Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Zgjedhja e drej...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË – Partia Demokratike do të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar më 23 dhjetor. Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në selinë blu, në orën 17:30.
“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment BardhI,”- shkruhet në mesazhin e shpërndarë për anëtarët.
Ky hap i kryetarit të partisë më të madhe opozitare Lulzim Basha vjen pasi ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha organizoi mbledhjen e Komisionit të Rithemelemit të PD-së brenda godinës së PD-së kur në të njëjtën kohë Basha po mbante konferencë për mediat. Hyrja e Berishës u shoqërua dhe me një incident, pasi një i ri i identifikuar si Fatjon Dauti shpërtheu derën me shkelm. Lideri historik i PD-së deklaroi se do t’i dërgohet kryetarit aktual të selisë blu vendimi i shkarkimit me referendum, i cili u mbajt në 18 dhjetor.
Po në këtë datë, Kuvendi i Jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit. Situata brenda Partisë Demokratike sa vjen dhe tensionohet me kalimin e ditëve teksa palët duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare.
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
FIER– Një makinë e djegur, e gjetur në Darëzezë të Fierit, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit ndaj Endri Sadedinajt. Policia e Vlorës, e s...
ITALI – Një operacion i gjerë i policisë italiane çoi në arrestimin 4 personave (3 italianë dhe 1 shqiptar) pasi u sekuestruan gjithsej 60 kg drogë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryedemokratit Lulzim Basha do ti dërgohet shkresa e vendimit të shkarkimit të tij. G...
TIRANË– Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se nga sot do të zbatohen vendimet që janë marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Berisha u ...
TIRANË- Një shtyllë elektrike ka marrë flakë pasditen e sotme pranë ish-uzinës së autotraktorëve. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse,...
TIRANË– 6 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: ...
TIRANË– Drejtoresha e re e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda e cila e mori postin vetëm një ditë më parë, dëshirën për...
GJIROKASTËR – Dy shoferë autobusi u arrestuan ndërsa dy doganierë të pikës kufitare të Kakavijës u proceduan për kalimin e mallrave kontrabandë me vl...
TIRANË – Policia Rrugore e Tiranës mori penalizuese ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor si: gara shpejtësie,...
TIRANË– Endri Sadedinaj ra pre e atentatit të dytë ndaj tij, sërish me lëndë plasëse, me ndryshimin e vetëm nga 4 vite më parë. Kësaj here plasi! Edh...