LIVE UPDATES
Aktualitet

Kapet 187.4 kg kanabis në Kapshticë/ Kapet Gjergji Mullanji,i 5-i grupit të avokatit

12 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Kapet 187.4 kg kanabis në Kapshticë/ Kapet Gjergji Mullanji,i 5-i

KORÇË– Gjergji Mullanji, është personi i vetëm i arrestuar nga Policia e Korçës në doganën e Kapshticës, pasi po tentonte të trafikonte një sasi prej më shumë se 73 kg hashash, të cilën e kishte ndarë në 61 pako. Pakot ishin fshehur në pjesën e shasisë së automjetit tip Mazda, me të cilën, Gjergji Mullanji, po tentonte të hynte nga Shqipëria në territorin grek, por gjatë kontrollit i është gjetur edhe droga. Policia e Korçës, kishte marrë informacion më parë se ky person në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në Korçë, kryenin trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi. Gjatë kontrollit në disa banesë, Policia ka sekuestruar dhe drogë tjetër, duke e çuar në total sasinë e sekuestruar 187 kg hashash. Po ashtu, mësohet se Mullanji nuk ka bërë rezistencë dhe ka refuzuar të flasë se kujt i përket droga. Ndërkohë që dhe më herët në këtë grup janë arrestuar edhe anëtarët të tjerë përfshirë avokatin, Joni Mosku, i cili u kap me 66 kg drogë. Në prang aka përfunduar edhe Ligor Romançka me pseudonimin “Golja”, Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko”, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka” si dhe Albion Çiko.


Njoftimi i plotë:

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit. Në vijim të operacionit mbrëmjen e djeshme u sekuestrua dhe 73 kilogramë e 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis si dhe është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike që tentonte për t’a trafikuar në drejtim të shtetit grek.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, ku u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive, gjatë mbrëmjes së djeshme u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit Gj. M., 47 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin tip “Mazda” dhe është mbajtur në ndjekje nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, deri në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara shërbimet e përbashkëta policore e kanë kaluar për kontroll të imtësishëm automjetin që ky shtetas drejtonte.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 pako me peshë 73.4 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjeshme, në të cilën janë përfshirë disa shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji mollanji korce operacioni ‘restart’ gjergji mollanji korce operacioni ‘restart’

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet