Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia ka proceduar 9 persona për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pranga ka rënë Elton Bande. 29-vjeçari ka qenë në arrest shtëpie, por ai e ka thyer për të qenë i pranishëm në stadium për të parë skuadrën e tij.
Dje është luajtur derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo ndeshje u fitua nga të kuqtë, të cilët kanë vendosur hegjemoninë në kryeqytet. Golat për Partizanin u shënuan nga Melo dhe Solomon, ndërsa për Tiranën u shënua nga Hasani. Ndeshja u shoqërua me tensione në fushë dhe në shkallët e stadiumit.
Njoftimi i policisë
Tiranë
9 të proceduar për aktet e dhunës gjatë ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndër ta, 1 i arrestuar, 6 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim
Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit:
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është konfliktuar me tifozët e Partizanit. Nga verifikimet e bëra ky shtetas rezultoi me masë sigurie “Arrest shtëpie”, të cilën e kishte thyer duke dalë nga banesa.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, shtetasit:
– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;
Këta shtetas gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit. Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shijak- Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shijakut ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se dy persona banorë të Shijakut, janë përfshirë në nj...
Tiranë- Detaje të reja nga çështja për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Fax News ka publikuar pamje ku shfaqen prokurorët...
KËLCYRË– Një lokal është grabitur gjatë orëve të natës në Këlcyrë. Dosja.al mëson se persona të maskuar janë futur në lokalin e qytetares Hysnie Kanan...
Shqipëri- Gjatë mesnatës është regjistruar një tjetër tërmet. Sipas IGJEUM një tërmet me magnitudë 2.7 dhe epiqendra ka qenë në Kukës.Tërmeti ka pasur epiqendr...
Vlorë- Peshkatarët dhe pronarët e bizneseve janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar rrugën që të çon në bazën ushtarake të Pashalimanit. Dosja.al mës...
Itali- Ata nuk janë të krishterë por kur panë kishën e San Rocco në Pratola Pelignaro ku njerëzit nuk kishin kushte për të qëndruar, nuk qëndruan indiferentë.Ng...
SHKODËR- Prej dy ditësh, dy turistë të rinj belg ishin shpallur të humbur pasi familjarët e tyre kishin nuk kishin asnjë kontakt. Sipas informacioneve mëso...
Liria dhe Edmir Dine, nënë e bir ishin përballë njëri-tjetrit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.Edmiri kërkonte nga nëna...
GREQI- Policia greke pas katër ditësh kërkime ka mundur që të kapë një gomone, e cila drejtohej nga një shqiptar. Sipas asaj që bëhet e ditur nga mediat greke, ...
TEPELENË– Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i akordon personalisht Manxhar Binajt, titullin “Qytetar nderi” i Tepelenës.Binaj është personi që ...