Aktualitet

Dy testet i dolën negativë, djali i deputetes së PS fiton betejën me koronavirusin, Dhima nuk e përmban dot gëzimin: Qofshi të bekuar!

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, deputetja Dhima, e cila nuk i kurseu falenderimet ndaj stafit mjekësor, duke mos e fshehur gëzimin për lajmin e marrë.  
Featured image of article: Dy testet i dolën negativë, djali i deputetes së PS fiton betejën me koronavirusin, Dhima nuk e përmban dot gëzimin: Qofshi të bekuar! Antoneta Dhima

FIER- Djali i deputetes së Partisë Socialiste në Fier, Antoneta Dhima është shëruar nga koronavirusi. 26-vjeçari është kthyer në shtëpi ku do të qëndrojë i mbyllur për 14 dtë të tjera pasi dy testet i kanë dalë negativë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, deputetja Dhima, e cila nuk i kurseu falenderimet ndaj stafit mjekësor, duke mos e fshehur gëzimin për lajmin e marrë.  

Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. Qofshi të bekuar të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. Faleminderit edhe të gjithëve,”-shkruan ndër të tjera ajo. 

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E lumtur dhe e gëzuar që biri im e mposhti armikun e padukshëm, atë armik me të cilin shumë të tjerë po vijojnë betejën. Falenderimet shkojnë për të gjitha bluzat e bardha, mjekët, infermierët, epidemiologët, imazheristët, laborantët dhe stafet mbështetëse, në Fier, Tiranë e kudo. Jeni ju që luftoni në frontin e parë të kësaj lufte globale, një lufte që me këmbëngulje e forcë ne do ta fitojmë. Edhe pse nuk zgjodha të jepja lajmin për nisjen e kësaj lufte, jam e ngazëllyer që tani i uroj tim biri shëndet dhe jetë, dhe po i njejti urim shkon për të gjithë Ju, që vazhdoni të kuroheni nga ky virus, që nuk zgjedh, duke na kujtuar se të gjithë jemi të barabartë.  Faleminderit të gjithëve për sakrificën e pamasë që bëni në këtë periudhë të vështirë. Qofshi të bekur të gjithë Ju që mjeksinë nuk e keni thjesht një profesion, por një mision që ju vendos përditë përballë sfidave, edhe të panjohura. Faleminderit edhe të gjithëve. Ju miq dhe mikesha që në këto ditë të vështira më qëndruat pranë me mesazhet e telefonatat Tuaja, duke treguar se miqtë më të mirë, janë ata që nuk të harrojnë në ditë të vështira. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, ndaj bëjeni edhe Ju. Dhe kujtoni, që vetëm bashkë do tja dalim.

Djali i Dhimës, me inicale A.DH kishte udhëtuar pak javë më parë në Itali (para se të mbylleshin kufijtë me shtetin fqinj), ku edhe dyshohet se ishte infektuar. Ai u shtrua në spitalin Infektiv për të marrë mjekimin e nevojshëm për të mposhtur pandeminë. 

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment