Aktualitet

Tre vite hetime prangosin 57 persona. Policia shkatërron grupin kriminal, sekuestrohet kokainë, kanabis e armë: Trafikonin dhe njerëz

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar sot operacionin “LIMIT”. Mësohet se deri tani janë arrestuar 57 persona, të cilat sipas policisë trafikonin drogë të llojeve të ndryshme, armë dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Ardi Veliu u shpreh në një konferencë se operacioni ka nisur që në vitin 2016. Prokurori Mara tha se kanë informacione për të gjithë anëtarët e grupit kriminal.
Përditësuar:

TIRANË- Një superoperacion i Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka vënë në pranga 57 persona dhe 8 tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni gjerë ka nisur prej ditësh, por sot kanë nisur arrestimet se pari në Tepelenë, ku u prangosën 7 persona dhe më pas në disa qytete të tjera në Shqipëri.

Por sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, operacioni nuk ka qenë vetëm për kulvimin dhe trafkimin e kanbasit, por dhe për trafikimin e emigrantëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Operacioni i koduar “LIMIT” ka nisur që në vitin 2016, ku hetimet i ka zhvilluar prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara. Procedimit penal është regjistruar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim, por pas hetimeve veprat penale janë shtuar.

Ardi Veliu bëri me dije se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me disa vende të huaja, duke theksuar se “është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve”.

Gjatë viteve Policia në kuadër të këtij operacioni ka zhvilluar disa operacioni ku janë sekuestruar në Greqi: rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë. “Së fundmi është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete”, shtoi Ardi Veliu.

Ndërkohë nga ana tjetër, prokurori Vladimir Mara ka bërë të diturta disa detaje të tjera nga operacioni duke thënë që seciliprej të arrestuarve kanë një rol të veçantë. “Ata sillnin farat e kanabisit nga vende të Bashkimit Europian, i kultivonin në Shqipëri dhe më pas i shisnin sërish në Europë”, shtoi Mara.

VEPRAT PENALE QË AKZUOHEN

“Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

TË ARRESTUARIT

S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë ; A. P. alias A. B., 38 vjeç, banues në Korçë; E. S., 35 vjeç, banues në Korçë; K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë; Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë; B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë; R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë; E. H., 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec; E.B., 42 vjeç, banues në Tepelenë; E.H., 34 vjeç, banues në Fier; A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë; V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë; F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë; A. M., 35 vjeç, banues në Këlcyrë; B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë; A. C., 50 vjeç, banues në Durrës; E. K., 37 vjeç, banues në Durrës; E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë dhe B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

(A.B. Dosja.al)

  • 17:31

    Operacioni “LIMIT”, Lleshaj: Është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi ka marrë këtë vit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas operacionit “LIMIT”,  ku u shkatërruan 4 grupe kriminale, duke çuar në pranga 57 persona. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion është kulmi i një sërë goditjesh që krimi ka marrë këtë vit.

    Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

    POSTIMI I PLOTË

    Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit. Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

    Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane. Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion 🇦🇱👩👮♂🇪🇺

  • 16:45

    Megaoperacioni, Mara jep detaje për katër grupet kriminale: Itinerari që ndiqnin, ja ku blihen farat dhe si eksportohen

    Janë zbardhur detaje të reja rreth megaoperacionit që ka vënë në pranga dhjetëra persona ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat, prokurori Vladimir Mara i cili është edhe personi që ka lëshuar 30 urdhër arrestet, është shprehur se bëhet fjalë për një megaoperacion që ka shkatërruar katër grupe kriminale. Mara shpejgoi gjithashtu se Shqipëria është përdorur nga këto grupe kriminale vetëm për kultivimin e drogës dhe se farat e kanabisit apo drogërat e tjera vinin nga jashtë.

    Pas kultivimit, kanabisi dërgohej sërish në vendet e Bashkimit Europian për t’u shitur. Hetimet vazhdojne për dokumentimin ligjor për disa grupe të tjera kriminale të cilët veprojnë në disa vende të Bashkimit Europian dhe në Shqipëri. Secili prej të arrestuarve kanë një rol të veçantë. Pavarësisht se janë katër grupe kriminale ata kanë pasur një ndërvveprim të veçantë me njëri tjetrin. Ata sillnin farat e kanabisit nga vende të Bashkimit Europian, I kultivonin në Shqipëri dhe më pas I shisnin sërish në Europë. Brenda tre ditëve ashtu siç e kërkon edhe proçeduar të gjithë personat do të merren në pyetje përpara gjykatës,”– tha Vladimir Mara ndër të tjera.

  • 16:45

    Megaoperacioni me 57 të arrestuar, zbulohet skema: Si trafikohej droga nga Greqia e Turiqa drejt vendeve të BE

    Në përfundim të megaoperacionit kundër kultivimit dhe trafkimit të kanabisit, Policia e Shtetit dhe Krimet e Rëdna kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët ku kanë dhënë detaje.

    Ardi Veliu ka qenë ai që ka lexuar këtë deklaratë dhe u shpreh se janë sekuestruar disa lloje drogash, si kanabis, herionë dhe kokainë. Po ashtu ai u shpreh se operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit dhe të arrestuarit kryenin dhe trafkimin e njerzve nga lindja e mesme drejt vendeve të BE.

