Aktualitet

Shullazit i plotësohet dëshira, largon nga gjyqtaren Saida Dollani, ‘kërcënohet’ kryesorja Boksi

Shtyhet sërish seanca për grupin e Shullazit. Largohet gjyqtarja Saida Dollani. Gilmando Dani, "kërcënon" gjyqtaren Albana Boksi për t'u tërhequr nga gjykimi i çështjes.
Featured image of article: Shullazit i plotësohet dëshira, largon nga gjyqtaren Saida Dollani, ‘kërcënohet’ kryesorja Boksi

TIRANË– Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Arsyeja për shtyrjen e seancës së sotme është fakti se nuk është plotësuar ende trupa gjykuese.

Rreth një muaj më parë, anëtari i bandës Blerim Shullazi kërkoi përjashtimin e gjyqtares kryesuese të çështjes Saida Dollani me pretendimin se ajo i kishte ofenduar. 

Ndërsa në seancën e sotme, Gilmando Dani, i ka kërkuar gjyqtares tjetër Albana Boksi për t’u tërhequr nga gjykimi i çështjes pasi ajo ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.

Ndërsa gjyqtarja Boksi, e cila tashmë është kryesuese në këtë proces, është shprehur “Faleminderit për paralajmërimin”.

Seanca e radhës do të mbahet më datë 25 Qershor, ndërkohë në trupën gjykuese ndaj Shullazit kanë mbetur vetëm dy anëtarë.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë, ndërsa ishte shoqëruar nga policia si i dyshuar për kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Prokuroria e akuzoi atë për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Mes çështjeve nën hetim gjendet edhe rasti i ish-hotel Vollgës, ku Emiljano Shullazi është bërë pronar i 20 për qind të pronës përmes një kontrate dhurimi të firmosur nga Ylvi Beqja. Prokuroria dyshon se kompania “Saudit Brother” është shtrënguar t’i japë 20% të pronës Shullazit

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

(k.m/dosja.al)

Shto Koment