Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas të cilët u përfshinë në një sherr në një lokal në Ishëm të Dyrrësit.
Në pranga ranë tre shtetas që goditën me mjete të forta dhe prerëse tre të tjerë, si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u gjobit edhe me masë administrative, pasi nuk respektoi orarin për mbylljen e aktivitetit.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Sh. I., 31 vjeç, banues në Ishëm (pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja), për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka njoftuar Policinë për konfliktin e ndodhur në ambientet e lokalit të tij. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë i është vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, ka ndaluar për kontroll në rrugën “Frang Bardhi”, mjetin me drejtues shtetasin F. H. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike (përforcues grushti). Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit F. H., banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-S. P., 36 vjeç, pasi ka vjedhur çantën e shtetases D. M., ku ka pasur një shumë parash;-H. Ç., 51 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit J. M., 30 vjeç, pasi në segmentin rrugor Peqin–Rrogozhinë, mjeti me drejtues shtetasin H. Ç. dhe pasagjer shtetasin J. M. ka përplasur një karrocë që tërhiqej nga një kalë dhe pasojë janë dëmtuar dy personat që ishin në karrocë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 29 vjeç, sepse në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. Ll., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan në gjendje të lirë shtetasit:Gj. R., 46 vjeç, pasi tek sheshi “Willson”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e lokalit dhe fikjen e muzikës;E. Xh., 41 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova” ka lejuar muzikë dhe klientë në ambientet e lokalit, në kundërshtim me Aktin Normativ.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Videoja më poshtë është e rregjistruar nga kamerat e sigurisë në rrugën ‘Demokracia’ në Kamëz, ku humbi jetën një vajzë dhe u plagos shoqja e saj.M...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një shkrim për djalin e ri që u vra në Lezhë dy ditë më parë. Efektivi i policisë, Xhulio Prela sipas Hoxhës u vra në...
DURRËS– Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha si dhe Endri Dumani janë nën monitorim 24/7 pas kthimit të tyre nga Siria. Burime për ...
LEZHË– Identifikohen 3 të dyshurit kryesore për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prelës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije s...
BRUKSEL– Kuadri negociues me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut është hequr nga axhenda e ambasadorëve të Bashkimit Europian për shkak të mungesës së dakordësis...
TIRANË– Me shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen në “lockdown” dhe vendosjes së ndalimit të hyrjeve, udhëtarët e Krisht...
TIRANË- Aksidenti fatal i ditës së shtunë që i mori jetën 22-vjeçares Alida Spahiu aty ku ngeli e plagosur 19-vjeçarja Deni Doku, ka lënë në ...
Bashkia e Gjirokastrës ka reaguar për herë të parë pas masakrës që u bë pak ditë më parë me helmimin masiv të kafshëve të rrugës. Në një lidhje me Skype me “Abc...
TIRANË– Gjykata Administrative e Apelit rikthen në garë për Gjykatën Kushtetuese, magjistraten Zhaklina Peto. Vendimi është marrë ditën e sotme nga togat e...
KORCË– Policia ka vënë në pranga një nga autorët që dyshohet se kanë grabitur me dhunë pronarin e një pike exchange. Policia ka arrestuar Ilia Temon, i cil...