Akuzohen për korrupsion, arrestohen 7 pedagogë në Elbasan: Më paguaj që mos të ngel
1 Nëntor, 10:48
...
Aktualitet
SITUATA ME PANDEMINË/ 4 të vdekur dhe 159 raste të reja në 24 orët e fundit, MSH: Ja sa pacientë janë të shtruar në spi
20 Shtator 2020, 14:02Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 4 viktima nga pandemia e koronavirusit. Mësohet se ka ndërruar jetë një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 të tjerë nga Tirana: 71, 81 dhe 89 vjeç. Ndërkohë nga 844 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 159 persona. Rastet e reja janë të shpërndara: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër 52 qytetarë janë shëruar, duke fituart luftën me pandeminë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë shëruar 52 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2. Rastet e reja jane në këto bashki:
68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë, nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë. 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.
COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730 Raste pozitive 12385 Raste të shëruara 6940 Raste Aktive 5083 Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Një 49-vjeçare e cila e gjeti bashkëshortin në flagrancë teksa ai e tradhtonte me një tjetër grua të martuar, pretendon se përndiqet nga burri I kësaj të...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë që një i ri ka fituar bet...
ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Torvaianica të Italisë. Ndërkohë siç raportojnë mediet vendase dy persona të armatosu...
ITALI– Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rrugët e Pistoias në Itali. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm p...
KAVAJË- Para dy ditësh ka ndodhur një plagosje me thikë në një lokal në qytetin e Kavajës. Pamjet e sherrit, janë publikuar nga faqja “albania viral”, ku s...
DURRËS- Arbër Kote, autori i vrasjes së Idajet Dullës është penduar për krimin e rëndë që ka kryer. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se sherri k...
KORCE-Dy pjestarë të stafit mjekësor në Korçë po procedohen pasi dyshohet se nuk kane respektuar protokollin gjatë trajtimit të shtetases Xhensila Duka.3...
SHQIPËRI– Përdhunimet dhe ngacmimet seksuale tashmë janë një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Akoma dhe më tragjike është situata, kur abuzohet mbi të...