LIVE UPDATES
Aktualitet

DW mbi reformën në Shqipëri: Sfida e drejtësisë së re, goditja e të “paprekshmëve”

27 Korrik 2021, 08:29 Nga DOSJA
DW mbi reformën në Shqipëri: Sfida e drejtësisë së

TIRANË– BE-ja dhe SHBA-ja synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde.

BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha së fundi se “reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesore e BE. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE.”

Kurse SHBA sheh në një sistem drejtësie me integritet mburojën ndaj korrupsionit që e konsideron “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Garancitë e amendamenteve kushtetuese

Një sistem i tillë gjyqësor me integritet, pavarësi dhe më shumë rezultate ka si parakusht garancitë që japin amendamentet kushtetuese, që i hapën rrugën zbatimit të reformës, në fundkorrikun e vitit 2016 dhe jetësimit të institucioneve të reja.

Në një analizë të sapopublikuar të Institutit për Studime Politike (ISP) për rezultatet, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri, amendamentet kushtetuese cilësohen të “paqëndrueshme dhe të hartuara me nxitim, gjë që e dëshmojnë 15 ligje të korrigjuara, nga i njëjti Parlament, tri-katër herë brenda një periudhe 2-3 vjeꞔare” – vë në dukje studimi.

Reforma në drejtesi mbetet zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e dy dekadave te fundit. Por ndërkohë pesë vitet e zbatimit të saj të deritanishëm treguan që baza ligjore dhe pritshmëritë nga kjo reformë u ndërtuan mbi të dhëna jo të sakta, të mbështetura më shumë tek pasioni dhe vullneti për ta kryer reformën sesa në kapacitetet e Shqipërisë për reforma të tilla kaq të thella dhe horizontale,” – thotë për DW, prof. Afrim Krasniqi, drejtor i ISP.

Ai thekson që të dhënat e pasakta ꞔuan në situata të tilla ku prej vettingut u penalizua “një numër më i madh subjektesh nga ai që pritej, procesi i verifikimit të tyre nga institucionet e vettingurt mori dy herë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar, pengesat politike dolen më të mëdha sesa ishin menduar dhe burimet njerëzore rezultuan të pamjaftueshme,”

Kurse prof. dr. Aurela Anastasi, konstitucionaliste, mendon ndryshe si për amendamentet kushtetuese ashtu edhe për burimet njerëzore. “Amendamentet kushtetuese të fundkorrikut 2016 janë themeli i Reformës në Drejtësi. Ato kanë dëshmuar të jenë efikase për një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe rindërtimin e tij sipas modelit më të ri europian. Amendamentet kushtetuese sollën parime dhe rregullime të detajuara lidhur me garancitë kushtetuese për pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e gjykatësit,” thotë ajo për DW.

Aurela Anastasi vë në dukje që “amendamentet kushtetuese shndërrohen në garanci për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të drejtësisë kur ato vihen në jetë, kur bëhen reale nga institucionet zbatuese. Ndërkohë që ka patur segmente në institucione dhe individë që kanë synuar jo vetëm të mos i zbatojnë por madje t’i ꞔbëjnë ato.”

Ngrehina e sistemit të drejtësisë së re nuk mund të zëvendësohet pasi kjo do të ishte shmangie nga modelet më të mira bashkëkohore europianiste. Është koha të punohet me më shumë zell nga të gjitha institucionet dhe faktorët, përfshirë edhe ata politikë, për të cilët këto ndryshime janë një platformë e mirë për t’u vetëpastruar,” thotë Aurela Anastasi.

Lidhur me burimet njerëzore ajo mendon se “mungesa e burimeve të përgatitura njerëzore në Shqipëri është një nga mitet e ngritura për reformën në drejtësi. Ajo ꞔfarë mungon në Shqipëri nuk janë burimet njerëzore por kandidatët për institucionet e reja pasi aplikojnë shumë pak. Kjo bazohet në të dhënat statistikore: në Shqipëri ka sot 11 mijë avokatë të licensuar, të cilët për të kandiduar kërkojnë garanci për një garë të ndershme, pa ndërhyrje të paligjshme politike,” thotë për DW konstitucionalistja Anastasi.

