Politike

Reforma Zgjedhore, Basha takon aleatët: Jam i hapur për ndryshime, “fajin e ka sistemi” propagandë e Ramës. Flet edhe për kërcënimet e Iranit (VD)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar aleatët për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Në prononcimin e tij para gazetarëve, Basha tha se ishte i hapur për ndryshime. Më tej Basha foli edhe për kërcënimet e Iranit.

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas takimit me aleatët e PD-së për ndryshimet në Reformën Zgjedhore. Basha u shpreh i hapur për ndryshimin e sistemit, por me kushtin që politika të ndahej nga krimi. 

Kreu i PD-së është shprehur se alibia që fajëson sistemin lidhur me procesin e zgjedhjeve mund të kthehet në propagandë nga kryeministri Edi Rama.

“Kam qënë dhe jam i hapur për të diskutuar se cili sistem të aplilkohet në zgjedhjet e ardhshme. Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit them se cilido do të dështojë nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi të pavarur. Mund të them se alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës. E dimë të gjithë se Shqipëria është në një krizë të thellë politike për shkak të dështimit total të kryeministrit dhe qeverisë së tij,-tha Basha. 

Më tej gazetarët e pyetën demokratin për një koment lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama nga kryesia e OSBE-së në Vienë, i cili u shpreh se kriza e pretenduar politike ishte artificiale. 

“Zgjedh të besoj Bundestagun. Vendi është në një krizë të thellë politike dhe shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Tërmeti e nxorri mbretin lakuriq. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Sot është publikuar një raport nga Fingë ku Shqipëria renditet në fund si një vend me një qeveri jolegjitime. Axhenda ime është mirëqenia dhe shpëtimi ekonomik i Shqipërisë,”-shtoi më tej numri një i PD-së.

I pyetur lidhur me denoncime të reja për shkelje të ligjit nga ana e kryebashkiakëve socialistë, Basha ka zgjedhur të mos i përgjigjet duke u shpreh shkurt: Do të informoheni në vijim!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Basha u pyet edhe lidhur kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë për shkak të muxhahedinëve. Lideri i PD-së u shpreh krenar se në punën e tij si ministër i Jashtëm e kishte vendosur Shqipërinë krah aleatëve si SHBA-ja. 

Shqiptarët po e kuptojnë se pa luftuar pa demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Liria ka çmim të lartë dhe jam krenar se si ministër i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërinë në NATO. Shpreh qëndrimin tim të qartë përkrah SHBA-ve,”-e mbylli Basha prononcimin për gazetarët. 

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej kohësh kanë ngritur një grup ekspertësh, por edhe pse u shprehën se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë. Ndërkohë dhe nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare, ende nuk kemi “tym të bardhë”, pasi procesi ka ngecur.

Reforma Zgjedhore duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj. Reforma është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment