LIVE UPDATES
Politike

Letërkëmbimi i Berishës me Ramën 13 vite më parë/ A e ‘kopjoi’ Kryeministri paraardhësin?

23 Maj 2019, 19:53 Nga DOSJA
Letërkëmbimi i Berishës me Ramën 13 vite më parë/

TIRANË- Pas situatës politike të krijuar nga djegia e mandateve të opozitës dhe mosregjistrimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i adresojë një letër publike kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Por një gjë të tillë kryeministri Rama e ka bërë edhe gjatë kohës kur ai ka qenë kryetari i opozitës, në vitin 2006, ku paralajmëronte se nuk do të hynte në zgjedhje dhe kërkonte shtyrjen e saj.

Kryeministri i aso kohe Sali Berisha, i kishte kthyer përgjigje 3 ditë më vonë, ku shprehej se “qeveria është e vendosur të sigurojë të gjithë mbështetjen materiale e financiare, të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që i përkasin asaj dhe të vendosë bashkëpunim të plotë me të gjitha forcat politike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Por nëse do të shohim në disa pjesë dhe shprehje të të përdorura në letrat e kryeministrit Rama sot, duket sikur kopjon ish-kryeministrin Berisha. 

Disa prej frazave të përdorura: “pa u tharë boja”, “Ju lutem zoti Kryetar të pranoni shprehjen e dëshirës sime”, etj., por edhe qëndrimi i palëkundur për të mos ndryshuar datën e zgjedhejve është ashtu si ai i ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit tha sot me ironi, se rama ka kopjuar letrën e tij.

LETËRKËMBIMI I BERISHËS ME RAMËN

Sot, Kryeministri Berisha i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, në përgjigjie të letrës së drejtuar prej z. Rama disa ditë më parë. Në këtë letër, Kryeministri shkruan:

“Zoti Kryetar, Vullneti dhe dëshira që ndjej për të komunikuar me opozitën, si dhe respekti ndaj saj, më detyrojnë t’i përgjigjem një letre që ju, nëpërmjet mediave, më drejtonit tre ditë më parë. Dëshiroj t’ju them që në krye se, qeveria është e vendosur të sigurojë të gjithë mbështetjen materiale e financiare, të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme që i përkasin asaj dhe të vendosë bashkëpunim të plotë me të gjitha forcat politike për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vlerësoj faktin që më në fund, në letrën tuaj, ju i referoheni interesave të qytetarëve shqiptarë. Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit. Është gjithashtu bindja ime se, nëse ekziston vullnet real politik, pra nëse partitë politike vendosin interesat e vendit mbi interesat partiake apo personale të drejtuesve partiakë, ne jemi ende plotësisht në gjendje të realizojmë më 20 janar 2007 zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarte të mira.

Ju në letër, shprehni shqetësimin tuaj për listat e zgjedhësve, të cilat sipas ligjit elektoral për zgjedhjet e rregullta, duhet të shpallen gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve. Me këtë rast më duhet të rikujtoj se, pikërisht për t’iu përmbajtur këtij afati ligjor, në muajin prill të vitit 2006, grupi parlamentar i PD, bazuar edhe në opinionin me shkrim të ekspertëve të OSBE/ODHIR, paraqiti në Komisionin Zgjedhor amendamentin për listat, të cilin Partia Socialiste e refuzoi dhe e bllokoi.

Në muajin korrik, pikërisht gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve, ju sërisht nuk pranuat shpalljen e listave dhe papritur, por edhe në mënyrë të habitshme, si me një rrufe në qiell të hapur, kërkuat shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore. Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sadoqë mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund t’a bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë.

Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten. Në rast se ne gjashtë muaj më parë do të pranonim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ne do t’ju faktonim shqiptarëve por edhe komunitetit ndërkombëtar se, për ne mandatet tona janë mbi ligjet, shtetin ligjor dhe kushtetutën e vendit dhe se ne, si të gjithëfuqishëm sipas vullnetit tonë të “mirë”, mund të zgjasim mandatin e pushtetit tonë. Kjo do të ishte rrënim i shtetit ligjor, i parimit të kushtetueshmërisë pa të cilin demokracia nuk ekziston. Por, të jem i sinqertë, po kaq rëndë do të goditej dhe kompromentohej opozita si shtyllë kryesore e demokracisë së një vendi.

Kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve, pra zgjatjen jokushtetuese të mandateve tre-vjeçare të qeveritarëve vendorë ju e kushtëzuat edhe me pjesëmarrjen e PS në zgjedhje. Prej mëse gjashtë muaj, qindra e qindra herë në media, ju kërcënuat me bojkotimin e zgjedhjeve duke dëshmuar kështu se ju, bllokimin e listave do ta përdornit si pretekst për t’u shmangur nga gara elektorale dhe pjesëmarrja në zgjedhje. Për të vendosur një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e ardhshme, u organizua dialogu i gushtit. Përfaqësuesit tuaj në çdo seancë të tij paraqitën si kërkesë kryesore shtyrjen për në tetor të vitit 2007 të zgjedhjeve lokale. Ndërkohë, që të pranishmit e tjerë, në respekt të Kushtetutës por edhe të kompetencave të Presidentit, nuk pranuan që kjo kërkesë të diskutohej. Pavarësisht nga kjo, dy partitë tona firmosën në fund të gushtit, marrëveshjen me 12 pika, nga të cilat njëmbëdhjetë ishin kërkesa të paraqitura nga opozita dhe vetëm një kërkesë e paraqitur nga qeveria dhe kjo kishte të bënte me shpalljen e listave.

Por sërish, pa u tharë boja e marrëveshjes, ju bllokuat listat gjer në datën që Presidenti dekretoi zgjedhjet. Në të gjitha qëndrimet e mbajtura nga muaji prill gjer në dhjetor ndaj listave të zgjedhësve, të cilat janë hartuar nga qeveria socialiste për zgjedhjet e vitit 2005 dhe që duhet të përditësohen në rreth 2/3 e komunave dhe bashkive të vendit, nga qeveritarët vendorë socialistë del qartë se, çështja e tyre u konceptua nga ju si leva e Arkimedit për të rrokullisur (bllokuar) procesin zgjedhor, apo si çengel për të tërehqur zvarrë votën e lirë të shqiptarëve, demokracinë e tyre dhe vet Shqipërinë. Mirëpo, vota në zgjedhjet e përgjithshme apo vendore, është e qytetarëve dhe jo e partive politike.

Mendoj se, duke besuar se mund të tërhiqni rrëshanë vendin tuaj, keni veshur vehten me fuqi mbinjerëzore. Ky është një gabim historik fatal. Përveç listave, ju këto muajt e fundit, keni ngritur edhe çështjen e çertifikatave. Mirëpo, fatmirësisht 90% e çertifikatave të lëshuara në Tiranë dhe 2/3 e tyre të lëshuara në shkallë vendi firmosen nga zyrtarë të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore që drejtohen nga socialiste.

Ju jeni ankuar pranë institucioneve ndërkombëtare dhe keni dërguar çështjen e çertifikatave në Prokurori. Institucionet ndëkombëtare kanë gjetur të pabazuara pretendimet tuaja. Në zgjedhjet e 2005 ne konstatuam se ishin shpërndarë mijëra e mijëra çertifikata, që në kundërshtim me ligjin nuk përmbanin Kodin e Zonës dhe Kodin e Zyrës së Gjendjes Civile. ODHIR dhe KQZ të gjendur para këtij fakti, vendosën që çdo njeri që do të votonte me certificate, duhet të kishte me vehte një dokument tjetër që provonte identitetin e tij. Për këtë qëllim KQZ miratoi një listë prej dhjetë dokumentash (si patente, diplomë, etj). Në takimin me përfaqësuesit tuaj, të zhvilluar pak ditë më parë, përfaqësuesit e mazhorancës propozuan rivendosjen e të njëjtit kuadër masash garancie që KQZ dhe ODHIR vendosën në zgjedhjet e vitit 2005. Përveç këtyre, ata propozuan në këtë takim dy amendamente shtesë:

–              penalizimin me tre vjet burg të çdo zgjedhësi që do të gjendej me çertifikatë fallco;

 –             lejimin për të votuar me çertifikatë në qendrën e votimit vetëm personat, çertifikata e të cilëve përmban Kodin e Zonës dhe Zyrës së Gjëndjes Civile ku gjendet qendra në të cilën ata votojnë.

Duke përfunduar, dua të shpreh edhe njëherë vendosmërinë time të plotë për të bërë çfarë është në duart e qeverisë dhe Partisë Demokratike për realizimin me sukses të zgjedhjeve vendore, ju bëj thirrje të bashkëpunojmë për zhvillimin e një fushate elektorale të qytetëruar, konstruktive dhe një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Pranoni, ju lutem Zoti Kryetar, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt, Sali Berisha

10/12/2006

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama letërkëmbimi i berishës me ramën rama kopjon berishën sali berisha edi rama letërkëmbimi i berishës me ramën rama kopjon berishën sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet