bashkim Finos.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa banesa që është grabitur është e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino.

Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si ‘Ushtaraku’, dhe mësohet se shuma e grabitur është rreth 1.5 milionë lekë.

Xhani njihet si një biznesmen në qytet, ndërsa mësohet se maskat kanë hyrë ditën në shtëpi në të cilën në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në banesë.  

Pak ditë më parë një tjetër banesë ra pre e grabitjes në qytetin e Librazhdit. (Lexo këtu) Maskat u futën natën në babesën e gjinekologut të këtij qyteti, duke e terrorizuar atë dhe I morën një shumë të madhe parash. Dosja.al mësoi se disa persona të maskuar dhe armatosur  kanë grabitur banesën e Kujtim Albrahimi, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri. Mësohet se shuma e paraveqë hajdutët morën ishte afro 12 milionë lekë të vjetra.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment