Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese. Pas mbledhjes së zhvilluar brenda selisë blu, Bardhi tha se tre amandamentet do të duhet të mbështeteshin edhe nga maxhoranca, pasi ishin në favor të qytetarëve.
“Siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit të djeshëm. Vendosëm që të depozitojmë 3 amendamente të rëndësishme, së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin; rikthimi i legjimitetit dhe një reformë të re territoriale. Duhet reformë e re territoriale. Nuk shohim interesin e qytetarëve. Vendosëm që nesër të depozitojmë amendamedet që finalizojnë çdo gjë që unë përmenda. Nuk janë çështje në interes të PD, por të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar. Nesër do të njiheni me propozime të plota për të gjitha çështjet. Maxhoranca do të duhet t’i rikthehet interesit të qytetarëve. Ky është momenti, propozimet do të jenë të shkuara. Kanë lidhje me interesin e qytetarëve. Kemi pasur proces informimi për partnerët ndërkombëtarë,”-tha Bardhi.
FJALA E PLOTË:
Atëherë siç jeni njohur edhe gjatë komunikimit që kemi pasur dje pas mbledhjes së grupit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike, dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari, pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët me lidhje me krimin e organizuar. Së dyti, rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese. Dhe së treti, një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët. Autorizojë Komisionin, anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve si grup pune për të finalizuar amendamentet. Sot grupi i punës u mblodh për të finalizuar amendamentet. U ra dakord për të gjitha çështjet që grupi parlamentar autorizoi dhe vendosi që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda. Vettingun e politikanëve, Reformë territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet, e ripërsëris, nuk janë çështjet të interesit për Partinë Demokratike, janë çështje në interes të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur momenti dhe është ekzaktësisht ky momenti për të siguruar që në institucionet më të larta shtetërore në parlament, në qeveri, në institucionet kushtetuese të kemi persona të palidhur me krimin e organizuar dhe persona që nuk janë të korruptuar dhe nuk kanë vënë pasuri të paligjshme për shkak të funksionit, sikundër edhe një Reformë Zgjedhore të plotë që garanton zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe një Reformë territoriale që çon shërbimet atje ku qytetarët janë dhe anasjelltas siç është aktualisht pushteti vendor. Nesër ju do të njiheni edhe me propozimet tona të plota për të treja çështjet. Ajo që ka rëndësi është që grupi i punës sot ka autorizuar depozitimin e këtyre amendamenteve gjatë ditës së nesërme.
LAJMI KRYESOR: Amendamentet! Basha-anëtarëve të “Ligjeve”: Të nevojshme, nxjerrin vendin nga kriza
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
PESHKOPI– Një nga qytetarët që ishte i pranishëm në ‘Foltore’ është shprehur se ata që sot janë në parti nuk janë demokrat që e duan këtë part...
TIRANË– Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp pas publikimit të progres-raportit të Parlamentin Europian, përfs...
BRUKSEL- Zvendëspresidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka komentuar Progres-raportin e KE-së për Ballkanin Perëndimor. Me anë të një postimi në Twitte...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Me anë të një postimi në Twitter, a...
PESHKOPI– Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi ditwn e sotme nga Peshkopia se ata që bëjnë avokatinë e Edi Ramës, po bëjnë edhe avokatinë e Lulzim Bash...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkuar me vonesë në takimin e sotëm me studentët dhe nxënësit në Durrës. Për këtë, Rama ka kërkuar falje, duke thënë se e ...
PESHKOPI– Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se daullet që ranë ditën e sotme në Peshkopi se janë për betejë për të gjitha ...
PESHKOPI– Një qytetar ka përdorur disa epitete për deputetët e Partisë Demokratike, për të cilët tha se nuk mund ta mbrojnë partinë. Ai u shpreh se Partia...
PESHKOPI– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke ironiuar paralajmërimin që i bëri ky i fundit nga selia blu e Partis...
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka vizituar ditën e sotme studentët në Universitetin Politeknik si dhe Universitetin e Arteve, për t’i ndërgje...