Qasje pragmatike në një terren të vështirë politik

Etapa e parë e zbatimit të reformës në drejtësi ka ecur në një terren të vështirë mosmarrëveshjesh, kundërshtish, kompromisesh politike mes palëve, qasjesh praktike dhe pragmatike.

“Prioriteti për të ngritur institucionet e reja, që reforma të niste funksionmin e saj, doli më i rëndësishëm sesa procedurat strikte kushtetuese dhe standardet e vetë reformës” thotë Afrim Krasniqi,

Ai vë në dukje që “për një një numër të madh postesh në institucionet e reja u lejua konkurrimi vetëm me një ose dy kandidatë, kur sipas amendimeve kushtetuese duheshin të paktën tre të tillë. Zgjedhja e anëtarëve në dy institucionet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, (KPK) dhe Kolegjin e Pavarur të Apelimit, (KPA) u bë mbi bazën e besimit politik për hir të konsensusit politik mes palëve, gjë që doli kundër premtimit se zgjedhja do të bëhej sipas meritës dhe jashtë ꞔdo ndikimi politik. Por aktet pragmatiste janë të nevojshme në një reforme që kërkon konsensus dhe ndërveprim të gjerë” thotë Afrim Krasniqi.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim për mediat, tha ditët e fundit se ” reforma në drejtësi kërkon gjithë mbështetjen, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të ꞔojnë përpara arkitekturën e re të reformës, e cila ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”

Në zemër të arkitekurës së re vazhdon të mbetet vettingu i gjykatësve dhe i prokurorëve. Deri tani ai ka nxjerrë jashtë sistemit 155 gjykatës dhe prokurorë në bazë të tri kritereve: burimit të pasurisë, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësive profesionale ndërsa 286 te tjerë i ka vlerësuar për të qëndruar në sistemin e Drejtësisë së re. Vettingu do të vazhdojë me skanimin edhe të rreth 410 gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë.

A ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

Kjo është një pyetje thelbësore në kontekstin e qasjeve dhe të praktikave pragmatiste që kanë qenë efikase edhe pse kanë rënë ndesh me procedurat e miratuara kushtetuese apo që kanë kompromentar parimet kushtetuese të transparencvs dhe meritës.

Në pesë vitet e fundit në Shqipëri është kryer reformimi i drejtësisë por drejtësia e re nuk ka dhënë ende drejtësi. Nuk ka ende një drejtësi funksionale që t’i japë fund korrupsionit dhe klientelizmit , nuk ka ende garanci që kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht pozitës shtetërore, politike, financiare apo sociale” thotë prof. Afrim Krasniqi.

Ai thekson që “institucionet e drejtësisë së re, në veꞔanti Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) nuk kanë dhënë prova që nuk do të tolerojnë korrupsioin në nivele të larta. Ende drejtësia e re nuk ka arritur tek “të paprekshimit e korruptuar” në të tilla nivele”.

Kjo është edhe sfida kryesore për institucionet e reja të drejtesisë në pesë vitet e ardhshme, e cila nuk ndërvaret më nga zhvillimet politike por nga aftësia e sistemit të ri për të pasur qasje e sjellje te ndryshme shume më pozitive dhe më profesionale sesa sistemi i vjetër i drejtësisë” thotë Afrim Krasniqi./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet afrim krasniqi aurela anastasi peter zingraf reforma ne drejtesi afrim krasniqi aurela anastasi peter zingraf reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Korrik 2021, 08:01

TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka zbuluar origjinën e vërtetë të të ashtuquajturit “Escobari i Lushnjes”, Agim Çerma. Ky i fundit u prangos nga DEA ame...

Aktualitet 27 Korrik 2021, 07:49

SHIJAK– Gjatë 24 orëve të fundit policia e Durrësit ka zhvilluar disa aksione ku në pranga kanë rënë dy shtetas.Shërbimet e komisariatit të Shijakut ka vënë në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet