Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Largoi Berishën nga grupi parlamentar i PD, Lubonja kritikon Bashën: Të japë dorëheqjen, ky vendim forcon Ramën
10 Shtator 2021, 16:16Nga DOSJA
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.
Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit ’97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.
”Vetëposhtërim i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. Është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithësi, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.
Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëz të rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për t’i bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.
Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.
”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.
Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.
”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. Gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”– përfundoi Lubonja./Marrë nga BalkanWeb.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë 4 persona nga Covid. Gjithsej janë kryer 6308 testime, nga të ...
Mes shumë problematikave në procesin e rindërtimit në qytetin e Durrësit, është edhe ajo e shkollave të sistemit parauniversitar.Nga totali i shkollave të dëmtu...
DURRËS– Një shtetas polak, 68 vjeç, dyshohet të jetë mbytur duke u larë në detin e Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, ndërsa grupi hetimor...
TIRANË– Emrat e gjashtë kandidatëve zyrtarë për Këshillin e Lartë Gjyqësor janë bërë publike. Dy nga kandidatët janë nga Gjykata e Lartë, dy nga Gjykatat e...
SHQIPËRI- Portali i maturës rihapet edhe një herë jashë rradhe për maturantët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet...
Më 13 dhe 14 shtator, Kancelarja gjermane do të bëjë udhëtimin e saj të fundit zyrtar në Ballkanin Perëndimor.Në Beograd dhe Tiranë ajo do të zhvillojë bisedime...
TIRANË-Me gjithë rënie e lehtë të papunësisë, ende tregu i punës po shfaq dobësi duke mos kapur nivelet e vitit të para pandemisë kur në fund të 2019 arrin...
BALLSH– Nëpërmjet përrenjve të rastësishëm, këto mbetje derdhen në rezervuarin e Marushës, i cili prej më shumë se 20 vitesh nuk është pastruar.Përrenjtë me mbe...
TIRANË– Drejtori i IKMT-së Lutfi Miftari 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës është arrestuar nga policia me ur...
TIRANË– Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Demi’ në kryeqytet. 81-vj...