Dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, Jurgis Çyrbja paraqitet në SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij
11 Tetor, 09:57
...
Aktualitet
Përgjaket Ramazani! Sulm me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’, plagosen 5 persona, prangoset autori, kishte kryer një tj
19 Prill 2021, 12:50Nga DOSJA
TIRANË– Përgjaket muaji i shenjtë i Ramazanit! Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, person me precedent të mëparshmë penalë ka plagosur pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në “Rrugën e Kavajës”. Fillimisht, Nikolli me një thikë buke në dorë është afruar pranë xhamisë dhe ka plagosur punonjësin tek recepsioni i xhamisë. Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin.
Të gjithë bashkë, besimtarë e punonjës të xhamisë e kanë nxjerrë jashtë, por sërish 34-vjeçari nuk ka ndaluar së sulmuari, duke përdorur thikën që mbante në dorë. Më pas, grupi i të pranishmëve në vendin e ngjarjes e kanë vënë poshtë dhe e kanë sulmuar me grushte, shkelma e karrige, siç edhe u pa në videon e publikuar nga Dosja.al. (Shiko këtu, PAMJE TË RËNDA).
Si pasojë e sulmit të plagosur mbetën: pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ndërhyri për të ndihmuar besimtarët.
Rudolf Nikolli u vu në pranga dhe ndodhet në Drejtorinë e Policisë. Ai është marrë në pyetje nga drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano dhe mësohet se është prangosur nën akuzën e sulmit terrorist. Para policisë, ai mësohet të ketë thënë se në ëndërr ka parë njerëz që e shanin dhe e ngacmonin.
Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh. Pas kësaj ngjarjeje, Nikolli u shpall në kërkim por prej më shumë se një muaji lëvizte lirshëm nën hundën e policisë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe imami i xhamisë, Ahmet Kalaja, i cili në një komunikim me besimtarët myslimanë, u shpreh se shpresonte që ngjarja të mos kishte lidhje me një akt terrorist por që autori të ketë probleme me shëndetin mendor. Ndërsa një dëshmitar tregoi se Nikolla nuk ishte konfliktuar me askënd, por thjesht kishte nisur sulmin. Vetë babai i Nikollit ka treguar se ata janë katolikë, por i biri falej në xhami pasi kishte kontaktuar dhe ishte lidhur me një hoxhë.
(k.m;f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GREQI– Teksa vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, orginazata e minoritarëve greke dhe emigranëve shqiptarë në Greqi i kanë bërë thirrj...
TIRANË– Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se procesi i vaksinimit është ngadalësuar për shkak të muajit të Shenjtë të Ramazanit. ...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha ditën e sotme se të gjithë personat që janë të infektuar nuk duhet të dalin nga shtëp...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se rikthehet karantina e detyruar për të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriu...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha ditën e sotme se indikatorët janë në përmirësim për sa i përket virusit. Ai u shpreh se janë shtuar ...
TIRANË– Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, duke shtuar se ka një ...
BERAT– Një i ri në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi nuk pagoi karburantin me të cilin furnizoi mjetin e tij.Policia bën me dije se ngjarja ka ndod...
Aktualitet19 Prill 2021, 11:48
TIRANË– Ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri! Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin ng...
FIER– Një lokal është djegur në qytetin e Fierit. Dosja.al mëson se zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të lokalit.Zjarri ka nisur kur punonjësit ndodheshi...
SHKODËR– Makinat në pronësi të David Ndocit janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në fshatin Gomsiqe e Re.Mësohet se Ndoci është kryet...