Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Akuzat për tjetërsim pronash/ Gjykata liron nga burgu ish-kreun e Komunës së Kasharit
9 Maj 2019, 10:42Nga DOSJA
Tiranë–Gjykata ka dhënë “detyrim paraqitje” për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçisë, i cili u arrestua disa ditë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për disa prona në zonën e Yzberishtit. Në të njëjtën masë sigurie gjykata dha edhe Teuta Shehajn dhe Miranda Dyrmishajn. Ndërkohë që pritet që të jepet masa për ish-përgjegjësin e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memishajn dhe ndërtuesin Stefan Caushin.
Edhe këta të fundit u arrestuan pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar pronat në zonën e Yzberishtit.
Mësohet se në këtë seancë Besnik Fuçia u mbrojt nga avokati Neshat Fana, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Fuçisë në fillim të seancës kërkoi lirimin nga burgu të klientit të tij.
Akuzat:
Dy biznesmenë ndërtuan dy pallate në zonën e Yzberishtit dhe kishin rënë dakord mes tyre në vitin 2006 me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.
Pasi kanë përfunduar objektet, regjistrimi dhe dokumentacioni i koaludimit ka përfunduar në pronësit të Caushit duke i hequr ndërtuesit tjetër të drejtën e 50%.
Gjithçka është zbuluar nga Petriti në vitin 2018 ku të drejtat e koaludimit si dhe nga leja e shfrytëzimit e dhënë në kohën e ish-kryekomunarit Fuçia kishte kaluar në emrin e Caushit.
Në një situatë të tillë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti të bëjë kallëzim në Prokurori ku akuzonte 7 persona. Pas hetimeve të kryera, policia ka prangosur 5 persona mes tyre ish-kryekomunarin e Kasharit, Besnik Fuçinë dhe dy gra.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Efektivë të Forcave të Armatosura kanë mbajtur në krah arkivolin e ushtarakes së vrarë në Letoni, Zarife Hasanaj. Arkivoli i Hasanajt, i mbuluar me flamurin kuq...
TIRANË- Zarife Hasanaj, shpallet Dëshmore e Atdheut. Ushtarakja shqiptare që humbi jetën në Letoni, 3 ditë më parë në kampin Adazi, gjatë një trajnimi me m...
POGRADEC– Lulzim Basha ka shpalosur planbuxhetin e Partisë Demokratike për sistemin arsimor. Teksa zhvilloi një bisedë me të rinjtë e Pogradecit, Basha u shpreh...
TIRANE– Ka mbërritur në Tiranë, trupi i pajetë i ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj.Gratë e familjes Hasanaj, të rreshtuara krah njëra-tjetrës ...
SHQIPËRI– 9 shqiptarë të cilët janë përzënë nga Rumania nga autoritetet lokale ndodhen në duart e policisë serbe. Shqiptarët, klandesrtinë të moshave...
TIRANË– Pjesa më e madhe e kryeqytetit do të mbetet ditën e nesërme pa drita. Në një status në rrjetet sociale, OSHEE-ja ka njoftuar se do të ndërpritet en...
LETONI– Trupi i nëntetares Zarife Hasanaj është nisur për në Shqipëri. Në bazën “Camp Adazi” në Letoni, pak më parë u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesëm...
Tiranë– Dhjetëra qytetarë janë duke protestuar para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për ngjarjen e Kumanovës që ndodhi në 9 maj të 2015. Ata shprehen se kërk...
FIER- Një operacion kundra lojrave të fatit është zhvilluar në qarkun e Fierit, ku janë goditur 4 raste, 2 në Lushnje dhe 2 në Fier. Policia njofton se është ...