Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
I dënuar me 17 vite burg në Itali, sekuestrohet pasuria 1.5 mln euro e “bosit” nga Vlora (SKEDA+EMRI)
27 Qershor 2019, 14:58Nga DOSJA
VLORË– Policia e Vlorës ka sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri, e cila dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.
Këto sekuestrime pasurore janë kryer ndaj Maks Merkajt, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Venecias me 17 vite burg pasi akuzohet për “organizatë kriminale”, “pengmarrje”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “marrëdhenie seksuale me dhunë”.
53-vjeçarit i janë sekuestruar 5 apartamente banimi; 1 vilë trekatëshe; 1 mjet lundrimi, anije peshkimi; dhe 4 automjete, të cilat kapnin vlerën e rreth 1.503.000 eurove.
Merkaj u arrestuar një vit më parë nga Policia e Vlorës me qëllim ekstradimin në Itali, pasi kishte ende 14 vjet burg për të shlyer.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vlorë Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:
Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.
Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Në tremujorin e parë të vitit 2019, të ardhurat nga kjo taksë shënuan një nivel prej rreth 2.4 miliardë lekë, rreth 1.4 miliardë lekë më shumë krahasuar me viti...
ELBASAN- Pas Lezhës sot kanë mbërritur materialet zgjedhore dhe në qytetin e Elbasanit. Deri tani në Elbasan nuk ka pasur asnjë incident dhe dorëzimi i material...
Tiranë- Ditën e sotme KLP i ka nisur një tjetër letër KPK-së për procesin e Vettingun për kandidatin për Kryeprokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela.Pas ...
TIRANË- Dy persona janë ndalaur sot për sulmet ndaj KZAZ-në Kavajë e Burrel që u bënën gjatë javës së kaluar. Sipas Policisë, të dy personat ishin në kërki...
Tiranë- AKU njofton se ka bllokuar produkte ushqimore në Rrogozhinë të cilat janë gjetur në supermarketin “SPAR”. “Në momentin e kontrollit në subjekt u konstua...
Lezhë- Policia Bashkiake në Lezhë kërkon lirimin e KZAZ-ve numër 12 dhe 13 pas nuk kjo bashki nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.Mëngjesin e sotëm u çua...
Tiranë- Ditën e sotme, 34 kërkesa nga të paraburgosurit kanë mbërritur në Gjykatën e Tiranës për t’iu miratuar leje e votimit në datën 30 qershor.Duhet të themi...
Tiranë- Për zgjedhjet e 30 qershorit që priten të zhvillohen të dielën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe...
Vlorë- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në bulevardin Vlorë-Skelë. Mësohet se një makinë ka goditur një person i cili ishte duke lëvizur me ...