Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
PUKË – Gazetari Alfred Lela rrëfeu për herë të parë tmerrin që përjetoi pasi rrëshqiti me 2 persona të tjerë sot në Malin e Munellës në Gjegjan Për “News 24”, Lela tregoi se me grupin e tij kishin tentuar të ktheheshin mbrapsht në momentin që po frynte erë e fortë. Ai u shpëtua nga një trung peme, i cili e ndihmoi të mos përplasej me një shkëmb. Gazetari përmendi se ai dhe grupi i tij shoqërues kishin shpresuar se rruga e kthimit do të ishte më e lehtë me idenë se kishin mbetur në dëborë gjurmët e tyre, por ato ishin fshirë nga era.
Ai pranoi gjithashtu se mendoi se sot do të humbiste jetën.
“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrapsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit. Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tregoi për “News 24” gazetari Alfred Lela.
Për fatin e keq, alpinisti që u plagos rëndë pasi ra në humnerë Ndoc Mula ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Ai u gjet pas 6 orësh kërkimi për shkak të errësirës, terrenit të vështirë dhe motit të keq.
Lela shoqërohej nga një grup prej 4 personash: operatori Gisel Dollani; Ilir Shyti, përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, Dorien Malaj e Ndoc Mula, alpinistë për të realizuar një reportazh për rrëqebullin në Malin e Munellës në Gjegjan. Pasi iu ngjitën malit, 3 prej tyre, gazetari Lela, Shyti dhe Mulaj rrëshqitën për shkak të erës së fortë dhe dëborës. Dy të fundit ranë në humnerë. Shyti u gjet më herët dhe u transportua në spital, kurse alpinisti 60-vjeçar Mula u gjet pas 6 orësh. Për fatin e keq, ai ndërroi jetë, ndërsa Ilir Shyti raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
LAJMI KRYESOR: VD- Aksidentohet në Munellë gazetari Alfred Lela me alpinistët, 2 të plagosur rëndë
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
PUKË– Alpinisti Ndoc Mula, i cili mbeti mbi gjashtë orë në greminë në malin e Munellës ka ndërruar jetë. Mësohet se Mula u gjet pas shumë orësh kërki...
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha reagoi pas sulmeve inderekte nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në lidhje me pagat e këshilltarëve të Bashkisë së...
PUKË– Personi që po shikoni në foto është Ndoc Mula, alpinisti 60-vjeçar që u aksidentua e ra sot në greminë, në malin e Munellës. Ai ndodhet ...
PUKË – Gjendet pas 6 orësh Ndoc Mula. Alpinisti që u raportua i humbur pasditen e sotme, është gjetur në greminë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shën...
TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziun sulmuan njëri-tjetrin në distancë ditën e so...
TIRANË– Festa e Vitit të Ri kërkon shpenzime! Produktet e shportës ushqimore pësuan rritje stratosferike në Shqipëri që në nisje të vitit 2021 duke b...
TIRANË– Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar këtë mesditë në Tiranë teksa shkarkoheshin nga konteineri me banane në magazinën ku pritej të ru...
TIRANË – Banorët e Laprakës kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave së tyre që do t’i hapë rrugë projektit të Unazës së Re. Ata kanë...
PUKË– Zhdukja e alpinistit në Pukë nuk ishte si pasojë e një aksidenti automobilistik. Politiko.al, portai që drejton Alfred Lela, i përfshirë në kët...
TIRANË – Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, bashkëjetuan me koronavirusin. Ky vit nisi si një betejë p...