LIVE UPDATES
Aktualitet

KPK shkarkon prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja: S’justifikon pasurinë, ka lidhje me krimin

6 Maj 2022, 07:51 Nga DOSJA
KPK shkarkon prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja: S’justifikon

TIRANË– Me unanimitet, Arjan Ndoja është shkarkuar nga detyra e prokurorit të Durrësit. Sot, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Olsi Komiçi, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, vendosi shkarkimin e prokurorit me pretendimin se ka probleme me pasurinë dhe lidhje me krimin. Pas seancës të KPK, Ndoja nënkuptoi se do e ankimojë vendimin në gjykatën e Strasburgut, ndërsa lëshoi dhe një mesazh “të koduar” duke u shprehur: Pas bubullimave pritet shiu! Në seancën e shkuar dëgjimore në KPK, Ndoja pati një përplasje me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs, i cili nuk u kursyer në kritika për çështje të ndryshme duke ia përmendur të gjitha shkeljet që evidentoi në dosjen e tij.

Ndoja ka qenë shënjestra e atentatit të 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes, Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit. Ky i fundit ishte i vetmi që ndërroi jetë nga atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi pasi disa herë, publikisht, kryeministri Edi Rama e kishte sulmuar duke e cilësuar si të lidhur me bandat dhe KÇK (e ashtuquajtura Kap ça të kapësh). Zanafilla e kësaj përplasjeje ishte arrestimi i Liridon Pulës, kreu i Kadastrës Durrës, në seancën gjyqësore të të cilit ishte i pranishëm dhe vetë asokohe zv.kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit, po njësoj si shefi i tij nuk u kursye për të lëshuar akuza në drejtim të prokurorit Ndoja si dhe trupës gjykuese të shkallës së parë Durrës duke premtuar prerjen e fijeve mes drejtësisë dhe krimit të organizuar. Liridon Pula, pak ditë më pas u la i lirë nga Apeli, por sulmi ndaj Ndojën nuk ndaloi. Deri në momentin që iu bë atentat.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit?

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mburoja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë. Pas hekurave për këtë ngjarje janë Arjol Halilaj dhe Rejdan Rraja. Vetë Ndoja ka pranuar para trupit gjykues se pavarësisht personave me të cilët ndodhej ai në makinën ditën që u qëllua, shënjestra ka qenë ai vetë. Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer dhe kjo gjë tregon se shënjestra ka qenë ai vetë. Ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë shqetësim para atentatit përveç deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama e zëvendësi i tij në atë kohë, të cilët e etiketuan si anëtar të ‘kap ça t’kapësh’ (KÇK). Pas atentatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkoi hetim disiplinor ndaj Ndojës për sjellje që bien në kundërshtim me statusin e magjistratit.

Pasuria e Arjan Ndojës

Sipas BIRN, në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Arian Ndoja deklaronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 129.9 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 649 herë. Në fund të vitit 2016, Ndoja zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 44.8 milionë lekë, sende me vlerë të veçantë prej 21.5 milionë lekësh, likujditete bankare prej 12 milionë lekësh, automjete me vlerë 8.5 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 633 mijë lekësh. Ndoja deklaron gjithashtu huadhënie me vlerë 42.2 milionë lekë si dhe pjesë në kapital prej 40 mijë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 142.8 milionë lekë, nga të cilat 73% kanë si burim aktivitetin privat të Ndojës dhe bashkëshortes së tij. Të ardhurat nga paga të subjektit dhe familjarëve zënë 10% të totalit, ndërsa të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme gati 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite, dy prej deklaratave rezultojnë me probleme. Subjekti Arian Ndoja gjatë periudhës deklaruese 2004-2016 rezulton me burime të pamjaftueshme financiare në dy vite; në vitin 2010 në shumën 10,376,166 lekë dhe në vitin 2016 në shumën 31,396,034 lekë. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” që lidhen me huadhëniet dhe transaksionet me pasurinë.

Arjan Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem. Para Fillimit të vitit 2008 deklarohet pasuri e shtuar në vlerën 86,851,831 lekë (konvertuar me kursin e vitit), me burim financiar të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit të avokatisë në total 750,000 euro. Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës 2008 deklaron huadhënie me kontratë noteriale një personi fizik në shumën 75,000 euro. Po ashtu në vitin 2016, i jep hua pa interes kushëririt 88,000 euro si dhe 163,855 euro me kontratë noteriale për huadhënie shoqërisë “Artel 04” dhe një shtetasi. Në vitin 2016 subjekti ka nënshkruar një deklaratë noteriale për detyrim monetar në shumën 159,520 euro nga shtetasi me inicialet F.B. për shkak të mospërmbushjes së detyrimit sipas kontratës së porosisë.

Bashkëshortja e Ndojës në vitin 2012 deklaron të ardhura si juriste në shoqërinë “Rafaelo 2”, e njëjta shoqëri me të cilën në vitin 2016 nënshkruhet kontratë sipërmarrje për njësi shërbimi dhe apartamente në Shëngjin. Objekti i kësaj kontrate sipërmarrje është i paqartë, pasi i referohet kontratës së vitit 2015, por në deklaratën Periodike/Vjetore 2015 nuk ka të dhëna lidhur me këtë investim. Në vitet e mëparshme përmenden kontrata shpëmbimi dhe kontrata dhurimi në emër të bashkëshortes, por është e pamundur të bëhet lidhje logjike e transaksioneve me pasuritë e paluajtshme për shkak të informacionit të paplotë.

SHIKO EDHE KËTË:

I bënë atentat 2 vite më parë/Shkarkohet prokurori Arjan Ndoja, si reagoi pas shkarkimit…

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja ne vetting atentat prokurorit arjan ndoja arjan ndoja arjan ndoja ne vetting atentat prokurorit arjan ndoja

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026