PD-ASHM takim në Kavajë/ Sekretarja për Çështjet e Drejtësisë Familjare së Venezuelës: Luftoni p...
Politike
Opozita në protestë/ Të dielën shefi i NATO-s vjen në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
30 Maj 2019, 18:11Nga DOSJA
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojë Tiranën ditën e dielë, ditë që përkon edhe me protestën e shtatë kombëtare të opozitës.
Mësohet se Stoltenberg do të qëndrojë në Tiranë vetëm disa orë, ku edhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Në qendër të bisedës mes Ramës dhe Stoltenberg do të jetë situata në rajon dhe aktualiteti politik në Shqipëri. Më pas, sekretari i NATO-s udhëtojë drejt Maqedonisë për të zhvilluar takime me zyrtarët e vendit fqinj.
Vendi ynë ndodhet në një krizë politike. Djegia e mandateve nga opozita më 21 shkurt, është shoqëruar me protesta. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për dialog, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar thirrjet dhe letrat e kreut të qeverisë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Presidenti Ilir Meta dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, të cilët që prej nisjes së reformës së drejtësisë, janë lidhur ngushtësisht me njëri-tjetrin, kanë drek...
GREQI- Ministria e Jashtme Greke ka reaguar pas vendimit pozitiv të Komisionit Evropian që rekomandoi hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një deklaratë...
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca sot i ka prezantuar kreut të opozitës, Lulzim Basha progres-raportin e Komisionit europian me rekomand...
Në kuadër të reagimeve për rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave Shqipëri-BE e ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë e ftuar anëta...
TIRANË- Pas përfundimit të procesit të regjistrimit të partive politike, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhe fletën e votimit. Dosja.al ka s...
Newsbomb.al mëson se kryeministri Edi Rama thirri sot në një mbledhje drejtorët rajonalë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.Për rreth 30 minuta Rama, nga ora 17...
TIRANË- Një tjetër mesazh kundër Shqipërisë ka ardhur sot nga Gjermania. Ka qenë deputeti Gunther Krichbaum, ai që ka thënë se partia që ai bën pjesë nuk d...
Basha gjatë takimit të tij në Kurbin ka sulmuar dhe kandidatin e PD për Lezhën, Pjerin Ndreun. Kreu i PD tha se Ndreu duhet të ishte në burg për blerjen e votav...
KURBIN- Lulzim Basha ka bërë sërish fajtor Edi Ramën për mos çeljen e negociatave. Basha nga Kurbini ku zhvilloi një takim me qytetarët në Kurbin, tha se...