LIVE UPDATES
Politike

Socialistët sot ndezin motorët e fushatës, Rama letër demokratëve: Basha ju braktisi, PD ka frikë nga drejtësia

1 Qershor 2019, 07:09 Nga DOSJA
Socialistët sot ndezin motorët e fushatës, Rama letër

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër publike demokratëve në ditën kur partia që ai drejton do të nisë fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në letrën e tij, Rama shkruan se teksa sot PS-ja ndez ‘motorat’ për zgjedhjet, opozita  nuk merr pjesë nga frika prej tyre dhe nga paniku i drejtësisë së re. 

“Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje – ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë. Por betejën e vërtetë, më të vështirën, ne e kemi me plagët e qyteteve e të fshatrave kudo në Shqipëri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit të madh urban të katër viteve të fundit, s’ka fryrë sa e si duhet si pasojë e keqqeverisjes vendore të shumë bashkiakëve demokratë.”

Sa i përket kërcënimeve për pengimin e zgjedhjeve, Rama ka përsëritur edhe njëherë se një akt i tillë është krim i dënueshëm nga Kodi Penal dhe nuk do të ishte më të mundur të shkonte në SHBA apo në territorin e Unionit. Kjo është letra e shtatë e hapur e kryeministrit Edi Rama. Gjashtë të tjerat ishin thirrje për dialog para përfundimit të afatit, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Afati i vendosur nga Rama për dialogun ishte data 31 maj, e me skadimin e saj, shefi i qeverisë, fjalën e dialogut, njësoj si demokratët ia ka lenë popullit.

LETER E SHTATE PUBLIKE JO PER LULZIM BASHEN

Bashkëqytetarë demokratë,

sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpatizantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcënimeve e të orvajtjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë.

Unë nuk jam ai që ju doni të shihni në krye të vendit. Nuk më keni votuar dhe sot nuk ju kërkoj të më votoni, po thjesht shpresoj të më lexoni.

Kur kemi vendosur të jetojmë në një sistem shumëpartiak dhe të synojmë bashkimin e Shqipërisë me Europën, kemi sfiduar një histori të gjatë e aspak bujare në aspektin e traditës demokratike. Hymë në rrugën krejt të re të demokracisë, pas një gjysëm shekulli diktaturë komuniste dhe një mënyre jetese të imponuar, ku kundërshtari politik ishte thjesht një armik për t’u luftuar pa asnjë mëshirë, e për t’u asgjësuar pa asnjë ngurrim. Sot e gjithë ditën, jeta jonë politike vuan ende nga paaftësia për ta respektuar kundërshtarin pa e sakatuar publikisht, me sulme që rëndom tejkalojnë çdo kufi etik dhe kthehen shpesh në dhunë gjuhe të përdalë me egërsi, deri në farë e në fis. Por sidoqoftë, kemi tejkaluar një fazë të rëndë, kur kundërshtarët politikë sakatoheshin me dhunë fizike ose kur protestat ishin të rrezikshme, sepse armët e shtetit përdoreshin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit apo reagimi policor ndaj tyre kthehej në hu masiv. Kësisoj, edhe pse rikthimi fatkeq i protestave të dhunshme së fundmi ka treguar se ende s’jemi deprimitivizuar politikisht, kemi bërë sidoqoftë progres të madh në qasjen e qeverisë e në sjelljen e forcave të policisë ndaj protestuesve. S’është pak.

Disa mijëra ndër ju, keni marrë pjesë në protestat partiake të kohëve të fundit dhe shumë të tjerë prej jush, i mbështesni ato edhe pse, bazuar në anketimet tona, po edhe në çfarë tregojnë anketimet e pavarura të bëra nga miqtë tanë ndërkombëtarë, shumica e demokratëve nuk mbështesin as djegien e mandateve, as dhunën e ushtruar në protesta dhe as bojkotin e zgjedhjeve nga ana e udhëheqjes suaj. Gjithësesi, juve as ju pyeti kush për këto vendime politike ekstreme dhe politikisht vetëvrasëse, as nuk është qëllimi im këtu t’ju them çfarë duhet të bëni me udhëheqjen tuaj, e cila ka humbur shikimin pasi s’di të shohë përtej hundës së vet.

Askush ndër ju mbase, unë jo e jo, s’e kishte menduar se do të vinte dita kur partia juaj, e lindur si parti parlamentare nga zgjedhjet e para pluraliste, as të mos ishte më parlamentare dhe as të mos futej në zgjedhje. Çudi dhe degradim i madh njëkohësisht! Por sot, me një vendim sovran të udhëheqjes së asaj partie jemi përpara këtij fakti të kryer dhe s’kemi, mesa duket, asnjë mundësi ta zhbëjmë një zhvillim kaq negativ.

Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre aë duan të zgjidhen.
Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës.

Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën?

Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike.

Prandaj unë e ngre ndryshe pyetjen: A mundet që zgjedhjet demokratike të bëhen vetëm nëse do opozita?

Imagjinoni për një moment sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita!

Sinqerisht ju them, po të ishte kaq e thjeshtë, do të isha unë i pari që do të merrja flamurin e shtyrjes së zgjedhjeve, sepse në fund të fundit do të parapëlqeja të përqëndrohesha non stop tek punët e qeverisë, pa qenë nevoja t’i bija rreth e përqark për fushatë Shqipërisë. Por jo vetëm pse është e pamundur nga pikëpamja kushtetuese, por edhe pse është e tmerrshme nga këndvështrimi i bashkëjetesës demokratike, unë mbetem absolutisht kundër idesë së shtyrjes së zgjedhjeve.

Si mund të vendoset – ku është parë? – ky rregull i ri i bashkëjetesës demokratike, që zgjedhjet të varen nga dëshira ose mungesa e dëshirës së një pale për zhvillimin e tyre, në datën e caktuar nga Kushtetuta. Kjo s’është punë date apo stine, kjo është punë qëndrueshmërie e themelit të jetës demokratike. Imagjinoni pak sikur të hapej rruga e një marrëzie të tillë jo vetëm qartësisht antikushtetuese, po edhe thelbësisht antidemokratike, se çfarë do të ndodhte në zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve, në ato pas tyre dhe me radhë, kur sipas tekave të opozitës së radhës (apo edhe të palës tjetër në qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve të kthehej, nga një detyrim kushtetues për ata që duan të zgjidhen, në një lojë politike e kujtdo që nuk do zgjedhje!

Disa mendje ndër ato të lehtat që lartpërmenda i bien shkurt: Po ik ti (dmth unë) e pastaj le të bëhen bashkë, andej nga vjeshta, zgjedhjet vendore e ato të përgjithshme dhe fitoji prapë po deshe, se po vazhduam kështu vendi do shkojë në përplasje civile! Kjo është një recetë nga ato që heqin dhimbjen e kokës duke e paralizuar komplet trupin! Imagjinojeni pak çfarë rruge e tatëpjetë hapet për demokracinë tonë nesër, nëse sot vendoset precedenti që mjafton të ikësh nga parlamenti, të ushtrosh dhunë e të kërcënosh me moslejim të zgjedhjeve lokale dhe e përmbys, mu në mes të mandatit qeverinë e zgjedhur – duke provokuar zgjedhje të reja kur do ti, madje me kryeministrin që vendos ti! Nuk është e nevojshme besoj të zgjatem në këtë pikë, sepse s’ka mendje normale që s’e kupton çfarë çorapi do të ishte një jetë e tillë politike, ku fituesi nuk qeveris dot sipas kontratës me popullin dhe humbësi i imponohet me dhunë edhe vetë popullit!

Shkurt, çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër.

Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Eshtë krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mundur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara (do të merrte në qafë edhe familjarët e afërt sipas ligjit përkatës në SHBA) dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit.

A i’a vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme.

Në 30 qershor do të votohet në të 61 bashkitë e vendit. Ne do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë Kukësit, Shkodrës, Kamzës, Lezhës, Devollit, Mallakastrës e me radhë bashkive blu, qeverisjen e munguar deri më sot, pavarësisht nëse ju do të dilni apo jo në votime. Kudo ku do të fitojmë aty ku kemi kundërshtarë të regjistruar, njësoj si aty ku s’kemi të tillë, ne do të jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje – ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë. Por betejën e vërtetë, më të vështirën, ne e kemi me plagët e qyteteve e të fshatrave kudo në Shqipëri, po sidomos aty ku ende era e ndryshimit të madh urban të katër viteve të fundit, s’ka fryrë sa e si duhet si pasojë e keqqeverisjes vendore të shumë bashkiakëve demokratë.

Me respekt të plotë për të drejtën tuaj për të menduar ndryshe prej meje, ju përshëndes e ju uroj çdo të mirë e shëndet në familjet tuaja.

Edi Rama

1 qershor, 2019

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e manadateve te opozites edi rama leter demokrateve zgjedhjet lokale 2019 djegia e manadateve te opozites edi rama leter demokrateve zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet