6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Erjon Prenga, Altin Gega, Gazmend Cani, Taulant Çoku dhe Gentjan Kore, janë vënë sot në pranga pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merret me shitjen e kokainës në kryeqytet. Të pestë u vunë në Pranga në kuadër të një operacioni që nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar nga forcat RENEA. Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur ose shkurt RENEA të cilat janë forcat më elitare policore të Shqipërisë kanë dalë sot ‘blof’, pasi tre nga pesë personat e vënë në pranga arritën që tu shpëtonin prangave. Efektivët shkuan në zonën e “Varri i Bamit” në Tiranë, pasi një prej efektivëve të policisë ishte infiltruar në një grup dhe supozohej që do të blinte një sasi kokaine.
RENEA ka ndërhyrë në momentin e shkëmbimit të kokainës që paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy, me paratë, për të vënë në pranga anëtarët e grupit, por në këtë çast, tre anëtarët e grupit arritën të bëjnë që të dështojë operacioni i organizuar për kapjen e tyre. Gazmend Cani, drejtuesi i makinës së llijit ‘Mercedes Benz”, brenda të cilit ndodhej dhe Altin Gega e Erjon Prengën, u rrethuan nga efektivët e policisë.Tetë efektivë, disa prej tyre të maskuar, i bënë thirrje që drejtuesi të hapte derën e makinës dhe të dorëzohej para tyre, por ai dukej se nuk kishte ndërmend.
“Hape derën, hape xhamin! Hape derën të thashë! Policia hape derën! Hape makinën! Hape derën more b**q**,”– dëgjohet të thonë në video efektivët, por personi për të cilin ishte organizuar operacioni, nuk u bind. Cani shtypi gazin dhe u largua me makinë bashkë me dy shokët e tij, Gega e Prenga dhe 1 kilogramë e 128 gramë kokainë, duke iu lënë pas targën efektivëve, të cilët më pas “kapën me sukses” një gazetar.
Bëhet fjalë për gazetarin Ergys Gjençaj, i cili ndodhej në zonë gjatë zhvillimit të aksionit. Me ta parë, efektivët e shtrinë në tokë, pasi Gjençaj po filmonte. Thirrjet e koleges së gazetarit, Klodiana Lala nuk i bindën efektivët që ta lëshonin Gjençajn. Ata e shtrinë në tokë dhe nisën të përplaseshin me fjalë me Lalën. “O zotëri është gazetar ai djali!”- u tha Klodiana Lala, por efektivi i tha: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni. Gazetari u lirua pas verifikimeve dhe efektivët u kthyen në detyrën e tyre ‘të parë’ në atë të të kapjes së keqbërësëve dhe u vuën në ndjekje të personit që u ‘la targën’.
Gazmend Cani, Altin Gega, Erjon Prenga, u vunë në pranga bashkë me dy shokët, disa orë pas ndjekjes, dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Gjithashtu në pranga janë vënë dhe dy persona të tjerë, Taulant Çoku dhe Gentjan Kore, të cilët u pikasën në një lokal teksa monitoronin ‘pazaret’ e shokëve të tyre. Kreu i këtij grupi kriminal dyshohet se është Erjon Prenga. Prenga dyshohet të jetë edhe pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal, krerët e të cilit janë të shpallur në kërkim për një ngjarje kriminale të ndodhur dy vite më parë. Takimeet për shpërndarjen e kokainës në Tiranë, Prenga bashkë me ortakët e tij i zhvillonte në ambientet e një zyre ku jepeshin makina me qira. Droga paketohej në kuti pice për të mos rënë në sy.
Policia e Tiranës nuk ka ende një njoftim përfundimtar në lidhje me këtë operacion. Në një informacion paraprak, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bëri me dije sekuestrimin e kokainës. Në njoftim thuhej se ka disa të shoqëruar, mes tyre dhe Gega, por që operacioni është ende në vijim dhe nuk mund të kishte një deklaratë përfundimare.
Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë operacion. Bashkë me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do të verifikohet nëse ka tejkalim kompetencash nga agjentët e Policisë së Shtetit, sa i përket veprimeve me gazetarin e News 24. Vetë gazetari Gjençaj dhe kolegia e tij Klodiana Lala e konsideruan të patakt ndërhyrjen e policisë mes tyre. Lala tregoi se ishte shumë e shqetësuar pasi po e mbanin shumë kolegun e saj, kur e vetmja gjë që po bënin ishte puna e tyre, raportimi. Presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike dhe Unioni i Gazetarëve e kanë dënuar gjithashtu sjelljen e efektivëve ndaj gazetarit.
(k.m;F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SARANDË– Një i moshuar ka humbur jetën në Sarandë ditën e sotme teksa po riparonte një mur në shtëpinë e tij.Bëhet fjalë për 70-vjeçarin Jana...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të lirojë nga qelia duke lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për djalin e ish-drejtuesit të Lëvizjes Studen...
LUSHNJE– Një ish-jurist i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është arrestuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh nga policia. Mësohet se Kasap...
GJIROKASTËR– Një magazinë me parkete dhe lëndë drusore është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Gjirokastër.Fatmirësisht, mësohet se nga zjarri nuk ...
HIMARË– Katër persona janë proceduar penalisht nga policia në Himarë, pasi akuzohen për veprën penale ‘pushtimi i tokës’. Policia bën me dije se janë...
LEZHË– Dy persona janë arrestuar në Lezhë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 25-vjeçar me iniciale N.GJ., banues në Mirditë ësht...
TEPELENË– Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim në Tepelenë pasi akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike. 54-vjeçari me iniciale A. M....
GJIROKASTËR– Një sasi lëndësh eksplozive i janë zbuluar një 49-vjeçari në fshatin Fushëbardhë në Gjirokastër. I arrestuari me iniciale A.Sh. h...
GREQI– Eshtrat e tre ushtarëve grekë që humbën jetën në Shqipëri janë grabitur, ndërsa lajmi ka “marrë dhenë” në mediat greke. “Protothe...
TIRANË– BE-ja dhe SHBA-ja synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate,...