    Ndërkohë prokurori Vladimir Mara theksoi se ka informacione të plota që të arrestuarit sillnin dhe farën e kanabisit nga vende të ndryshme të BE.

    Policia e Shtetit

    NJOFTIMI I PLOTË

    Sot është finalizuar operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 57 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabis, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

    Policia e Shtetit në përmbushje të prioritetit kryesor, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, ka vijuar operacionet e pandërprera në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë homologe të vendeve të rajonit e më gjerë.

    Në funksion të këtij hetimi, Task Forca Speciale Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FNSH-në, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “LIMIT”, operacion i nisur më parë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me homologët e policisë greke. Ky operacion u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, kryer në bashkëpunim.

    Gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, është shkëmbyer në kohë reale informacion me partnerët tanë nëpërmjet SELEC-ut për aktivitetin kriminal të personave të përfshirë në këto grupe kriminale dhe si rezultat, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve.

    Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë. Operacioni ka vijuar mëngjesin e sotëm në disa qarqe të vendit, ku u angazhuan rreth 300 forca policore.

    Gjatë hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal edhe i 31 personave të tjerë në Shqipëri, duke u finalizuar me ekzekutimin e masave të sigurisë për 23 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Konkretisht u arrestuan shtetasit: S.N., 40 vjeç, banues në Tiranë; B. Sh., 46 vjeç, banues në Mirditë ; A. P. alias A. B., 38 vjeç, banues në Korçë; E. S., 35 vjeç, banues në Korçë; K. Ç., 34 vjeç, banues në Korçë; Gj.Ç., 63 vjeç, banues në Korçë; B. Z, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gj. M., 32 vjeç banues në Korçë; R. T., 32 vjeç, banues në Ersekë; E. H., 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; F. Ç. alias f. B., 35 vjeç, banues në Pogradec; E.B., 42 vjeç, banues në Tepelenë; E.H., 34 vjeç, banues në Fier; A. B., 25 vjeç, banues në Tepelenë; V. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë; F.D., 56 vjeç, banues në Tepelenë; A. M., 35 vjeç, banues në Këlcyrë; B. V., 33 vjeç, banues në Sarandë; A. C., 50 vjeç, banues në Durrës; E. K., 37 vjeç, banues në Durrës; E. J., 38 vjeç, banues në Ersekë dhe B. Z., 27 vjeç, banues në Ersekë.

    Si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas ku vijon operacioni për kapjen e tyre. Këtyre grupeve kriminale së fundmi i është sekuestruar rreth 120 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1.1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndricim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.

    Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin. Lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

    Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Kultivimi i narkotikëve”, “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

    Policia e Shtetit është e vendosur në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimit në përgjithësi. Gjithashtu Policia e Shtetit është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjazbatuese brenda dhe jashtë vendit, duke shkëmbyer informacione në kohë reale dhe zhvilluar operacione të përbashkëta me qëllim goditjen e plotë të grupeve apo individëve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

    Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë.

  • 14:01

    MEGA-Operacion në të gjithë Shqipërinë, goditje ndaj grupeve kriminale dhe kanabisit, 20 urdhër-arreste

    Një megaoperacion kundër grupeve kriminale po zhvillohet sot nga Policia e Shtetit. Operacioni  përfshin edhe personat që u arrestuan në Gjirokastër dhe Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në terren të shoqëruar edhe nga reparti RENEA. Dosja.al bën me dije se janë lëshuar 20 urdhër-ndalimi.

  • 11:47

    Aksioni ndaj grupit kriminal, dalin FOTOT e dy prej të ndaluarve

    Policia po zhvillon një operacion antikanabis në Tepelenë, ku edhe 7 persona u ndaluan nga Policia. 

    Dosja.al ka siguruar foto të dy prej tyre, bëhet fjalë për Arbër Brahimin, i cili është nga fshati Lazarat dhe Edi Balliu nga Tepelena.

     

     

     

     

    Deri më tani nuk dihet nëse të ndaluarit kanë precedentë penalë të mëparshëm.

  • 11:17

    Superaksioni, dalin emrat e të ndaluarve në Tepelenë

    Zbardhen emrat e shtatë personave të ndaluar ditën e sotme në Tepelenë gjatë operacionit antikanabis. Dosja.al ka mësuar emrat e disa prej të ndaluarve, të cilët janë: Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

  • 16:45

    Superaksion në Tepelenë/ Goditet grupi kriminal, kush janë të ndaluarit nga Policia (FOTOT)

    Një superioperacion po zhvillohet nga Forcat e Posaçme Operacionale në Tepelenë. Deri më tani 7 persona janë ndaluar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohen për “Prodhim shitje lëndësh narkotike.”

    Dosja.al ka mësuar emrat e disa prej të ndaluarve, të cilët janë: Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

    Ende nuk dihen të dhëna të tjera nga operacioni dhe as detaje lidhur me personat e ndaluar nga Policia. Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Policia ka shoqëruar dy gra nga Lazarati pasi kishin mbjellë 40 rrënjë kanabisi në oborrin e banesës së tyre. 

Shto Koment