Politike

Ambasada Amerikane jep mesazhin e fundit për Ramën: Opozita dogji mandatet por përfaqëson një pjesë domethënëse të shqiptarëve! Dialog me të gjithë në KP!

Ambasadorja Yuri Kim ka theksuar se i takon parlamentit që të bëjë dhe kalojë ndryshimet pasi i ka të gjithë kompetencat, duke shtruar se pikërisht këto "privilegje" PD-LSI i kishin djegur bashkë me mandatet.
Featured image of article: Ambasada Amerikane jep mesazhin e fundit për Ramën: Opozita dogji mandatet por përfaqëson një pjesë domethënëse të shqiptarëve! Dialog me të gjithë në KP! Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama për gjithpërfshirje mes palëve në takimin e fundit të Këshillit Politik për ndryshimet në Kushtetutë. Ambasadorja Yuri Kim ka theksuar se i takon parlamentit që të bëjë dhe kalojë ndryshimet pasi i ka të gjithë kompetencat, duke shtruar se pikërisht këto “privilegje” PD-LSI i kishin djegur bashkë me mandatet. POR ambasadorja Kim risjell në vëmendje faktin se brenda apo jashtë Kuvendit, nuk mund ë injorohen pasi përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Ndaj e prerë ajo ka treguar se do të ndjekë me kujdes të gjitha veprimet e drejtuesëve politikë. 

Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar,”-shkruhet në deklaratë.

DEKLARATA E AMBASADËS:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arria nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë. Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndër-partiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare. Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar.

Nesër në Kuvend do të kalojë marrëveshja mes PS dhe opozitës së re për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave. Dy opozitat kërkojnë hapje 100%, ndërsa maxhoranca kërkon hapjen e vetëm 2/3 të listave për deputetë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment