"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama sulmon nga foltorja e Kuvendit ambasadoren amerikane: Kur thotë se po i vëzhgoj, s’më vjen mirë hiç! Jam kryeministr
30 Korrik 2020, 10:21Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Kuvendi, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Duke cituar deklaratën e saj të djeshme se: Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre, Rama tha se nuk i kishte ardhur fare mirë për fjalën e Kim duke u shprehur se Shqipëria ishte vend sovran.
“Sot po mbyllim një fazë jo të lehtë, ne e bëmë Reformë. Deri në qershor ishte formalinë. I falenderoj të gjithë për kontributin e dhënë për ta sjellë në Parlament. Falenderoj edhe miqtë e partnerët për përfshrijen. Dua t’i dërgoj një mesazh dhe ta dëgjojnë ashtu siç është; mesazh nga një parlament sovran dhe një kryeministri përfaqëson një parlament sovran. Komisioni i Venecias thotë se shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, gëzojnë këtë marzh, Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde në lidhje me shpërndarjen e mandateve, Këtë mesazh kanë shpërndarë në unison Venecia, OSBE dhe Gjykata e Strasburgut. Ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe na takon ne të vendosim ç’do të bëjmë. Nuk është vendim që e ndajmë me ambasadoren amerikane, edhe pse i respektojmë shumë. U bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë të mos i themi gjërat siç janë. Nuk është përgjegjësia e SHBA, BE etj që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjedhjen e problemeve shqiptare. Nuk është përgjegjësia e tyre, prandaj meritojnë respekt, por kur thotë ambasadorja amerikane që thotë do të vëzhgoj nga larg liderët e partivë nëse do ta mbajnë fjalën, nuk më vjen më mirë. Fare!,”-u shpreh Rama.
TIRANE– Ndryshimet historike të Kushtetutës që votohen sot në parlament, nuk i kanë penguar deputetët të jenë edhe krijues në batuta mes tyre. I pari që e nisi ...
TIRANË– Debate mes Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhi në sallën e Kuvendit. Teksa Murrizi po fliste për arritjen e opozitës së re për kalimin e ndryshim...
Politike30 Korrik 2020, 09:46
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...
TIRANE- Deputeti Myslym Murrizi ka marrë sot përsipër meritën për hapjen e listave. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, në kohën që deputetët votojnë për ha...
TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka hequr maskën e vendosur për t’u mbrojtur nga koronavirusi gjatë seancës së sotme plenare. Menjëherë gjesti është vënë...
TIRANË– Deputeti Halit Valteri ka bërë një denoncim ndaj koleges së tij gjatë seancës plenare. Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Valteri ka “denoncuar” koleg...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu aleatët e opozitës së bashkuar. Takimi do të zhvillohet në orën 12:30 dhe ...
TIRANE– Ka nisur prej disa minutash votimi në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ku përfshihet hapja e listave dhe kufizimi i koalicioneve pa...
TIRANE- Deputeti Kujtim Gjuzi ka denoncuar se janë 4 vota deputetësh të falsifikuara në grupin prej 28 deputetë që kanë firmosur pro ndryshimeve Kushtetuese, ku...