LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet raporti i delegacionit të Holandës në Shqipëri: Reforma në drejtësi ka ecur, zhgënjim dënimi i zyrtarëve të l

28 Maj 2019, 19:50 Nga DOSJA
Zbardhet raporti i delegacionit të Holandës në Shqipëri:

TIRANË– Zbardhet raportit i delegacionit holandez, i cili vizitoi Shqipërinë më 6-7 maj. Vizita u zhvilluar për të parë progesion e bërë në pesë prioritetet për reforma që konsiderohen si kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Delegacioni kryesohej nga Anne Mulder, raportues për Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar nga Hayke Veldman dhe Jeffrey van Haaster.

Në raportin e tyre janë renditur të gjitha pikat që Shqipëria ka shënuar proges dhe ato në të cilat vendi ynë duhet ende të punojë.

Një prej pikave, në të cilën vendi ynë ka shënuar proges, sipas delegacionit holandez është  reforma në drejtësi. Delegacioni ka vlerësuar edhe ngritjen e institucioneve të reja por pa harruar mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria argumenton se kjo është për shkak të suksesit të procesit të verifikimit, i cili ka çuar në shkarkimin ose dorëheqjen e disa gjyqtarëve duke premtuar se vendet e lira do të plotësohen para verës. Megjithatë, kritikët e qeverisë flasin për një krizë kushtetuese, në të cilën kontrollet dhe balancat janë zhdukur pasi qeveria ka marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese.”

Përveç refomës në drejtësi, e suksesshme është edhe lufta kundër prodhimit të lëndëve narkotike, respektimit të të drejtave të njeriut por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për korrupsionin.

Sipas delegacionit holandez, sa i përket luftës kundër korrupsionit, edhe pse janë marrë masa për parandalimin e tij duke angazhuar edhe strukturat e policisë numri i dënimeve penale të nivelit të lartë ka qenë zhgënjyes.

Raporti i plotë:

Në Tiranë, raportuesi  Anne Mulder takoi nënkryetaren e parlamentit, zonjën Vasilika Hysi dhe një numër parlamentarësh të tjerë. Ai gjithashtu mbajti bisedime me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Nga ana e qeverisë, raportuesi zhvilloi bisedime me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Gent Çakaj, Ministrin e Brendshëm, z. Sandër Lleshaj dhe Zëvendësministrit të Drejtësisë z. Toni Gogu dhe Znj. Fjoralba Caka. Në diskutimet e tij, raportuesi u përqëndrua në pesë prioritetet për reforma që konsiderohen si kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim: reforma e gjyqësorit dhe administratës publike, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Raportuesi gjithashtu shqyrtoi funksionimin e demokracisë parlamentare.

Raportuesi Anne Mulder vuri re se Shqipëria po bën përparime serioze në reformat gjyqësore. Procesi i verifikimit që po kryhet nga një komision i pavarur kualifikimi rivlerëson gjyqtarët dhe prokurorët publik sipas kompetencës profesionale, paanësisë dhe kritereve të integritetit dhe është në rrugën e duhur. Komisoni ka dhënë më shumë se 140 vendime dhe në 40% të rasteve, zyrtarët janë shkarkuar. Në apel, shumica dërrmuese e shkarkimeve janë pranuar. Por gjithashtu ka pasur gjithashtu një shkallë të vetë-spastrimit: disa gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen.  Procesi është duke u monitoruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (IMO) i Komisionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka bërë një ndryshim thelbësor në kushtetutën e tij me qëllim që IMO të jetë ligjërisht i mundur.

Shqipëria ka krijuar edhe institucione të reja në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, duke përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë Prokurorial dhe Këshillin e Emërimit të Drejtësisë, të cilat janë përgjegjëse për rekrutimin, përzgjedhjen, vlerësimin dhe emërimin e zyrtarëve në gjyqësor. Një tjetër institucion i ri, Prokuroria Speciale dhe njësia hetuese e anti-korrupsionit dhe krimit të organizuar (Struktura e Veçantë Anti-Korrupsion ose SPAK) është gjithashtu në procesin e ngritjes. Procesi i verifikimit dhe vlerësimi i kandidatëve të cilët kanë aplikuar për një vend SPAK po vijon. Për këtë arsye, institucioni nuk është ende funksional.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese aktualisht ekziston vetëm një gjyqtar në detyrë, dhe nëntë vende të tjera janë të lira. Prandaj, nuk mund të konsiderohet aktualisht si një institucion shtetëror funksional. Qeveria argumenton se kjo është për shkak të suksesit të procesit të verifikimit, i cili ka çuar në shkarkimin ose dorëheqjen e disa gjyqtarëve duke premtuar se vendet e lira do të plotësohen para verës. Megjithatë, kritikët e qeverisë flasin për një krizë kushtetuese, në të cilën kontrollet dhe balancat janë zhdukur pasi qeveria ka marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese.

Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, janë marrë masa për parandalimin e tij duke angazhuar edhe strukturat e policisë. Por edhe pse kjo metodë ka pasur sukses në disa raste, numri i ndjekjeve dhe dënimeve penale të nivelit të lartë ka qenë zhgënjyes. Bashkëpunimi mes policisë dhe Prokurorisë publike nuk është gjithmonë i qetë. Shqipëria duhet të vazhdojë më tej në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit.

Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, vlen të përmendet se Shqipëria ka arritur rezultate në zbulimin dhe shkatërrimin e fermave të kanabisit dhe ndjekjen penale të pronarëve të tyre. Kjo gjë ka çuar në uljen e tregtisë së drogës: statistikat e qeverisë tregojnë se numri i rasteve të drogërave të kapura në Itali nëpërmjet Shqipërisë ka rënë me rreth 80% në vitin 2018. Shqipëria ka ulur shifrat për pastrimin e parave të krimit.

Parlamenti shqiptar ka miratuar ligje për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe seksuale në Shqipëri. Shqipëria ka bërë përparim në lidhje me lirinë e shprehjes, por duhet të rrisë transparencën e reklamave shtetërore në media. Ka hapësirë ​​për përmirësime të mëtejshme në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, duke përfshirë regjistrimin e pasurive të paluajtshme në një regjistër toke. Shqipëria ka miratuar legjislacion të ri për të mbrojtur këtë rezolute ligjore.

Së fundmi, Shqipëria ka futur reforma në administratën publike. Progres është bërë në aspektin e transparencës dhe efikasitetit të shërbimeve publike. Përveç kësaj, raportuesi fitoi një përshtypje të funksionimit të demokracisë në Shqipëri. Fakti që janë bërë lëvizje për të filluar reformën zgjedhore për të forcuar demokracinë është një shenjë e mirë. Megjithatë, raportuesi ka shqetësime në lidhje me marrëdhëniet e ndërprera midis qeverisë dhe partive opozitare. Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit nga dy partitë më të mëdha të opozitës kanë bojkotuar aktivitetet parlamentare dhe madje kanë dalë nga Parlamenti nën shenjë proteste kundër qeverisë, e cila sipas tyre e ka komprometuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shkelur të drejtat e tyre parlamentare. Që atëherë, vendet e tyre janë zëvëndësuar nga anëtarët e tjerë të partive të tyre të gatshëm për të kryer detyrat e tyre parlamentare. Kjo situatë është një shenjë e marrëdhënieve të vështira politike në Shqipëri.

Pasi që kjo është një çështje e brendshme politike, raportuesi nuk mund dhe nuk do të bëjë asnjë gjykim për këtë. Megjithatë, ndarja dhe mungesa e bashkëpunimit pengon funksionimin e demokracisë. Raportuesi shpreson se do të ketë pajtim të shpejtë midis opozitës dhe partive qeveritare, ndërsa ato lëvizin përpara në zhvillimin e një vizioni të përbashkët për qeverisjen dhe demokracinë në vendin e tyre.

Së fundi, raportuesi vëren se njerëzit me të cilët ai foli argumentuan se kuadri i rreptë i negociatave për anëtarësim i ofron Shqipërisë mjetet dhe presionin e jashtëm të nevojshëm për të zhvilluar më tej sundimin demokratik të shtetit. Hyrja në BE mund të jetë pika përfundimtare e këtij procesi, por kjo nuk duhet domosdoshmërisht të jetë kështu. Disa të tjerë ngritën argumentin gjeopolitik: perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE sjell stabilitet në rajon, dhe është në interes të BE-së, veçanërisht pasi fuqitë e huaja si Kina dhe Turqia dëshirojnë të rrisin ndikimin e tyre në Shqipëri dhe më pas në gjithë Evropën Juglindore.

U vu re se popullsia shqiptare e synon BE-në, dhe nëse perspektiva e anëtarësimit në BE shtyhet vazhdimisht, kjo krijon përshtypjen se BE nuk e dëshiron Shqipërinë. Kjo mund të ketë një efekt demotivues.

Disa të tjerë shprehën mendimin se reformat shqiptare janë të pakthyeshme, dhe se kjo gjë duhet që të ofronte siguri për hapjen e negociatave. Së fundi, u theksua në mënyrë të përsëritur se asnjë vendim nuk është bërë lidhur me pranimin e Shqipërisë në BE në këtë fazë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anne mulder hapja e negociatave per anetaresim raporti i holandes anne mulder hapja e negociatave per anetaresim raporti i holandes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet