Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe posedim kokaine, arrestohet agjenti i Krimeve në Tiranë, në pranga dhe 3 të tjerë (EMRI+Foto)

Arrestohet agjenti i Krimeve në kryeqytet. Policia i sekuestron një sasi kokaine dhe armë.
Featured image of article: Shpërdorim detyre dhe posedim kokaine, arrestohet agjenti i Krimeve në Tiranë, në pranga dhe 3 të tjerë (EMRI+Foto) I arrestuari Ledion Bako

TIRANË- (SHÇBA) Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar ditën e sotme agjentin e krimeve në komisiariatin nr.2, Ledion Bako.

Agjenti Bako punonte si agjent krimesh në Komisariatin numër 2 në kryeqytet, ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar atij i është gjetur një sasi kokaine dhe një armë. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Në njoftimin e SHÇBA, thuhet se Ledion Bako është ndaluar  mbrëmjen e së martës në zonën Linzës në Dajt në momentin kur po udhëtonte me makinë së bashku me tre persona të tjerë. Raportohet se agjentit të krimeve i është gjetur një sasi droge dhe një armë pa leje.  Gjithashtu janë arrestuar edhe tre personat që ishin nën shoqërinë  e agjentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë – SHÇBA arreston në flagrancë 1 punonjës policie dhe 3 persona të tjerë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), mbi bazën e të dhënave që dispononte rreth implikimit të një punonjësi policie në veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilloi një hetim të plotë, duke aplikuar metoda speciale hetimi. Nga hetimet për rreth 3 muaj, u siguruan prova se punonjësi i Policisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, përveç se ishin përdorues, shpërndanin edhe lëndë narkotike. Ai duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, siguronte mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Nisur nga rrethanat, faktet e paraqitura dhe analiza e bërë me Prokurorin e çështjes, u zhvillua operacioni dhe u arrestuan në flagrancë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– L. B., 27 vjeç, nga Tirana, me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

– J. K., 26 vjeç, nga Tirana, financier, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

– E. M., 35 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”;

– A. K., 31 vjeç, nga Tirana, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan provat materiale: – pistoletë me fishekë; – disa telefona celularë; – dy qese plastike, në të cilat dyshohet se ka mbetje të lëndës narkotike kokainë; – kopje kartëmonedhash të huaja Hetimet po vijojnë edhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë furnizues me lëndë narkotike të personave të arrestuar. SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment