Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish për vendimin e Kuvendit për të lënë jashtë parlamentit gazetarët. Në një deklaratë për mediat, Albana Vokshi është shprehur se pas protestës së gazetarëve dhe reagimit të BE-së, tashmë Kuvendi duhet që të tërhiqet.
Vokshi theksoi se ky është një veprim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, dhe kreu i saj, Ruçi duhet të kërkojë ndjesë për vendimin.
Reagimi i PD-së:
Gazetarët e thanë fjalën e tyre. Kurajozë dhe me integritet, gazetarët e ngritën zërin kundër censurës së Parlamentit dhe kundër izolimit të tyre.
Edhe BE e tha fjalën e vet kundër pengimit të gazetarëve për të raportuar lirshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Një falenderim edhe për qendrimin e ambasadores së Francës pro lirisë se medias dhe kundër censures shtetërore.
Tani i takon Kuvendit të Shqipërisë të tërhiqet. Vendimi i paligjshëm, antikushtetues dhe antidemokratik që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre në Kuvend duhet të zhbëhet. Ky është një vendim politik, i marrë nga Byroja e Kuvendit, e cila drejtohet nga Granoz Ruçi dhe jo nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit. Si I tillë, në vend të justifikimeve, Gramoz Ruçi duhet të kërkojë ndjesë publikisht dhe të tërheqë pa vonesë vendimin e gabuar!
Kufizimi i lirisë së medias në një vend që pritet të hapë negociatat me BE është po aq i papranueshëm sa vjedhja e votës!
ÇFARË NDODHI MES KUVENDIT DHE GAZETARËVE?
Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë.
Ditën e djeshme gazetarët dolën në një protestë para nisjes së seancës plenare. Duke e quajtur një betejë për fjalën e lirë, gazetarët iu lutën Me parulla në duar me mbishkrimin “Krijuat ERTV, mos krijoni GRTV”, referuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Ambasada e Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar ashpër ndaj vendimit për “bunkerizimin” e Kuvendit. BE është shprehur se prezenca e gazetarëve në Parlament është tipar demokracie dhe shpreh keqardhjen për vendimin e marrë.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka hapur dyert e presidencës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Artizanatit për një ekspozitë të veçantë me punim...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e njoftoi Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi se maska në Shqipëri që prej 1 qershorit nuk është më e detyrueshme. Por përt...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhely u shpreh ditën e sotme në konferencën e përbashkët me Ramën, se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perën...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga sulmet e bëra drejt Bashkimit Europian të cilin e ka cilësuar përjashtuese ndaj vendeve të Ballkanit Perën...
TIRANË– Albin Kurti dhe Ana Brnabiç kanë mbërritur njëri pas tjetrit në Pallatin e Brigadave në Tiranë ku po mbahet Samiti me liderët e Ballka...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së dhe të LSI-së për vendimin e Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë nostalgjik për takimin që ka zhvilluar 14 vite më parë me George W Bush në Shqipëri. Ai ka ndarë video nga...
TIRANË– Komisioneri Oliver Varhelyi është treguar mjaft i rregullt. Ditën e sotme ai ka mbërritur në Pallatin e Brigadave me maskën anti-Covid të ven...